1Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.
1ܝܫܘܥ ܕܝܢ ܩܕܡ ܫܬܐ ܝܘܡܝܢ ܕܦܨܚܐ ܐܬܐ ܠܒܝܬ ܥܢܝܐ ܐܝܟܐ ܕܐܝܬܘܗܝ ܗܘܐ ܠܥܙܪ ܗܘ ܕܐܩܝܡ ܡܢ ܒܝܬ ܡܝܬܐ ܗܘ ܝܫܘܥ ܀
2Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.
2ܘܥܒܕܘ ܠܗ ܬܡܢ ܚܫܡܝܬܐ ܘܡܪܬܐ ܡܫܡܫܐ ܗܘܬ ܘܠܥܙܪ ܚܕ ܡܢ ܤܡܝܟܐ ܗܘܐ ܕܥܡܗ ܀
3Atëherë Maria mori një liber vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.
3ܡܪܝܡ ܕܝܢ ܫܩܠܬ ܫܛܝܦܬܐ ܕܒܤܡܐ ܕܢܪܕܝܢ ܪܫܝܐ ܤܓܝ ܕܡܝܐ ܘܡܫܚܬ ܪܓܠܘܗܝ ܕܝܫܘܥ ܘܫܘܝܬ ܒܤܥܪܗ ܪܓܠܘܗܝ ܘܐܬܡܠܝ ܒܝܬܐ ܡܢ ܪܝܚܗ ܕܒܤܡܐ ܀
4Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:
4ܘܐܡܪ ܝܗܘܕܐ ܤܟܪܝܘܛܐ ܚܕ ܡܢ ܬܠܡܝܕܘܗܝ ܗܘ ܕܥܬܝܕ ܗܘܐ ܕܢܫܠܡܝܘܗܝ ܀
5''Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t'u jepej fitimi të varfërve?''.
5ܠܡܢܐ ܠܐ ܐܙܕܒܢ ܡܫܚܐ ܗܢܐ ܒܬܠܬ ܡܐܐ ܕܝܢܪܝܢ ܘܐܬܝܗܒ ܠܡܤܟܢܐ ܀
6Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç'shtinin atje brenda.
6ܗܕܐ ܕܝܢ ܐܡܪ ܠܐ ܗܘܐ ܡܛܠ ܕܥܠ ܡܤܟܢܐ ܒܛܝܠ ܗܘܐ ܠܗ ܐܠܐ ܡܛܠ ܕܓܢܒܐ ܗܘܐ ܘܓܠܘܤܩܡܐ ܠܘܬܗ ܗܘܐ ܘܡܕܡ ܕܢܦܠ ܗܘܐ ܒܗ ܗܘ ܛܥܝܢ ܗܘܐ ܀
7Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.
7ܐܡܪ ܕܝܢ ܝܫܘܥ ܫܒܘܩܝܗ ܠܝܘܡܐ ܕܩܒܘܪܝ ܢܛܪܬܗ ܀
8Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë''.
8ܒܟܠܙܒܢ ܓܝܪ ܡܤܟܢܐ ܐܝܬ ܠܟܘܢ ܥܡܟܘܢ ܠܝ ܕܝܢ ܠܐ ܒܟܠܙܒܢ ܐܝܬ ܠܟܘܢ ܀
9Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.
9ܘܫܡܥܘ ܟܢܫܐ ܤܓܝܐܐ ܡܢ ܝܗܘܕܝܐ ܕܬܡܢ ܗܘ ܝܫܘܥ ܘܐܬܘ ܠܐ ܡܛܠ ܝܫܘܥ ܒܠܚܘܕ ܐܠܐ ܐܦ ܕܢܚܙܘܢ ܠܠܥܙܪ ܗܘ ܕܐܩܝܡ ܡܢ ܒܝܬ ܡܝܬܐ ܀
10Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,
10ܘܐܬܪܥܝܘ ܗܘܘ ܪܒܝ ܟܗܢܐ ܕܐܦ ܠܠܥܙܪ ܢܩܛܠܘܢܝܗܝ ܀
11sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.
11ܡܛܠ ܕܤܓܝܐܐ ܡܢ ܝܗܘܕܝܐ ܡܛܠܬܗ ܐܙܠܝܢ ܗܘܘ ܘܡܗܝܡܢܝܢ ܒܝܫܘܥ ܀
12Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,
12ܘܠܝܘܡܐ ܐܚܪܢܐ ܟܢܫܐ ܤܓܝܐܐ ܐܝܢܐ ܕܐܬܐ ܗܘܐ ܠܥܕܥܕܐ ܟܕ ܫܡܥܘ ܕܝܫܘܥ ܐܬܐ ܠܐܘܪܫܠܡ ܀
13mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: ''Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!''.
