1Por zija ishte e madhe në vend;
1Ale hlad ťažko doliehal na zem.
2dhe kur mbaruan së ngrëni grurin që kishin sjellë nga Egjipti, i ati u tha atyre: "Kthehuni për të na blerë pak ushqime".
2A stalo sa, keď potrovili obilie, ktoré boli doniesli z Egypta, že im riekol ich otec: Iďte zase, nakúpte nám niečo potravy.
3Por Juda iu përgjegj duke thënë: "Ai njeri na ka paralajmëruar haptas duke thënë: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në qoftë se vëllai juaj nuk do të jetë me ju".
3A Júda mu takto povedal: Človek nám slávnostne osvedčil a riekol: Neuvidíte mojej tvári bez toho, že by bol váš brat s vami!
4Në qoftë se ti e nis vëllanë tonë me ne, ne do të zbresim dhe do të të blejmë ushqime;
4Ak tedy pošleš nášho brata s nami, pojdeme dolu a nakúpime ti potravy;
5por në rast se nuk e nis, ne nuk kemi për të zbritur, sepse ai njeri na tha: "Nuk keni për ta parë fytyrën time, në rast se vëllai juaj nuk do të jetë me ju"".
5ale ak nepošleš, nepojdeme, lebo človek nám povedal: Neuvidíte mojej tvári bez toho, že by bol váš brat s vami!
6Atëherë Izraeli tha: "Pse më dhatë këtë dhembje duke i thënë atij njeriu që kishit edhe një vëlla?".
6A Izrael riekol: Prečo ste mi urobili tak zle, že ste povedali človekovi, že máte ešte brata.
7Ata iu përgjigjën: "Ai njeri na pyeti me shumë kujdes për ne dhe farefisin tonë, duke thënë: "Gjallë është ende ati juaj? Keni ndonjë vëlla tjetër?". Dhe ne u përgjigjëm në bazë të këtyre pyetjeve të tij. Ku të na shkonte nga mendja që ai do të na thoshte: "Silleni këtu vëllanë tuaj"?".
7Oni povedali: Človek sa nás veľmi vypytoval i na našu rodinu a vravel: Či ešte žije váš otec? Či máte ešte nejakého brata? A oznámili sme mu odpovedajúc na tieto jeho slová. Či sme my mohli vedieť, že povie: Doveďte sem dolu svojho brata!?
8Pastaj Juda i tha Izraelit, atit të tij: "Lëre fëmijën të vijë me mua, dhe do të çohemi dhe do të shkojmë në mënyrë që të rrojmë dhe jo të vdesim, si ne ashtu dhe ti e të vegjëlit tanë.
8A Júda povedal Izraelovi, svojmu otcovi: Pošli chlapca so mnou, a vstanúc pojdeme, aby sme žili a nezomreli, i my i ty i naše drobné deti.
9Unë bëhem garant për të; do t'i kërkosh llogari dorës sime për atë. Në rast se nuk e rikthej dhe nuk e vë para teje, do të jem fajtor para teje për gjithnjë.
9A ja ručím za neho; z mojej ruky ho budeš vyhľadávať, ak ho nedovediem k tebe a nepostavím ho pred tebou, a budem ti hriešnym po všetky dni.
10Po të mos ishim vonuar, në këtë orë do të ishim kthyer për të dytën herë".
10Lebo keby sme neboli váhajúc toľko odkladali, je isté, že by sme sa toto už dvakrát boli navrátili.
11Atëherë Izraeli, ati i tyre, u tha atyre: "Po të jetë ashtu, veproni në këtë mënyrë: merrni në trastat tuaja disa nga prodhimet më të mira të vendit dhe i çoni atij njeriu një dhuratë: pak balsam,
11A Izrael, ich otec, im riekol: Ak tedy musí byť tak, nuž urobte toto: naberte do svojich nádob najlepších plodín zeme a zaneste mužovi dolu dar, trochu balzamu a trochu medu a voňavých vecí a myrry, daktylov a mandlí.
12Merrni me vete dyfishin e parave dhe kthejani paratë që ju vunë në grykën e trastave tuaja, ndofta ka qenë një gabim.
