1Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.
1ܗܘܐ ܕܝܢ ܒܝܘܡܬܐ ܗܢܘܢ ܘܢܦܩ ܦܘܩܕܢܐ ܡܢ ܐܓܘܤܛܘܤ ܩܤܪ ܕܢܬܟܬܒ ܟܠܗ ܥܡܐ ܕܐܘܚܕܢܗ ܀
2Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.
2ܗܕܐ ܡܟܬܒܢܘܬܐ ܩܕܡܝܬܐ ܗܘܬ ܒܗܓܡܢܘܬܐ ܕܩܘܪܝܢܘܤ ܒܤܘܪܝܐ ܀
3Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.
3ܘܐܙܠ ܗܘܐ ܟܠܢܫ ܕܢܬܟܬܒ ܒܡܕܝܢܬܗ ܀
4Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,
4ܤܠܩ ܗܘܐ ܕܝܢ ܐܦ ܝܘܤܦ ܡܢ ܢܨܪܬ ܡܕܝܢܬܐ ܕܓܠܝܠܐ ܠܝܗܘܕ ܠܡܕܝܢܬܗ ܕܕܘܝܕ ܕܡܬܩܪܝܐ ܒܝܬ ܠܚܡ ܡܛܠ ܕܐܝܬܘܗܝ ܗܘܐ ܡܢ ܒܝܬܗ ܘܡܢ ܫܪܒܬܗ ܕܕܘܝܕ ܀
5për t'u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.
5ܥܡ ܡܪܝܡ ܡܟܝܪܬܗ ܟܕ ܒܛܢܐ ܕܬܡܢ ܢܬܟܬܒ ܀
6Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.
6ܘܗܘܐ ܕܟܕ ܬܡܢ ܐܢܘܢ ܐܬܡܠܝܘ ܝܘܡܬܗ ܕܬܐܠܕ ܀
7Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
7ܘܝܠܕܬ ܒܪܗ ܒܘܟܪܐ ܘܟܪܟܬܗ ܒܥܙܪܘܪܐ ܘܐܪܡܝܬܗ ܒܐܘܪܝܐ ܡܛܠ ܕܠܝܬ ܗܘܐ ܠܗܘܢ ܕܘܟܬܐ ܐܝܟܐ ܕܫܪܝܢ ܗܘܘ ܀
8Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.
8ܪܥܘܬܐ ܕܝܢ ܐܝܬ ܗܘܘ ܒܗ ܒܐܬܪܐ ܕܫܪܝܢ ܗܘܘ ܬܡܢ ܘܢܛܪܝܢ ܡܛܪܬܐ ܕܠܠܝܐ ܥܠ ܡܪܥܝܬܗܘܢ ܀
9Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.
9ܘܗܐ ܡܠܐܟܐ ܕܐܠܗܐ ܐܬܐ ܠܘܬܗܘܢ ܘܬܫܒܘܚܬܗ ܕܡܪܝܐ ܐܢܗܪܬ ܥܠܝܗܘܢ ܘܕܚܠܘ ܕܚܠܬܐ ܪܒܬܐ ܀
10Por engjëlli u tha atyre: ''Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;
10ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܡܠܐܟܐ ܠܐ ܬܕܚܠܘܢ ܗܐ ܓܝܪ ܡܤܒܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܚܕܘܬܐ ܪܒܬܐ ܕܬܗܘܐ ܠܟܠܗ ܥܠܡܐ ܀
11sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.
11ܐܬܝܠܕ ܠܟܘܢ ܓܝܪ ܝܘܡܢܐ ܦܪܘܩܐ ܕܐܝܬܘܗܝ ܡܪܝܐ ܡܫܝܚܐ ܒܡܕܝܢܬܗ ܕܕܘܝܕ ܀
12Dhe kjo do t'ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd''.
12ܘܗܕܐ ܠܟܘܢ ܐܬܐ ܡܫܟܚܝܢ ܐܢܬܘܢ ܥܘܠܐ ܕܟܪܝܟ ܒܥܙܪܘܪܐ ܘܤܝܡ ܒܐܘܪܝܐ ܀
13Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:
13ܘܡܢ ܫܠܝ ܐܬܚܙܝܘ ܥܡ ܡܠܐܟܐ ܚܝܠܘܬܐ ܤܓܝܐܐ ܕܫܡܝܐ ܟܕ ܡܫܒܚܝܢ ܠܐܠܗܐ ܘܐܡܪܝܢ ܀
14''Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!''.
