1"Tërë priftërinjtë levitë, tërë fisi i Levit, nuk do të kenë pjesë as trashëgimi në Izrael; do të jetojnë me flijimet e bëra me zjarr për Zotin, trashëgimi e tij.
1Kňazi, Levitovia, celé pokolenie Léviho, nebudú mať podielu ani dedičstva s Izraelom, ohňové obeti Hospodinove a jeho dedičstvo budú jesť.
2Nuk do të kenë asnjë trashëgimi nga vëllezërit e tyre; sepse Zoti është trashëgimia e tyre, ashtu siç ua ka thënë.
2Ale dedičstva nebude mať prostred svojich bratov. Hospodin je jeho dedičstvom, tak ako mu hovoril.
3Kjo është ajo që i detyrohet priftit populli, ata që ofrojnë një flijim, qoftë një lopë, një dele apo një dhi; ata do t'i japin priftit shpatullat, nofullat dhe plëndësin.
3A toto je to, čo bude patriť kňazom od ľudu, od tých, ktorí budú obetovať bitnú obeť, už či vola či dobytča: dajú kňazovi plece, líca a žalúdok.
4Do t'i japësh prodhimin e parë të grurit tënd, të mushtit tënd dhe të vajit tënd, si dhe qethjen e parë të dhenve të tua;
4Prvotinu svojho obilia, svojho vína a svojho oleja a prvotinu strihu svojho drobného stáda, tiež dáš jemu.
5sepse Zoti, Perëndia yt, e ka zgjedhur midis gjithë fiseve të tu për të kryer shërbimin në emër të Zotit, atë vetë dhe bijtë e tij për gjithnjë
5Lebo jeho si vyvolil Hospodin, tvoj Bôh, zo všetkých tvojich pokolení, aby stál svätoslúžiť v mene Hospodinovom, on i jeho synovia po všetky dni.
6Por në rast se një Levit, që ka ardhur nga një prej qyteteve të tua të të gjithë Izraelit, ku ai banonte, vjen me gjithë dëshirën e zemrës së tij në vendin e zgjedhur nga Zoti,
6A keď prijde Levita z niektorej z tvojich brán, odkiaľkoľvek z Izraela, kde pohostíni, a prijde s celou žiadosťou svojej duše na miesto, ktoré vyvolí Hospodin,
7atëherë ai do të mund të shërbejë në emër të Zotit, Perëndisë së tij, ashtu si gjithë vëllezërit e tij Levitë që ndodhen aty përpara Zotit.
7bude svätoslúžiť v mene Hospodina, svojho Boha, jako ktoríkoľvek iní jeho bratia, Leviti, ktorí tam stoja pred Hospodinom.
8Ata do të marrin për mbajtjen e tyre pjesë të barabarta, përveç parave nga shitja e pasurisë së tyre.
8Rovnaký podiel budú jesť, krome toho, čo ktorý z nich dostal za predané z otcovského majetku.
9Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep, nuk do të mësosh të shkosh pas veprave të neveritshme të këtyre kombeve.
9Keď vojdeš do zeme, ktorú ti dá Hospodin, tvoj Bôh, nebudeš sa učiť robiť podľa ohavností tých národov.
10Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji,
10Nenajde sa u teba nikto taký, kto by viedol svojho syna alebo svoju dcéru cez oheň, ani veštec ani planetár ani zaklínač ani čarodejník
11as ai që përdor yshtje, as mediume që konsultojnë frymat, as magjistarë, as ai që ndjell të vdekurit,
11ani bosorák ani dopytujúci sa vešteckého ducha ani vedomec alebo taký, ktorý by sa niečo pýtal mŕtvych.
12sepse të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti; dhe për shkak të kësaj neverie, Zoti është duke i përzënë para teje.
12Lebo ohavnosťou je Hospodinovi každý, kto to robí, a práve pre tie ohavnosti ich vyháňa Hospodin, tvoj Bôh od tvojej tvári.
13Ti do të jesh i përkryer para Zotit, Perëndisë tënd;
13Dokonalý budeš s Hospodinom, svojím Bohom,
14sepse kombet, që ti do të dëbosh, i kanë dëgjuar shortarët dhe magjistarët; kurse ty, Zoti, Perëndia yt, nuk të ka lejuar të veprosh kështu.
14lebo tieto národy, ktoré ty zaujmeš do dedičstva, počúvajú na planetárov a na veštcov, ale tebe nedal Hospodin, tvoj Bôh, aby si tak robil.
15Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar,
15Hospodin, tvoj Bôh, ti vzbudí proroka z tvojho stredu, zpomedzi tvojich bratov, ako som ja, na toho budete počúvať,
16në bazë të gjithë atyre gjërave që i kërkove Zotin, Perëndinë tënd, në Horeb, ditën e asamblesë, kur the: "Të mos dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, dhe të mos shoh më këtë zjarr të madh, që unë të mos vdes".
16všetko tak, ako si si žiadal od Hospodina, svojho Boha, na Horebe v deň shromaždenia hovoriac: Nech už nepočúvam viacej hlasu Hospodina, svojho Boha, ani nech už viacej nevidím tohoto veľkého ohňa, aby som nezomrel.
17Dhe Zoti më tha: "Atë që thanë, është mirë;
17A Hospodin mi povedal: Dobre hovoria, čo hovoria.
18unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t'u thotë atyre të gjitha ato që unë do t'i urdhëroj.
18Proroka im vzbudím zprostred ich bratov, ako si ty, a vložím svoje slová do jeho úst, a bude im hovoriť všetko, čo mu prikážem.
19Dhe do të ndodhë që në se dikush nuk i dëgjon fjalët e mia që ai thotë në emrin tim, unë do t'i kërkoj llogari.
19A stane sa, že ten, kto by nepočúval na moje slová, ktoré bude hovoriť v mojom mene, ponesie svoju vinu, a ja to budem vyhľadávať od neho.
20Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim një gjë për të cilën unë e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet".
20Ale prorok, ktorý by sa spupne odvážil hovoriť slovo v mojom mene, to, čoho som mu neprikázal hovoriť, a ktorý by hovoril v mene iných bohov, ten prorok zomrie.
21Dhe në se ti thua në zemrën tënde: "Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?".
21A keby si povedal vo svojom srdci: Jako poznáme slovo, ktoré nehovoril Hospodin?
22Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij".
22Keby hovoril prorok nejaké slovo v mene Hospodinovom, a nestalo by sa to slovo ani by neprišlo, to je to slovo, ktoré nehovoril Hospodin, v spupnosti hovoril ho prorok, nebudeš sa ho báť.