1"Nuk do të hapësh asnjë fjalë të rreme dhe nuk do t'i japësh asnjë ndihmë të pabesit për t'u bërë dëshmitar i anshëm.
1Du skall icke utsprida falskt rykte; åt den som har en orätt sak skall du icke giva ditt bistånd genom att bliva ett orättfärdigt vittne.
2Nuk do të shkosh pas shumicës për të bërë të keqen; dhe nuk do të dëshmosh në një çështje gjyqësore duke u radhitur nga ana e shumicës për të prishur drejtësinë.
2Du skall icke följa med hopen i vad ont är, eller vittna så i någon sak, att du böjer dig efter hopen och vränger rätten.
3Nuk do të favorizosh as të varfrin në gjyqin e tij.
3Du skall icke vara partisk för den ringe i någon hans sak.
4Në rast se takon kaun e armikut tënd ose gomarin e tij që ka humbur rrugën, do t'ia kthesh atij.
4Om du träffar på din fiendes oxe eller åsna som har kommit vilse, så skall du föra djuret tillbaka till honom.
5Në rast se sheh gomarin e atij që të urren të shtrirë për tokë nën barrën, ruhu se e braktis, por ndihmo të zotin ta zgjidhë.
5Om du ser din oväns åsna ligga dignad under sin börda, så skall du ingalunda lämna mannen ohulpen, utan hjälpa honom att lösa av bördan.
6Mos shkel të drejtën e të varfrit tënd në gjyqin e tij.
6Du skall icke i någon sak vränga rätten för den fattige som du har hos dig.
7Shmangu nga çdo pavërtetësi; mos vrit të pafajshmin dhe të drejtin, sepse unë nuk do ta fal të ligun.
7Du skall hålla dig fjärran ifrån orätt sak; du skall icke dräpa den som är oskyldig och har rätt, ty jag skall icke giva rätt åt någon som är skyldig.
8Mos prano asnjë dhuratë, sepse dhurata verbon atë që sheh dhe prapëson fjalët e njerëzve të drejtë.
8Du skall icke taga mutor, ty mutor förblinda de seende och förvrida de rättfärdigas sak.
9Mos shtyp të huajin, sepse ju e njihni shpirtin e të huajit, sepse keni qenë të huaj në vendin e Egjiptit.
9En främling skall du icke förtrycka; I veten ju huru främlingen känner det, eftersom I själva haven varit främlingar i Egyptens land.
10Gjashtë vjet me radhë do të mbjellësh tokën tënde dhe do të korrësh frytet e saj;
10I sex år skall du beså din jord och inbärga dess gröda;
11por vitin e shtatë do ta lësh të pushojë dhe ajo do të mbetet djerr, me qëllim që ta gëzojnë të varfrit e popullit tënd; dhe gjëja e fshatit do të hajë atë që kanë për të lënë ata. Po ashtu do të veprosh me vreshtin tënd dhe ullinjtë e tu.
11men under det sjunde året skall du låta den vila och ligga orörd, för att de fattiga bland ditt folk må äta därav; vad de lämna kvar, det må ätas av markens djur. Så skall du ock göra med din vingård och med din olivplantering.
12Gjashtë ditë do të bësh punën tënde por ditën e shtatë do të pushosh, me qëllim që kau yt dhe gomari yt të mund të pushojnë, dhe biri i shërbëtores sate dhe i huaji të mund ta marrin veten.
12Sex dagar skall du göra ditt arbete, men på sjunde dagen skall du hålla vilodag, för att din oxe och din åsna må hava ro, och din tjänstekvinnas son och främlingen må njuta vila.
13Do t'u kushtoni kujdes tërë gjërave që ju kam thënë dhe nuk do ta shqiptoni emrin e perëndive të tjerë; të mos dëgjohet të dalë nga goja juaj.
13I alla de stycken om vilka jag har talat till eder skolen I taga eder till vara. Och andra gudars namn skolen I icke nämna; de skola icke höras i din mun.
14Tri herë në vit do të më kremtosh një festë.
14Tre gånger om året skall du hålla högtid åt mig.
15Do të kremtosh festën e të ndormëve. Shtatë ditë do të hash bukë pa maja, siç të kam urdhëruar, në kohën e caktuar në muajin e Abibit, sepse në atë muaj ti dole nga Egjipti; dhe askush nuk do të paraqitet para meje duarbosh.
15Det osyrade brödets högtid skall du hålla: i sju dagar skall du äta osyrat bröd, såsom jag har bjudit dig, på den bestämda tiden i månaden Abib, eftersom du då drog ut ur Egypten; men med tomma händer skall ingen träda fram inför mitt ansikte.
16Do të kremtosh edhe festën e korrjes, të prodhimit të hershëm të punës sate, të asaj që ke mbjellë në ara; si dhe festën e të vjelave, në fund të vitit, kur do të mbledhësh nga arat frytet e punës sate.
16Du skall ock hålla skördehögtiden, när du skördar förstlingen av ditt arbete, av det du har sått på marken. Bärgningshögtiden skall du ock hålla, vid årets utgång, när du inbärgar frukten av ditt arbete från marken.