13ܫܩܠܘ ܤܘܟܐ ܕܕܩܠܐ ܘܢܦܩܘ ܠܐܘܪܥܗ ܘܩܥܝܢ ܗܘܘ ܘܐܡܪܝܢ ܐܘܫܥܢܐ ܒܪܝܟ ܗܘ ܕܐܬܐ ܒܫܡܗ ܕܡܪܝܐ ܡܠܟܐ ܕܐܝܤܪܝܠ ܀
14Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar:
14ܐܫܟܚ ܕܝܢ ܝܫܘܥ ܚܡܪܐ ܘܝܬܒ ܥܠܘܗܝ ܐܝܟܢܐ ܕܟܬܝܒ ܀
15''Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!''.
15ܠܐ ܬܕܚܠܝܢ ܒܪܬ ܨܗܝܘܢ ܗܐ ܡܠܟܟܝ ܐܬܐ ܠܟܝ ܘܪܟܝܒ ܥܠ ܥܝܠܐ ܒܪ ܐܬܢܐ ܀
16Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.
16ܗܠܝܢ ܕܝܢ ܠܐ ܝܕܥܘ ܬܠܡܝܕܘܗܝ ܒܗܘ ܙܒܢܐ ܐܠܐ ܟܕ ܐܫܬܒܚ ܝܫܘܥ ܐܬܕܟܪܘ ܬܠܡܝܕܘܗܝ ܕܗܠܝܢ ܟܬܝܒܢ ܗܘܝ ܥܠܘܗܝ ܘܗܠܝܢ ܥܒܕܘ ܠܗ ܀
17Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.
17ܘܤܗܕ ܗܘܐ ܟܢܫܐ ܗܘ ܕܥܡܗ ܗܘܐ ܕܩܪܐ ܠܠܥܙܪ ܡܢ ܩܒܪܐ ܘܐܩܝܡܗ ܡܢ ܒܝܬ ܡܝܬܐ ܀
18Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.
18ܘܡܛܠ ܗܕܐ ܢܦܩܘ ܠܩܘܒܠܗ ܟܢܫܐ ܤܓܝܐܐ ܕܫܡܥܘ ܕܐܬܐ ܗܕܐ ܥܒܕ ܀
19Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: ''A e shihni se s'po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij''.
19ܦܪܝܫܐ ܕܝܢ ܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܚܕ ܠܚܕ ܚܙܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܠܐ ܡܘܬܪܝܢ ܐܢܬܘܢ ܡܕܡ ܕܗܐ ܥܠܡܐ ܟܠܗ ܐܙܠ ܠܗ ܒܬܪܗ ܀
20Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.
20ܐܝܬ ܗܘܘ ܕܝܢ ܐܦ ܡܢ ܥܡܡܐ ܐܢܫܐ ܒܗܘܢ ܕܤܠܩܘ ܠܡܤܓܕ ܒܥܕܥܕܐ ܀
21Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: ''Zot, duam të shohim Jezusin''.
21ܗܠܝܢ ܐܬܘ ܩܪܒܘ ܠܘܬ ܦܝܠܝܦܘܤ ܗܘ ܕܡܢ ܒܝܬ ܨܝܕܐ ܕܓܠܝܠܐ ܘܫܐܠܘܗܝ ܘܐܡܪܝܢ ܠܗ ܡܪܝ ܨܒܝܢ ܚܢܢ ܢܚܙܐ ܠܝܫܘܥ ܀
22Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.
22ܘܐܬܐ ܗܘ ܦܝܠܝܦܘܤ ܘܐܡܪ ܠܐܢܕܪܐܘܤ ܘܐܢܕܪܐܘܤ ܘܦܝܠܝܦܘܤ ܐܡܪܘ ܠܝܫܘܥ ܀
23Por Jezusi u përgjigj atyre duke thënë: ''Ora ka ardhur, në të cilën Biri i njeriut duhet të përlëvdohet,
23ܝܫܘܥ ܕܝܢ ܥܢܐ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܐܬܬ ܫܥܬܐ ܕܢܫܬܒܚ ܒܪܗ ܕܐܢܫܐ ܀
24Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!
24ܐܡܝܢ ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܦܪܕܬܐ ܕܚܛܬܐ ܐܠܐ ܢܦܠܐ ܘܡܝܬܐ ܒܐܪܥܐ ܒܠܚܘܕܝܗ ܦܝܫܐ ܐܢ ܕܝܢ ܡܝܬܐ ܦܐܪܐ ܤܓܝܐܐ ܡܝܬܝܐ ܀
25Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.
