1Pastaj i thanë Davidit: "Ja, Filistejtë janë duke luftuar kundër Kejlahut dhe po plaçkisnin lëmenjtë".
1Potom oznámili Dávidovi a riekli: Hľa, Filištíni bojujú proti Keile a lúpia humná.
2Kështu Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: "Të shkoj unë t'i mund këta Filistej?". Zoti iu përgjegj me këto fjalë Davidit: "Shko, mundi Filistejtë dhe shpëto Kejlahun".
2Preto sa pýtal Dávid Hospodina a povedal: Či mám ísť a uderiť na tých Filištínov? A Hospodin riekol Dávidovi: Idi, porazíš Filištínov a zachrániš Keilu.
3Por njerëzit e Davidit i thanë: "Ja, ne na ka zënë frika që këtu në Jude, si do të bëhet pastaj në rast se shkojmë në Kejlah kundër trupave të Filistejve?".
3Ale mužovia Dávidovi povedali jemu, Dávidovi: Hľa, bojíme sa tu v Judsku a o koľko viacej máme príčinu sa báť, keď pojdeme do Keily proti vojskám Filištínov?!
4Davidi u këshillua përsëri me Zotin dhe Zoti iu përgjegj dhe i tha: "Çohu, zbrit në Kejlah, sepse unë do t'i jap Filistejtë në duart e tua".
4Preto sa ešte raz pýtal Dávid Hospodina, a Hospodin mu odpovedal a riekol: Vstaň, sídi do Keily, lebo ja dám Filištínov do tvojej ruky.
5Atëherë Davidi shkoi me njerëzit e tij në Kejlah, luftoi kundër Filistejve, ua mori bagëtinë dhe bëri kërdi të madhe në radhët e tyre. Kështu Davidi çliroi banorët e Kejlahut.
5A tak odišiel Dávid i jeho mužovia do Keily a bojoval proti Filištínom a zajal ich dobytok a uderiac na nich spôsobil im veľkú porážku a tak zachránil Dávid obyvateľov Keily.
6Kur Abiathari, bir i Ahimelekut, u strehua pranë Davidit në Kejlah, solli me vete edhe efodin.
6A stalo sa, keď utekal Ebiatár, syn Achimelechov, k Dávidovi do Keily, že sišiel dolu s efodom v ruke.
7Saulin e njoftuan që Davidi kishte arritur në Kejlah. Atëherë Sauli tha: "Perëndia e ka dorëzuar në duart e mia, sepse vajti të mbyllet në një qytet që ka porta dhe shule.".
7Lež potom oznámili Saulovi, že Dávid vošiel do Keily, a Saul povedal: Bôh ho zavrhol a vydal do mojej ruky, lebo sa zavrel vojdúc do mesta, ktoré má brány i závory.
8Sauli mblodhi tërë popullin për luftë, për të zbritur në Kejlah dhe për të rrethuar Davidin dhe njerëzit e tij.
8A Saul povolal všetok ľud do boja, rozkázal sísť do Keily a obľahnúť Dávida i jeho mužov.
9Kur Davidi mësoi që Sauli po kurdiste të keqen kundër tij, i tha priftit Abiathar: "Sille këtu efodin".
9Ale Dávid zvediac, že Saul tajne strojí proti nemu zlé, riekol Ebiatárovi, kňazovi: Nože dones sem efod!
10Pastaj Davidi tha: "O Zot, Perëndi i Izraelit, shërbëtori yt e ka kuptuar qartë që Sauli kërkon të vijë në Kejlah për ta shkatërruar qytetin për shkakun tim.
10A Dávid riekol: Hospodine, Bože Izraelov, tvoj služobník počul cele istú zvesť o tom, že Saul hľadá prijsť do Keily zkaziť mesto pre mňa.
11Krerët e Kejlahut a do të më dorëzojnë në duart e tij? A do të zbresë Sauli si ka dëgjuar shërbëtori yt? O Zot, Perëndi i Izraelit, bëja të ditur shërbëtorit tënd!". Zoti u përgjegj: "Ka për të zbritur".
11Či ma vydajú mužovia Keily do jeho ruky? Či ozaj síde Saul, ako počul tvoj služobník? Hospodine, Bože Izraelov, oznám to, prosím, svojmu služobníkovi! A Hospodin riekol: Síde.
12Davidi pyeti akoma: "Krerët e Kejlahut a do të më dorëzojnë mua dhe njerëzit e mi në duart e Saulit?". Zoti u përgjegj: "Do t'ju dorëzojnë".
12A ešte povedal Dávid: Či vydajú mužovia Keily mňa i mojich mužov do ruky Saulovej? A Hospodin riekol: Vydajú.
13Atëherë Davidi dhe njerëzit e tij, rreth gjashtëqind veta, dolën nga Kejlahu dhe brodhën sa andej e këtej. Kur Sauli u njoftua që Davidi kishte ikur nga Kejlahu, ai hoqi dorë nga fushata e tij.
13Vtedy vstal Dávid i jeho mužovia, okolo šesťsto mužov, a vyšli z Keily a išli, kam išli. Potom oznámili Saulovi, že Dávid ušiel z Keily, a preto nechal tak a nevyšiel.
14Davidi banoi në fortesa të shkretëtirës dhe qëndroi në krahinën malore të shkretëtirës së Zifit. Sauli e kërkonte vazhdimisht, por Perëndia nuk ia dorëzoi në dorë.
14A Dávid býval na púšti v pevných miestach a býval aj na vrchu, na púšti Zífe. A Saul ho hľadal po všetky dni, ale Bôh ho nevydal do jeho ruky.
