1Mblidhuni, mblidhuni bashkë, o komb i pacipë,
1Kogunege ja olge koos, häbitu rahvas,
2para se dekreti të ketë efekt, para se dita të kalojë si byku, para se të bjerë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Zotit, para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Zotit.
2enne kui tuleb määratud päev, mil lendate ära kui aganad, enne kui teie peale tuleb Issanda tuline viha, enne kui teie peale tuleb Issanda vihapäev!
3Kërkoni Zotin ju të gjithë, të përulurit e dheut, që zbatoni ligjin e tij. Kërkoni drejtësinë, kërkoni përulësinë. Ndofta do të jeni të mbrojtur në ditën e zemërimit të Zotit.
3Otsige Issandat, kõik alandlikud maal, kes te teostate tema õigust! Otsige õiglust, otsige alandlikkust, vahest leiate varju Issanda vihapäeval!
4Sepse Gaza do të braktiset dhe Ashkeloni do të bëhet një shkreti; do të dëbojnë Ashdodin me dhunë në mes të ditës, dhe Ekroni do të çrrënjoset.
4Sest Assa jäetakse maha ja Askelon jääb tühjaks, Asdod aetakse ära keskpäeval ja Ekron juuritakse välja.
5Mjerë banorët e bregut të detit, mjerë kombi i Kerethejve! Fjala e Zotit është kundër teje, o Kanaan, vend i Filistejve: "Unë do të të shkatërroj dhe nuk do të mbetet më asnjë i gjallë".
5Häda teile, ranniku elanikud, kreedi rahvas! Issanda sõna on teie vastu, Kaanan, vilistite maa; ma hävitan sind asustamatuks.
6Kështu bregu i detit do të jetë i tëri kullotë me banesa për barinjtë dhe vathë për kopetë.
6Sest kreetide mererand jääb karjastele karjamaaks ning lammastele ja kitsedele taradeks.
7Bregdeti do t'i përkasë mbeturinës së shtëpisë së Judës; në këto vende do të kullotin kopetë; në mbrëmje do të pushojnë në shtëpitë e Ashkelonit, sepse Zoti, Perëndia i tyre, do t'i vizitojë dhe do t'i kthejë nga robëria.
7See rannik saab Juuda soo jäägile - seal nad hoiavad karja, lebavad õhtuti Askeloni kodades; sest Issand, nende Jumal, tunneb muret nende pärast ja pöörab nende vangipõlve.
8"Kam dëgjuar përbuzjen e Moabit dhe fyerjet e rënda të bijve të Amonit, me të cilat kanë fyer popullin tim dhe janë zmadhuar në dëm të territorit të tyre.
8Ma olen kuulnud Moabi teotust ja ammonlaste sõimu, millega nad on teotanud mu rahvast ja on suurustanud ta maa ees.
9Prandaj, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, "me siguri Moabi do të jetë si Sodoma, dhe bijtë e Amonit si Gomorra, një vend i zënë nga hithrat dhe kripërat, një shkreti përjetë. Kusuri i popullit tim do t'i plaçkitë dhe mbeturina e popullit tim do t'i zotërojë.
9Seepärast, nii tõesti kui ma elan, ütleb vägede Issand, Iisraeli Jumal, saab Moab Soodoma ja ammonlased Gomorra sarnaseks, kureherne kasvukohaks, soolalaukaks, ja igavesti laastatuks; mu rahva jääk riisub neid, mu rahva riismed vallutavad need.
10Kjo do t'u ndodhë për shkak të kryelartësisë së tyre, sepse kanë fyer dhe trajtuar me arrogancë popullin e Zotit të ushtrive.
10See saab neile osaks nende kõrkuse eest, sest nad on teotanud vägede Issanda rahvast ja on suurustanud selle ees.
11Zoti do të jetë i tmerrshëm kundër tyre, sepse do t'i përkulë tërë perënditë e tokës; dhe secili do ta adhurojë nga vendi i tij, po, tërë ishujt e kombeve.
11Issand saab neile kardetavaks, sest ta laseb kaduda kõik maa jumalad; ja nad peavad kummardama teda, igaüks oma paigas, kõik paganate saared.
12Edhe ju, Etiopas, do të vriteni nga shpata ime".
12Ka teid, etiooplased, lüüakse maha mu mõõgaga.
13Ai do të shtrijë dorën kundër veriut, do të shkatërrojë Asirinë dhe do ta bëjë Niniven shkreti, një vend të thatë si shkretëtira.
13Ta sirutab oma käe põhja poole ja hävitab Assuri; ta teeb Niineve lagedaks, kuivaks nagu kõrbe.
14Në mes të tij do të struken kopetë, tërë kafshët e kombeve; si pelikani ashtu dhe çafka do të kalojnë natën mbi kapitelet e shtyllave të tij; zëri i tyre do të dëgjohet në dritare; shkretimi do të jetë mbi pragje, sepse do të shkatërrojë veshjen me panela kedri.
14Keset linna lebavad karjad, kõiksugu metsloomade hulgad. Niihästi puguhaned kui öökullid ööbivad selle sambanuppudel. Kuule, kuidas nad huikavad aknaaukudes! Häving on lävede peal, jah, seedrivooderdis on ära kistud.
15Ky është qyteti i qejfeve që rrinte i sigurt dhe thoshte në zemër të vet: "Unë, dhe askush tjetër veç meje". Vallë si u bë një shkreti, një vend ku struken kafshët? Kushdo që do t'i kalojë afër do të fërshëllejë dhe do të tundë dorën.
15See on see ülemeelik linn, kes elas muretult, kes mõtles südames: 'Mina, ja ei keegi muu!' Kuidas see küll on muutunud lagedaks, metsloomadele lebamispaigaks! Igaüks, kes läheb sellest mööda, vilistab ja laiutab käsi.