1Por Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin bashkë për në tempull, rreth orës së nëntë, në orën e lutjes.
1ܘܗܘܐ ܕܟܕ ܤܠܩܝܢ ܫܡܥܘܢ ܟܐܦܐ ܘܝܘܚܢܢ ܐܟܚܕܐ ܠܗܝܟܠܐ ܒܥܕܢܐ ܕܨܠܘܬܐ ܕܬܫܥ ܫܥܝܢ ܀
2Dhe aty ishte një njeri i çalë që prej lindjes, të cilin e sillnin çdo ditë dhe e linin afër derës së tempullit, e t'u quajtur "E bukura", për t'u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempull.
2ܘܗܐ ܓܒܪܐ ܚܕ ܚܓܝܪܐ ܕܡܢ ܟܪܤ ܐܡܗ ܫܩܝܠܝܢ ܗܘܘ ܐܢܫܐ ܐܝܠܝܢ ܕܡܥܕܝܢ ܗܘܘ ܡܝܬܝܢ ܘܤܝܡܝܢ ܠܗ ܒܬܪܥܐ ܕܗܝܟܠܐ ܕܡܬܩܪܐ ܫܦܝܪܐ ܕܢܗܘܐ ܫܐܠ ܙܕܩܬܐ ܡܢ ܗܢܘܢ ܕܥܐܠܝܢ ܠܗܝܟܠܐ ܀
3Ai, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin në tempull, u kërkoi lëmoshë.
3ܗܢܐ ܟܕ ܚܙܐ ܠܫܡܥܘܢ ܘܠܝܘܚܢܢ ܕܥܐܠܝܢ ܠܗܝܟܠܐ ܒܥܐ ܗܘܐ ܡܢܗܘܢ ܕܢܬܠܘܢ ܠܗ ܙܕܩܬܐ ܀
4Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: ''Na shiko''.
4ܘܚܪܘ ܒܗ ܫܡܥܘܢ ܘܝܘܚܢܢ ܘܐܡܪܘ ܠܗ ܚܘܪ ܒܢ ܀
5Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do të merrte ndonjë gjë prej tyre.
5ܗܘ ܕܝܢ ܚܪ ܒܗܘܢ ܟܕ ܤܒܪ ܗܘܐ ܠܡܤܒ ܡܢܗܘܢ ܡܕܡ ܀
6Por Pjetri tha: ''Unë nuk kam as argjend, as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit Nazarenas, çohu dhe ec!''.
6ܐܡܪ ܠܗ ܫܡܥܘܢ ܕܗܒܐ ܘܤܐܡܐ ܠܝܬ ܠܝ ܐܠܐ ܡܕܡ ܕܐܝܬ ܠܝ ܝܗܒ ܐܢܐ ܠܟ ܒܫܡܗ ܕܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܢܨܪܝܐ ܩܘܡ ܗܠܟ ܀
7Dhe, si e kapi nga dora e djathtë, e ngriti në këmbë; dhe në atë çast iu forcuan këmbët dhe nyjet.
7ܘܐܚܕܗ ܒܐܝܕܗ ܕܝܡܝܢܐ ܘܐܩܝܡܗ ܘܒܗ ܒܫܥܬܐ ܫܪ ܪܓܠܘܗܝ ܘܥܩܒܘܗܝ ܀
8Dhe me një të hovur u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë; dhe hyri me ta në tempull, duke ecur, duke u hedhur dhe duke lavdëruar Perëndinë.
8ܘܫܘܪ ܩܡ ܘܗܠܟ ܘܥܠ ܥܡܗܘܢ ܠܗܝܟܠܐ ܟܕ ܡܗܠܟ ܘܡܫܘܪ ܘܡܫܒܚ ܠܐܠܗܐ ܀
9Dhe gjithë populli e pa duke ecur dhe duke lavdëruar Perëndinë,
9ܘܚܙܐܘܗܝ ܟܠܗ ܥܡܐ ܟܕ ܡܗܠܟ ܘܡܫܒܚ ܠܐܠܗܐ ܀
10dhe e njohën se ishte ai që rrinte ulur para derës së Bukur të tempullit për të kërkuar lëmoshë; dhe u mbushën me habi dhe çudi për atë që i kishte ndodhur atij.
