Shqip

Zarma

Zechariah

8

1Fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua përsëri, duke thënë:
1 Rabbi Kundeykoyo sanno kaa ay do ka ne:
2Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë jam shumë xheloz për Sionin, po, unë digjem nga xhelozia për të".
2 Yaa no Rabbi Kundeykoyo ci: Ay ga canse Sihiyona gaa da canse korno. Ay g'a canse mo da futay korno gumo.
3Kështu thotë Zoti: "Unë do të kthehem në Sion dhe do të banoj në mes të Jeruzalemit. Jeruzalemin do ta quajnë Qytet të besnikërisë dhe malin e Zotit të ushtrive, mal të shenjtërisë".
3 Rabbi ne: Ay ga ye ka kaa Sihiyona do, ay ga goro mo Urusalima bindo ra. I ga ne Urusalima se Cimi Birni. Rabbi Kundeykoyo tondo mo, i ga ne a se Tondi Hananta.
4Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Nëpër sheshet e Jeruzalemit do të ulen akoma pleq e plaka, secili me shkopin e vet në dorë për shkak të moshës së shtyrë.
4 Yaa no Rabbi Kundeykoyo ci: Arkusu zeeney, alborey da wayborey ga ye ka goro koyne Urusalima fondey ra, afo kulu nda nga goobo nga kambe ra i jiirey baayaŋo sabbay se.
5Sheshet e qytetit do të jenë plot e përplot me djem dhe vajza që do të lozin në sheshet e tij".
5 Birno fondey mo ga to da zankayaŋ, arwasey da wandiyey ga fooru a fondey ra.
6Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në se kjo duket shumë e vështirë në sytë e atyre që kanë mbetur nga ky popull ndër këto ditë, a do të jetë gjithashtu tepër e vështirë për sytë e mi?", thotë Zoti i ushtrive.
6 Yaa no Rabbi Kundeykoyo ci: Da woodin dambara hari no borey kaŋ cindi sohõ zamana woone ra se, dambara hari nooya ay se, wala? Yaadin no Rabbi Kundeykoyo ci.
7Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do ta shpëtoj popullin tim nga vendi i lindjes dhe nga vendi i perëndimit.
7 Yaa no Rabbi Kundeykoyo ci: Guna, wayna funay da wayna kaŋay haray laabey ra mo, ay g'ay borey faaba i ma kaa.
8Unë do t'i bëj të vijnë dhe ata do të banojnë në Jeruzalem; ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre me besnikëri dhe drejtësi".
8 Ay ga ye ka kand'ey Urusalima. I ga goro a bindo ra mo. I ga ciya ay jama, ay mo ga ciya i Irikoyo naaney da adilitaray ra.
9Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Duart tuaja le të jenë të fuqishme, ju që dëgjoni në këto ditë këto fjalë nga goja e profetëve që ishin në kohën kur po hidheshin themelet e shtëpisë të Zotit, me qëllim që të mund të rindërtohej tempulli.
9 Yaa no Rabbi Kundeykoyo ci: Araŋ kaŋ goono ga maa jirbi woone yaŋ ra sanney wo annabey me ra, kaŋ yaŋ i ci alwaato kaŋ ra i na Rabbi Kundeykoyo windo ganda daba sinji, sududuyaŋ windo, araŋ kambey ma te gaabi zama i m'a cina se.
10Përpara asaj kohe nuk kishte pagesë për njeriun dhe pagesë për kafshët; nuk kishte fare siguri për këdo që shkonte ose vinte për shkak të armikut; unë vet, pra, i vija gjithë njerëzit kundër njeri tjetrit.
10 Zama hala jirbi woodin yaŋ kaa i mana boro wala alman sufuray. Baani si no mo boro kaŋ ga furo wala boro kaŋ ga fatta se a ibarey sabbay se. Zama ay na borey kulu kubandi care gaa, afo kulu ga gaaba nda nga gorokasin.
11Por tani nuk do të jem më me ata të mbeturit nga ky popull siç kam qenë në kohërat e shkuara", thotë Zoti i ushtrive.
11 Amma baa sohõ ay si ciya borey kaŋ cindi din se sanda mate kaŋ ay go doŋ jiirey ra cine. Yaadin no Rabbi Kundeykoyo ci.
12"Sepse do të ketë një farë paqeje: hardhia do të japë frytin e vet, toka do të japë prodhimet e veta dhe qiejt do t'u japin vesën e tyre. Do t'i bëj ata të mbeturit nga ky popull të kenë zotërimin e të gjitha këtyre gjërave.
