1"Do të bësh pastaj tabernakullin me dhjetë pëlhura prej liri të hollë të përdredhur, me fije ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, së bashku me kerubinë të punuar artistikisht.
1A príbytok spravíš z desiatich pokrovcov, ktoré budú zo súkaného kmentu, z hyacintovomodrého postavu, purpuru, červca, dvakrát farbeného, s cherubmi dôvtipného diela umeleckého ich spravíš.
2Gjatësia e çdo pëlhure do të jetë njëzet e tetë kubitë dhe gjerësia e çdo pëlhure katër kubitë; të gjitha pëlhurat do të kenë po atë masë.
2Dĺžka jedného pokrovca bude dvadsaťosem lakťov a šírka jedného pokrovca štyri lakte. Všetky pokrovce budú mať jednu a tú istú mieru.
3Pesë pëlhura do të bashkohen midis tyre dhe pesë pëlhurat e tjera do të bashkohen gjithashtu midis tyre.
3Päť pokrovcov bude spojených jeden s druhým, a druhých päť pokrovcov tiež spojených jeden s druhým.
4Do të bësh sythe ngjyrë vjollce mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë; të njëjtën gjë do të bësh në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë.
4A narobíš hyacintovomodrých ôk na okraj prvého pokrovca, od kraja, kde sa má spojiť, a tak iste spravíš aj na okraj posledného pokrovca, kde sa má spojiť s druhým.
5Do të bësh pesëdhjetë sythe mbi pëlhurën e parë dhe pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme: këto sythe do të korrespondojnë me njëri-tjetrin.
5Päťdesiat ôk spravíš na prvom pokrovci a päťdesiat ôk spravíš na konci pokrovca, kde sa má spojiť s druhým. Oká majú zaberať jedno naproti druhému.
6Dhe do të bësh pesëdhjetë kapëse ari dhe do t'i bashkosh pëlhurat njëra me tjetrën me anë të kapëseve, në mënyrë që tabernakulli të formojë një të tërë.
6A spravíš päťdesiat zlatých háčikov a spojíš pokrovce jeden s druhým háčkami, a príbytok bude jednotný.
7Do të bësh gjithashtu pëlhurë me lesh dhie, që të shërbejnë si çadër mbi tabernakullin: do të bësh njëmbëdhjetë pëlhura të tilla.
7A narobíš pokrovcov z kozej srsti na stán, na vrch na príbytok. Jedenásť takých pokrovcov spravíš.
8Gjatësia e çdo pëlhure do të jetë tridhjetë kubitë dhe gjerësia e çdo pëlhure katër kubitë; të njëmbëdhjetë pëlhurat do të kenë të gjitha po atë masë.
8Dĺžka jedného pokrovca bude tridsať lakťov, a šírka jedného pokrovca štyri lakte. Všetkých jedonásť pokrovcov bude mať jednu a tú istú mieru.
9Do të bashkosh pesë pëlhurat midis tyre, dhe gjashtë të tjerat midis tyre; do ta ripalosësh mbi vetveten pëlhurën e gjashtë në pjesën e përparme të çadrës.
9A päť pokrovcov spojíš osobitne a tých šesť pokrovcov zase osobitne a šiesty pokrovec složíš vo dvoje napredok v čele stánu.
10Do të bësh gjithashtu pesëdhjetë sythe mbi buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së parë dhe pesëdhjetë sythe në buzën e pëlhurës së jashtme të serisë së dytë të pëlhurave.
10A spravíš päťdesiat ôk po kraji jedného pokrovca, krajného, kde sa má spojiť, a päťdesiat ôk po kraji druhého pokrovca na druhé spojenie.
11Do të bësh edhe pesëdhjetë kapëse prej bronzi dhe do t'i futësh kapëset në sythet, duke e bashkuar kështu çadrën në mënyrë që të formojnë një të tërë.
11A spravíš päťdesiat medených háčkov a vopneš háčky do ôk a tak pospájaš stán, a bude jeden celok.
12Nga pjesa që tepron nga pëlhurat e çadrës, gjysma e pëlhurës së tepërt do të bjerë mbi pjesën e poshtme të tabernakullit;
12A čo do toho, čo bude zbývať z pokrovcov stánu a previsať, polovica presahujúceho pokrovca bude visieť v tyle príbytku.
13dhe kubiti nga një anë dhe kubiti nga ana tjetër që janë të tepërt në gjatësinë e pëlhurave të çadrës, do të bien mbi të dy anët e tabernakullit, njëri nga një krah dhe tjetri në krahun tjetër për ta mbuluar atë.
13A lakeť z jednej strany a lakeť z druhej strany toho, čo zbýva po dĺžke pokrovcov stánu, bude visieť na strany príbytku z jednej i z druhej strany prikrývať ho.
14Do të bësh gjithashtu një mbulesë për çadrën me lëkura dashi të ngjyrosura në të kuq, dhe mbi këtë një tjetër mbulesë me lëkura baldose.
14A taktiež spravíš pokrov stánu z baraních koží, zafarbených na červeno, a pokrov z jazvečích koží po vrchu.
15Do të bësh për tabernakullin disa dërrasa prej druri të akacies, të vendosura më këmbë.
15A narobíš dosiek na príbytok zo šittímového dreva, stojatých.
16Gjatësia e një dërrase do të jetë dhjetë kubitë dhe gjerësia e saj një kubitë e gjysëm.
16Dĺžka dosky bude desať lakťov a jeden a pol lakťa šírka jednej dosky.
17Çdo dërrasë do të ketë dy kllapa për të bashkuar një dërrasë me tjetrën; kështu do të veprosh për të gjitha dërrasat e tabernakullit.
17Každá doska bude mať dva čepy, spojené jeden s druhým. Tak to urob všetkým doskám príbytku.
18Do të bësh kështu dërrasat e tabernakullit, njëzet dërrasa për anën jugore.
18A tedy spravíš dosky na príbytok. Dvadsať dosiek pre južnú stranu, k poludniu.
19Do të vësh dyzet baza argjendi poshtë njëzet dërrasave: dy baza poshtë secilës dërrasë për të dy kllapat e veta.
19A spravíš štyridsať podstavcov zo striebra pod tých dvadsať dosiek, dva podstavce pod jednu dosku pre jej dva čepy a dva podstavce pod druhú dosku pre jej dva čepy.
20Do të bësh edhe njëzet dërrasa për krahun e dytë të tabernakullit, për anën e tij veriore,
20A pre druhý bok príbytku, pre severnú stranu, dvadsať dosiek.
21dhe dyzet bazat e tyre prej argjendi, dy baza nën çdo dërrasë.
21Ich štyridsať podstavcov bude tiež zo striebra, dva podstavce pod jednu dosku a dva podstavce pod druhú dosku.
22Për krahun e pasmë të tabernakullit, në drejtim të perëndimit, do të bësh gjashtë dërrasa.
22A pre zadnú stranu príbytku, k moru, spravíš šesť dosiek.
23Do të bësh edhe dy dërrasa për të dy qoshet e pasme të tabernakullit.
23A dve dosky spravíš pre uhly príbytku na zadnej strane,
24Ato do të çiftëzohen poshtë dhe do të bashkohen lart me një unazë. Kështu ka për të ndodhur me të dyja dërrasat, që ndodhen në të dy qoshet.
24ktoré budú vo dvoje od spodku a budú dokonale spojené v jeden celok na svojom vrchu do jedného kruhu. Tak bude s nimi oboma; budú pre oba tie uhly.
25Do të ketë, pra, tetë dërrasa me bazat e tyre prej argjendi: gjashtëmbëdhjetë baza, dy baza poshtë çdo dërrase.
25Bude ich osem dosiek, a ich podstavcov zo striebra bude šestnásť podstavcov, dva podstavce pod jednu dosku a dva podstavce pod druhú dosku.
26Do të bësh edhe disa traversa prej druri të akacies: pesë për dërrasat e njërës anë të tabernakullit,
26A narobíš zásuviek na spojenie zo šittímového dreva; päť ich bude pre dosky jednej strany príbytku,
27pesë traversa për dërrasat e anës tjetër të tabernakullit dhe pesë traversa për dërrasat e pjesës së pasme të tabernakullit, në drejtim të perëndimit.
27a päť zásuviek pre dosky druhej strany príbytku a päť zásuviek pre dosky zadnej strany príbytku, k moru.
28Traversa qëndrore, në mes të dërrasave, do të kalojë nga njëra anë në tjetrën.
28A prostredná zásuvka prostred dosiek bude sahať od jedného konca po druhý.
29Do t'i veshësh me ar dërrasat dhe do t'i bësh prej ari unazat e tyre nëpër të cilat do të kalojnë traversat, dhe do t'i veshësh me ar traversat.
29Dosky pokryješ zlatom a ich kruhy spravíš zo zlata, ložiská to pre zásuvky, a zásuvky tiež pokryješ zlatom.
30Do ta ngresh tabernakullin me trajtën e përpiktë që t'u tregua në mal.
30A tak postavíš príbytok podľa jeho spôsobu, ktorý ti bol ukázaný na vrchu.
31Do të bësh një vel me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe me li të hollë dhe të përdredhur, të stolisur me kerubinë të punuar artistikisht,
31A pravíš priehradnú oponu z hyacintovomodrého postavu, z purpuru, červca, dvakrát farbeného, a zo súkaného kmentu; spravíš ju dôvtipným dielom umeleckým s cherubami.
32dhe do ta varësh në katër shtylla prej akacieje të veshura me ar, me grremçat e tyre të arta të vëna mbi baza argjendi.
32A zavesíš ju na štyri stĺpy zo šittímového dreva, pokryté zlatom, aj ich háky budú zo zlata, a budú stáť na štyroch podstavcoch zo striebra.
33Do ta varësh velin në kapëset; dhe aty, në anën e brendshme të velit, do të futësh arkën e dëshmisë; veli do t'ju shërbejë si ndarës midis vendit të shenjtë dhe vendit shumë të shenjtë.
33A dáš oponu na háčky a vnesieš ta, do vnútra za oponu, truhlu svedoctva. A opona vám bude oddeľovať svätyňu od svätyne svätých.
34Pastaj do ta vësh pajtuesin mbi arkën e dëshmisë në vendin shumë të shenjtë.
34A položíš pokrývku na truhlu svedoctva vo svätyni svätých.
35Jashtë velit do të vësh përkundrazi tryezën, ndërsa shandani do të shkojë përballë tryezës në krahun jugor të tabernakullit, dhe do ta vendosësh tryezën në krahun verior.
35A postavíš stôl zvonku pred oponou a svietnik naproti stolu po strane príbytku na juh a stôl dáš na severnú stranu.
36Do të bësh gjithashtu për hyrjen e çadrës një perde me fije në ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe prej liri të përdredhur, puna e një qëndistari.
36A spravíš záclonu dveriam stánu z hyacintovomodrého postavu, purpuru, červca, dvakrát farbeného, a zo súkaného kmentu, a bude to práca výšivkára.
37Do të bësh gjithashtu pesë shtylla akacieje për perden dhe do t'i veshësh me ar; grremçat e tyre do të jenë prej ari dhe do të shkrish për to pesë baza prej bronzi".
37A spravíš pre záclonu päť stĺpov zo šittímového dreva a pokryješ ich zlatom. Aj ich háky budú zo zlata, a uleješ im päť podstavcov z medi.