Shqip

Slovakian

2 Kings

23

1Atëherë mbreti dërgoi njerëz për të mbledhur pranë vetes tërë pleqtë e Judës dhe të Jeruzalemit.
1A kráľ poslal poslov, a shromaždili k nemu všetkých starších Judska a Jeruzalema.
2Mbreti u ngjit pastaj në shtëpinë e Zotit dhe me të u ngjitën tërë njerëzit e Judës, tërë banorët e Jeruzalemit, priftërinjtë, profetët dhe tërë populli, nga më i madhi deri te më i vogli; dhe ai lexoi në prani të tyre tërë fjalët e librit të besëlidhjes, që ishte gjetur në shtëpinë e Zotit.
2Potom vyšiel kráľ hore do domu Hospodinovho i všetci mužovia Judska i všetci obyvatelia Jeruzalema s ním, i kňazi i proroci i všetok ľud, od malého až do veľkého. A čítal v ich prítomnosti, tak aby počuli, všetky slová knihy smluvy, ktorá bola najdená v dome Hospodinovom.
3Pastaj mbreti, duke qëndruar më këmbë mbi podium, lidhi një besëlidhje përpara Zotit, duke u zotuar të ndiqte Zotin, të respektonte porositë dhe statutet e tij me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt, për të zbatuar në praktikë fjalët e kësaj besëlidhje, të shkruara në atë libër. Tërë populli e pranoi besëlidhjen.
3A kráľ stojac na vyvýšenom mieste učinil smluvu pred Hospodinom, že bude nasledovať Hospodina a ostríhať jeho prikázania a jeho svedoctvá a jeho ustanovenia celým srdcom a celou dušou, aby učinil to, že by stály slová tejto smluvy, napísané v tejto knihe. A všetok ľud sa postavil na tú smluvu.
4Mbreti urdhëroi pastaj kryepriftin Hilkiah, priftërinjtë e rangut të dytë dhe derëtarët të çonin jashtë tempullit të Zotit objektet që ishin ndërtuar për Baalin, për Asherahun dhe për ushtrinë e qiellit;
4Potom rozkázal kráľ Hilkiášovi, najvyššiemu kňazovi, i kňazom druhého radu i strážcom prahu, aby vyniesli z chrámu Hospodinovho všetky nádoby, spravené Bálovi a háju a všetkému vojsku nebeskému, a spálil ich vonku za Jeruzalemom na poli Kidrona a ich prach odniesol do Bét-ela.
5Ai zhduku gjithashtu priftërinjtë idhujtarë që mbretërit e Judës kishin caktuar për të djegur temjan në vendet e larta të qyteteve të Judës e në rrethinat e Jeruzalemit, dhe ata që i digjnin temjan Baalit, diellit, hënës, shenjave të zodiakut dhe gjithë ushtrisë së qiellit.
5A sosadil modlárskych kňazov, ktorých boli ustanovili judskí kráľovia, a ktorí kadili na výšinách po mestách Judska a v okolí Jeruzalema, jako aj tých, ktorí kadili Bálovi, slncu, mesiacu, planetám a všetkému vojsku nebeskému.
6E çoi Asherahun nga shtëpia e Zotit jashtë Jeruzalemit në përruan e Kidronit; e dogji pranë përroit Kidron, e bëri hi dhe hirin e tij e hodhi mbi varret e njerëzve të popullit.
6A dal vyniesť háj z domu Hospodinovho ta von z Jeruzalema k potoku Kidronu a spálil ho pri potoku Kidrone a roztĺkol na prach a jeho prach hodil na hroby synov obecného ľudu.
7Shembi edhe shtëpitë e njerëzve që merreshin me kurvërinë e shenjtë dhe që ndodheshin në shtëpinë e Zotit, ku gratë endnin çadra për Asherahun.
7A rozboril domy zasvätených smilstvu, ktoré boly v dome Hospodinovom, v ktorých tkaly ženy domce pre háj.
8Solli tërë priftërinjtë nga qytetet e Judës dhe përdhosi vendet e larta ku priftërinjtë kishin djegur temjan, nga Geba deri në Beer-Sheba. Rrëzoi gjithashtu vendet e larta të portave, që ishin në hyrje të portës së Jozueut guvernator i qytetit, që ishin në të majtë të atij që hyn në portën e qytetit.
