1Jefteu, Galaaditi, ishte një njeri i fortë dhe trim, bir i një prostitute dhe i Galaadit.
1A Jefta Gileádsky bol udatný muž a bol synom ženy smilnice, a Gileád splodil Jeftu.
2Bashkëshortja e Galaadit i lindi bij të tjerë; kur bijtë e gruas së tij arritën në moshën madhore, ata e dëbuan Jefteun dhe i thanë: "Ti nuk do të kesh trashëgimi në shtëpinë e atit tonë, sepse je biri i një gruaje tjetër".
2Ale aj žena Gileádova porodila Gileádovi synov. A keď dorástli synovia ženini, zahnali Jeftu a povedali mu: Nebudeš dediť v dome nášho otca, lebo si ty syn inej ženy.
3Atëherë Jefteu iku larg vëllezërve të tij dhe u vendos në vendin e Tobit. Rreth Jefteut u mblodhën njerëz pa asnjë vlerë, që kryenin sulme bashkë me të.
3Preto utiekol Jefta pred svojimi bratmi a býval v zemi Tóbe. A posberali sa k Jeftovi zaháľčiví mužovia a vychádzavali s ním.
4Pas një farë kohe bijtë e Amonit i shpallën luftë Izraelit.
4A stalo sa po čase, že synovia Ammonovi bojovali s Izraelom.
5Kur bijtë e Amonit filluan luftën kundër Izraelit, pleqtë e Galaadit shkuan ta kërkojnë Jefteun në vendin e Tobit;
5A stalo sa, keď bojovali synovia Ammonovi s Izraelom, že prišli starší kraja Gileáda, aby doviedli Jeftu zo zeme Tóba.
6dhe i thanë Jefteut: "Eja me ne dhe bëhu kapidani ynë, për të luftuar kundër bijve të Amonit".
6A riekli Jeftovi: Poď a budeš nám kniežaťom, a budeme bojovať proti synom Ammonovým.
7Por Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit duke thënë: "A nuk më keni urryer dhe dëbuar nga shtëpia e atit tim? Pse vini tani tek unë kur jini keq?".
7A Jefta povedal starším Gileáda: Či nie ste to vy, ktorí ste ma nenávideli a zahnali ste ma z domu môjho otca? A tedy prečo ste prišli ku mne teraz, keď vám je úzko?
8Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Pikërisht për këtë jemi kthyer tani te ti, me qëllim që ti të vish me ne për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe të vihesh në krye të gjithë banorëve të Galaadit".
8Na to riekli starší Gileáda Jeftovi: Práve preto sme sa teraz vrátili k tebe, pojdeš s nami a budeš bojovať proti synom Ammonovým a budeš nám hlavou, všetkým obyvateľom Gileáda.
9Atëherë Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit: "Në qoftë se më ktheni tek ju për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe Zoti i lë në pushtetin tim, unë do të bëhem komandanti juaj".
9Vtedy povedal Jefta starším Gileáda: Jestli ma vrátite, aby som bojoval proti synom Ammonovým, a Hospodin ich vydá predo mnou, či vám ja budem hlavou?
10Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Zoti le të jetë dëshmitar midis nesh, në rast se nuk veprojmë ashtu si ke thënë ti".
10A starší Gileáda riekli Jeftovi: Hospodin bude svedkom medzi nami, jestli by sme neučinili tak, podľa tvojho slova.
11Pastaj Jefteu shkoi tek pleqtë e Galaadit dhe populli e zgjodhi komandant dhe udhëheqës të tij; dhe Jefteu përsëriti para Zotit në Mitspah tërë fjalët që pati thënë më parë.
11Vtedy išiel Jefta so staršími Gileáda, a ľud ho učinil hlavou nad sebou a kniežaťom. A Jefta hovoril všetky svoje slová pred Hospodinom v Micpe.
12Pastaj Jefteu i dërgoi lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t'i thënë: "Çfarë ka midis teje dhe meje, që ti të vish e të bësh luftë në vendin tim?".
