1Ashabi kishte në Samari shtatëdhjetë bij. Jehu shkroi letra dhe ua dërgoi në Samari krerëve të qytetit, pleqve dhe tutorëve të bijve të Ashabit; në to thoshte:
1A Achab mal sedemdesiat synov v Samárii. A Jehu napísal list a poslal ho do Samárie ku kniežatám Jizreela, ku starším a k tým, ktorí opatrovali synov Achabových, v ktorom bolo povedané:
2"Sa t'ju arrijë kjo letër, me qenë se keni me vete bijtë e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, një qytet të fortifikuar dhe armë,
2A tak teraz hneď, ako prijde tento list k vám, pretože sú u vás synovia vášho pána, a pretože sú u vás i vozy i kone, a mesto je ohradené, a máte i zbraň,
3zgjidhni birin më të mirë dhe më të përshtatshëm të zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit të tij dhe luftoni për shtëpinë e zotit suaj".
3nuž vidzte a vyberte najlepšieho a najspôsobnejšieho zo synov svojho pána a posaďte na trón jeho otca a bojujte za dom svojho pána.
4Por ata patën shumë frikë dhe thanë: "Ja, dy mbretër nuk mundën ta përballojnë; si mund ta përballojmë ne?".
4Ale oni sa náramne báli a riekli: Hľa, už dvaja kráľovia neobstáli pred ním, akože obstojíme my?!
5Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtë dhe tutorët e bijve të Ashabit dërguan t'i thonë Jehut: "Ne jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë të gjitha ato që do të na urdhërosh; nuk do të zgjedhim asnjë mbret; bëj atë që të duket më e mirë".
5A tak poslal ten, ktorý bol nad domom a ktorý bol nad mestom, a starší a opatrovníci k Jehu-vovi s odkazom: Sme tvojimi služobníkmi, a učiníme všetko, čo nám rozkážeš. Neustanovíme za kráľa nikoho; učiň to, čo je dobré v tvojich očiach.
6Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, në të cilën thoshte: "Në rast se mbani anën time dhe doni t'i bindeni zërit tim, merrni kokat e atyre njerëzve, të bijve të zotit suaj dhe ejani tek unë në Jezreel, nesër në këtë orë". Bijtë e mbretit, gjithsej shtatëdhjetë, rrinin me fisnikët e qytetit, që i edukonin.
6Vtedy napísal na nich list po druhé, v ktorom bolo napísané: Ak ste moji a poslúchate môj hlas, vezmite hlavy tých mužov, synov svojho pána, a prijdite ku mne zajtra o tomto čase do Jizreela. A tedy synov kráľových bolo sedemdesiat mužov, u veľmožov mesta, ktorí ich vychovávali.
7Me të marrë letrën, ata morën bijtë e mbretit dhe i therën të shtatëdhjetët; pastaj i vunë në shporta kokat e tyre dhe ia çuan Jehut në Jezreel.
7A stalo sa, keď došiel list k nim, že vzali synov kráľových a zabili sedemdesiatich mužov a pokládli ich hlavy do košov a poslali k nemu do Jizreela.
8Kështu erdhi një lajmëtar për t'i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "Kanë sjellë kokat e bijve të mbretit". Jehu u përgjigj: "Vendosini në dy grumbuj në hyrje të portës deri nesër në mëngjes".
8Potom prišiel posol, oznámil mu a povedal: Doniesli hlavy synov kráľových. A riekol: Složte ich vo dve hromady pri vchode do brány až do rána.
9Të nesërmen ai doli dhe, duke qëndruar në këmbë, i tha tërë popullit: "Ju jeni të drejtë; ja, unë kam komplotuar kundër zotërisë sime dhe e kam vrarë; po kush i ka vrarë tërë këta?
9A stalo sa ráno, že vyšiel a zastál a povedal všetkému ľudu: Spravedliví ste. Hľa, ja som sa sprisahal proti svojmu pánovi a zabil som ho; ale kto pobil všetkých týchto?
10Pranoni, pra, që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e Zotit që ky ka shqiptuar kundër shtëpisë të Ashabit; Zoti në të vërtetë ka kryer atë që kishte thënë me anë të shërbëtorit të tij Elia".
10Nuž tedy vedzte, že nepadlo zo slova Hospodinovho na zem ničoho z toho, čo hovoril Hospodin proti domu Achabovmu; ale Hospodin učinil to, čo hovoril skrze svojho služobníka Eliáša.
11Kështu Jehu bëri që të vdesin tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Jezreel, tërë të mëdhenjtë, miqtë dhe priftërinjtë e tij, pa lënë asnjë prej tyre.
11A tak pobil Jehu všetkých, ktorí boli pozostali domu Achabovmu v Jizreele, i všetkých jeho veľmožov i jeho známych i jeho kňazov, takže mu neponechal nikoho živého.