12A vezmite dvoje peniaze do svojej ruky a vrátené peniaze, ktoré ste našli na vrchu vo svojich vreciach, zaneste zpät vo svojej ruke. Snáď je to omyl.
13Merrni edhe vëllanë tuaj, dhe çohuni dhe kthehuni tek ai njeri;
13A vezmite svojho brata a vstaňte a iďte zase k mužovi.
14dhe Perëndia i plotfuqishëm t'ju bëjë të gjeni hir para atij njeriu, kështu që ai të lirojë vëllanë tjetër tuajin dhe Beniaminin. Sa për mua, po të jetë se duhet të mbetem pa bijtë e mi, ashtu qoftë!".
14A silný Bôh všemohúci nech vám dá milosť pred tým mužom, aby vám prepustil tamtoho druhého brata i Benjamina. A ja, ako som osirelý, tak i budem osirelý.
15Ata, pra, morën me vete dhuratën si dhe dyfishin e parave dhe Beniaminin; u ngritën dhe zbritën në Egjipt dhe u paraqitën para Jozefit.
15A mužovia vzali ten dar a vzali dvoje peniaze do svojej ruky a Benjamina. A vstali, odišli dolu do Egypta a postavili sa pred Jozefom.
16Kur Jozefi pa Beniaminin bashkë me ta, i tha kryeshërbëtorit të shtëpisë së tij: "Çoji këta njerëz në shtëpi, ther një kafshë dhe përgatit një banket, sepse ata do të hanë drekë bashkë me mua".
16A keď videl Jozef Benjamina s nimi, riekol tomu, ktorý bol postavený nad jeho domom: Odveď tých mužov do domu, zabi dobytča a priprav, lebo mužovia budú jesť so mnou na poludnie.
17Dhe ai bëri ashtu siç e urdhëroi Jozefi dhe i çoi në shtëpinë e Jozefit.
17A človek urobil, ako rozkázal Jozef, a odviedol mužov do domu Jozefovho.
18Por ata u trembën, për shkak se i kishin çuar në shtëpi të Jozefit dhe thanë: "Na sollën këtu për shkak të atyre parave që na u vunë në trastat të parën herë, për të gjetur një shkas kundër nesh, për t'u sulur mbi ne dhe për të na zënë skllevër bashkë me gomarët tonë".
18A mužovia sa báli, že boli odvedení do domu Jozefovho a riekli: Pre peniaze, vrátené v našich vreciach tam po prvé, sme dovedení sem, aby to svalil na nás a aby sa vrhol na nás a vzal nás za sluhov a vzal i našich oslov.
19Pasi iu afruan kryeshërbëtorit të shtëpisë së Jozefit, folën me të te dera e shtëpisë dhe thanë:
19A pristúpiac k mužovi, ktorý bol postavený nad domom Jozefovým, vraveli mu pri dveriach domu
20"Zotëria im, ne zbritëm në të vërtetë herën e parë këtu për të blerë ushqime;
20a riekli: Počuj ma, prosím, pane. Boli sme prišli sem dolu tam po prvé, aby sme nakúpili potravy.
21dhe ndodhi që, kur arritëm në vendin ku kaluam natën, hapëm trastat dhe, ja, paratë e secilit prej nesh ndodheshin në grykë të trastës së vet; paratë tona me peshën e tyre të saktë; tani i kemi risjellë me vete.
21A stalo sa, keď sme prišli do nocľažišťa a rozviazali sme svoje vrecia, že hľa, peniaze jedného každého boly na vrchu v jeho vreci, naše peniaze, v plnej svojej váhe, a doniesli sme ich zpät vo svojej ruke.
22Dhe kemi sjellë me vete para të tjera për të blerë ushqime; ne nuk e dimë kush mund t'i ketë vënë paratë tona në trastat tona".
22A doniesli sme aj druhé peniaze vo svojej ruke, aby sme nakúpili potravy. Nevieme, kto vložil naše peniaze do našich vriec.
23Por ai tha: "Qetësohuni, mos u trembni: Perëndia juaj dhe Perëndia e atit tuaj ka vënë një thesar në trastat tuaja. Unë i pata paratë tuaja". Pastaj u solli Simeonin.
