Shqip

Estonian

Revelation

18

1Edhe pas këtyre pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh; dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij.
1Pärast seda nägin ma veel teist inglit, kellel oli suur meelevald, tulevat taevast alla, ning maailm läks valgeks tema hiilgusest.
2Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: ''Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bë vendbanimi i demonëve, dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.
2Ta hüüdis võimsa häälega: 'Langenud, langenud on suur Paabel ning on saanud kurjade vaimude eluasemeks ning kõigi rüvedate vaimude varjupaigaks ja kõigi rüvedate lindude varjupaigaks ning kõigi rüvedate loomade ja vihatute varjupaigaks!
3Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar''.
3Sest tema hooruse raevuviinast on joonud kõik paganad ning temaga on hooranud maailma kuningad ning ilmamaa kaupmehed on rikastunud tema toretsemisest!'
4Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli, duke thënë: ''Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë të mëkateve të saj, dhe të mos merrni nga plagët e saj,
4Ja ma kuulsin teist häält taevast hüüdvat: 'Tulge temast välja, mu rahvas, et te ei saaks tema pattude osaliseks ning et te ei kannaks midagi tema nuhtlustest!
5sepse mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell, dhe Perëndia kujtoi paudhësitë e saj.
5Sest tema patud on ulatunud taevani ning Jumalale on tulnud meelde tema ülekohtused teod.
6Shpërblejani atë që ajo ju ka bërë juve, përkundrazi, shpërblejani dyfish sipas veprave të saj; në kupën që ajo derdhi derdhini dyfishin.
6Makske temale kätte, nõnda nagu tema on kätte maksnud, ning tasuge temale kahevõrra tema tegude järgi; karikasse, mille ta on valanud täis, valage talle kahevõrra,
7Në masën që u vetlavdërua ajo dhe shfreu në epshe, në atë masë i jepni asaj mundim dhe brenga, sepse ajo në zemër të vet thotë: "Unë rri posi mbretëreshë, e ve nuk jam dhe brengë nuk do të shoh".
7niipalju kui tema on iseennast ülistanud ja toretsenud, niisama palju andke temale piina ja leina! Tema ütleb oma südames: Ma istun kuningannana ega ole lesk ja ei saa iialgi näha leina.
8Prandaj në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekja, vaji dhe zia e bukës; edhe do të digjet krejt në zjarr, sepse i fuqishëm është Zoti Perëndia, ai që e gjykon atë''.
8Seepärast tulevad ühel päeval talle nuhtlused: surm ja lein ja nälg, ning ta põletatakse ära tulega, sest võimas on Issand Jumal, kes on mõistnud kohut tema üle.
9Dhe do ta qajnë atë dhe do të vajtojnë për të mbretërit e dheut, ata që u kurvëruan me të dhe u dhanë pas epsheve me të, kur të shohin tymin e zjarrit të saj;
9Tema pärast hakkavad nutma ja halisema ilmamaa kuningad, kes temaga on hooranud ja toretsenud, kui nad näevad tema põlemise suitsu,
10ata do të qëndrojnë larg nga frika e mundimit të saj, duke thënë: ''Mjerë, mjerë Babilona, qyteti i madh, qyteti i fuqishëm, sepse në një moment erdhi gjyqi yt!''.
10seistes kartusest tema piina ees kaugel eemal ja hüüdes: 'Häda, häda, suur linn, Paabel, võimas linn, sest üheainsa tunniga on tulnud su kohtumõistmine!'
11Edhe tregtarët e dheut do të qajnë dhe do të vajtojnë për të, sepse askush nuk do të blejë më mallrat e tyre:
11Ja ilmamaa kaupmehed nutavad ja leinavad tema pärast, sest keegi ei osta kunagi enam nende kaupa:
12mallra prej ari dhe argjendi, gurë të çmuar dhe margaritarë, pëlhura liri dhe purpri, mendafshi e të kuqeje, dhe gjithfarë drurësh erëmirë, e gjithfarë sendesh fildishi dhe druri shumë të çmuar, bronzi, hekuri dhe mermeri,
12ei kulda ega hõbedat, ei kalliskive ega pärleid, ei peenlinast ega purpurit, ei siidi ega erepunast riiet, ei mingisugust healõhnalist puud ega mingisugust elevandiluust eset, ei mingisugust väärispuust tehtud või vasest või rauast või marmorist eset,