12Pastaj u ngrit dhe shkoi në Samari. Gjatë rrugës, me të arritur në Beth-Eked,
12Potom vstal a vošiel a odišiel do Samárie. A keď bol na ceste pri Bét-eked-haroim,
13Jehu takoi vëllezërit e Ashaziahut, mbretit të Judës, dhe tha: "Kush jeni?". Ata u përgjigjën: "Jemi vëllezërit e Ashaziahut dhe po zbresim për të përshëndetur bijtë e mbretit dhe bijtë e mbretëreshës".
13našiel tam Jehu bratov Achaziáša, judského kráľa, a povedal: Kto ste vy? A oni odpovedali: Sme bratia Achaziášovi a ideme dolu navštíviť synov kráľových a synov kráľovnej.
14Atëherë ai urdhëroi: "Kapini të gjallë!". Kështu i zunë të gjallë dhe i therën pranë pusit të Beth-Ekedit, gjithsej dyzet e dy veta; nuk kursyen as edhe një.
14Vtedy povedal: Chyťte ich živých! A chytili ich živých a pobili ich pri cisterne Bét-ekeda, štyridsiatich a dvoch mužov, ani neponechal niktorého z nich.
15U nis që andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, që iu kishte dalë para; e përshëndeti dhe i tha: "A është zemra jote e drejtë ashtu siç është imja ndaj teje?". Jehonadabi u përgjigj: "Éshtë".
15A keď odišiel odtiaľ, našiel Jehonadába, syna Rechabovho, ktorý mu prichádzal oproti a pozdravil ho a povedal mu: Či je tvoje srdce úprimné, jako je moje srdce úprimné s tvojím srdcom? A Jehonadáb odpovedal: Je. Ak tedy je, hovorí, daj svoju ruku! A keď mu podal ruku, dal mu vysadnúť k sebe do voza.
16"Eja me mua dhe do të shohësh zellin tim për Zotin!". Pastaj e mori me vete në qerren e tij.
16A povedal: Poď so mnou a vidz moju horlivosť za Hospodina. A viezli ho na jeho voze.
17Me të arritur në Samari, vrau tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Samari, deri në shkatërimin e plotë të saj, sipas fjalës që Zoti i kishte thënë Elias.
17A keď prišiel do Samárie, pobil všetkých, ktorí boli pozostali Achabovi v Samárii, až ho i vyhladil podľa slova Hospodinovho, ktoré hovoril Eliášovi.
18Pastaj Jehu mblodhi tërë popullin dhe i tha: "Ashabi i ka shërbyer pak Baalit, por Jehu do t'i shërbejë shumë më tepër.
18Potom shromaždil Jehu všetok ľud a povedal im: Achab slúžil málo Bálovi, Jehu mu bude väčšmi slúžiť.
19Tani thirri pranë meje tërë profetët e Baalit, tërë shërbëtorët dhe priftërinjtë e tij; të mos mungojë asnjë prej tyre, sepse duhet t'i bëj një flijim të madh Baalit; ai që do të mungojë, nuk do mbetet i gjallë". Por Jehu vepronte me mashtrim për të shkatërruar adhuruesit e Baalit.
19Preto teraz svolajte ku mne všetkých prorokov Bálových, všetkých, ktorí mu slúžia, i všetkých jeho kňazov, nech nikto nechýba, lebo mám veľkú obeť bitnú pre Bála; ktokoľvek by sa nedostanovil, nebude žiť. Ale Jehu to urobil v chytrosti, aby zahubil tých, ktorí slúžili Bálovi.
20Pastaj Jehu urdhëroi: "Shpallni një festë solemne për nder të Baalit!". Festa u shpall.
20Jehu povedal: Zasväťte Bálovi slávnosť. A vyhlásili ju.
21Pastaj Jehu dërgoi lajmëtarë nëpër gjithë Izraelin; kështu tërë adhuruesit e Baalit erdhën dhe nuk mungoi asnjë prej tyre; hynë në tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga një anë në anën tjetër.
21A Jehu rozposlal poslov po celom Izraelovi. A tak prišli všetci, ktorí slúžili Bálovi, takže nezostalo nikoho, kto by nebol prišiel. A keď vošli do domu Bálovho, naplnil sa dom Bálov od jedného konca až po druhý.
22Jehu i tha rojtarit të rrobave: "Nxirri jashtë rrobat për të gjithë adhuruesit e Baalit". Kështu ai i nxori rrobat për ta.
22Vtedy riekol tomu, ktorý bol nad šatňou: Vynes rúcho všetkým, ktorí slúžia Bálovi. A vyniesol im rúcha.
23Atëherë Jehu, bashkë me Jehonadabin, birin e Rekabit, hyri në tempullin e Baalit dhe u tha adhuruesve të Baalit: "Kërkoni mirë dhe shikoni që këtu të mos ketë asnjë shërbëtor të Zotit, por vetëm adhurues të Baalit".