23Na to povedal on: Pokoj vám o to! Nebojte sa. Váš Bôh a Bôh vášho otca vám dal poklad do vašich vriec. Vaše peniaze došly ku mne. A vyviedol k nim Simeona.
24Ai njeri i futi në shtëpinë e Jozefit, u dha ujë që të lanin këmbët dhe ushqim për gomarët e tyre.
24A tak voviedol človek mužov do domu Jozefovho. A dal im vody, a umyli si nohy. A dal ich oslom obrok.
25Atëherë ata përgatitën dhuratën, duke pritur që Jozefi të vinte në mesditë, sepse kishin dëgjuar që do të rrinin për të ngrënë në atë vend.
25A oni pripravili dar, kým neprišiel Jozef na poludnie, lebo počuli, že tam budú jesť chlieb.
26Kur Jozefi arriti në shtëpi, ata i paraqitën dhuratën që kishin sjellë me vete në shtëpi, dhe u përkulën para tij deri në tokë.
26Keď potom prišiel Jozef domov, doniesli mu dar, ktorý mali vo svojej ruke, do domu, a klaňali sa mu k zemi.
27Ai i pyeti si ishin dhe tha: "Ati juaj, për të cilin më keni folur, a është mirë? Éshtë ende gjallë?".
27A pýtal sa ich, ako sa majú, a riekol: Či sa má dobre váš starý otec, o ktorom ste hovorili? Či ešte žije?
28Ata u përgjegjën: "Shërbëtori yt, ati ynë, është mirë; jeton ende". Dhe e nderuan duke u përkulur.
28Oni odpovedali: Dobre sa má tvoj služobník, náš otec; ešte žije, a skloniac sa klaňali sa mu.
29Pastaj Jozefi ngriti sytë, pa vëllanë e tij Beniaminin, bir i nënës së tij, dhe tha: "Ky është vëllai juaj më i vogël për të cilin më folët?". Dhe shtoi: "Perëndia të ndihmoftë, biri im!".
29A pozdvihnúc svoje oči videl Benjamina, svojho brata, syna svojej matky, a riekol: Či je toto ten váš najmladší brat, o ktorom ste mi hovorili? A riekol: Nech ti je Bôh milosrdný, môj synu!
30Atëherë Jozefi nxitoi të dalë jashtë, sepse ishte mallëngjyer thellë për shkak të vëllait të tij, dhe kërkonte vend ku të qante. Hyri kështu në dhomën e tij dhe aty qau.
30A Jozef sa ponáhľal, lebo sa vzrušily jeho vnútornosti pri pohľade na jeho brata, a hľadal miesto, kde by mohol plakať, a vojdúc do svojej izby, tam plakal.
31Pastaj lau fytyrën dhe doli; dhe duke i dhënë zemër vetes, tha: "Shtrojeni drekën".
31Potom si umyl tvár a zase vyšiel a premáhal sa a riekol: Klaďte chlieb!
32Dreka u shtrua veçmas për të, veçmas për ata dhe për Egjiptasit që hanin veçmas nga ai, sepse Egjiptasit nuk mund të hanin bashkë me Hebrejtë; kjo do të ishte një gjë e neveritshme për Egjiptasit.
32A jemu položili osobitne a im tiež osobitne, jako aj Egypťanom, ktorí jedli s ním, osobitne. Lebo Egypťania nemôžu jesť chlieb s Hebrejmi, pretože je to ohavnosťou Egypťanom.
33Kështu ata u ulën përpara tij: i parëlinduri simbas së drejtës së tij të parëbirnisë dhe më i riu simbas moshës së tij; dhe e shikonin njëri-tjetrin me habi.
33A sedeli pred ním prvorodený podľa svojho prvorodenstva a mladší podľa svojho mladšieho veku. A mužovia sa divili pozerajúc jeden na druhého.
34Dhe Jozefi urdhëroi që t'u sillnin racione nga tryeza e vet; por racioni i Beniaminit ishte pesë herë më i madh nga ai i secilit prej tyre. Dhe pinë dhe u gëzuan me të.
34A Jozef berúc početné diely zpred seba podával im. Ale Benjaminovi sa dostalo takého dielu viac ako všetkým, päťkrát toľko jako druhým, a pili a hojne sa napili s ním.