1Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.
1Ale Sáraj, žena Abramova, mu nerodila, a mala dievku Egypťanku, ktorej bolo meno Hagar.
2Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
2A Sáraj riekla Abramovi: Nože hľa, Hospodin ma zavrel, aby som nerodila; vojdi tedy k mojej dievke, ak by som azda od nej mala syna. A Abram poslúchol na hlas Sáraje.
3Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.
3Vtedy vzala Sáraj, žena Abramova, Hagar, Egypťanku, svoju dievku, po desiatich rokoch, ktoré býval Abram v zemi Kanaáne, a dala ju Abramovi, svojmu mužovi, za ženu.
4Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.
4A vošiel k Hagari a počala. A keď videla, že počala, zľahčila si svoju paniu vo svojich očiach.
5Atëherë Saraj i tha Abramit: "Përgjegjësia për fyerjen që m'u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje".
5A Sáraj povedala Abramovi: Moja krivda nech prije na teba! Ja som dala svoju dievku do tvojho lona, a teraz, keď vidí, že počala, zľahčená som v jej očiach. Nech Hospodin rozsúdi medzi mnou a medzi tebou!
6Abrami iu përgjegj Sarajt: "Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç'të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
6A Abram povedal Sáraji: Hľa, tvoja dievka je v tvojej ruke; učiň jej to, čo je dobré v tvojich očiach. A Sáraj ju trápila, a utiekla od nej.
7Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,
7Potom ju našiel anjel Hospodinov pri prameni vody na púšti, pri prameni na ceste do Šúra.
8dhe i tha: "Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj: "Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".
8A riekol: Hagar, dievko Sárajina, odkiaľ prichádzaš a kam ideš? A ona povedala: Utekám od tvári Sáraje, svojej panej.
9Atëherë Engjëlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj".
9A anjel Hospodinov jej riekol: Navráť sa ku svojej panej a pokor sa pod jej ruku!
10Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t'i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".
10A zase jej riekol anjel Hospodinov: Veľmi rozmnožím tvoje semeno, takže nebude môcť byť spočítané pre množstvo.
11Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;
11A ešte jej riekol anjel Hospodinov: Hľa, tehotná si a porodíš syna a nazveš jeho meno Izmael, lebo Hospodin počul tvoje trápenie.
12ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij".
12A bude to divoký človek; jeho ruka bude proti všetkým a ruka všetkých proti nemu, a bude bývať pred tvárou všetkých svojich bratov.
13Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse tha: "A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?".
13A nazvala meno Hospodina, ktorý hovoril k nej: Ty si silný Bôh, ktorý vidíš, lebo riekla: Či ešte aj tu hľadím za tým, ktorý ma vidí?
14Prandaj ai pus u quajt "Pusi i Lahai-Roit". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.
14Preto nazvali studňu: Studňa Živého, ktorý ma vidí. Hľa, je to studňa, ktorá je medzi Kádešom a medzi Báredom.
15Kështu Agari i lindi një djalë Abramit; dhe Abrami i vuri djalit që Agari kishte lindur emrin Ismael.
15A Hagar porodila Abramovi syna. A Abram nazval meno svojho syna, ktorého porodila Hagar, Izmael.
16Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin.
16A Abramovi bolo osemdesiatšesť rokov, keď mu porodila Hagar Izmaela.