12Potom poslal Jefta poslov ku kráľovi synov Ammonových s odkazom: Čo ja mám s tebou, že si prišiel ku mne, aby si bojoval proti mojej zemi?
13Mbreti i bijve të Amonit iu përgjegj me këto fjalë lajmëtarëve të Jefteut: "Sepse, kur Izraeli doli nga Egjipti, ai pushtoi vendin tim, nga Arnoni deri në Jabok dhe në Jordan. Tani, pra, m'i kthe këto toka në mënyrë miqësore".
13A kráľ synov Ammonových povedal poslom Jeftovým: Lebo Izrael vzal moju zem, keď išiel hore z Egypta, od Arnona až po Jabok a až po Jordán, preto teraz vráť mi tie kraje v pokoji.
14Jefteu i dërgoi përsëri lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t'i thënë:
14A Jefta poslal znova poslov ku kráľovi synov Ammonových
15"Kështu thotë Jefteu: Izraeli nuk shtiu në dorë as vendin e Moabit, as vendin e bijve të Amonit;
15a riekol mu: Takto hovorí Jefta: Izrael nevzal zeme Moábovej ani zeme synov Ammonových.
16por kur Izraeli doli nga Egjipti dhe kapërceu shkretëtirën deri në Detin e Kuq dhe arriti në Kadesh,
16Ale keď išli hore z Egypta, išiel Izrael púšťou až k Rudému moru a prišiel do Kádeša.
17i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit për t'i thënë: "Të lutem më lër të kaloj nëpër vendin tënd"; por mbreti i Edomit nuk pranoi. I dërgoi lajmëtarë edhe mbretit të Moabit, por edhe ky nuk pranoi. Kështu Izraeli mbeti në Kadesh.
17Odtiaľ poslal Izrael poslov ku kráľovi Edoma a povedal mu: Dovoľ mi, prosím, žeby som prešiel cez tvoju zem: Ale kráľ Edoma nechcel počuť. A poslal i ku kráľovi Moábovmu. Ale nechcel ani ten. A tak zostal Izrael v Kádeši.
18Duke ecur pastaj nëpër shkretëtirë, shkoi rreth vendit të Edomit dhe vendit të Moabit e arriti në lindje të vendit të Moabit; dhe ngriti kampin e tij matanë Arnonit, pa hyrë të territorin e Moabit, sepse Arnoni përfaqëson kufirin e Moabit.
18Potom išiel púšťou. A keď obišiel zem Edomovu i zem Moábovu, prišiel od východu slnca k zemi Moábovej a táborili za Arnonom a nevošli na územie Moábovo, lebo Arnon bol hranicou Moábovou.
19Pastaj Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Heshbonit, dhe i tha: "Të lutemi, na lër të kalojmë nëpër vendin tënd për të arritur në tonin".
19A Izrael poslal poslov k Síchonovi, kráľovi, Amoreja, ku kráľovi Chešbona, a Izrael mu riekol: Nech prejdeme, prosím, cez tvoju zem až na svoje miesto!
20Por Sihoni nuk pati besim ta lërë të kalojë Izraelin nëpër territorin e tij; përkundrazi Sihoni i mblodhi gjithë njerëzit e tij të cilët u vendosën në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
20Lež Síchon neveril Izraelovi, aby bol dovolil prejsť cez svoje územie. Ale Síchon shromaždil všetok svoj ľud, a položili sa táborom v Johse, a bojoval s Izraelom.
21Por Zoti, Perëndia i Izraelit e dha Sihonin dhe gjithë njerëzit e tij në duart e Izraelit, që i mundi; kështu Izraeli pushtoi tërë vendin e Amorejve, që banonin në atë krahinë;
21Avšak Hospodin, Bôh Izraelov, dal Síchona i všetok jeho ľud do ruky Izraelovej, a porazili ich, a Izrael zaujal celú zem Amoreja do dedičstva, obyvateľa tej zeme.
