1Atëherë rreth tij u mblodhën farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jeruzalemi.
1ܘܟܢܫܘ ܠܘܬܗ ܦܪܝܫܐ ܘܤܦܪܐ ܕܐܬܘ ܡܢ ܐܘܪܫܠܡ ܀
2Ata vunë re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara, dhe i paditën.
2ܘܚܙܘ ܐܢܫܝܢ ܡܢ ܬܠܡܝܕܘܗܝ ܕܐܟܠܝܢ ܠܚܡܐ ܟܕ ܠܐ ܡܫܓܢ ܐܝܕܝܗܘܢ ܘܐܬܥܕܠܘ ܀
3Në fakt farisenjtë dhe të gjithë Judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve;
3ܟܠܗܘܢ ܓܝܪ ܝܗܘܕܝܐ ܘܦܪܝܫܐ ܐܢ ܗܘ ܕܒܛܝܠܐܝܬ ܠܐ ܡܫܝܓܝܢ ܐܝܕܝܗܘܢ ܠܐ ܠܥܤܝܢ ܡܛܠ ܕܐܚܝܕܝܢ ܡܫܠܡܢܘܬܐ ܕܩܫܝܫܐ ܀
4dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanë pa u pastruar më parë. Ka shumë gjëra të tjera që ata duhet të respektojnë për shkak të traditës: larjen e kupave, të brokave, të enëve prej bakri dhe të shtretërve.
4ܘܡܢ ܫܘܩܐ ܐܠܐ ܥܡܕܝܢ ܠܐ ܠܥܤܝܢ ܘܤܓܝܐܬܐ ܐܚܪܢܝܬܐ ܐܝܬ ܐܝܠܝܢ ܕܩܒܠܘ ܕܢܛܪܘܢ ܡܥܡܘܕܝܬܐ ܕܟܤܐ ܘܕܩܤܛܐ ܘܕܡܐܢܝ ܢܚܫܐ ܘܕܥܪܤܬܐ ܀
5Pastaj farisenjtë dhe skribët e pyetën: ''Përse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditës së pleqve, por hanë bukë pa i larë duart?''.
5ܘܫܐܠܘܗܝ ܤܦܪܐ ܘܦܪܝܫܐ ܠܡܢܐ ܬܠܡܝܕܝܟ ܠܐ ܡܗܠܟܝܢ ܐܝܟ ܡܫܠܡܢܘܬܐ ܕܩܫܝܫܐ ܐܠܐ ܟܕ ܠܐ ܡܫܓܢ ܐܝܕܝܗܘܢ ܐܟܠܝܢ ܠܚܡܐ ܀
6Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: "Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.
6ܗܘ ܕܝܢ ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܫܦܝܪ ܐܬܢܒܝ ܥܠܝܟܘܢ ܐܫܥܝܐ ܢܒܝܐ ܢܤܒܝ ܒܐܦܐ ܐܝܟ ܕܟܬܝܒ ܕܥܡܐ ܗܢܐ ܒܤܦܘܬܗ ܗܘ ܡܝܩܪ ܠܝ ܠܒܗܘܢ ܕܝܢ ܤܓܝ ܪܚܝܩ ܡܢܝ ܀
7Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit".
7ܘܤܪܝܩܐܝܬ ܕܚܠܝܢ ܠܝ ܟܕ ܡܠܦܝܢ ܝܘܠܦܢܐ ܕܦܘܩܕܢܐ ܕܒܢܝ ܐܢܫܐ ܀
8Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve: larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.
8ܫܒܩܬܘܢ ܓܝܪ ܦܘܩܕܢܐ ܕܐܠܗܐ ܘܐܚܝܕܝܢ ܐܢܬܘܢ ܡܫܠܡܢܘܬܐ ܕܒܢܝ ܐܢܫܐ ܡܥܡܘܕܝܬܐ ܕܟܤܐ ܘܕܩܤܛܐ ܘܤܓܝܐܬܐ ܐܝܠܝܢ ܕܠܗܠܝܢ ܕܡܝܢ ܀
9U tha atyre akoma: ''Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj.
9ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܫܦܝܪ ܛܠܡܝܢ ܐܢܬܘܢ ܦܘܩܕܢܐ ܕܐܠܗܐ ܕܬܩܝܡܘܢ ܡܫܠܡܢܘܬܟܘܢ ܀
10E në fakt Moisiu tha: "Ndero atin tënd dhe nënën tënde", dhe: "Ai që mallkon atin ose nënën, të dënohet me vdekje".
10ܡܘܫܐ ܓܝܪ ܐܡܪ ܕܝܩܪ ܠܐܒܘܟ ܘܠܐܡܟ ܘܡܢ ܕܡܨܚܐ ܠܐܒܐ ܘܠܐܡܐ ܡܘܬܐ ܢܡܘܬ ܀
11Por ju thoni: "Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet: Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë",
11ܐܢܬܘܢ ܕܝܢ ܐܡܪܝܢ ܐܢܬܘܢ ܐܢ ܢܐܡܪ ܓܒܪܐ ܠܐܒܘܗܝ ