1Por ndodhi në kohën e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve,
1A stalo sa za dní Amrafela, kráľa Sineára, Arjocha, kráľa Ellasára, Kedorlaómera, kráľa Elama, a Tideála, kráľa národov,
2që ata i bënë luftë Beraut, mbret i Sodomës, Birshës, mbret i Gomorës, Shinabit, mbret i Admahut, Shemeberit, mbret i Ceboimit dhe mbretit të Belës (që është Coari).
2že títo kráľovia pustili sa do vojny s Bérom, kráľom Sodomy, a s Biršom, kráľom Gomory, so Šineábom, kráľom Admy, a so Šemeberom, kráľom Cebojima, a s kráľom Bely, to jest Coára.
3Tërë këta të fundit u grumbulluan në luginën e Sidimit (që është Deti i Kripur).
3Všetci títo súc spolčení sišli sa do doliny Siddim, ktorá je teraz Soľným morom.
4Për dymbëdhjetë vjet ata qenë të nënshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e trembëdhjetë ngritën krye.
4Dvanásť rokov slúžili Kedorlaómerovi a trinásteho roku sa sprotivili.
5Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri dhe mbretërit që ishin me të erdhën bashkë me të dhe i shpërndanë gjigantët në Ashterot-Karnaim, Zuzimët në Ham, Emimët në Shaveh-Kiriataim
5A v štrnástom roku prišiel Kedorlaómer i kráľovia, ktorí boli s ním, a zbili Refaimov v Aštarót-karnajime a Zuzimov v Háme a Emimov na rovine Kirjatajim,
6dhe Horejtë në malet e tyre të Seirit deri në El-Paran, që ndodhet pranë shkretëtirës.
6i Chórov na ich vrchu Seire až po El-fáran, ktoré je nad púšťou.
7Pastaj u kthyen pas dhe erdhën në En-Mishpat (që është Kadeshi), plaçkitën tërë territorin e Amalekitëve si dhe të Amorejve që banonin në Hatsacon-Tamar.
7A vrátiac sa prišli k Enmišpátu, čo je Kádeš, a zbili celý kraj Amalecha jako aj Amoreja, ktorý býval v Chacacon-támare.
8Atëherë mbreti i Sodomës, mbreti i Gomorës, mbreti i Admahut, mbreti i Ceboimit dhe mbreti i Belës (që është Coari) dolën dhe u rreshtuan në luftë kundër tyre, në luginën e Sidimit;
8Vyšiel tedy kráľ Sodomy, kráľ Gomory, kráľ Admy, kráľ Cebojima a kráľ Bely, to jest Coára, a zriadili sa proti nim do boja v doline Siddim,
9kundër Kedorlaomerit mbret i Elamit, Tidealit mbret i kombeve, Amrafelit mbret i Shinarit dhe Ariokut mbret i Elasarit; katër mbretër kundër pesë.
9Proti Kedorlaómerovi, kráľovi Elama, Tideálovi, kráľovi národov, Amrafelovi, kráľovi Sineára, a Arjochovi, kráľovi Ellasára, štyria kráľovia proti piatim.
10Por lugina e Sidimit ishte plot me puse bitumi; dhe mbretërit e Sodomës dhe të Gomorës ua mbathën këmbëve dhe ranë brënda tyre; dhe ata që shpëtuan, shkuan në mal.
10Ale dolina Siddim bola skoro samá jama zemskej smoly. A keď utekali, kráľ Sodomy a Gomory, popadali tam, a ostatní utiekli na vrchy.
11Dhe kështu fituesit shtinë në dorë tërë pasuritë e Sodomës dhe të Gomorës dhe tërë ushqimet e tyre, dhe ikën.
11A pobrali všetok nadobudnutý majetok Sodomy a Gomory i všetky ich potraviny a išli.
12Morën me vete edhe Lotin, djali i vëllait të Abramit, bashkë me pasurinë e tij, dhe ikën. Loti banonte në Sodomë.
12A vzali aj Lota i jeho nadobudnutý majetok, syna brata Abramovho, a išli. A on býval v Sodome.
13Por njëri nga të ikurit erdhi dhe ia tha Abram Hebreut, që banonte në lisat e Mamres, Amoreosit, vëlla i Eshkollit dhe vëlla i Anerit, që kishin lidhur aleancë me Abramin.
13Potom prišiel nejaký muž, ktorý utiekol, a oznámil to Hebrejovi Abramovi, ktorý býval vtedy v dúbrave Amoreja Mamreho, brata Eškola a brata Ánera, ktorí mali smluvu s Abramom.
14Kur Abrami mësoi se vëllai i tij ishte zënë rob, ai armatosi njerëzit e stërvitur, shërbyes të lindur në shtëpinë e tij, gjithsej treqind e tetëmbëdhjetë veta dhe i ndoqi mbretërit deri në Dan.
14A keď počul Abram, že je zajatý jeho brat, vyviedol svojich zkúsených mužov osvedčených, zrodených v jeho dome, tristo osemnástich, a hnal sa za nimi až po Dán.
15Ai i ndau forcat e tij kundër tyre natën, dhe me shërbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri në Hobah, që ndodhet në të majtë të Damaskut.
15A rozdelil sa na nich vnoci, on i jeho sluhovia, a porazil ich a stíhal ich až po Chóbu, ktorá leží na ľavej strane Damašku.
16Kështu ai rimori tërë pasurinë dhe solli me vete edhe Lotin, të vëllanë, dhe tërë pasurinë e tij, si edhe gratë dhe popullin.
16A navrátil všetok majetok i Lota, svojho brata, i jeho majetok navrátil a tiež i ženy i ľud.
17Mbas kthimit të tij nga disfata e Kedorlaomerit dhe të mbretërve që ishin me të, mbreti i Sodomës vajti ta presë në luginën e Shavehut (që është Lugina e mbretit).
17Vtedy vyšiel kráľ Sodomy oproti nemu, keď sa už bol navrátil od porážky Kedorlaómera a kráľov, ktorí boli s ním, do doliny Šáveh, to je dolina kráľova.
18Atëherë Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri bukë dhe verë. Ai ishte prift i Shumë të Lartit Perëndi.
18A Melchisedech, kráľ Sálema, vyniesol chlieb a víno a to bol kňaz silného Boha najvyššieho.
19Dhe bekoi Abramin, duke thënë: "Qoftë i bekuar Abrami nga Shumë i Larti Perëndi, sundimtar i qiejve dhe i tokës!
19A požehnal ho a riekol: Požehnaný Abram silnému Bohu najvyššiemu, majiteľovi nebies a zeme!
20Qoftë i bekuar Shumë i Larti Perëndi, që të ka dhënë në dorë armiqtë e tu!". Dhe Abrami i dha një të dhjetën e çdo gjëje.
20A požehnaný silný Bôh najvyšší, ktorý vydal tvojich protivníkov do tvojej ruky! A Abram mu dal desiatok zo všetkého.
21Pastaj mbreti i Sodomës i tha Abramit: "Nëm personat dhe merr për vete pasuritë".
21A kráľ Sodomy povedal Abramovi: Daj mi ľud a majetok vezmi sebe.
22Por Abrami iu përgjegj mbretit të Sodomës: "Unë kam ngritur dorën time drejt Zotit, Perëndisë Shumë të Lartë, zotërues i qiejve dhe i tokës,
22Ale Abram povedal kráľovi Sodomy: Pozdvihol som svoju ruku k Hospodinovi, silnému Bohu najvyššiemu, majiteľovi nebies a zeme,
23që nuk do të merrja asgjë nga ajo që të përket, as edhe një fije apo një lidhëse këpucësh, me qëllim që ti të mos thuash: "Unë e pasurova Abramin".
23že ani len niti ani remenca z obuvi, že nevezmem ničoho zo všetkého toho, čo je tvoje, aby si nepovedal: Ja som obohatil Abrama,
24Nuk do të marr asgjë me vete, me përjashtim të atyreve që kanë ngrënë të rinjtë dhe të pjesës që u përket njerëzve që kanë ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; lëri që këta të marrin pjesën që u takon".
24krome toho, čo zjedli mládenci, a krome podielu mužov, ktorí išli so mnou. Áner, Eškol a Mamre, tí nech vezmú svoj podiel.