1Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
1A Job odpovedal a riekol:
2"Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.
2Ešte i dnes bude moje úpenie spúrou! Môj údel strádania je ťažší nad moje vzdychanie.
3Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!
3Oj, aby som vedel, kde by som ho našiel! Išiel by som až pred jeho prestol.
4Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.
4Predložil by som pred neho súd a svoje ústa by som naplnil dôkazmi.
5Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.
5Chcel by som zvedieť slová, ktorými by mi odpovedal, a porozumieť tomu, čo by mi riekol.
6A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.
6Či by sa pravotil so mnou vo svojej veľkej sile? Nie to, ale by ma pozorne vypočul.
7Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.
7Tam by sa pravotil s ním priamy človek spravedlivý, a navždy by som uniknul svojmu sudcovi.
8Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;
8Ale hľa, keď pojdem napred, neni ho, a keď nazad, nespozorujem ho.
9vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.
9naľavo, ak robí niečo, neuvidím ho; ak zahne napravo, neuzriem ho.
10Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.
10Lebo zná, jaká je cesta u mňa; keď ma bude zkúšať, vyjdem ako zlato.
11Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;
11Moja noha sa držala jeho kroku; ostríhal som jeho cestu a neodchýlil som sa
12nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.
12ani som neuhnul od prikázania jeho rtov; nad svoj stanovený diel pokrmu som schoval reči jeho úst.
13Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,
13Ale keď on trvá na jednom, ktože ho odvráti? A keď si zažiada niečo jeho duša, aj to učiní.
14kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.
14A istotne vykoná i to, čo ustanovil o mne. A podobných vecí je mnoho pri ňom.
15Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.
15Preto sa desím jeho tvári, keď premýšľam o tom, strachujem sa pred ním.
16Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.
16A silný Bôh zmalátnil moje srdce, a Všemohúci ma predesil.
17Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".
17Oj, že nie som zničený od tmy! A bol by tak ukryl predo mnou mrákotu.