Shqip

Syriac: NT

John

19

1Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin.
1ܗܝܕܝܢ ܦܝܠܛܘܤ ܢܓܕܗ ܠܝܫܘܥ ܀
2Dhe ushtarët thurrën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën siper një mantel të purpurt,
2ܘܐܤܛܪܛܝܘܛܐ ܓܕܠܘ ܟܠܝܠܐ ܡܢ ܟܘܒܐ ܘܤܡܘ ܠܗ ܒܪܫܗ ܘܟܤܝܘܗܝ ܢܚܬܐ ܕܐܪܓܘܢܐ ܀
3dhe thoshnin: ''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve''; dhe i binin me shuplaka.
3ܘܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܫܠܡ ܠܟ ܡܠܟܐ ܕܝܗܘܕܝܐ ܘܡܚܝܢ ܗܘܘ ܠܗ ܥܠ ܦܟܘܗܝ ܀
4Pastaj Pilati doli përsëri dhe u tha atyre: ''Ja, po jua nxjerr jashtë, që ta dini se nuk gjej në të asnjë faj''.
4ܘܢܦܩ ܦܝܠܛܘܤ ܬܘܒ ܠܒܪ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܗܐ ܡܦܩ ܐܢܐ ܠܗ ܠܟܘܢ ܠܒܪ ܕܬܕܥܘܢ ܕܠܐ ܡܫܟܚ ܐܢܐ ܒܬܪܗ ܐܦܠܐ ܚܕܐ ܥܠܬܐ ܀
5Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorën prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: ''Ja njeriu!''.
5ܘܢܦܩ ܝܫܘܥ ܠܒܪ ܟܕ ܐܝܬ ܥܠܘܗܝ ܟܠܝܠܐ ܕܟܘܒܐ ܘܢܚܬܐ ܕܐܪܓܘܢܐ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܦܝܠܛܘܤ ܗܐ ܓܒܪܐ ܀
6Kur e panë krerët e priftërinjve dhe rojet, filluan të bërtasin, duke thënë: ''Kryqëzoje, kryqëzoje!''. Pilati u tha atyre: ''Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej në të asnjë faj''.
6ܟܕ ܕܝܢ ܚܙܐܘܗܝ ܪܒܝ ܟܗܢܐ ܘܕܚܫܐ ܩܥܘ ܘܐܡܪܝܢ ܨܠܘܒܝܗܝ ܨܠܘܒܝܗܝ ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܦܝܠܛܘܤ ܕܒܪܘ ܐܢܬܘܢ ܘܙܘܩܦܘܗܝ ܐܢܐ ܓܝܪ ܠܐ ܡܫܟܚ ܐܢܐ ܒܗ ܥܠܬܐ ܀
7Judenjtë iu përgjigjën: ''Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë''.
7ܐܡܪܝܢ ܠܗ ܝܗܘܕܝܐ ܠܢ ܢܡܘܤܐ ܐܝܬ ܠܢ ܘܐܝܟ ܕܒܢܡܘܤܢ ܚܝܒ ܗܘ ܡܘܬܐ ܕܥܒܕ ܢܦܫܗ ܒܪܗ ܕܐܠܗܐ ܀
8Kur Pilati i dëgjoi këto fjalë, kishte akoma më shumë frikë;
8ܟܕ ܫܡܥ ܕܝܢ ܦܝܠܛܘܤ ܗܕܐ ܡܠܬܐ ܝܬܝܪܐܝܬ ܕܚܠ ܀
9dhe, si u kthye në pretorium, i tha Jezusit: ''Nga je ti?''. Por Jezusi nuk i dha kurrfarë përgjigje.
9ܘܥܠ ܬܘܒ ܠܦܪܛܘܪܝܢ ܘܐܡܪ ܠܝܫܘܥ ܐܝܡܟܐ ܐܢܬ ܝܫܘܥ ܕܝܢ ܦܬܓܡܐ ܠܐ ܝܗܒ ܠܗ ܀
10Për këtë arsye Pilati i tha: ''S'po më flet? ti s'e di që unë kam pushtet të të kryqëzoj dhe pushtet të të liroj?''.
10ܐܡܪ ܠܗ ܦܝܠܛܘܤ ܥܡܝ ܠܐ ܡܡܠܠ ܐܢܬ ܠܐ ܝܕܥ ܐܢܬ ܕܫܠܝܛ ܐܢܐ ܕܐܫܪܝܟ ܘܫܠܝܛ ܐܢܐ ܕܐܙܩܦܟ ܀
11Jezusi u përgjigj: ''Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; prandaj ai që më dorëzoi tek ti ka faj më të madh''.
