1Por të dy engjëjt arritën në mbrëmje në Sodomë, ndërsa Loti ishte ulur te porta e Sodomës; sa i pa, ai u ngrit më këmbë për t'u dalë përpara dhe u shtri me fytyrën në tokë,
1A dvaja anjeli prišli do Sodomy večer. A Lot sedel v bráne Sodomy. A Lot uvidiac ich vstal a pošiel im oproti a poklonil sa tvárou k zemi.
2dhe tha: "Zotërinjtë e mi, ju lutem, hyni në shtëpinë e shërbëtorit tuaj, kaloni aty natën dhe lani këmbët; pastaj nesër në mëngjes mund të çoheni shpejt dhe të vazhdoni udhën tuaj". Ata u përgjigjën: "Jo; do ta kalojmë natën në sheshin".
2A povedal: Hľa, prosím, moji pánovia, uchýľte sa, prosím, do domu svojho služobníka a prenocujte tam a umyte svoje nohy a potom vstanúc skoro ráno pojdete svojou cestou. A oni riekli: Nie, ale prenocujeme na ulici.
3Por ai nguli këmbë aq shumë sa që ata erdhën tek ai dhe hynë në shtëpinë e tij. Ai u përgatiti një banket dhe poqi bukë pa tharm, dhe ata hëngrën.
3No, keď ich len veľmi nútil, uchýlili sa k nemu a vošli do jeho domu, a spravil im hostinu a napiekol nekvasených chlebov, a jedli.
4Por para se të shkonin në shtrat, njerëzit e qytetit, njerëzit e Sodomës, rrethuan shtëpinë; ishin të rinj e pleq, tërë popullsia e mbledhur nga çdo anë;
4Potom však prv ako si ľahli, mužovia mesta, sodomskí mužovia, obstúpili dookola dom, od mladého až do starého, všetok ľud odovšadiaľ.
5thirrën Lotin dhe i thanë: "Ku janë njerëzit që erdhën te ti sonte? Na i nxirr jashtë që të mund t'i njohim!".
5A volali na Lota a vraveli mu: Kde sú tí mužovia, ktorí prišli k tebe tejto noci? Vyveď ich k nám, aby sme ich poznali!
6Loti doli drejt atyre para portës së shtëpisë, e mbylli portën pas tij dhe tha:
6A Lot vyšiel k nim von ku vchodu a dvere zavrel za sebou.
7"Oh, vëllezër të mi, mos u sillni kaq keq!
7A povedal: Prosím vás, moji bratia, nerobte zlého!
8Dëgjoni, unë kam dy vajza që nuk kanë njohur burrë; prandaj më lini që t'i nxjerr jashtë dhe bëni ç'të doni me to; por mos u bëni asgjë këtyre burrave, sepse janë nën mbrojtjen e shtëpisë sime".
8Nože hľa, mám dve dcéry, ktoré nepoznaly muža, prosím, nech ich vyvediem k vám, a urobte im podľa toho, čo je dobré vo vašich očiach. Len tým mužom nerobte ničoho, lebo preto vošli do tône mojej strechy.
9Por ata i thanë: "Shko tutje!". Pastaj vazhduan: "Ky erdhi këtu si i huaj, dhe dëshiron të bëhet gjykatës! Tani do të sillemi më keq me ty se sa me ata!". Dhe duke e shtyrë Lotin me dhunë, u afruan për të shpërthyer derën.
9A povedali: Idi ta! A taktiež povedali: Sám prišiel sem bývať cudzinec a bude nás súdiť! Počkaj, teraz urobíme tebe horšie ako im! A útočili na človeka, na Lota, veľmi, a pristúpili vylámať dvere.
10Por ata njerëz zgjatën duart e tyre dhe e tërhoqën Lotin brenda shtëpisë bashkë me ta, dhe mbyllën derën.
10Ale mužovia vystreli svoju ruku a vtiahli Lota k sebe do domu a zavreli dvere.
11Goditën verbërisht njerëzit që ishin te dera e shtëpisë, nga më i vogli deri te më i madhi, kështu që u lodhën në orvatjen për të gjetur derën.
11A mužov, ktorí boli predo dvermi domu, ranili slepotou, všetkých, od najmenšieho do najväčšieho, takže ustali hľadať dvere.