22pushtoi tërë territorin e Amorejve, nga Arnoni në Jabok dhe nga shkretëtira deri në Jordan.
22A tak zaujali celé územie Amoreja od Arnona až po Jabok do dedičstva a od púšte až po Jordán.
23Dhe tani që Zoti, Perëndia i Izraelit, ka dëbuar Amorejtë përpara popullit të Izraelit, ti dëshëron të zotërosh vendin e tyre?
23Nuž tak teraz Hospodin, Bôh Izraelov, vyhnal Amoreja zpred tvári svojho ľudu Izraela, a ty tedy chceš zaujať jeho zem do dedičstva?
24A nuk zotëron ti atë që Kemoshi, zoti yt, të ka dhënë në zotërim? Kështu edhe ne do të zotërojmë vendin e atyre që Zoti ka dëbuar para nesh.
24Či azda nie je tak, že národ, ktorý ti dá vyhnať Kámoš, tvoj boh, toho zem zaujmeš do dedičstva, a ktorýkoľvek národ vyženie Hospodin, náš Bôh, zpred našej tvári, toho zem zaujmeme my do dedičstva?
25Mos je ti, vallë, më i mirë se Balaku, bir i Tsiporit dhe mbret i Moabit? A pati ndofta mosmarrëveshje me Izraelin, apo i bëri luftë?
25A teraz čože? Či si ty ozaj lepší ako bol Balák, syn Cipporov, kráľ Moába? Či sa azda pravotil s Izraelom? A či snáď bojoval kedy proti nim, proti Izraelovi?
26Kaluan treqind vjet që Izraeli banon në Heshbon dhe në fshatrat e tij përreth, në Aroer dhe në fshatrat e tij përreth dhe në të gjitha qytetet mbi brigjet e Arnonit; pse nuk ja keni marrë gjatë kësaj kohe?
26Kým doteraz býval Izrael v Chešbone a v jeho mestečkách, v Aroere a v jeho mestečkách a vo všetkých mestách, ktoré sú popri Arnone, toto už tristo rokov, nuž prečože ste ich nevytrhli v tom čase?
27Prandaj unë nuk të kam bërë asnjë padrejtësi dhe ti sillesh keq me mua duke më bërë luftë. Zoti, gjyqtari, le të vendosë sot drejtësinë midis bijve të Izraelit dhe bijve të Amonit!".
27Ani ja som sa neprehrešil proti tebe, ale ty mi robíš zlé chcúc bojovať proti mne. Nech súdi Hospodin sudca dnes medzi synmi Izraelovými a medzi synmi Ammonovými!
28Por mbreti i bijve të Amonit nuk mori parasysh fjalët që Jefteu i kishte dërguar.
28Ale nepočul kráľ synov Ammonových na slová Jeftu, ktoré poslal k nemu.
29Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nëpër Galaadin dhe Manasin, arriti në Mitspah të Galaadit dhe që këtej lëvizi kundër bijve të Amonit.
29Vtedy sostúpil Duch Hospodinov na Jeftu, a prešiel Gileádom a Manassesom a prešiel cez Micpu v Gileáde a z Micpy v Gileáde prešiel k synom Ammonovým.
30Jefteu lidhi një kusht me Zotin dhe tha: "Në rast se ti më jep në duart e mia bijtë e Amonit,
30A Jefta sľúbil Hospodinovi sľub a povedal: Ak istotne dáš synov Ammonových do mojej ruky,
31çfarë të dalë nga dyert e shtëpisë sime për të më pritur kur të kthehem fitimtar nga bijtë e Amonit, do t'i përkasë Zotit dhe unë do t'ia ofroj si olokaust".
31vtedy bude, že to, čo vyjde zo dverí môjho domu oproti mne, keď sa navrátim v pokoji od synov Ammonových, bude Hospodinovo, a budem to obetovať zápalnou obeťou.