11ܐܡܪ ܠܗ ܝܫܘܥ ܠܝܬ ܗܘܐ ܠܟ ܥܠܝ ܫܘܠܛܢܐ ܐܦ ܠܐ ܚܕ ܐܠܘ ܠܐ ܝܗܝܒ ܗܘܐ ܠܟ ܡܢ ܠܥܠ ܡܛܠ ܗܢܐ ܗܘ ܡܢ ܕܐܫܠܡܢܝ ܠܟ ܪܒܐ ܗܝ ܚܛܝܬܗ ܡܢ ܕܝܠܟ ܀
12Që nga ai moment Pilati kërkoi ta lironte; por Judenjtë bërtisnin, duke thënë: ''Po e lirove këtë, nuk je mik i Cezarit; kush e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit''.
12ܘܡܛܠ ܗܕܐ ܨܒܐ ܗܘܐ ܦܝܠܛܘܤ ܕܢܫܪܝܘܗܝ ܝܗܘܕܝܐ ܕܝܢ ܩܥܝܢ ܗܘܘ ܕܐܢ ܠܗܢܐ ܫܪܐ ܐܢܬ ܠܐ ܗܘܝܬ ܪܚܡܗ ܕܩܤܪ ܟܠ ܡܢ ܓܝܪ ܕܢܦܫܗ ܡܠܟܐ ܥܒܕ ܤܩܘܒܠܐ ܗܘ ܕܩܤܪ ܀
13Pilati, pra, kur i dëgjoi këto fjalë, e çoi jashtë Jezusin dhe u ul në selinë e gjykatës, në vendin e quajtur "Kalldrëm", e në hebraisht "Gabatha";
13ܟܕ ܫܡܥ ܕܝܢ ܦܝܠܛܘܤ ܗܕܐ ܡܠܬܐ ܐܦܩܗ ܠܝܫܘܥ ܠܒܪ ܘܝܬܒ ܥܠ ܒܝܡ ܒܕܘܟܬܐ ܕܡܬܩܪܝܐ ܪܨܝܦܬܐ ܕܟܐܦܐ ܥܒܪܐܝܬ ܕܝܢ ܡܬܐܡܪܐ ܓܦܝܦܬܐ ܀
14tani ishte dita e përgatitjes së Pashkës, dhe ishte afërsisht ora e gjashtë; dhe u tha Judenjve: ''Ja mbreti juaj''.
14ܘܥܪܘܒܬܐ ܗܘܬ ܕܦܨܚܐ ܘܐܝܬ ܗܘܝ ܐܝܟ ܫܥܐ ܫܬ ܘܐܡܪ ܠܝܗܘܕܝܐ ܗܐ ܡܠܟܟܘܢ ܀
15Por ata bërtitën: ''Largoje! Largoje! Kryqëzoje!''. Pilati u tha atyre: ''Ta kryqëzoj mbretin tuaj?''. Krerët e priftërinjve u përgjigjën: ''Ne s'kemi mbret tjetër përveç Cezarit!''.
15ܗܢܘܢ ܕܝܢ ܩܥܝܢ ܗܘܘ ܫܩܘܠܝܗܝ ܫܩܘܠܝܗܝ ܨܠܘܒܝܗܝ ܨܠܘܒܝܗܝ ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܦܝܠܛܘܤ ܠܡܠܟܟܘܢ ܐܙܩܘܦ ܐܡܪܝܢ ܪܒܝ ܟܗܢܐ ܠܝܬ ܠܢ ܡܠܟܐ ܐܠܐ ܐܢ ܩܤܪ ܀
16Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. Dhe ata e morën Jezusin dhe e çuan tutje.
16ܗܝܕܝܢ ܐܫܠܡܗ ܠܗܘܢ ܕܢܙܩܦܘܢܝܗܝ ܘܕܒܪܘܗܝ ܠܝܫܘܥ ܘܐܦܩܘܗܝ ܀
17Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej "Kafka", që në hebraisht quhet "Golgota",
17ܟܕ ܫܩܝܠ ܙܩܝܦܗ ܠܕܘܟܬܐ ܕܡܬܩܪܝܐ ܩܪܩܦܬܐ ܥܒܪܐܝܬ ܕܝܢ ܡܬܐܡܪܐ ܓܓܘܠܬܐ ܀
18ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes.
