Shqip

Slovakian

Leviticus

14

1Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
1A Hospodin hovoril Mojžišovi a riekol:
2"Ky është ligji lidhur me lebrozin për ditën e pastrimit të tij. Ai do t'i çohet priftit.
2Toto bude zákon, týkajúci sa malomocného v deň jeho očisťovania sa; dovedený bude ku kňazovi.
3Prifti do të dalë nga kampi dhe do ta vizitojë atë dhe në qoftë se plaga e lebrës i është shëruar të lebrosurit,
3A kňaz vyjde von za tábor. A kňaz pozrie a keď uvidí, že hľa, rana malomoci je uzdravená a že odišla od malomocného,
4prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.
4vtedy rozkáže kňaz, aby vzali pre toho, kto sa očisťuje, dvoch malých vtákov, živých a čistých, cedrové drevo a červec, dvakrát farbený, a yzop.
5Prifti do të urdhërojë që të theret një nga zogjtë në një enë prej argjili me ujë të rrjedhshëm.
5A kňaz rozkáže zabiť jedného z vtákov do hlinenej nádoby nad živou vodou.
6Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e kedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t'i zhytë, me zogun e gjallë, në gjakun e zogut të therur në ujë të rrjedhshëm.
6Potom vezme toho živého vtáka i cedrové drevo i červec, dvakrát farbený, aj yzop, a zamočí to i živého vtáka do krvi zabitého vtáka nad živou vodou,
7Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë zogun e gjallë nëpër fusha.
7a poprská na toho, kto sa očisťuje z malomoci, sedemkrát, a vyhlási ho za čistého, a živého vtáka pustí na pole.
8Ai që duhet të pastrohet do të lajë rrobat e tij, do të rruajë tërë qimet e tij, do të lahet në ujë dhe do të jetë i pastër. Pas kësaj mund të hyjë në kamp, por do të qëndrojë shtatë ditë jashtë çadrës së tij.
8A ten, kto sa očisťuje, operie svoje rúcho a oholí všetky svoje vlasy, umyje sa vodou a bude čistý a potom vojde do tábora a bude bývať vonku pri svojom stáne sedem dní.
9Ditën e shtatë do të rruajë tërë qimet e kokës së tij, të mjekrës së tij dhe të vetullave të tij; do të rruajë shkurt të gjitha qimet e tij. Do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë dhe do të jetë i pastër.
9A bude siedmeho dňa, že oholí všetky svoje vlasy, svoju hlavu i svoju bradu i svoje obočie a tak oholí všetky svoje vlasy a operie svoje rúcho, umyje svoje telo vodou a bude čistý.
10Ditën e tetë do të marrë dy qengja pa të meta, një qengj femër njëvjeçar pa të meta, tri të dhjeta efe majë mielli, të përziera me vaj, si një ofertë ushqimi, dhe një log vaji;
10A ôsmeho dňa vezme dvoch baránkov bez vady a jednu ročnú ovečku bez vady a tri desatiny bielej múky jemnej obilnej obeti, zamiesenej v oleji, a jeden log oleja.
11dhe prifti që kryen pastrimin do të paraqesë atë që duhet të pastrohet dhe të gjitha këto gjëra para Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.
11A očisťujúci kňaz postaví človeka, ktorý sa očisťuje, aj s tými vecami pred Hospodina pri dveriach stánu shromaždenia.
12Pastaj prifti do të marrë një qengj dhe do ta ofrojë si flijim riparimi, me logun e vajit, dhe do t'i tundë si një ofertë e tundur para Zotit.
12A kňaz vezme jedného baránka a bude ho obetovať obeťou za vinu i log oleja a bude to sem a ta vznášať na rukách obeťou povznášania pred Hospodinom.
13Do ta therë pastaj qengjin në vendin ku theren flijimet për mëkatin dhe olokaustet, në vendin e shenjtë, sepse si flijim riparimi i përket priftit, kështu është flijimi për mëkatin; është gjë shumë e shenjtë.
13A zabije baránka na mieste, na ktorom sa zabíja obeť za hriech a zápalná obeť, na svätom mieste, lebo jako obeť za hriech tak i obeť za vinu, oboje patrí kňazovi; svätosvätá je.
14Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi i riparimit dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
14A kňaz vezme z krvi obeti za vinu a dá na boltec pravého ucha toho, kto sa očisťuje, i na palec jeho pravej ruky i na palec jeho pravej nohy.
15Pastaj prifti do të marrë pak vaj nga logu dhe do ta derdhë mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë;
15Potom vezme kňaz z logu oleja a uleje na svoju ľavú ruku.
16pastaj prifti do të ngjyejë gishtin e dorës së tij të djathtë në vajin që ka në dorën e majtë dhe me gishtin do të spërkatë shtatë herë pak vaj përpara Zotit.