14ܬܫܒܘܚܬܐ ܠܐܠܗܐ ܒܡܪܘܡܐ ܘܥܠ ܐܪܥܐ ܫܠܡܐ ܘܤܒܪܐ ܛܒܐ ܠܒܢܝ ܐܢܫܐ ܀
15Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t'u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: ''Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç'ka ndodhur dhe ç'na bëri të ditur Zoti''.
15ܘܗܘܐ ܕܟܕ ܐܙܠܘ ܡܢ ܠܘܬܗܘܢ ܡܠܐܟܐ ܠܫܡܝܐ ܡܠܠܘ ܪܥܘܬܐ ܚܕ ܥܡ ܚܕ ܘܐܡܪܝܢ ܢܪܕܐ ܥܕܡܐ ܠܒܝܬ ܠܚܡ ܘܢܚܙܐ ܠܡܠܬܐ ܗܕܐ ܕܗܘܬ ܐܝܟ ܕܡܪܝܐ ܐܘܕܥ ܠܢ ܀
16Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.
16ܘܐܬܘ ܡܤܪܗܒܐܝܬ ܘܐܫܟܚܘ ܠܡܪܝܡ ܘܠܝܘܤܦ ܘܠܥܘܠܐ ܕܤܝܡ ܒܐܘܪܝܐ ܀
17Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë.
17ܘܟܕ ܚܙܘ ܐܘܕܥܘ ܠܡܠܬܐ ܕܐܬܡܠܠܬ ܥܡܗܘܢ ܥܠܘܗܝ ܥܠ ܛܠܝܐ ܀
18Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë.
18ܘܟܠܗܘܢ ܕܫܡܥܘ ܐܬܕܡܪܘ ܥܠ ܐܝܠܝܢ ܕܐܬܡܠܠ ܠܗܘܢ ܡܢ ܪܥܘܬܐ ܀
19Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.
19ܡܪܝܡ ܕܝܢ ܢܛܪܐ ܗܘܬ ܟܠܗܝܢ ܡܠܐ ܗܠܝܢ ܘܡܦܚܡܐ ܒܠܒܗ ܀
20Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.
20ܘܗܦܟܘ ܪܥܘܬܐ ܗܢܘܢ ܟܕ ܡܫܒܚܝܢ ܘܡܗܠܠܝܢ ܠܐܠܗܐ ܥܠ ܟܠ ܕܚܙܘ ܘܫܡܥܘ ܐܝܟܢܐ ܕܐܬܡܠܠ ܥܡܗܘܢ ܀
21Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.
21ܘܟܕ ܡܠܘ ܬܡܢܝܐ ܝܘܡܝܢ ܕܢܬܓܙܪ ܛܠܝܐ ܐܬܩܪܝ ܫܡܗ ܝܫܘܥ ܕܐܬܩܪܝ ܡܢ ܡܠܐܟܐ ܩܕܡ ܕܢܬܒܛܢ ܒܟܪܤܐ ܀
22Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t'ia paraqitur Zotit,
22ܘܟܕ ܐܬܡܠܝܘ ܝܘܡܬܐ ܕܬܕܟܝܬܗܘܢ ܐܝܟ ܢܡܘܤܐ ܕܡܘܫܐ ܐܤܩܘܗܝ ܠܐܘܪܫܠܡ ܕܢܩܝܡܘܢܝܗܝ ܩܕܡ ܡܪܝܐ ܀
23ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: ''Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin'',
23ܐܝܟ ܕܟܬܝܒ ܒܢܡܘܤܐ ܕܡܪܝܐ ܕܟܠ ܕܟܪܐ ܦܬܚ ܡܪܒܥܐ ܩܕܝܫܐ ܕܡܪܝܐ ܢܬܩܪܐ ܀
24dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj.
24ܘܕܢܬܠܘܢ ܕܒܚܬܐ ܐܝܟܢܐ ܕܐܡܝܪ ܒܢܡܘܤܐ ܕܡܪܝܐ ܙܘܓܐ ܕܫܘܦܢܝܢܐ ܐܘ ܬܪܝܢ ܦܪܘܓܐ ܕܝܘܢܐ ܀
25Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.
25ܓܒܪܐ ܕܝܢ ܚܕ ܐܝܬ ܗܘܐ ܒܐܘܪܫܠܡ ܫܡܗ ܗܘܐ ܫܡܥܘܢ ܘܓܒܪܐ ܗܢܐ ܟܐܝܢ ܗܘܐ ܘܙܕܝܩ ܘܡܤܟܐ ܗܘܐ ܠܒܘܝܐܗ ܕܐܝܤܪܝܠ ܘܪܘܚܐ ܕܩܘܕܫܐ ܐܝܬ ܗܘܬ ܥܠܘܗܝ ܀
26Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.