18ܐܬܪ ܕܙܩܦܘܗܝ ܘܥܡܗ ܬܪܝܢ ܐܚܪܢܝܢ ܚܕ ܡܟܐ ܘܚܕ ܡܟܐ ܘܠܝܫܘܥ ܒܡܨܥܬܐ ܀
19Dhe Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri në kryq; dhe atje ishte shkruar: "JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE".
19ܘܟܬܒ ܐܦ ܠܘܚܐ ܦܝܠܛܘܤ ܘܤܡ ܥܠ ܙܩܝܦܗ ܟܬܝܒ ܗܘܐ ܕܝܢ ܗܟܢܐ ܗܢܐ ܝܫܘܥ ܢܨܪܝܐ ܡܠܟܐ ܕܝܗܘܕܝܐ ܀
20Kështu këtë mbishkrim e lexuan shumë nga Judenjtë, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.
20ܘܠܗܢܐ ܕܦܐ ܤܓܝܐܐ ܡܢ ܝܗܘܕܝܐ ܩܪܐܘܗܝ ܡܛܠ ܕܩܪܝܒܐ ܗܘܬ ܠܡܕܝܢܬܐ ܕܘܟܬܐ ܕܐܙܕܩܦ ܒܗ ܝܫܘܥ ܘܟܬܝܒܐ ܗܘܐ ܥܒܪܐܝܬ ܘܝܘܢܐܝܬ ܘܪܗܘܡܐܝܬ ܀
21Prandaj krerët e priftërinjve të Judenjve i thanë Pilatit: ''Mos shkruaj: "Mbreti i Judenjve", por se ai ka thënë: "Unë jam mbreti i Judenjve"''.
21ܘܐܡܪܘ ܪܒܝ ܟܗܢܐ ܠܦܝܠܛܘܤ ܠܐ ܬܟܬܘܒ ܕܡܠܟܐ ܗܘ ܕܝܗܘܕܝܐ ܐܠܐ ܕܗܘ ܐܡܪ ܕܡܠܟܐ ܐܢܐ ܕܝܗܘܕܝܐ ܀
22Pilati u përgjigj: ''Atë që kam shkruar, e kam shkruar!''.
22ܐܡܪ ܦܝܠܛܘܤ ܡܕܡ ܕܟܬܒܬ ܟܬܒܬ ܀
23Dhe ushtarët, mbasi e kishin kryqëzuar Jezusin, morën rrobat e tij dhe bënë katër pjesë, një pjesë për çdo ushtar, dhe tunikën. Por tunika ishte pa tegel, e endur një copë nga maja e deri në fund.
23ܐܤܛܪܛܝܘܛܐ ܕܝܢ ܟܕ ܙܩܦܘܗܝ ܠܝܫܘܥ ܫܩܠܘ ܢܚܬܘܗܝ ܘܥܒܕܘ ܠܐܪܒܥ ܡܢܘܢ ܡܢܬܐ ܠܚܕ ܡܢ ܐܤܛܪܛܝܘܛܐ ܟܘܬܝܢܗ ܕܝܢ ܐܝܬܝܗ ܗܘܬ ܕܠܐ ܚܝܛܐ ܡܢ ܠܥܠ ܙܩܝܪܬܐ ܟܠܗ ܀
24Prandaj ata i thanë njëri-tjetrit: ''Nuk e grisim, por hedhim short kujt t'i bjerë''; që të përmbushej Shkrimi, që thotë: ''I ndanë midis tyre rrobat e mia, dhe hodhën short për tunikën time''. Ushtarët, pra, i bënë këto gjëra.
24ܘܐܡܪܘ ܚܕ ܠܚܕ ܠܐ ܢܤܕܩܝܗ ܐܠܐ ܢܦܤ ܥܠܝܗ ܡܦܤ ܕܡܢܘ ܬܗܘܐ ܘܫܠܡ ܟܬܒܐ ܕܐܡܪ ܕܦܠܓܘ ܢܚܬܝ ܒܝܢܬܗܘܢ ܘܥܠ ܠܒܘܫܝ ܐܪܡܝܘ ܦܤܐ ܗܠܝܢ ܥܒܕܘ ܐܤܛܪܛܝܘܛܐ ܀
25Por afër kryqit të Jezusit, qendronin nëna e tij dhe motra e nënës së tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenë.
