Shqip

Zarma

Isaiah

58

1"Bërtit sa të mundësh, mos u kurse; ngrije zërin tënd si një bori dhe shpalli popullit tim shkeljet e tij dhe shtëpisë së Jakobit mëkatet e tij.
1 Ni jinda sambu, ma s'a zabu! Ni jinda tunandi, sanda hilli karyaŋ cine k'ay jama taalo ci i se, Ma Yakuba dumo zunubey ci i se mo.
2Më kërkojnë çdo ditë dhe dëshirojnë të njohin rrugët e mia, si një komb që zbaton drejtësinë dhe nuk braktis ligjin e Perëndisë të tij; më kërkojnë gjykime të drejta dhe dëshirojnë t'i afrohen Perëndisë.
2 Daahir, i goono g'ay ceeci zaari kulu, Ka ne ngey ga ba ngey m'ay fondey bay, Danga dumi kaŋ goono ga adilitaray te, Kaŋ siino ga fay da ngey Irikoyo farilla. I goono ga cimi ciiti dumbuyaŋ ŋwaaray ay gaa ka ne ngey ga ba ngey ma maan Irikoy do.
3Ata thonë: "Pse kemi agjëruar, dhe ti nuk e ke parë? Pse kemi hidhëruar shpirtërat tona dhe ti nuk e ke vënë re?". Ja, ditën e agjërimit tuaj ju bëni atë që ju pëlqen dhe i detyroni punëtorët tuaj të kryejnë një punë të rëndë.
3 I go ga ne: «Ifo se no iri mehaw, ni mo, ni mana di a? Ifo se no iri n'iri boŋ kaynandi, ni mana saal mo?» A go, araŋ mehaw zaaro ra araŋ goono ga araŋ ndunnya kaaniyey ŋwa, Araŋ goono g'araŋ goy-teerey kulu kankam mo.
4Ja, ju agjëroni për grindje dhe mosmarrëveshje dhe për të goditur pabesisht me grusht. Duke agjëruar ashtu si bëni sot, nuk bëni që zëri juaj të dëgjohet lart.
4 A go, araŋ goono ga mehaw da kusuuma nda yanje, Araŋ ga kar mo da kambe kunkunante laalo. Sohõ binde, araŋ mana mehaw mate kaŋ ga naŋ i ma maa araŋ jindey beene.
5A është ky agjërimi të cilin e pëlqej, dita në të cilën njeriu pikëllon shpirtin e tij? Të përkulësh kokën si xunkthi dhe të shtrihesh mbi një shtrat prej thesi dhe hiri? A e quan këtë vallë agjërim dhe ditë që i pëlqen Zotit?
5 Mate no, woone no ga ti mehawo kaŋ dumi ay suuban -- Zaari no kaŋ boro ga nga fundo taabandi? A ma boŋ sumbal sanda karra, A ma bufu zaara nda boosu daaru ngey cire no? Woodin se no ni ga ne mehaw? Zaari no kaŋ Rabbi ga yadda nd'a? Abada!
6Agjërimi që më pëlqen a nuk është vallë ky: të thyesh zinxhirët e ligësisë, të zgjidhësh verigat e zgjedhës, t'i lësh të lirë të shtypurit, të dërmosh çdo zgjedhë?
6 Wala manti woone ga ti mehawo kaŋ dumi ay suuban? Araŋ ma laala sisirey ceeri, Wa calu hawyaŋ korfey feeri, Wa borey kaŋ yaŋ i kankam taŋ, wa calu kulu feeri.
7A nuk konsiston vallë në ndarjen e bukës sate me atë që ka uri, në sjelljen në shtëpinë tënde të të varfërit pa strehë, në të veshurit e atij që është lakuriq, pa lënë pas dore ata që janë nga gjaku yt?
7 Wala manti nga mo no: Ma ni ŋwaaro zaban harayzey se, Alfukaarey kaŋ sinda naŋ-kaniya, ma kand'ey ni windo ra, Da ni di boro kaŋ gonda banji, m'a bankaaray, Ni ma si tugu ni nya-izey se mo?
8Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë, drejtësia jote do të të pararendë dhe lavdia e Zotit do të jetë praparoja jote.
8 Saaya din no ni annura ga zorti sanda mo boyaŋ, Ni baani duure mo ga cahã ka kaa da waasi. Ni adilitara ga koy ni jine, Rabbi darza mo ga te ni se kosaray banda haray.
9Atëherë do të thërrasësh dhe Zoti do të të përgjigjet, do të bërtasësh dhe ai do të thotë: "Ja ku jam!". Në rast se ti heq dorë nga zgjedha, tregimi me gisht dhe të folurit mbrapsht,
9 Waato din gaa no ni ga ce, Rabbi mo ga tu. Ni ga jinde tunandi, nga mo ga ne: «Ay neeya!» Da ni na calu, da kambayze cabeyaŋ, Da laala sanni ciyaŋ hibandi ka kaa araŋ game ra.
10në rast se plotëson nevojat e të uriturit dhe ngop shpirtin e pikëlluar, atëherë drita jote do të lindë nga terri dhe terri yt do të jetë si mesdita.
10 Da ni na ni bine feeri harayzey se, Ma boro kaŋ fundo taabi kungandi -- waato din gaa no ni annura ga fun kubay ra. Ni kuba mo ga ciya sanda wayno go zaari bindi.
11Zoti do të të udhëheqë vazhdimisht, do të ngopë shpirtin tënd në vendet e thata dhe do t'u japë forcë kockave të tua; ti do të jesh si një kopsht i vaditur dhe si një burim uji, ujërat e të cilit nuk shterojnë.
11 Rabbi mo ga jine candi ni se duumi, A ma ni fundo kungandi mo nangu kogey ra, A ma ni biriyey gaabandi. Ni ga ciya sanda kali kaŋ i haŋandi, Sanda hari zuru mo kaŋ haro si koosu.
12Njerëzit e tu do të rindërtojnë rrënojat e lashta, dhe ti do të ngresh përsëri themelet e shumë brezave të shkuara; kështu do të quhesh riparuesi i të çarave, restauruesi i shtigjeve për të banuar në vend.
12 Ni banda mo ga waato kurmu zeeney cina. Ni ga ye ka waato zamaney daba boobo cina, I ga ne ni se kortimi hanseko, Da fondey kaŋ ra borey ga goro hanseko.
13Në rast se e përmban këmbën që të mos dhunosh të shtunën, në rast se nuk kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan të shtunën kënaqësi, ditën e shenjtë të Zotit, që meriton
13 Hala day ni na ce kaa ni boŋ ibaay ganayaŋ ra asibti hane, Kaŋ ga ti ay zaari hananta, Da ni na asibti ciya ni kaani maayaŋ hari, Da haŋ kaŋ Rabbi darza hanandi, Da ni na asibti beerandi mo, Ni mana ni boŋ muraadu goy te, Ni mana ni boŋ kaani ceeci, Ni mana ni boŋ ibaay sanni ci mo --
14do të gjesh kënaqësinë tënde tek Zoti, dhe unë do të të bëjë që të kalërosh mbi lartësitë e tokës dhe do të të jap të hash trashëgiminë e Jakobit, atit tënd, sepse goja e Zotit ka folur".
14 Waato din gaa no ni bina ga kaan Rabbi ra. Ay mo ga ni kaarandi ndunnya nangu beerey boŋ, Ay ga ni kuru mo da ni kaayo Yakuba tubo, Zama Rabbi meyo no ka woodin ci.