23Potom vošiel Jehu a Jehonadáb, syn Rechabov, do domu Bálovho a povedal tým, ktorí slúžili Bálovi: Prehľadajte a vidzte, aby tu nebol s vami nikto zo služobníkov Hospodinových, krome samých tých, ktorí slúžia Bálovi.
24Kështu ata hynë për të ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vënë jashtë tempullit tetëdhjetë burra, të cilëve u kishte thënë: "Në rast se dikush lë të ikë një njeri të vetëm nga njerëzit që kam lënë në duart tuaja, do ta paguajë me jetën e tij jetën e atij që ka ikur".
24A tak vošli, aby obetovali bitné obeti a zápaly. Ale Jehu si bol postavil vonku osemdesiat mužov, ktorým povedal: Muž, ktorému utečie niektorý z mužov, ktorých ja uvediem do vašich rúk, toho život bude za jeho život.
25Kështu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha këtë urdhër rojeve dhe kapitenëve: "Hyni, vritni dhe mos lini që asnjë t'ju ikë!". Prandaj ata i kaluan në majë të shpatës, pastaj rojet dhe kapitenët i hodhën jashtë dhe depërtuan në pjesën e brendshme të tempullit të Baalit;
25A stalo sa, keď doobetoval zápalnú obeť, že povedal Jehu behúňom a vojvodcom: Vojdite, pobite ich, nech niktorý nevyjde! A pobili ich ostrím meča, a ta ich pometali behúni a vojvodcovia. Potom odišli až do mesta domu Bálovho
26pastaj çuan jashtë shtyllat e shenjta të tempullit të Baalit dhe i dogjën.
26a vypratali modly domu Bálovho a popálili to.
27Pastaj shkatërruan statujën e Baalit dhe shembën tempullin e tij, duke e katansdisur në një vend ku grumbullohen plehrat e kështu mbetet edhe sot e kësaj dite.
27A sboriac roztrepali modlu Bálovu a rozbúrali aj dom Bálov a spravili z neho záchody, a je tak až do dnes.
28Kështu Jehu bëri që të zhduket Baali nga Izraeli;
28A tak vyhladil Jehu Bála z Izraela.
29megjithatë ai nuk u tërhoq nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, domethënë nga viçat e artë që ishin në Bethel dhe në Dan.
29Len že od hriechov Jeroboáma, syna Nebátovho, ktorý spôsobil to, aby hrešil Izrael, neodstúpil Jehu, od zlatých teliat, od toho, ktoré bolo v Bét-ele a ktoré bolo v Dáne.
30Prandaj Zoti i tha Jehut: "Me qenë se ke vepruar mirë, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, dhe i ke bërë shtëpisë së Ashabit të gjitha atë që kisha në zemër, bijtë e tu do të ulen mbi fronin e Izraelit deri në brezin e katërt".
30Potom riekol Hospodin Jehu-vovi: Pretože si dobre vykonal to, čo je spravedlivé v mojich očiach, že si vykonal domu Achabovmu všetko, čo bolo v mojom srdci, budú ti sedieť synovia štyroch pokolení na tróne Izraelovom.
31Por Jehu nuk u kujdesua të ndiqte me gjithë zemër ligjin e Zotit, Perëndisë së Izraelit; në fakt ai nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, me të cilat e kishte bërë Izraelin të mëkatonte.
31Ale Jehu nepozoroval na to, aby chodil v zákone Hospodina, Boha Izraelovho, celým svojím srdcom, neodstúpil od hriechov Jeroboáma, ktorý spôsobil to, aby hrešil Izrael.
32Në atë kohë Zoti filloi t'i presë disa pjesë të Izraelit; në fakt Hazaeli i mundi Izraelitët gjatë gjithë kufirit të tyre:
32V tých dňoch započal Hospodin utínať z Izraela, a porazil ich Hazael, vo všetkých krajoch Izraelových,
33nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tërë vendin e Galaadit, Gaditët, Rubenitët dhe Manasitët; nga Aroeri, që është afër përroit të Amonit, deri në Galaad dhe Bashan.
33od Jordána smerom na východ slnka, celú zem Gileáda, zem Gádovu, Rúbenovu a Manassesovu, od Aroera, ktoré leží pri potoku Arnone, i Gileád i Bázan.
34Pjesa tjetër e bëmave të Jehut, tërë ato që bëri dhe të gjitha trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
34A ostatné deje Jehu-vove a všetko, čo robil i všetka jeho udatnosť, či nie je to napísané v knihe letopisov kráľov Izraelových?
35Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoahazi.
35A tak ľahol Jehu a ležal so svojimi otcami, a pochovali ho v Samárii, a kraľoval Jehoachaz, jeho syn, miesto neho.
36Jehu mbretëroi mbi Izraelin në Samari njëzet e tetë vjet.
36A dní ktoré kraľoval Jehu nad Izraelom, bolo dvadsaťosem rokov, kraľoval v Samárii.