25ܡܢ ܕܪܚܡ ܢܦܫܗ ܢܘܒܕܝܗ ܘܡܢ ܕܤܢܐ ܢܦܫܗ ܒܥܠܡܐ ܗܢܐ ܢܛܪܝܗ ܠܚܝܐ ܕܠܥܠܡ ܀
26Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.
26ܐܢ ܠܝ ܐܢܫ ܡܫܡܫ ܢܐܬܐ ܒܬܪܝ ܘܐܝܟܐ ܕܐܢܐ ܐܝܬܝ ܬܡܢ ܢܗܘܐ ܐܦ ܡܫܡܫܢܝ ܡܢ ܕܠܝ ܡܫܡܫ ܢܝܩܪܝܘܗܝ ܐܒܐ ܀
27Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.
27ܗܫܐ ܢܦܫܝ ܗܐ ܫܓܝܫܐ ܘܡܢܐ ܐܡܪ ܐܒܝ ܦܨܢܝ ܡܢ ܗܕܐ ܫܥܬܐ ܐܠܐ ܡܛܠ ܗܢܐ ܐܬܝܬ ܠܗܕܐ ܫܥܬܐ ܀
28O Atë, përlëvdo emrin tënd!'' Atëherë një zë erdhi nga qielli: ''E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!''.
28ܐܒܐ ܫܒܚ ܫܡܟ ܘܩܠܐ ܐܫܬܡܥ ܡܢ ܫܡܝܐ ܫܒܚܬ ܘܬܘܒ ܡܫܒܚ ܐܢܐ ܀
29Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: ''Një engjëll i ka folur!''.
29ܘܟܢܫܐ ܕܩܐܡ ܗܘܐ ܫܡܥܘ ܘܐܡܪܝܢ ܪܥܡܐ ܗܘܐ ܐܚܪܢܐ ܕܝܢ ܐܡܪܝܢ ܡܠܐܟܐ ܡܠܠ ܥܡܗ ܀
30Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.
30ܥܢܐ ܝܫܘܥ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܠܐ ܗܘܐ ܡܛܠܬܝ ܗܘܐ ܩܠܐ ܗܢܐ ܐܠܐ ܡܛܠܬܟܘܢ ܀
31Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!
31ܗܫܐ ܕܝܢܗ ܗܘ ܕܥܠܡܐ ܗܢܐ ܗܫܐ ܐܪܟܘܢܐ ܕܥܠܡܐ ܗܢܐ ܡܫܬܕܐ ܠܒܪ ܀
32Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t'i tërheq të gjithë tek unë''.
32ܘܐܢܐ ܡܐ ܕܐܬܬܪܝܡܬ ܡܢ ܐܪܥܐ ܐܓܕ ܟܠܢܫ ܠܘܬܝ ܀
33Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç'lloj vdekje duhet të vdiste.
33ܗܕܐ ܕܝܢ ܐܡܪ ܕܢܚܘܐ ܒܐܝܢܐ ܡܘܬܐ ܡܐܬ ܀
34Turma iu përgjigj: ''Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?''.
34ܐܡܪܝܢ ܠܗ ܟܢܫܐ ܚܢܢ ܫܡܥܢ ܡܢ ܢܡܘܤܐ ܕܡܫܝܚܐ ܠܥܠܡ ܡܩܘܐ ܐܝܟܢܐ ܐܡܪ ܐܢܬ ܕܥܬܝܕ ܗܘ ܕܢܬܬܪܝܡ ܒܪܗ ܕܐܢܫܐ ܡܢܘ ܗܢܐ ܒܪܗ ܕܐܢܫܐ ܀
35Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon''.
35ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܩܠܝܠ ܐܚܪܝܢ ܙܒܢܐ ܢܘܗܪܐ ܥܡܟܘܢ ܗܘ ܗܠܟܘ ܥܕ ܐܝܬ ܠܟܘܢ ܢܘܗܪܐ ܕܠܐ ܚܫܘܟܐ ܢܕܪܟܟܘܢ ܘܡܢ ܕܡܗܠܟ ܒܚܫܘܟܐ ܠܐ ܝܕܥ ܠܐܝܟܐ ܐܙܠ ܀
36''Gjersa keni dritë, besoni në dritë, që të bëheni bij të dritës''. Këto gjëra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.
36ܥܕ ܐܝܬ ܠܟܘܢ ܢܘܗܪܐ ܗܝܡܢܘ ܒܢܘܗܪܐ ܕܒܢܘܗܝ ܕܢܘܗܪܐ ܬܗܘܘܢ ܗܠܝܢ ܡܠܠ ܝܫܘܥ ܘܐܙܠ ܐܬܛܫܝ ܡܢܗܘܢ ܀
37Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të,
37ܘܟܕ ܗܠܝܢ ܟܠܗܝܢ ܐܬܘܬܐ ܥܒܕ ܩܕܡܝܗܘܢ ܠܐ ܗܝܡܢܘ ܒܗ ܀
38që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: ''Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?''.