12Atëherë ata njerëz i thanë Lotit: "Kë ke tjetër këtu? Nxirr nga ky vend dhëndurët e tu, bijtë dhe bijat e tua, dhe cilindo që ke në qytet,
12A mužovia riekli Lotovi: Či tu máš ešte niekoho? Zaťa alebo svojich synov alebo svoje dcéry, ale všetkých, ktorých máš v tomto meste, vyveď z tohoto miesta.
13sepse ne po bëhemi gati ta shkatërrojmë këtë vend, sepse britma e banorëve të tij është e madhe përpara Zotit dhe Zoti na dërgoi për ta shkatërruar".
13Lebo zkazíme toto miesto, pretože sa ich krik veľmi rozmohol pred Hospodinom, a preto nás poslal Hospodin, aby sme ho zkazili.
14Atëherë Loti doli e u foli dhëndurëve të tij që ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: "Çohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatërrojë qytetin". Por dhëndurët e tij patën përshtypjen se ai po bënte shaka.
14Vtedy vyšiel Lot a hovoril svojim zaťom, ktorí si mali vziať jeho dcéry, a povedal: Vstaňte, vyjdite z tohoto miesta, lebo Hospodin zkazí mesto. Ale v očiach jeho zaťov to bolo, jako keby žartoval.
15Sa doli agimi, engjëjt e nxitën Lotin duke thënë: "Çohu, merr gruan dhe bijat e tua që gjenden këtu, që ti të mos vdesësh në dënimin e këtij qyteti".
15A keď svitalo, súrili anjeli Lota a vraveli: Vstaň, vezmi svoju ženu a svoje dve dcéry, ktoré sú tu, aby si nebol tiež zahľadený neprávosťou mesta.
16Duke qenë se ai po ngurronte, ata njerëz e morën për dore atë, të shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur mëshirë për të, e nxorrën jashtë dhe i shpëtuan jetën duke e çuar jashtë qytetit.
16A keď bezradný predlieval, chopili mužovia jeho ruku a ruku jeho ženy i ruku oboch jeho dcér, pretože sa zľutoval nad ním Hospodin a vyviedli ho a nechali ho vonku za mestom.
17Ndërsa po i çonin jashtë, njëri prej tyre tha: "Ik shpejt për të shpëtuar jetën tënde! Mos shiko prapa e mos u ndal në asnjë vend të fushës; shpëto në mal që të mos vdesësh!".
17A stalo sa, keď ich vyviedli von, že riekol jeden z nich: Uteč pre svoju dušu! Neobzri sa ani nepostoj na celej tej rovine! Uteč ta na vrch, aby si nebol zahladený!
18Por Loti iu përgjegj atyre: "Jo, zoti im!
18A Lot im povedal: Nie, prosím, môj pane.
19Ja, shërbëtori yt gjeti hir para syve të tu dhe ti u tregove shpirtmadh ndaj meje, duke më shpëtuar jetën, por unë nuk do të mund të arrij malin para se të më zërë fatkeqësia dhe unë të vdes.
19Hľa, prosím, tvoj služobník našiel milosť v tvojich očiach, a veľké je tvoje milosrdenstvo, ktoré si učinil so mnou, že si zachoval moju dušu živú. Ale ja nebudem môcť utiecť na vrch. Aby ma tedy nepostihlo to zlé, a zomrel by som!
20Ja, ky qytet është mjaft i afërt për ta arritur dhe është i vogël. Më lër, pra, të iki shpejt aty (a nuk është i vogël?) dhe kështu do të shpëtoj jetën".
20Hľa, prosím, toto mesto je blízko, kam by som mohol utiecť, a to je malé. Prosím tedy, dovoľ, aby som ta utiekol, lebo však je malé, a moja duša bude žiť.
21Engjëlli i tha: "Unë po ta plotësoj edhe këtë kërkesë: të mos shkatërroj qytetin për të cilin fole.
21A riekol mu: Hľa, vyslyšal som ťa i čo do tejto veci, aby som nepodvrátil mesta, o ktorom si hovoril.
22Shpejto, ik atje, sepse unë nuk mund të bëj asgjë para se ti të arrish atje". Për këtë arsye ky qytet u quajt Coar.