15Davidi, duke ditur që Sauli ishte nisur për ta vrarë, mbeti në shkretëtirën e Zifit, në pyll.
15A Dávid videl, že Saul vyšiel hľadať jeho dušu. A Dávid bol na púšti Zífe, v lese.
16Atëherë Jonathani, bir i Saulit, u ngrit dhe shkoi te Davidi në pyll; dhe e ndihmoi të gjejë forcë te Perëndia.
16Vtedy vstal Jonatán, syn Saulov, a odišiel k Dávidovi do lesa a posilnil jeho ruku v Bohu.
17Pastaj i tha: "Mos ki frikë, sepse Sauli, ati im, nuk do të arrijë të të shtjerë në dorë; ti do të mbretërosh mbi Izraelin dhe unë do të jem i dyti pas teje. Vetë Sauli, ati im, e di këtë".
17A povedal mu: Neboj sa, lebo ťa nenajde ruka Saula, môjho otca; ale ty budeš kraľovať nad Izraelom, a ja budem prvým po tebe, a vie to aj Saul, môj otec.
18Kështu të dy bënë një besëlidhje para Zotit; pas kësaj Davidi mbeti në pyll, kurse Jonathani shkoi në shtëpinë e tij.
18A učinili obidvaja smluvu pred Hospodinom. A Dávid zostal v lese, a Jonatán odišiel zpät do svojho domu.
19Pastaj Zifejtë shkuan te Sauli në Gibeah dhe i thanë: "A nuk rri Davidi i fshehur në fortesa në pyll, mbi kodrën e Hakilahut që ndodhet në jug të shkretëtirës?
19Ale potom odišli Zífänia hore k Saulovi do Gibee a povedali: Či sa Dávid neskrýva u nás na pevných miestach v lese, na vŕšku Hachile, ktorý je z pravej strany púšte?
20Prandaj, o mbret, zbrit, sepse gjithë dëshira e shpirtit tënd është të zbresësh; do të mendojmë ne ta dorëzojmë në duart e mbretit".
20Tak teraz podľa všetkej žiadosti svojej duše, ó, kráľu, jako si praješ sísť, sídi, a našou vecou bude vydať ho do ruky kráľovej.
21Sauli tha: "Qofshi të bekuar nga Zoti, sepse ju ka ardhur keq për mua!
21A Saul povedal: Požehnaní vy Hospodinovi, že máte ľútosť nado mnou.
22Shkoni, ju lutem, dhe sigurohuni më mirë për të njohur dhe për të parë vendin ku strehohet, dhe kush e ka parë atje, sepse më thonë që ai është shumë dinak.
22Nože tedy iďte, pripravte ešte dôkladnejšie a vyzveďte a prezrite jeho miesto, kam sa obráti jeho noha, a kto ho tam videl, lebo mi povedali, že je veľmi chytrý.
23Përpiquni të njihni të gjitha vendet e fshehta ku strehohet; pastaj kthehuni tek unë me lajme të sigurta dhe unë do të vij me ju. Kështu, në qoftë se ai është në atë vend, unë do ta kërkoj midis të gjithë mijërave të Judës".
23A tedy len prezrite a zveďte všetky jeho skrýše, v ktorých sa skrýva, a potom sa vráťte ku mne s istou vecou, a pojdem s vami, a stane sa, ak bude v zemi, že ho budem hľadať vo všetkých tisícoch Júdových.
24Atëherë ata u ngritën dhe shkuan në Zif, përpara Saulit: por Davidi dhe njerëzit e tij ishin në shkretëtirën e Maonit, në Arabah, në jug të shkretëtirës.
24A tak vstali a išli do Zífa pred Saulom. A Dávid a jeho mužovia boli na púšti Máone, na rovine, po pravej strane púšte.
25Kur Sauli dhe njerëzit e tij shkuan ta kërkojnë, Davidin e kishin lajmëruar; prandaj ai zbriti te shkëmbi dhe mbeti në shkretëtirën e Maonit. Kur e mori vesh Sauli, e ndoqi Davidin në shkretëtirën e Maonit.
25A Saul odišiel i jeho mužovia hľadať. Ale keď to oznámili Dávidovi, sišiel so skaly a býval na púšti Máone. A keď počul o tom Saul, honil Dávida po púšti Máone.
26Sauli ecte mbi një anë të malit, ndërsa Davidi me gjithë njerëzit e tij ecnin në anën tjetër. Kur Davidi po shpejtonte marshimin e tij për t'i shpëtuar Saulit, ndërsa Sauli dhe njerëzit e tij ishin duke rrethuar Davidin dhe njerëzit e tij për t'i kapur,
26Saul išiel po jednej strane vrchu, a Dávid a jeho mužovia išli po druhej strane vrchu. A Dávid sa ponáhľal ujsť pred Saulom, lebo Saul a jeho mužovia obkľučovali Dávida a jeho mužov, aby ich zajali.
27arriti te Sauli një lajmëtar që tha: "Shpejtohu të vish, sepse Filistejtë kanë pushtuar vendin".
27Ale v tom prišiel posol k Saulovi, ktorý hovoril: Ponáhľaj sa a poď, lebo Filištíni vtrhli do zeme.
28Kështu Sauli nuk e ndoqi më Davidin dhe shkoi të përballojë Filistejtë; prandaj ky vend u quajt "shkëmbi i ndarjes".
28Vtedy sa vrátil Saul od prenasledovania Dávida a išiel proti Filištínom. Preto nazvali to miesto Skalou rozdelení. A Dávid odíduc odtiaľ hore býval v pevných miestach na púšti Én-gedi.
29Pastaj që andej Davidi shkoi për t'u vendosur në fortesat e En-Gedit.