10ܘܐܫܬܘܕܥܘ ܕܗܘܝܘ ܗܘ ܚܕܘܪܐ ܕܝܬܒ ܗܘܐ ܟܠܝܘܡ ܘܫܐܠ ܙܕܩܬܐ ܥܠ ܬܪܥܐ ܕܡܬܩܪܐ ܫܦܝܪܐ ܘܐܬܡܠܝܘ ܬܡܗܐ ܘܕܘܡܪܐ ܥܠ ܡܕܡ ܕܗܘܐ ܀
11Atëherë, ndërsa i çali që ishte shëruar rrinte ngjitur pas Pjetrit dhe Gjonit, gjithë populli, i çuditur, rendi drejt tyre te portiku të quajtur i Salomonit.
11ܘܟܕ ܐܚܝܕ ܗܘܐ ܠܫܡܥܘܢ ܘܠܝܘܚܢܢ ܪܗܛ ܟܠܗ ܥܡܐ ܟܕ ܬܗܝܪ ܠܘܬܗܘܢ ܠܐܤܛܘܐ ܕܡܬܩܪܐ ܕܫܠܝܡܘܢ ܀
12Dhe Pjetri, duke parë këtë gjë, i foli popullit duke thënë: ''Burra të Izraelit, pse po mrrekulloheni për këtë? Ose pse po na i ngulni sytë sikur ne me fuqinë tonë të vetme ose me perëndishmëri të kishim bërë që ky njeri të ecë?
12ܘܟܕ ܚܙܐ ܫܡܥܘܢ ܥܢܐ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܓܒܪܐ ܒܢܝ ܐܝܤܪܝܠ ܡܢܐ ܡܬܕܡܪܝܢ ܐܢܬܘܢ ܒܗܢܐ ܐܘ ܒܢ ܡܢܐ ܚܝܪܝܢ ܐܢܬܘܢ ܐܝܟ ܗܘ ܕܒܚܝܠܐ ܕܝܠܢ ܐܘ ܒܫܘܠܛܢܢ ܥܒܕܢ ܗܕܐ ܕܢܗܠܟ ܗܢܐ ܀
13Perëndia e Abrahamit, e Isakut dhe e Jakobit, Perëndia e etërve tanë e ka përlëvduar Birin e tij Jezusin, të cilin ju ia dorëzuat Pilatit dhe e mohuat përpara tij, megjithëse ai kishte vendosur ta lironte.
13ܐܠܗܗ ܗܘ ܕܐܒܪܗܡ ܘܕܐܝܤܚܩ ܘܕܝܥܩܘܒ ܐܠܗܐ ܕܐܒܗܬܢ ܫܒܚ ܠܒܪܗ ܝܫܘܥ ܗܘ ܕܐܢܬܘܢ ܐܫܠܡܬܘܢ ܘܟܦܪܬܘܢ ܒܗ ܩܕܡ ܐܦܘܗܝ ܕܦܝܠܛܘܤ ܟܕ ܗܘ ܙܕܩ ܗܘܐ ܕܢܫܪܝܘܗܝ ܀
14Por ju e mohuat të Shenjtin, të Drejtin, dhe kërkuat që t'ju jepej një vrasës,
14ܐܢܬܘܢ ܕܝܢ ܒܩܕܝܫܐ ܘܙܕܝܩܐ ܟܦܪܬܘܢ ܘܫܐܠܬܘܢ ܠܟܘܢ ܠܓܒܪܐ ܩܛܘܠܐ ܕܢܬܝܗܒ ܠܟܘܢ ܀
15dhe vratë princin e jetës, që Perëndia e ka ringjallur prej së vdekuri dhe për të cilin ne jemi dëshmitarë!
15ܘܠܗܘ ܪܫܐ ܕܚܝܐ ܩܛܠܬܘܢ ܕܠܗ ܐܩܝܡ ܐܠܗܐ ܡܢ ܒܝܬ ܡܝܬܐ ܘܚܢܢ ܟܠܢ ܤܗܕܘܗܝ ܀
16Dhe për besimin në emër të Jezusit, ky njeri, të cilin ju po e shihni dhe e njihni, u fortesua nga emri i tij; dhe besimi, që është nëpërmjet tij, i ka dhënë shërimin e plotë të gjymtyrëve, në praninë e të gjithëve ju.
16ܘܒܗܝܡܢܘܬܐ ܕܫܡܗ ܠܗܢܐ ܕܚܙܝܢ ܐܢܬܘܢ ܘܝܕܥܝܢ ܐܢܬܘܢ ܗܘ ܐܫܪ ܘܐܤܝ ܘܗܝܡܢܘܬܐ ܕܒܗ ܝܗܒܬ ܠܗ ܗܕܐ ܚܠܝܡܘܬܐ ܩܕܡ ܟܠܟܘܢ ܀
17Por tani, o vëllezër, unë e di që e keni bërë nga padija, ashtu siç kanë bërë edhe krerët tuaj.