25ܩܝܡܢ ܗܘܝ ܕܝܢ ܠܘܬ ܙܩܝܦܗ ܕܝܫܘܥ ܐܡܗ ܘܚܬܗ ܕܐܡܗ ܘܡܪܝܡ ܗܝ ܕܩܠܝܘܦܐ ܘܡܪܝܡ ܡܓܕܠܝܬܐ ܀
26Atëherë Jezusi, kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së tij: ''O grua, ja biri yt!''.
26ܝܫܘܥ ܕܝܢ ܚܙܐ ܠܐܡܗ ܘܠܬܠܡܝܕܐ ܗܘ ܕܪܚܡ ܗܘܐ ܕܩܐܡ ܘܐܡܪ ܠܐܡܗ ܐܢܬܬܐ ܗܐ ܒܪܟܝ ܀
27Pastaj i tha dishepullit: ''Ja nëna jote!''. Dhe që në atë moment ai e mori në shtëpinë e vet.
27ܘܐܡܪ ܠܬܠܡܝܕܐ ܗܘ ܗܐ ܐܡܟ ܘܡܢ ܗܝ ܫܥܬܐ ܕܒܪܗ ܬܠܡܝܕܐ ܗܘ ܠܘܬܗ ܀
28Pas kësaj, Jezusi, duke ditur që tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej Shkrimi, tha: ''Kam etje!''.
28ܒܬܪ ܗܠܝܢ ܝܕܥ ܝܫܘܥ ܕܟܠܡܕܡ ܐܫܬܠܡ ܘܕܢܬܡܠܐ ܟܬܒܐ ܐܡܪ ܨܗܐ ܐܢܐ ܀
29Por aty ishte një enë plot me uthull. Pasi shtinë një sfungjer në uthull dhe e vunë në majë të një dege hisopi, ia afruan te goja.
29ܘܡܐܢܐ ܤܝܡ ܗܘܐ ܕܡܠܐ ܚܠܐ ܗܢܘܢ ܕܝܢ ܡܠܘ ܐܤܦܘܓܐ ܡܢ ܚܠܐ ܘܤܡܘ ܥܠ ܙܘܦܐ ܘܩܪܒܘ ܠܘܬ ܦܘܡܗ ܀
30Kur Jezusi e mori uthullën, tha: ''U krye!''. Dhe duke ulur kryet, dha frymën.
30ܟܕ ܕܝܢ ܫܩܠ ܗܘ ܚܠܐ ܝܫܘܥ ܐܡܪ ܗܐ ܡܫܠܡ ܘܐܪܟܢ ܪܫܗ ܘܐܫܠܡ ܪܘܚܗ ܀
31Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t'u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.
31ܝܗܘܕܝܐ ܕܝܢ ܡܛܠ ܕܥܪܘܒܬܐ ܗܘܬ ܐܡܪܝܢ ܠܐ ܢܒܘܬܘܢ ܦܓܪܐ ܗܠܝܢ ܥܠ ܙܩܝܦܝܗܘܢ ܡܛܠ ܕܫܒܬܐ ܢܓܗܐ ܝܘܡܐ ܗܘܐ ܓܝܪ ܪܒܐ ܝܘܡܐ ܕܫܒܬܐ ܗܝ ܘܒܥܘ ܡܢ ܦܝܠܛܘܤ ܕܢܬܒܪܘܢ ܫܩܝܗܘܢ ܕܗܢܘܢ ܙܩܝܦܐ ܘܢܚܬܘܢ ܐܢܘܢ ܀
32Ushtarët, pra, erdhën dhe ia thyen kërcinjtë të parit dhe pastaj edhe tjetrit që ishte kryqëzuar me të;
32ܘܐܬܘ ܐܤܛܪܛܝܘܛܐ ܘܬܒܪܘ ܫܩܘܗܝ ܕܩܕܡܝܐ ܘܕܗܘ ܐܚܪܢܐ ܕܐܙܕܩܦ ܥܡܗ ܀
33por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,
33ܘܟܕ ܐܬܘ ܠܘܬ ܝܫܘܥ ܚܙܘ ܕܡܝܬ ܠܗ ܡܢ ܟܕܘ ܘܠܐ ܬܒܪܘ ܫܩܘܗܝ ܀
34por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.