22Ponáhľaj sa, uteč ta, lebo nebudem môcť vykonať nič, dokiaľ ta nedojdeš. Preto nazvali meno toho mesta Coár.
23Dielli po ngrihej mbi tokë kur Loti arriti në Coar.
23Slnko vychádzalo nad zemou, keď došiel Lot do Coára.
24Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorën, nga ana e Zotit.
24A Hospodin dal, aby pršala na Sodomu a na Gomoru síra a oheň od Hospodina z neba.
25Kështu ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka mbinte mbi tokën.
25A tak podvrátil tie mestá i celú tú rovinu a zahladil všetkých obyvateľov tých miest, a zkazil všetko, čo rástlo na zemi.
26Por gruaja e Lotit solli kryet për të shikuar prapa dhe u bë një statujë prej kripe.
26A jeho, Lotova, žena sa obzrela zpoza neho a obrátila sa na soľný stĺp.
27Abrahami u ngrit herët në mëngjes dhe shkoi në vendin ku kishte qëndruar para Zotit;
27A Abrahám vstal skoro ráno a ponáhľal sa na miesto, kde bol stál pred Hospodinom.
28pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga tërë krahina e fushës, dhe kështu pa një tym që ngrihej nga toka, si tymi i një furre.
28A podíval sa na Sodomu a Gomoru i na celú zem tej roviny a videl, že hľa, dym vystupoval zo zeme jako dym pece.
29Kështu ndodhi që kur Perëndia shkatërroi qytetin e fushës, Perëndisë iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gjëma kur shkatërroi qytetet ku Loti kishte banuar.
29A stalo sa, keď kazil Bôh mestá tej roviny, že sa rozpamätal Bôh na Abraháma, a tak vyslal preč Lota zprostred podvrátenia, keď podvracal mestá, v ktorých býval Lot.
30Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi të banojë në mal bashkë me dy bijat e tij, sepse kishte frikë të qëndronte në Coar; dhe u vendos në një shpellë bashkë me dy bijat e tij.
30Potom vyšiel Lot z Coára hore a býval na vrchu a obe jeho dcéry s ním, lebo sa bál bývať v Coáre, a tak býval v jaskyni, on i jeho dve dcéry.
31Më e madhja i tha më të voglës: "Babai ynë është plak, dhe nuk ka asnjë burrë në vend që mund të bashkohet me ne, ashtu siç ndodh mbi gjithë tokën.
31A staršia, prvorodená povedala mladšej: Náš otec je už starý, a nieto na zemi muža, ktorý by vošiel k nám podľa obyčaje celej zeme.
32Eja, t'i japim verë babait tonë e të shtrihemi bashkë me të; kështu do të mund t'i sigurojmë pasardhës babait tonë".
32Poď, opojíme svojho otca vínom a budeme ležať s ním, aby sme živé zachovaly semeno od svojho otca.
33Kështu po atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe e madhja u shtri bashkë me të atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me të, as kur u ngrit.
33A opojily svojho otca vínom v tú noc, a vošla staršia a ležala so svojím otcom, ktorý nevedel, ani kedy ľahla, ani kedy vstala.
34Të nesërmen vajza më e madhe i tha më të voglës: "Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me të, që të mund t'i sigurojmë pasardhës babait tonë".
34A stalo sa na druhý deň, že povedala staršia mladšej: Hľa, ležala som minulú noc so svojím otcom. Opojme ho vínom i túto noc, a vojdi a lež s ním a tak živé zachováme semeno od svojho otca.
35Edhe atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe më e vogla shkoi të shtrihet bashkë me të, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.
35A napojily aj v tú noc svojho otca vínom, a vstala mladšia a ležala s ním, ktorý zase nevedel ani kedy ľahla ani kedy vstala.
36Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai i tyre.
36A tak počaly obe dcéry Lotove od svojho otca.
37Më e madhja lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Moab. Ky është babai i Moabitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.
37A staršia porodila syna a nazvala jeho meno Moáb; on je otcom Moábov až do dnešného dňa.
38Edhe më e vogla lindi një djalë, të cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky është babai i Amonitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.
38A tá mladšia porodila syna a nazvala jeho meno Ben-ammi, on je otcom synov Ammonových, až do dnešného dňa.