38ܕܬܬܡܠܐ ܡܠܬܐ ܕܐܫܥܝܐ ܢܒܝܐ ܕܐܡܪ ܡܪܝ ܡܢܘ ܗܝܡܢ ܠܫܡܥܢ ܘܕܪܥܗ ܕܡܪܝܐ ܠܡܢ ܐܬܓܠܝ ܀
39Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:
39ܡܛܠ ܗܢܐ ܠܐ ܡܫܟܚܝܢ ܗܘܘ ܕܢܗܝܡܢܘܢ ܡܛܠ ܕܬܘܒ ܐܡܪ ܐܫܥܝܐ ܀
40''Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj''.
40ܕܥܘܪܘ ܥܝܢܝܗܘܢ ܘܐܚܫܟܘ ܠܒܗܘܢ ܕܠܐ ܢܚܙܘܢ ܒܥܝܢܝܗܘܢ ܘܢܤܬܟܠܘܢ ܒܠܒܗܘܢ ܘܢܬܦܢܘܢ ܘܐܤܐ ܐܢܘܢ ܀
41Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.
41ܗܠܝܢ ܐܡܪ ܐܫܥܝܐ ܟܕ ܚܙܐ ܫܘܒܚܗ ܘܡܠܠ ܥܠܘܗܝ ܀
42Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,
42ܐܦ ܡܢ ܪܫܐ ܕܝܢ ܤܓܝܐܐ ܗܝܡܢܘ ܒܗ ܐܠܐ ܡܛܠ ܦܪܝܫܐ ܠܐ ܡܘܕܝܢ ܗܘܘ ܕܠܐ ܢܗܘܘܢ ܠܒܪ ܡܢ ܟܢܘܫܬܐ ܀
43sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.
43ܪܚܡܘ ܓܝܪ ܫܘܒܚܐ ܕܒܢܝܢܫܐ ܝܬܝܪ ܡܢ ܫܘܒܚܗ ܕܐܠܗܐ ܀
44Pastaj Jezusi thirri dhe tha: ''Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.
44ܝܫܘܥ ܕܝܢ ܩܥܐ ܘܐܡܪ ܡܢ ܕܡܗܝܡܢ ܒܝ ܠܐ ܗܘܐ ܒܝ ܡܗܝܡܢ ܐܠܐ ܒܡܢ ܕܫܕܪܢܝ ܀
45Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.
45ܘܡܢ ܕܠܝ ܚܙܐ ܚܙܐ ܠܡܢ ܕܫܕܪܢܝ ܀
46Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.
46ܐܢܐ ܢܘܗܪܐ ܐܬܝܬ ܠܥܠܡܐ ܕܟܠ ܡܢ ܕܡܗܝܡܢ ܒܝ ܠܐ ܢܩܘܐ ܒܚܫܘܟܐ ܀
47Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.
47ܘܡܢ ܕܫܡܥ ܡܠܝ ܘܠܐ ܢܛܪ ܠܗܝܢ ܐܢܐ ܠܐ ܕܐܢ ܐܢܐ ܠܗ ܠܐ ܓܝܪ ܐܬܝܬ ܕܐܕܘܢ ܠܥܠܡܐ ܐܠܐ ܕܐܚܐ ܠܥܠܡܐ ܀
48Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.
48ܡܢ ܕܛܠܡ ܠܝ ܘܠܐ ܡܩܒܠ ܡܠܝ ܐܝܬ ܡܢ ܕܕܐܢ ܠܗ ܡܠܬܐ ܕܡܠܠܬ ܗܝ ܕܝܢܐ ܠܗ ܒܝܘܡܐ ܐܚܪܝܐ ܀
49Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç'duhet të them e të shpall.
49ܕܐܢܐ ܡܢ ܢܦܫܝ ܠܐ ܡܠܠܬ ܐܠܐ ܐܒܐ ܕܫܕܪܢܝ ܗܘ ܝܗܒ ܠܝ ܦܘܩܕܢܐ ܡܢܐ ܐܡܪ ܘܡܢܐ ܐܡܠܠ ܀
50Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m'i ka thënë Ati''.
50ܘܝܕܥ ܐܢܐ ܕܦܘܩܕܢܗ ܚܝܐ ܐܢܘܢ ܕܠܥܠܡ ܐܝܠܝܢ ܗܟܝܠ ܕܡܡܠܠ ܐܢܐ ܐܝܟܢܐ ܕܐܡܪ ܠܝ ܐܒܝ ܗܟܢܐ ܡܡܠܠ ܐܢܐ ܀