8A dal doviesť všetkých kňazov z miest Judska a poškvrnil výšiny, na ktorých kadievali kňazi, od Geby až po Bér-šebu, a rozboril výšiny brán, tie, ktoré boly pri vchode do brány Jozuu, kniežaťa mesta, ktoré boly po ľavej strane tomu, kto vchádzal do brány mesta.
9Megjithatë priftërinjtë e vendeve të larta nuk u ngjitën në altarin e Zotit në Jeruzalem, por hëngrën bukë të ndorme në mes të vëllezërve të tyre.
9Avšak nevyšli kňazi výšin hore k oltáru Hospodinovmu v Jeruzaleme, ale iba jedli nekvasené medzi svojimi bratmi.
10Përveç kësaj ai përdhosi Tofethin, që ndodhej në luginën e bijve të Hinomit, me qëllim që asnjëri të mos kalonte birin apo bijën e tij nëpër zjarr për nder të Molekut.
10Poškvrnil aj Tofet, ktoré je v údolí synov Hinnoma, aby nikto viac nevodil svojho syna alebo svojej dcéry cez oheň Molochovi.
11Pastaj ai hoqi kuajt që mbretërit e Judës i kishin kushtuar diellit në hyrje të shtëpisë të Zotit, pranë dhomës së eunekut Nethan-Melek, që ndodhej në oborr; dhe u vuri flakën qerreve të diellit.
11A odpratal kone, ktoré boli dali judskí kráľovia slncu, od vchodu do domu Hospodinovho, pri sieni Netan-melecha, komorníka, ktorý bol v Parvaríme. A vozy slnca spálil ohňom.
12Mbreti shembi altarët që ishin mbi terracën e dhomës së sipërme të Ashazit dhe që mbretërit e Judës kishin ndërtuar, si dhe altarët që Manasi kishte bërë në dy oborret e shtëpisë të Zotit, i bëri copë-copë dhe hodhi pluhurin e tyre në përruan e Kidronit.
12A oltáre, ktoré boly na postreší hornej siene Achazovej, ktoré spravili judskí kráľovia, ako aj oltáre, ktoré spravil Manasses, v oboch nádvoriach domu Hospodinovho, rozboril kráľ a roztrepal ich a odpratal odtiaľ a ich prach vyhodil do potoka Kidrona.
13Mbreti përdhosi gjithashtu vendet e larta që ishin përballë Jeruzalemit; në jug të malit të korruptimit, që Salomoni, mbret i Izraelit, kishte ndërtuar për Ashtorethin, të neveritshmin e Sidonitëve, për Kemoshin, të neveritshmin e Moabit dhe për Milkomin, të neveritshmin e bijve të Amonit.
13Aj výšiny, ktoré boly pred Jeruzalemom, ktoré boly z pravej strany vrchu Zhuby, ktoré vystavil Šalamún, izraelský kráľ, Astarte, hnusobe Sidoncov, a Chámošovi, hnusobe Moábov, a Molochovi, ohavnosti synov Ammonových, poškvrnil kráľ.
14Ai i bëri copë-copë edhe shtyllat e shenjta, rrëzoi Asherimet dhe mbushi vendet e tyre me kocka njerëzore.
14A potrieskal modlárske stĺpy a posekal háje a ich miesto zaplnil ľudskými kosťami.
15Rrëzoi gjithashtu altarin që ishte në Bethel dhe vendin e lartë të ndërtuar nga Jeroboami, bir i Nebatit që e kishte bërë Izraelin të mëkatonte; e dogji vendin e lartë sa e bëri pluhur; dogji edhe Asherahun.
15Aj oltár, ktorý bol v Bét-ele, výšinu, ktorú spravil Jeroboám, syn Nebátov, ktorý spôsobil to, aby hrešil Izrael, i ten oltár i výšinu rozboril a spálil výšinu, rozdrvil na prach a háj spálil.
16Ndërsa Josia po kthehej, pa varrezat që ishin atje mbi mal; atëherë ai dërgoi njerëz që të merrnin kockat nga varrezat dhe i dogji mbi altar, duke e ndotur, sipas fjalës të Zotit, të shqiptuar nga njeriu i Perëndisë, që kishte paralajmëruar këto gjëra.
16A keď sa obrátil Joziáš, videl hroby, ktoré boly tam na vrchu, a pošlúc ta pobral kosti z hrobov a spálil ich na oltári a tak ho poškvrnil podľa slova Hospodinovho, ktoré zavolal muž Boží, ktorý volajúc predpovedal tieto veci.
