Shqip

Estonian

Zechariah

9

1Orakulli i fjalës së Zotit kundër vendit të Hadrakut dhe Damasku vendpushimi i tij (sepse sytë e njerëzve të të gjitha fiseve të Izraelit i drejtohen Zotit),
1Ennustus: Issanda sõna on Hadrakimaal ja tema hingamispaik on Damaskus, sest Issand hoiab oma silma inimeste peal nagu kõigil Iisraeli suguharudel,
2dhe kundër Hamathit, që është në kufi me të, dhe kundër Tiros dhe Sidonit, ndonëse ata janë shumë të urtë.
2ka Hamatil, mis on Damaskuse piiril, ka Tüürosel ja Siidonil, kuigi need on väga targad.
3Tiro ka ndërtuar një fortesë dhe ka grumbulluar argjend si pluhur dhe ar si balta e rrugëve.
3Tüüros on ehitanud enese kindluseks, ta on kuhjanud kokku hõbedat nagu põrmu ja kulda nagu tänavapori.
4Ja, Zoti do ta rrëzojë nga fuqia dhe do të shkatërrojë pushtetin e tij në det, dhe ai do të konsumohet nga zjarri.
4Vaata, Issand teeb ta vaeseks, paiskab ta müüri merre ja laseb tal tules hävida.
5Ashkeloni do ta shohë dhe do të ketë frikë, edhe Gaza do të përpëlitet nga dhëmbja e madhe dhe po kështu Ekroni, sepse shpresa e tij do të pësojë zhgënjim. Mbreti do të zhduket nga Gaza dhe Ashkeloni nuk do të banohet më.
5Askelon näeb seda ja kardab, ka Assa, ja väriseb väga; samuti Ekron, sest ta lootus muutub häbiks. Assast hukkub kuningas ja Askelonis ei elata enam.
6Një popull bastard do të banojë në Ashdod, dhe unë do të asgjësoj krenarinë e Filistejve.
6Asdodis hakkavad elama võõrad ja ma kaotan vilistite kõrkuse.
7Do të heq gjak nga goja e tij dhe gjërat e neveritshme nga dhëmbët e tij, dhe ai gjithashtu do të jetë një i mbetur për Perëndinë tonë dhe do të jetë si një kryetar në Judë, dhe Ekroni si Jebuzeu.
7Ma kõrvaldan ta suust vere ja ta hammaste vahelt jäledused: temastki jääb jääk meie Jumalale, temastki saab nagu üks Juuda pealik, ja Ekron on võrreldav jebuuslastega.
8Do të fushoj rreth shtëpisë sime për ta mbrojtur nga çfarëdo ushtrie, nga kush shkon dhe kush vjen; asnjë shtypës nuk do të kalojë më nga ata, sepse tani pashë vetë me sytë e mi.
8Ma löön leeri üles oma koja kaitseks, minejate ja tulijate pärast, et rõhuja ei tuleks enam neile kallale, sest nüüd ma olen seda näinud oma silmaga.
9Ngazëllo me të madhe, o bijë e Sionit, lësho britma gëzimi, o bijë e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri.
9Ole väga rõõmus, Siioni tütar, hõiska, Jeruusalemma tütar! Vaata, sulle tuleb sinu kuningas, õiglane ja aitaja. Tema on alandlik ja sõidab eesli seljas, emaeesli sälu seljas.
10Unë do t'i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t'u flasë për paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut.
10Mina hävitan Efraimist sõjavankrid ja sõjaratsud Jeruusalemmast, sõjaammudki hävitatakse. Ja tema kuulutab rahvaile rahu ning valitseb merest mereni, Frati jõest ilmamaa ääreni.
11Sa për ty, për shkak të gjakut të besëlidhjes sime me ty, i çlirova robërit e tu nga gropa pa ujë.
11Ja sulle: Sinu lepinguvere pärast ma vabastan su vangid august, kus pole vett.
12Kthehuni në fortesë, o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin.
12Pöörduge tagasi turvapaika, lootusrikkad vangid, sest ma kuulutan täna: Ma tahan sulle kahekordselt tasuda!
13Do ta përkul Judën për mua si harkun tim dhe me Efraimin do ta mbush me shigjeta, dhe do t'i ngre në këmbë bijtë e tu, o Sion, kundër bijve të tu, o Javan, dhe do të të bëj si shpata e një njeriu të fuqishëm.
13Sest ma vinnastan enesele Juuda nagu ammu, panen Efraimi nooleks peale. Ja ma õhutan su pojad, Siion, sinu poegade kallale, Jaavan. Ma teen sind kangelase mõõga sarnaseks.
14Atëherë mbi ta do të duket Zoti dhe shigjeta e tij do të niset si një rrufe. Zoti, Zoti, do t'i bjerë borisë dhe do të përparojë bashkë me shakullimat e jugut.
14Siis ilmub Issand nende kohale ja tema nool läheb välja nagu välk; ja Issand Jumal puhub sarve ning tuleb lõunatormides.
15Zoti i ushtrive do t'i mbrojë; kështu ata do të gllabërojnë dhe do të shkelin gurët e hobeve të armiqve të tyre, do të pijnë dhe do të bëjnë zhurmë si të nxitur nga vera dhe do të jenë plot me gjak si legenat e vegjël që përdoren për flijime, si brirët e altarit.
15Vägede Issand kaitseb neid, tema lingukivid purevad liha, joovad verd nagu veini ja täituvad otsekui piserdusnõu, otsekui altari nurgad.
16Zoti, Perëndia i tyre, do t'i shpëtojë atë ditë, si kopeja e popullit të tij, sepse do të jenë si gurët e çmuar të një kurore, që do të ngrihen lart si një flamur mbi tokën e tij.
16Ja Issand, nende Jumal, aitab neid sel päeval nagu oma rahva karja; sest otsekui laubaehte kivid peavad nad sätendama tema maal.
17Sa e madhe do të jetë mirësia e tij dhe sa e madhe bukuria e tij! Gruri do t'i rritë të rinjtë, dhe mushti vajzat.
17Tõesti, kui hea ja ilus see on! Vili kosutab noori mehi ja viinamarjamahl neidusid.