16A kňaz omočí svoj pravý prst a tak vezme z oleja, ktorý je na jeho ľavej ruke, a poprská z oleja svojím prstom sedem ráz pred Hospodinom.
17Dhe nga mbetja e vajit që ka në dorë, prifti do të vërë pak në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të riparimit.
17A z ostatku oleja, ktorý je na jeho ruke, dá kňaz na boltec pravého ucha toho, kto sa očisťuje, i na palec jeho pravej ruky i na palec jeho pravej nohy, na krv obeti za vinu.
18Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit.
18A to, čo zostane z oleja, ktorý je na ruke kňaza, dá na hlavu toho, kto sa očisťuje, a tak pokryje na ňom kňaz hriech pred Hospodinom.
19Pastaj prifti do të ofrojë flijimin për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për atë që do të pastrohet nga papastërtia e tij; pas kësaj do të therë olokaustin.
19Potom pripraví kňaz obeť za hriech a pokryje hriech na tom, kto sa očisťuje, a tak ho očistí od jeho nečistoty a potom zabije zápalnú obeť.
20Prifti do të ofrojë olokaustin dhe blatimin e ushqimit mbi altar; kështu ai do të ketë mundësi të bëjë për të shlyerjen dhe ai do të jetë i pastër.
20A kňaz bude obetovať zápalnú obeť aj obilnú obeť na oltári a tak pokryje kňaz na ňom hriech, a bude čistý.
21Në rast se ky person është i varfër dhe nuk mund t'i sigurojë këto gjëra, do të marrë vetëm një qengj për ta ofruar si flijim për shkeljen e kryer, si një ofertë të tundur, për të bërë shlyerjen
21A keby bol tak chudobný, že by nesahala po to jeho ruka, vezme jedného baránka obeťou za vinu na obeť povznášania pokryť na ňom hriech a jednu desatinu efy bielej múky jemnej, zamiesenej v oleji, na obilnú obeť a log oleja
22dhe dy turtuj apo dy pëllumba të rinj, sipas mundësive të tij; njëri do të jetë për flijimin për mëkatin dhe tjetri për olokaustin.
22a dve hrdličky alebo dvoje holúbät, samcov, po čo by sahala jeho ruka, a bude jedno na obeť za hriech a druhé na zápalnú obeť.
23Ditën e tetë do t'i çojë, për pastrimin e tij, këto gjëra priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit.
23A donesie ich vo ôsmy deň na svoje očistenie ku kňazovi, ku dveriam stánu shromaždenia, pred Hospodina.
24Dhe prifti do të marrë qengjin e flijimit për shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t'i tundë si një ofertë e tundur përpara Zotit.
24A kňaz vezme baránka obeti za vinu a log oleja a kňaz to bude sem a ta vznášať obeťou povznášania pred Hospodinom.
25Pastaj do të therë qengjin e flijimit për shkeljen e kryer. Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për shkeljen dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që do të pastrohet mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.
25A zabije baránka obeti za vinu a kňaz vezme z krvi obeti za vinu a dá na boltec pravého ucha toho, kto sa očisťuje, a na palec jeho pravej ruky i na palec jeho pravej nohy.
26Prifti do të derdhë pak vaj mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë.
26A kňaz uleje z oleja na svoju ľavú ruku,
27Dhe me gishtin e dorës së tij të djathtë, prifti do të spërkasë shtatë herë pak nga vaji që ka në dorën e tij të majtë përpara Zotit.
27a poprská svojím pravým prstom z oleja, ktorý je na jeho ľavej ruke, sedem ráz pred Hospodinom.
28Pastaj prifti do të vërë pak nga vaji që ka në dorë mbi skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e tij të madh të dorës së djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të shkeljes.
28A kňaz dá z oleja, ktorý je na jeho ruke, na boltec pravého ucha toho, kto sa očisťuje, i na palec jeho pravej ruky i na palec jeho pravej nohy, na miesto krvi obeti za vinu.
29Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që do të pastrohet, për të bërë shlyerjen për atë përpara Zotit.
29A to, čo zostane z oleja, ktorý je na ruke kňaza, dá na hlavu toho, kto sa očisťuje, aby pokryl na ňom hriech pred Hospodinom.
30Pastaj do të ofrojë një nga turtujt a një nga të dy pëllumbat e rinj, sipas mundësive të tij;
30A bude obetovať jednu z hrdličiek alebo jedno z holúbät, z toho, po čo sahá jeho ruka,
31do të ofrojë atë që ka mundur të sigurojë, njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust, bashkë me blatimin e ushqimit; kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për atë që do të pastrohet.