17Pastaj tha: "Çfarë momumenti është ai që po shoh?". Njerëzit e qytetit iu përgjigjën: "Éshtë varri i njeriut të Perëndisë që erdhi nga Juda dhe që shpalli kundër altarit të Bethelit këto gjëra që ti ke bërë".
17A riekol: Aký je to tam znak, ktorý vidím? A mužovia mesta mu povedali: To je hrob muža Božieho, ktorý bol prišiel z Judska a ktorý volajúc predpovedal tieto veci, ktoré si učinil na oltári Bét-ela.
18Ai tha: "Lëreni; asnjeri të mos prekë kockat e tij!". Kështu ata i lanë kockat e tij së bashkë me kockat e profetit që kishte ardhur nga Samaria.
18Vtedy riekol: Nechajte ho, nech nikto nehýbe jeho kostí. A tak zachránili jeho kosti s kosťami proroka, ktorý bol prišiel zo Samárie.
19Josia hoqi gjithashtu tërë tempujt e vendeve të larta që ishin në qytetin e Samarisë dhe që mbretërit e Izraelit kishin ndërtuar për të nxitur zemërimin e Zotit. Ai u bëri pikërisht atë që kishte bërë në Bethel.
19I všetky domy výšin, ktoré boly v mestách Samárie, ktorých narobili izraelskí kráľovia, aby popudzovali, odstránil Joziáš a urobil im podľa všetkých skutkov, ktoré urobil v Bét-ele.
20Flijoi mbi altarët tërë priftërinjtë e vendeve të larta që ishin aty dhe dogji aty kocka njerëzore. Pastaj u kthye në Jeruzalem.
20A pobijúc obetoval všetkých kňazov výšin, ktorí boli tam, na oltároch a pálil na nich ľudské kosti. Potom sa navrátil do Jeruzalema.
21Mbreti i dha tërë popullit këtë urdhër: "Kremtoni Pashkën për nder të Zotit, Perëndisë tuaj, ashtu siç është shkruar në këtë libër të besëlidhjes".
21Potom rozkázal kráľ všetkému ľudu a riekol: Slávte slávnosť veľkonočného baránka Hospodinovi, svojmu Bohu, jako je napísané v tejto knihe smluvy!
22Me siguri një Pashkë e tillë nuk ishte kremtuar kështu nga koha e gjyqtarëve që e kishin qeverisur Izraelin, dhe as në tërë kohën e mbretërve të Izraelit dhe të mbretërve të Judës.
22Lebo taká slávnosť veľkonočného baránka jako táto nebola slávená odo dní sudcov, ktorí súdili Izraela, ani po všetky dni izraelských kráľov ani judských kráľov.
23Por në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretit Josia kjo Pashkë u kremtua për nder të Zotit në Jeruzalem.
23Ale iba v osemnástom roku kráľa Joziáša bola tak slávená táto slávnosť baránka Hospodinovi v Jeruzaleme.
24Josia eliminoi edhe mediumët dhe magjistarët, hyjnitë familjare dhe idhujt, si dhe të gjitha shkeljet e neveritshme që shiheshin në vendin e Judës dhe në Jeruzalem, për të zbatuar në praktikë fjalët e ligjit, të shkruara në librin që prifti Hilkiah kishte gjetur në shtëpinë e Zotit.
24I duchárov, vedomcov, domácich bohov aj iných ukydaných bohov i všetky hnusoby, ktoré bolo vidieť v Judskej zemi i v Jeruzaleme, odpratal Joziáš, aby postavil slová zákona, napísané v knihe, ktorú našiel kňaz Hilkiáš v dome Hospodinovom.
25Para tij nuk pati asnjë mbret që, si ai, t'i ishte kthyer Zotit me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcën, sipas tërë ligjit të Moisiut; as pas tij nuk ka dalë ndonjë si ai.
25A nebolo jemu rovného kráľa pred ním, ktorý by sa bol tak obrátil k Hospodinovi celým srdcom i celou svojou dušou a celou svojou silou podľa celého zákona Mojžišovho, ani po ňom nepovstal jemu rovný.
26Megjithatë Zoti nuk e fashiti zemërimin e tij të zjarrtë që e kishte përfshirë kundër Judës, për shkak të gjithë provokimeve të kryera nga Manasi.
26Avšak Hospodin sa už neodvrátil od pále svojho veľkého hnevu, jakou horel jeho hnev proti Júdovi pre všetky tie popudzovania, ktorými ho popudzoval Manasses.