26ܘܐܡܝܪ ܗܘܐ ܠܗ ܡܢ ܪܘܚܐ ܕܩܘܕܫܐ ܕܠܐ ܢܚܙܐ ܡܘܬܐ ܥܕܡܐ ܕܢܚܙܐ ܠܡܫܝܚܗ ܕܡܪܝܐ ܀
27Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,
27ܗܘ ܗܢܐ ܐܬܐ ܗܘܐ ܒܪܘܚܐ ܠܗܝܟܠܐ ܘܟܕ ܡܥܠܝܢ ܠܗ ܐܒܗܘܗܝ ܠܝܫܘܥ ܛܠܝܐ ܕܢܥܒܕܘܢ ܚܠܦܘܗܝ ܐܝܟܢܐ ܕܦܩܝܕ ܒܢܡܘܤܐ ܀
28ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:
28ܩܒܠܗ ܥܠ ܕܪܥܘܗܝ ܘܒܪܟ ܠܐܠܗܐ ܘܐܡܪ ܀
29''Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,
29ܡܟܝܠ ܫܪܐ ܐܢܬ ܠܗ ܠܥܒܕܟ ܡܪܝ ܐܝܟ ܡܠܬܟ ܒܫܠܡܐ ܀
30sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd
30ܕܗܐ ܚܙܝ ܥܝܢܝ ܚܢܢܟ ܀
31që ti e përgatite përpara gjithë popujve:
31ܗܘ ܕܛܝܒܬ ܒܦܪܨܘܦܐ ܕܟܠܗܝܢ ܐܡܘܬܐ ܀
32dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit''.
32ܢܘܗܪܐ ܠܓܠܝܢܐ ܕܥܡܡܐ ܘܫܘܒܚܐ ܠܥܡܟ ܐܝܤܪܝܠ ܀
33Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.
33ܝܘܤܦ ܕܝܢ ܘܐܡܗ ܬܡܝܗܝܢ ܗܘܘ ܥܠ ܐܝܠܝܢ ܕܡܬܡܠܠܢ ܗܘܝ ܥܠܘܗܝ ܀
34Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: ''Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,
34ܘܒܪܟ ܐܢܘܢ ܫܡܥܘܢ ܘܐܡܪ ܠܡܪܝܡ ܐܡܗ ܗܐ ܗܢܐ ܤܝܡ ܠܡܦܘܠܬܐ ܘܠܩܝܡܐ ܕܤܓܝܐܐ ܒܐܝܤܪܝܠ ܘܠܐܬܐ ܕܚܪܝܢܐ ܀
35edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave''.
35ܘܒܢܦܫܟܝ ܕܝܢ ܕܝܠܟܝ ܬܥܒܪ ܪܘܡܚܐ ܐܝܟ ܕܢܬܓܠܝܢ ܡܚܫܒܬܐ ܕܠܒܘܬܐ ܕܤܓܝܐܐ ܀
36Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.
36ܘܚܢܐ ܕܝܢ ܢܒܝܬܐ ܒܪܬܗ ܕܦܢܘܐܝܠ ܡܢ ܫܒܛܐ ܕܐܫܝܪ ܐܦ ܗܝ ܩܫܝܫܬ ܒܝܘܡܬܗ ܗܘܬ ܘܫܒܥ ܫܢܝܢ ܥܡ ܒܥܠܗ ܚܝܬ ܡܢ ܒܬܘܠܘܬܗ ܀
37Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.
37ܘܗܘܬ ܐܪܡܠܬܐ ܐܝܟ ܫܢܝܢ ܬܡܢܐܝܢ ܘܐܪܒܥ ܘܠܐ ܦܪܩܐ ܗܘܬ ܡܢ ܗܝܟܠܐ ܘܒܨܘܡܐ ܘܒܨܠܘܬܐ ܦܠܚܐ ܗܘܬ ܒܐܝܡܡܐ ܘܒܠܠܝܐ ܀
38Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.
38ܘܐܦ ܗܝ ܩܡܬ ܒܗ ܒܫܥܬܐ ܘܐܘܕܝܬ ܠܡܪܝܐ ܘܡܡܠܠܐ ܗܘܬ ܥܠܘܗܝ ܥܡ ܟܠܢܫ ܕܡܤܟܐ ܗܘܐ ܠܦܘܪܩܢܗ ܕܐܘܪܫܠܡ ܀
39Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.
