1Por kjo nuk i pëlqeu aspak Jonas, i cili u zemërua.
1Men detta förtröt Jona högeligen, och hans vrede upptändes.
2Kështu ai iu lut Zotit, duke thënë: "Ah, o Zot, a nuk ishte vallë kjo që unë thoja kur isha akoma në vendin tim? Prandaj ika në fillim në Tarshish, sepse e dija që je një Perëndi i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe që pendohesh për të keqen e hakërruar.
2Och han bad till HERREN och sade: »Ack Herre, var det icke detta jag tänkte, när jag ännu var i mitt land! Därför ville jag ock i förväg fly undan till Tarsis. Jag visste ju att du är en nådig och barmhärtig Gud, långmodig och stor i mildhet, och sådan att du ångrar det onda.
3Tani, pra, o Zot, të lutem, ma hiq jetën, sepse për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".
3Så tag nu, Herre, mitt liv ifrån mig; ty jag vill hellre vara död än leva.»
4Por Zoti i tha: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu?".
4Men HERREN sade: »Menar du att du har skäl till att vredgas?»
5Atëherë Jona doli nga qyteti dhe u ul në lindje të qytetit; atje bëri një kasolle dhe u ul nën të, në hije, që të mund të shikonte çfarë do t'i ndodhte qytetit.
5Och Jona gick ut ur staden och stannade öster om staden; där gjorde han sig en hydda och satt i skuggan därunder, för att se huru det skulle gå med staden.
6Atëherë Zoti Perëndi përgatiti një bimë që u rrit përmbi Jonan, për t'i bërë hije kokës së tij dhe për ta çliruar nga e keqja e tij; dhe Jona ndjeu një gëzim të madh nga kjo bimë.
6Och HERREN Gud lät en ricinbuske skjuta upp över Jona, för att den skulle giva skugga åt hans huvud och hjälpa honom ur hans förtrytelse; och Jona gladde sig högeligen över ricinbusken.
7Të nesërmen në të gdhirë Perëndia dërgoi një krimb që i ra bimës, dhe kjo u tha.
7Men dagen därefter, när morgonrodnaden gick upp, sände Gud maskar som frätte ricinbusken, så att den vissnade.
8Kur u ngrit dielli Perëndia solli një erë mbytëse nga lindja, dhe dielli i ra në kokë Jonas, që e ndjeu veten të ligështuar dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Për mua është më mirë të vdes se sa të rroj".
8När sedan solen hade gått upp, sände Gud en brännande östanvind, och solen stack Jona på huvudet, så att han försmäktade. Då önskade han sig döden och sade: »Jag vill hellre vara död än leva.»
9Perëndia i tha Jonas: "A të duket e drejtë të zemërohesh kështu për bimën?". Ai u përgjigj: "Po, është e drejtë për mua të zemërohem deri në vdekje".
9Men Gud sade till Jona: »Menar du att du har skäl till att vredgas för ricinbuskens skull?» Han svarade: »Jag må väl hava skäl att vredgas till döds.»
10Por Zoti tha: "Ty të erdhi keq për bimën për të cilën nuk je munduar dhe nuk e ke rritur, dhe që një natë u rrit dhe në një natë mbaroi.
10Då sade HERREN: »Du ömkar dig över ricinbusken, som du icke har haft någon möda med och icke har dragit upp, som kom till på en natt och förgicks efter en natt.
11Dhe mua nuk duhet të më vijë keq për Niniven, qytetin e madh, në të cilin ka njëqind e njëzetmijë veta që nuk dijnë të dallojnë të djathtën e tyre nga e majta e tyre, dhe një sasi të madhe kafshësh?".
11Och jag skulle icke ömka mig över Nineve, den stora staden, där mer än ett hundra tjugu tusen människor finnas, som icke förstå att skilja mellan höger och vänster, och därtill djur i myckenhet!»