17ܒܪܡ ܗܫܐ ܐܚܝ ܝܕܥ ܐܢܐ ܕܒܛܘܥܝܝ ܥܒܕܬܘܢ ܗܕܐ ܐܝܟ ܕܥܒܕܘ ܪܫܝܟܘܢ ܀
18Por kështu Perëndia i ka përmbushur ato që kishte parathënë me gojën e të gjithë profetëve të vet, se Krishti i tij do të vuante.
18ܘܐܠܗܐ ܐܝܟ ܡܕܡ ܕܩܕܡ ܐܟܪܙ ܒܦܘܡ ܟܠܗܘܢ ܢܒܝܐ ܕܢܚܫ ܡܫܝܚܗ ܡܠܝ ܗܟܢܐ ܀
19Pendohuni, pra, dhe kthehuni, që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit,
19ܬܘܒܘ ܗܟܝܠ ܘܐܬܦܢܘ ܐܝܟܢܐ ܕܢܬܥܛܘܢ ܚܛܗܝܟܘܢ ܘܢܐܬܘܢ ܠܟܘܢ ܙܒܢܐ ܕܢܝܚܬܐ ܡܢ ܩܕܡ ܦܪܨܘܦܗ ܕܡܪܝܐ ܀
20dhe ai të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë juve,
20ܘܢܫܕܪ ܠܟܘܢ ܠܐܝܢܐ ܕܡܛܝܒ ܗܘܐ ܠܟܘܢ ܠܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܀
21të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës.
21ܕܠܗ ܘܠܐ ܠܫܡܝܐ ܕܢܩܒܠܘܢ ܥܕܡܐ ܠܡܘܠܝܐ ܕܙܒܢܐ ܕܟܠܗܝܢ ܐܝܠܝܢ ܕܡܠܠ ܐܠܗܐ ܒܦܘܡܐ ܕܢܒܝܘܗܝ ܩܕܝܫܐ ܕܡܢ ܥܠܡ ܀
22Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: "Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t'ju thotë!
22ܡܘܫܐ ܓܝܪ ܐܡܪ ܕܢܒܝܐ ܢܩܝܡ ܠܟܘܢ ܡܪܝܐ ܡܢ ܐܚܝܟܘܢ ܐܟܘܬܝ ܠܗ ܫܡܥܘ ܒܟܠ ܡܐ ܕܢܡܠܠ ܥܡܟܘܢ ܀
23Dhe do të ndodhë që kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shkatërrohet në mes të popullit".
23ܘܬܗܘܐ ܟܠ ܢܦܫܐ ܐܝܕܐ ܕܠܐ ܬܫܡܥ ܠܢܒܝܐ ܗܘ ܬܐܒܕ ܢܦܫܐ ܗܝ ܡܢ ܥܡܗ ܀
24Gjithashtu të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur qysh nga Samueli e këtej, i kanë shpallur këto ditë.
24ܘܢܒܝܐ ܟܠܗܘܢ ܡܢ ܫܡܘܐܝܠ ܘܐܝܠܝܢ ܕܡܢ ܒܬܪܗ ܗܘܘ ܡܠܠܘ ܘܐܟܪܙܘ ܥܠ ܝܘܡܬܐ ܗܢܘܢ ܀
25Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që bëri Perëndia me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit: "Dhe në pasardhësit e tu do të bekohen të gjitha kombet e dheut".
25ܐܢܬܘܢ ܐܢܘܢ ܒܢܝܗܘܢ ܕܢܒܝܐ ܘܕܕܝܬܩܐ ܐܝܕܐ ܕܤܡ ܐܠܗܐ ܠܐܒܗܬܢ ܟܕ ܐܡܪ ܠܐܒܪܗܡ ܕܒܙܪܥܟ ܢܬܒܪܟܢ ܟܠܗܝܢ ܫܪܒܬܐ ܕܐܪܥܐ ܀
26Perëndia më së pari, mbasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka dërguar juve që t'ju bekojë, duke larguar secilin nga ju nga paudhësitë e tij''.
26ܠܟܘܢ ܡܢ ܩܕܝܡ ܐܩܝܡ ܘܫܕܪ ܐܠܗܐ ܠܒܪܗ ܟܕ ܡܒܪܟ ܠܟܘܢ ܐܢ ܬܬܦܢܘܢ ܘܬܬܘܒܘܢ ܡܢ ܒܝܫܬܟܘܢ ܀