34ܐܠܐ ܚܕ ܡܢ ܐܤܛܪܛܝܘܛܐ ܡܚܝܗܝ ܒܕܦܢܗ ܒܠܘܟܝܬܐ ܘܡܚܕܐ ܢܦܩ ܕܡܐ ܘܡܝܐ ܀
35Dhe ai që ka parë, ka dëshmuar për këtë, dhe dëshmia e tij është e vërtetë; dhe ai e di se thotë të vërtetën, që ju të besoni.
35ܘܡܢ ܕܚܙܐ ܐܤܗܕ ܘܫܪܝܪܐ ܗܝ ܤܗܕܘܬܗ ܘܗܘ ܝܕܥ ܕܫܪܪܐ ܐܡܪ ܕܐܦ ܐܢܬܘܢ ܬܗܝܡܢܘܢ ܀
36Këto gjëra në fakt ndodhën që të përmbushet Shkrimi: ''Nuk do t'i thyhet asnjë eshtër''.
36ܗܠܝܢ ܓܝܪ ܗܘܝ ܕܢܬܡܠܐ ܟܬܒܐ ܕܐܡܪ ܕܓܪܡܐ ܠܐ ܢܬܬܒܪ ܒܗ ܀
37Dhe akoma një Shkrim tjetër thotë: ''Do të vështrojnë atë që e kanë tejshpuar''.
37ܘܬܘܒ ܟܬܒܐ ܐܚܪܢܐ ܕܐܡܪ ܕܢܚܘܪܘܢ ܒܡܢ ܕܕܩܪܘ ܀
38Pas këtyre gjërave, Jozefi nga Arimatea, që ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kërkoi Pilatit që mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.
38ܒܬܪ ܗܠܝܢ ܝܘܤܦ ܗܘ ܕܡܢ ܪܡܬܐ ܒܥܐ ܡܢ ܦܝܠܛܘܤ ܡܛܠ ܕܬܠܡܝܕܐ ܗܘܐ ܕܝܫܘܥ ܘܡܛܫܐ ܗܘܐ ܡܢ ܕܚܠܬܐ ܕܝܗܘܕܝܐ ܕܢܫܩܘܠ ܦܓܪܗ ܕܝܫܘܥ ܘܐܦܤ ܦܝܠܛܘܤ ܘܐܬܐ ܘܫܩܠ ܦܓܪܗ ܕܝܫܘܥ ܀
39Por erdhi dhe Nikodemi, i cili më përpara kishte vajtur te Jezusi natën, duke sjellë një përzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njëqind librash.
39ܘܐܬܐ ܐܦ ܢܝܩܕܡܘܤ ܗܘ ܕܐܬܐ ܗܘܐ ܡܢ ܩܕܝܡ ܠܘܬ ܝܫܘܥ ܒܠܠܝܐ ܘܐܝܬܝ ܥܡܗ ܚܘܢܛܬܐ ܕܡܘܪܐ ܘܕܥܠܘܝ ܐܝܟ ܡܐܐ ܠܝܛܪܝܢ ܀
40Ata, pra, e morën trupin e Jezusit dhe e mbështollën në pëlhura liri me erëra të këndëshme, sipas zakonit të varrimit që ndiqnin Judenjtë.
40ܘܫܩܠܘܗܝ ܠܦܓܪܗ ܕܝܫܘܥ ܘܟܪܟܘܗܝ ܒܟܬܢܐ ܘܒܒܤܡܐ ܐܝܟܢܐ ܕܐܝܬ ܥܝܕܐ ܠܝܗܘܕܝܐ ܕܢܩܒܪܘܢ ܀
41Por në atë vend ku ai u kryqëzua ishte një kopsht, dhe në kopsht një varr i ri, në të cilën ende nuk ishte vënë askush.
41ܐܝܬ ܗܘܬ ܕܝܢ ܒܗܝ ܕܘܟܬܐ ܕܐܙܕܩܦ ܒܗ ܝܫܘܥ ܓܢܬܐ ܘܒܗ ܒܓܢܬܐ ܒܝܬ ܩܒܘܪܐ ܚܕܬܐ ܕܐܢܫ ܥܕܟܝܠ ܠܐ ܐܬܬܤܝܡ ܗܘܐ ܒܗ ܀
42Aty, pra, për shkak të Përgatitjes së Judenjve, e vunë Jezusin, sepse varri ishte afër.
42ܘܤܡܘܗܝ ܬܡܢ ܠܝܫܘܥ ܡܛܠ ܕܫܒܬܐ ܥܐܠܐ ܗܘܬ ܘܡܛܠ ܕܩܪܝܒ ܗܘܐ ܩܒܪܐ ܀