13dhe kanellë, dhe parfume, vajra erëmirë, temian, verë, vaj, majë mielli, grurë, gjë e gjallë, dhen, kuaj, qerre, trupa e shpirtra njerëzish.
13ei kaneeli ega kardemoni, ei suitsutusrohte, mürri ega viirukit, ei veini ega õli, ei püülijahu ega nisu, ei veiseid ega lambaid, ei hobuseid ega tõldu, ei orje ega inimhingi.
14Dhe fryti i dëshirës së shpirtit tënd ikën prej teje, dhe të gjitha gjërat e pasura dhe të shkëlqyerat ikën prej teje dhe ti nuk do t'i gjesh më kurrë.
14Puuviljad, mida su hing himustas, on su käest kadunud ning kõik, mis särav ja läikiv, on su käest läinud kaotsi ning neid ei leita enam.
15Tregtarët e këtyre gjërave, që u pasuruan prej saj, do të rrijnë larg për shkak të frikës së mundimit të saj, dhe do të qajnë dhe do të vajtojnë,
15Nende asjadega kauplejad, kes on rikastunud selle linna varal, seisavad kartusest tema piina ees kaugel eemal, nuttes ja leinates:
16duke thënë: ''Ah! Ah! Qyteti i madh, që ishte veshur me li të hollë, me të purpurta e të kuqe të ndezur, dhe e stolisur me ar, dhe me gurë të çmuar dhe me margaritarë! Sepse në një moment u shkatërrua një pasuri kaq e madhe!''.
16'Häda, häda, suur linn, riietatud peenlinasesse ja purpurisse ja erepunasesse ning ehitud kulla ja kalliskivide ja pärlitega, sest üheainsa tunniga on ära rüüstatud nii suur rikkus!'
17Të gjithë kapitenët, të gjithë pasagjerët dhe detarët, dhe të gjithë ata që tregtojnë nëpërmjet detit do të qëndrojnë nga larg
17Kõik tüürimehed ja laevnikud ja kõik meremehed ja kõik, kes merel sõidavad, seisid kaugel eemal
18dhe, duke parë tymin e zjarrit të saj, do të klithin: ''Cili qytet i përngjante këtij qyteti të madh?''.
18ja kisendasid, kui nad nägid ta põlemise suitsu: 'Kes on selle suure linna sarnane?'
19Dhe do të hedhin pluhur mbi kryet, do të bërtasin, duke qarë e duke vajtuar, duke thënë: ''Ah! Ah! Qyteti i madh, në të cilën u pasuruan të gjithë ata që kishin anije në det nga mrekullia e saj, sepse për një moment u shkretua!
19Nad puistasid põrmu oma pea peale ning kisendasid nuttes ja leinates: 'Häda, häda, suur linn, kus on rikastunud kõik, kellel oli laevu merel - üheainsa tunniga on ta rüüstatud!'
20Gëzohu përmbi të, o qiell, dhe ju apostuj të shenjtë dhe profetë, sepse Perëndia duke e gjykuar vuri në vend drejtësinë''.
20Rõõmusta tema pärast, taevas, ning pühad ja apostlid ja prohvetid, sest Jumal on teie kaebuse mõistnud tema kanda!'
21Dhe një engjëll i fuqishëm ngriti një gur të madh me përmasat sa një mokër dhe e hodhi në det, duke thënë: ''Me të njëjtin vrull do të hidhet Babilona, qyteti i madh, dhe nuk do të gjendet më;
21Ja üks võimas ingel tõstis kivi otsekui suure veskikivi ning viskas selle merre, hüüdes: 'Nõnda visatakse suur linn Paabel äkitselt ära ning teda ei leita enam!
22dhe zëri i harpistëve, i muzikantëve, i fyelltarëve dhe borizanëve nuk do të dëgjohet më te ti; dhe çdo mjeshtër i çfarëdo eksperti i arteve nuk do të gjendet më te ti, dhe nuk do të dëgjohet më te ti zëri i gurit të mullirit.
22Ja kandlemängijate ja pillimeeste ja vileajajate ja pasunapuhujate häält ei kuulda sinu sees enam ja ühtegi mis tahes käsitöömeistrit ei leita enam sinu seest ning veskikivide mürinat ei kuulda enam sinu sees,
23Dhe dritë llambe nuk do të ndriçojë më në ty; edhe zë dhëndri dhe nuseje nuk do të dëgjohet më te ti; sepse tregtarët e tu ishin të mëdhenjtë e dheut, sepse gjithë kombet u mashtruan me magjinë tënde.
23ja lambi valgust ei paista sinu sees enam ning peigmehe ja mõrsja häält ei kuulda enam sinu sees. Sest sinu kaupmehed olid ilmamaa ülikud ja sinu nõidusega on eksitatud kõik paganad,
24Sepse në të u gjet gjak profetësh dhe shenjtorësh, dhe i gjithë atyre që janë vrarë mbi dhe''.
24ning sinust on leitud prohvetite ja pühade verd ja kõikide verd, kes on tapetud ilmamaal.'