12 Zama dumar'ize ga te albarka, reyzin* nya ga nga izey hay, laabo ga nga nafa kaa taray, beena mo ga nga harandaŋo te. Ay ga naŋ mo borey kaŋ yaŋ cindi wo, i ma hayey wo kulu tubu.
13Dhe do të ndodhë që, ashtu si ishit një mallkim midis kombeve, o shtëpi e Judës dhe shtëpi e Izraelit, kështu, kur t'ju shpëtoj, do të jeni një bekim. Mos u trembni, duart tuaja le të jenë të fuqishme!".
13 A ga ciya mo, sanda mate kaŋ cine araŋ bara laaliyaŋ hari dumi cindey game ra, ya araŋ, Yahuda da Israyla dumo, yaadin cine mo no ay g'araŋ faaba hal araŋ ma ciya albarka hari. Wa si humburu bo, amma araŋ kambey ma te gaabi.
14Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t'ju bëj keq kur etërit tuaj më provokuan zemërimin", thotë Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,
14 Zama yaa no Rabbi Kundeykoyo goono ga ci: Sanda mate kaŋ cine ay miila ay ma hasaraw te araŋ se, waato kaŋ araŋ kaayey n'ay zokoti, ay mo, yan'ay miila barmay bo. Yaadin no Rabbi Kundeykoyo ci.
15kështu, këto ditë kam vendosur rishtas t'i bëj mirë Jeruzalemit dhe shtëpisë së Judës. Mos u trembni!
15 Yaadin cine mo no sohõ jirbi woone yaŋ ra ay gonda miila ay ma Urusalima da Yahuda dumo boriyandi. Araŋ ma si humburu bo.
16Këto janë gjërat që duhet të bëni: i flisni me vërtetësi secili të afërmit të tij, në portat tuaja jepni gjykime me vërtetësi, drejtësi dhe paqe.
16 Haŋ kaŋ araŋ ga te neeya: kala boro fo kulu ma cimi ci nga gorokasino se. Wa ciiti nda cimi hala laakal kanay ma bara araŋ faadey ra.
17Askush të mos kurdisë në zemër të vet ndonjë të keqe kundër të afërmit të vet dhe mos pëlqeni betimin e rremë, sepse të gjitha këto gjëra unë i urrej, thotë Zoti".
17 Araŋ afo kulu mo ma si laala saaware nga bina ra nga gorokasin boŋ. Araŋ ma si ba tangari boŋ zeyaŋ mo, zama woodin yaŋ kulu no ay ga konn'ey. Yaadin no Rabbi ci.
18Fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua përsëri, duke thënë:
18 Rabbi Kundeykoyo sanno kaa ay do koyne ka ne:
19"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Agjërimi i muajit të katërt, agjërimi i të pestit, agjërimi i të shtatit dhe agjërimi i të dhjetit do të bëhen për shtëpinë e Judës një periudhë gëzimi, hareje dhe festash të gëzuara; prandaj duajeni të vërtetën dhe paqen".
19 Yaa no Rabbi Kundeykoyo ci: Handu taacanta mehawo, da handu gu wano, da handu iyya wano, da handu way wano mo, i ga bare ka ciya farhã da bine kaani hari Yahuda dumo se. I ga ciya batu kaano yaŋ. Woodin sabbay se no araŋ ma ba cimi da laakal kanay.
20Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Do të vijnë akoma popuj dhe banorë të shumë qyteteve;
20 Yaa no Rabbi Kundeykoyo ci: Han fo ne ka koy jina dumi boobo ga kaa, sanda gallu boobo gorokoy no.
21banorët e një qyteti do të shkojnë tek ata të tjetrit, duke thënë: "Le të shkojmë menjëherë t'i përgjërohemi fytyrës së Zotit dhe të kërkojmë Zotin e ushtrive. Edhe unë do të shkoj".
21 Kwaara fo borey ga koy afo do ka ne: Iri ma koy da waasi ka gomni ŋwaaray Rabbi gaa. Iri ma Rabbi Kundeykoyo ceeci, iri mo ga koy.
22Po, shumë popuj dhe kombe të fuqishëm do të vijnë të kërkojnë Zotin e ushtrive në Jeruzalem dhe t'i përgjërohen fytyrës së Zotit".
22 Oho, dumi boobo ga kaa ka Rabbi Kundeykoyo ceeci Urusalima ra, i ma Rabbi gomno ceeci.
23Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në ato ditë dhjetë burra nga të gjitha gjuhët e kombeve do të zënë një Jude nga cepi i rrobës dhe do të thonë: "Ne duam të vijmë me ju sepse kemi dëgjuar se Perëndia është me ju"".
23 Yaa no Rabbi Kundeykoyo ci: Jirbey din ra dumi da deeney kulu ra boro way ga Yahudance folloŋ kwaay di, i ma ne: «Iri ga koy araŋ banda, zama iri maa baaru kaŋ Irikoy go araŋ banda.»