39ܘܟܕ ܫܠܡܘ ܟܠ ܡܕܡ ܐܝܟ ܕܒܢܡܘܤܐ ܕܡܪܝܐ ܗܦܟܘ ܠܓܠܝܠܐ ܠܢܨܪܬ ܡܕܝܢܬܗܘܢ ܀
40Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.
40ܛܠܝܐ ܕܝܢ ܪܒܐ ܗܘܐ ܘܡܬܚܝܠ ܒܪܘܚܐ ܘܡܬܡܠܐ ܚܟܡܬܐ ܘܛܝܒܘܬܐ ܕܐܠܗܐ ܐܝܬ ܗܘܬ ܥܠܘܗܝ ܀
41Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.
41ܘܐܢܫܘܗܝ ܒܟܠ ܫܢܐ ܐܙܠܝܢ ܗܘܘ ܠܐܘܪܫܠܡ ܒܥܕܥܕܐ ܕܦܨܚܐ ܀
42Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.
42ܘܟܕ ܗܘܐ ܒܪ ܫܢܝܢ ܬܪܬܥܤܪܐ ܤܠܩܘ ܐܝܟܢܐ ܕܡܥܕܝܢ ܗܘܘ ܠܥܕܥܕܐ ܀
43Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.
43ܘܟܕ ܫܠܡܘ ܝܘܡܬܐ ܗܦܟܘ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܕܝܢ ܛܠܝܐ ܦܫ ܠܗ ܒܐܘܪܫܠܡ ܘܝܘܤܦ ܘܐܡܗ ܠܐ ܝܕܥܘ ܀
44Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;
44ܤܒܪܝܢ ܗܘܘ ܓܝܪ ܕܥܡ ܒܢܝ ܠܘܝܬܗܘܢ ܗܘ ܘܟܕ ܐܬܘ ܡܪܕܐ ܝܘܡܐ ܚܕ ܒܥܐܘܗܝ ܠܘܬ ܐܢܫܘܬܗܘܢ ܘܠܘܬ ܡܢ ܕܝܕܥ ܠܗܘܢ ܀
45dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.
45ܘܠܐ ܐܫܟܚܘܗܝ ܘܗܦܟܘ ܠܗܘܢ ܬܘܒ ܠܐܘܪܫܠܡ ܘܒܥܝܢ ܗܘܘ ܠܗ ܀
46Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.
46ܘܡܢ ܒܬܪ ܬܠܬܐ ܝܘܡܝܢ ܐܫܟܚܘܗܝ ܒܗܝܟܠܐ ܟܕ ܝܬܒ ܡܨܥܬ ܡܠܦܢܐ ܘܫܡܥ ܡܢܗܘܢ ܘܡܫܐܠ ܠܗܘܢ ܀
47Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.
47ܘܬܡܝܗܝܢ ܗܘܘ ܟܠܗܘܢ ܐܝܠܝܢ ܕܫܡܥܝܢ ܗܘܘ ܠܗ ܒܚܟܡܬܗ ܘܒܦܬܓܡܘܗܝ ܀
48Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: ''Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!''.
48ܘܟܕ ܚܙܐܘܗܝ ܬܡܗܘ ܘܐܡܪܬ ܠܗ ܐܡܗ ܒܪܝ ܠܡܢܐ ܥܒܕܬ ܠܢ ܗܟܢܐ ܕܗܐ ܐܒܘܟ ܘܐܢܐ ܒܛܘܪܦܐ ܤܓܝܐܐ ܒܥܝܢ ܗܘܝܢ ܠܟ ܀
49Por ai u tha atyre: ''Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?''.
49ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܡܢܐ ܒܥܝܢ ܗܘܝܬܘܢ ܠܝ ܠܐ ܝܕܥܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܒܝܬ ܐܒܝ ܘܠܐ ܠܝ ܕܐܗܘܐ ܀
50Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.
50ܗܢܘܢ ܕܝܢ ܠܐ ܐܫܬܘܕܥܘ ܠܡܠܬܐ ܕܐܡܪ ܠܗܘܢ ܀
51Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.
51ܘܢܚܬ ܥܡܗܘܢ ܘܐܬܐ ܠܢܨܪܬ ܘܡܫܬܥܒܕ ܗܘܐ ܠܗܘܢ ܐܡܗ ܕܝܢ ܢܛܪܐ ܗܘܬ ܟܠܗܝܢ ܡܠܐ ܒܠܒܗ ܀
52Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.
52ܝܫܘܥ ܕܝܢ ܪܒܐ ܗܘܐ ܒܩܘܡܬܗ ܘܒܚܟܡܬܗ ܘܒܛܝܒܘܬܐ ܠܘܬ ܐܠܗܐ ܘܒܢܝܢܫܐ ܀