32Këshu Jefteu marshoi kundër bijve të Amonit për t'u bërë luftë, dhe Zoti ia dha në dorë.
32A tak prešiel Jefta k synom Ammonovým, aby bojoval proti nim, a Hospodin ich dal do jeho ruky.
33Ai i mundi duke bërë një masakër të madhe, nga Aroeri deri në drejtim të Minithit (duke u marrë njëzet qytete) dhe deri në Abel-Keramim. Kështu bijtë e Amonit u poshtëruan përpara bijve të Izraelit.
33A zbil ich od Aroera až potiaľ, ako ideš do Minníta, dvadsať miest, a až po Ábel-vinice porážkou, veľmi velikou, a tak boli zohnutí synovia Ammonovi pred synmi Izraelovými.
34Pastaj Jefteu u kthye në shtëpinë e tij, në Mitspah; dhe ja që i doli për ta pritur e bija me dajre dhe valle. Ajo ishte bija e vetme e tij, sepse ai nuk kishte djem ose vajza të tjera.
34A keď prišiel Jefta do Micpy vracajúc sa do svojho domu, hľa, jeho dcéra mu išla von oproti s bubny a kolotancami, a bola len ona jediná; nemal krome nej ani syna ani dcéry.
35Sa e pa, grisi rrobat e tij dhe tha: "Oh, bija ime, ti po më bën shumë fatkeq, ti po më sjell mjerim! Unë i kam dhënë fjalën Zotit dhe nuk mund të tërhiqem".
35A stalo sa, keď ju uvidel, že roztrhnul svoje rúcha a povedal: Ach, moja dcéra, veľmi si ma zohla a si jednou z tých, ktorí mi pôsobia trápenie, a ja, pretože som otvoril svoje ústa sľúbiac Hospodinovi sľub, nebudem môcť odvolať.
36Ajo i tha: "O atë, në rast se i ke dhënë fjalën Zotit, vepro me mua simbas fjalëve që kanë dalë nga goja jote, sepse Zoti ta mori hakun me armiqtë e tu, bijtë e Amonit".
36A ona mu riekla: Môj otče, otvoril si svoje ústa sľúbiac Hospodinovi sľub, nuž učiň mi podľa toho, čo vyšlo z tvojich úst, keďže ti dal Hospodin, aby si sa pomstil na svojich nepriateľoch, na synoch Ammonových.
37Pastaj i tha të atit: "Të më lejohet kjo e drejtë: lermë të lirë dy muaj, në mënyrë që të sillem nëpër male duke qarë virgjërinë time me shoqet e mia".
37A ešte povedala svojmu otcovi: Dovoľ, nech sa mi učiní táto vec. Nechaj ma dva mesiace, aby som odišla a sišla na vrchy a plakala nad svojím panenstvom, ja i moje priateľky.
38Ai iu përgjegj: "Shko!". Dhe e la të shkonte për dy muaj. Kështu ajo shkoi me shoqet e saj dhe qau ndër male virgjërinë e saj.
38A riekol: Iď. A poslal ju na dva mesiace. A tedy odišla ona i jej priateľky a plakala nad svojím panenstvom na vrchoch.
39Mbas dy muajsh ajo u kthye tek i ati; dhe ai veproi me të simbas kushtit që kishte lidhur. Ajo nuk kishte njohur burrë. Kështu u bë zakon në Izrael
39A stalo sa po dvoch mesiacoch, že sa navrátila ku svojmu otcovi, ktorý vykonal pri nej svoj sľub, ktorý sľúbil. A ona nepoznala muža. A stalo sa to pevnou obyčajou v Izraelovi,
40që bijat e Izraelit të shkojnë çdo vit e të qajnë bijën e Jefteut, Galaaditit, katër ditë me radhë.
40že z roka na rok chodievajú dcéry Izraelove, aby spievaly dcére Jeftu Gileádskeho štyri dni v roku.