17Tri herë në vit tërë meshkujt do të paraqiten para Perëndisë, Zotit.
17Tre gånger om året skall allt ditt mankön träda fram inför HERRENS, din Herres, ansikte.
18Nuk do të ofrosh gjakun e flisë sime bashkë me bukën e mbrujtur; dhe yndyra e flive të festës sime nuk do të teprojë deri në mëngjes.
18Du skall icke offra blodet av mitt slaktoffer jämte något som är syrat. Och det feta av mitt högtidsoffer skall icke lämnas kvar över natten till morgonen.
19Do të çosh në shtëpinë e Zotit, Perëndisë tënd, të parat fruta të tokës. Nuk do ta ziesh kecin me qumështin e nënës së tij.
19Det första av din marks förstlingsfrukter skall du föra till HERRENS, din Guds, hus. Du skall icke koka en killing i dess moders mjölk.
20Ja, pra, unë po dërgoj një Engjëll para teje që të të ruajë gjatë rrugës, dhe të të futë në vendin që kam përgatitur.
20Se, jag skall sända en ängel framför dig, som skall bevara dig på vägen och föra dig till den plats som jag har utsett.
21Ki kujdes para tij dhe bindju zërit të tij; mos ngri krye kundër tij, sepse ai nuk do t'i falë shkeljet tuaja, sepse emri im gjendet në të.
21Tag dig till vara inför honom och hör hans röst, var icke gensträvig mot honom, han skall icke hava fördrag med edra överträdelser, ty mitt namn är i honom.
22Por në qoftë se i bindesh plotësisht zërit të tij dhe bën të gjitha ato që do të them, unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe kundërshtari i kundërshtarëve të tu;
22Men om du hör hans röst och gör allt vad jag säger, så skall jag bliva en fiende till dina fiender och en ovän till dina ovänner.
23sepse Engjëlli im do të shkojë para teje dhe do të të futë në vendin e Amorejve, të Hitejve, të Perezejve, të Kananejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, dhe unë do t'i shfaros ata.
23Ty min ängel skall gå framför dig och skall föra dig till amoréernas, hetiternas, perisséernas, kananéernas, hivéernas och jebuséernas land, och jag skall utrota dem.
24Nuk do përkulesh para perëndive të tyre, dhe nuk do t'u shërbesh. Nuk do të bësh atë që bëjnë ato; por do t'i shkatërrosh plotësisht dhe do të thyesh shtyllat e tyre.
24Du må icke tillbedja deras gudar eller tjäna dem eller göra såsom man där gör, utan du skall slå dem ned i grund och bryta sönder deras stoder.
25Shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, ai do të bekojë bukën tënde dhe ujin tënd; dhe unë do të largoj sëmundjen nga ti.
25Men HERREN, eder Gud, skolen I tjäna, så skall han för dig välsigna både mat och dryck; sjukdom skall jag då ock avvända från dig.
26Në vendin tënd nuk do të ketë asnjë grua që të dështojë, asnjë grua shterpë. Unë do ta plotësoj numrin e ditëve të tua.
26I ditt land skall då icke finnas någon kvinna som föder i otid eller är ofruktsam. Dina dagars mått skall jag göra fullt.
27Unë do të dërgoj para teje tmerrin tim dhe do t'i jap dërmën çdo populli pranë të cilit do të arrish, do të bëj që të gjithë armiqtë e tu të të kthejnë kurrizin.
27Förskräckelse för mig skall jag sända framför dig och vålla förvirring bland alla de folk som du kommer till, och jag skall driva alla dina fiender på flykten för dig.
28Dhe do të dërgoj para teje grerëza, që do t'i përzënë Hivejtë, Kananejtë dhe Hitejtë para syve të tu.
28Jag skall sända getingar framför dig, och de skola förjaga hivéerna, kananéerna och hetiterna undan för dig.
29Nuk do t'i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.
29Dock skall jag icke på ett och samma år förjaga dem för dig, på det att icke landet så må bliva en ödemark och vilddjuren föröka sig till din skada;
30Do t'i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.
30utan småningom skall jag förjaga dem för dig, till dess du har förökat dig, så att du kan taga landet till din arvedel.
31Dhe unë do t'i caktoj kufijtë e tu nga Deti i Kuq në detin e Filistejve dhe nga shkretëtira deri te Lumi; sepse unë do të lë në duart e tua banorët e vendit dhe ti do t'i dëbosh para syve të tu.
31Och jag skall låta ditt lands gränser gå från Röda havet till filistéernas hav, och från öknen till floden; ty jag skall giva landets inbyggare i eder hand, och du skall förjaga dem, så att de fly för dig.
32Nuk do të lidhësh asnjë aleancë me ta, as edhe me perënditë e tyre.
32Du må icke sluta förbund med dem eller deras gudar.
33Ata nuk do të banojnë në vendin tënd, që të mos të bëjnë të mëkatosh kundër meje: ti do t'u shërbeje perëndive të tyre, dhe kjo do të ishte një lak".
33De skola icke få bo kvar i ditt land, på det att de icke må förleda dig till synd mot mig; ty du kunde ju komma att tjäna deras gudar, och detta skulle bliva dig till en snara.