31teda to, po čo sahá jeho ruka, bude obetovať, jedno obeťou za hriech a druhé zápalnou obeťou aj s obilnou obeťou a tak pokryje kňaz hriech na tom, kto sa očisťuje, pred Hospodinom.
32Ky është ligji për atë që është prekur nga plaga e lebrës dhe nuk ka mjetet për të siguruar atë që kërkohet për pastrimin e tij".
32Toto je zákon, týkajúci sa toho, na ktorom by bola rana malomoci, ktorého ruka by nesahala po tamto všetko v jeho očisťovaní sa.
33Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:
33A Hospodin hovoril Mojžišovi a Áronovi a riekol:
34"Kur do të hyni në vendin e Kanaanit që unë ju jap në pronësi, në rast se dërgoj plagën e lebrës në një shtëpi të vendit që është prona juaj,
34Keď vojdete do Kanaánskej zeme, ktorú vám ja dám do državia, a dal by som ranu malomoci na niektorý dom zeme vášho državia,
35i zoti i shtëpisë do të shkojë t'ia deklarojë priftit, duke thënë: "Më duket se ka një farë plage në shtëpinë time".
35vtedy prijde ten, čí je dom, a oznámi kňazovi a povie: Vidí sa mi, že je na dome čosi jako rana malomoci.
36Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.
36A kňaz rozkáže, aby vyprázdnili dom, prv ako vojde kňaz pozrieť ranu, aby nebolo nečistým všetko, čo je v dome; až potom vojde kňaz pozrieť dom.
37Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbëra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,
37A keď pozrie ranu a uvidí, že hľa, rana je na stenách domu, priehlbinky, zelenkasté alebo červenasté, a že sú na pohľad nižšie ako stena inde,
38prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.
38vtedy vyjde kňaz z domu, ku dveriam domu, a zavrie dom na sedem dní.
39Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,
39A kňaz prijde opät siedmeho dňa a pozrie a keď uvidí, že hľa, rana sa rozšírila po stenách domu,
40prifti do të urdhërojë që të hiqen gurët mbi të cilët ndodhet plaga dhe t'i hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit.
40rozkáže, aby vyňali kamene, na ktorých je rana, a aby ich vyhodili von za mesto na nečisté miesto.
41Pastaj do të urdhërojë që të kruhet pjesa e brendshme e shtëpisë rreth e qark, dhe do ta hedhin suvanë që kanë rrëzuar jashtë qytetit, në vend të papastër.
41A dá oškriabať dom z vnútra dookola, a prach, ktorý naškriabali, vysypú von za mesto na nečisté miesto.
42Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t'i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.
42A vezmú iné kamene a vložia ich na miesto vyňatých kameňov a tiež vezmú inú hlinu a vymažú dom.
43Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,
43A keby sa navrátila rana a rozmohla by sa v dome ešte i po vyňatí kameňov a po oškriabaní domu a po jeho vymazaní,
44prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.
44vojde kňaz a keď uvidí, že hľa, rana sa rozšírila po dome, rozožieravá malomoc je po dome; nečistý je.
45Prandaj do ta shëmbë shtëpinë dhe do t'i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.
45Vtedy rozboria dom, jeho kamene, jeho drevá a všetok maz domu a vynesú von za mesto na nečisté miesto.
46Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
46A ten, kto by vošiel do domu ktoréhokoľvek dňa, kým by bol zavretý, bude nečistý až do večera.
47Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.
47A ten, kto by ležal v dome, operie svoje rúcho, i ten, kto by jedol v takom dome, tiež operie svoje rúcho.
48Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.
48Ale keby vošiel kňaz a videl by, že hľa, rana sa nerozšírila po dome po jeho vymazaní, kňaz vyhlási dom za čistý, lebo rana je uzdravená.
49Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;
49A vezme na očistenie domu dvoch malých vtákov, cedrové drevo, červec, dvakrát farbený, a yzop.
50do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;
50A zabije jedného vtáka do hlinenej nádoby nad živou vodou.
51dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t'i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.
51Potom vezme cedrové drevo a yzop a červec, dvakrát farbený, a živého vtáka a zamočí to do krvi zabitého vtáka a do tej živej vody a poprská na dom sedem ráz.
52Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;
52A tak očistí dom od nečistoty krvou vtáka, živou vodou, živým vtákom, cedrovým drevom, yzopom a červcom, dvakrát farbeným.
53por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.
53A živého vtáka pustí von za mesto, na pole, a tak pokryje na dome nečistotu, a bude čistý.
54Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,
54To je zákon, týkajúci sa jakejkoľvek rany malomoci a prašiny
55për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,
55ako i malomoci na rúchu a na dome,
56për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,
56opuchliny, prašiny a lesklej škvrny
57për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".
57ukázať, kedy je niekto nečistý a kedy je niekto čistý. To je tedy zákon malomoci.