27Kështu Zoti tha: "Do ta largoj edhe Judën nga prania ime, ashtu si largova Izraelin, dhe do ta flak këtë qytet, Jeruzalemin, që e unë kisha zgjedhur, dhe tempullin për të cilin kisha thënë: "Aty do të jetë emri im"".
27Preto povedal Hospodin: I Júdu odstránim zpred svojej tvári, jako som odstránil Izraela, a zavrhnem toto mesto, ktoré som bol vyvolil, Jeruzalem, i dom, o ktorom som povedal: Moje meno tam bude.
28Pjesa tjetër e bëmave të Josias dhe tërë ato që ka bërë a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
28A ostatné deje Joziášove a všetko, čo robil, či nie je to napísané v knihe letopisov kráľov Júdových?
29Gjatë mbretërisë së tij, Faraoni Neko, mbret i Egjiptit, doli kundër mbretit të Asirisë në lumin Eufrat. Mbreti Josia marshoi kundër tij, por Faraoni e vrau në Meghido që në ndeshjen e parë.
29Za jeho dní bol vyšiel faraon Necho, egyptský kráľ, proti assýrskemu kráľovi hore ku rieke Eufrates. A kráľ Joziáš odišiel oproti nemu a Necho ho zabil v Megidde hneď, ako ho uvidel.
30Atëherë shërbëtorët e tij e çuan të vdekur mbi një qerre nga Meghido deri në Jeruzalem, ku e varrosën në varrin e tij. Pastaj populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josias, e vajosi dhe e bëri mbret në vend të atit të tij.
30A jeho služobníci ho vzali mŕtveho z Megidda na voz a dopravili ho do Jeruzalema a pochovali ho v jeho hrobe. A ľud zeme vzal Jehoachaza, syna Joziášovho, a pomazali ho a urobili ho kráľom namiesto jeho otca.
31Jehoahazi ishte njëzet e tre vjeç kur filloi të mbretërojë dhe e mbajti fronin tre muaj në Jeruzalem. E ëma quhej Hamutal, ishte bija e Jeremias nga Libnahu.
31Jehoachaz mal dvadsaťtri rokov, keď začal kraľovať, a kraľoval tri mesiace v Jeruzaleme. A meno jeho matky bolo Chamutaľ, dcéra Jeremiášova, z Libny.
32Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, në të gjitha ashtu si kishin vepruar etërit e tij.
32A robil to, čo je zlé v očiach Hospodinových, všetko tak, ako robili jeho otcovia.
33Faraoni Neko e lidhi me zinxhira në Riblah, në vendin e Hamathit, që të mos mbretëronte më në Jeruzalem, dhe i imponoi vendit një haraç prej njëqind talentesh argjendi dhe një talent ari.
33A faraon Necho ho poviazal v Rible, v zemi Chamatu, keď kraľoval v Jeruzaleme, a uložil na zem pokutu sto hrivien striebra a hrivnu zlata.
34Pastaj Faraoni Neko bëri mbret Eliakimin, birin e Josias, në vend të atit të tij Josia, dhe e ndërroi emrin e tij në Jehojakimi. Pastaj mori Jehoahazin dhe shkoi në Egjipt, ku vdiq.
34A faraon Necho urobil kráľom Eljakima, syna Joziášovho, miesto Joziáša, jeho otca, a premenil jeho meno na Jehojakima. A Jehoachaza vzal so sebou. A prišiel do Egypta a zomrel tam.
35Jehojakimi i dha Faraonit argjendin dhe arin; por për të paguar paratë sipas urdhërit të Faraonit i vuri taksa vendit. Për të paguar Faraonin Neko, ai mblodhi argjendin dhe arin nga populli i vendit nga secili në bazë të vlerësimit të pronave të tij.
35A striebro a zlato dal Jehojakim faraonovi, ale prv ocenil zem, aby mohol dať striebro na rozkaz faraonov; od každého podľa jeho ocenenia, tak sohnal striebro a zlato od ľudu zeme, aby ho dal faraonovi Nechovi.
36Jehojakimi ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Zebidah, ishte bija e Pedaijahut të Rumahut.
36Jehojakim mal dvadsaťpäť rokov, keď začal kraľovať, a kraľoval jedonásť rokov v Jeruzaleme. A meno jeho matky bolo Zebúda, dcéra Pedaiášova, z Rúmy.
37Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit në të gjitha ashtu si kishin vepruar etërit e tij.
37A robil to, čo je zlé v očiach Hospodinových, všetko tak, ako robili jeho otcovia.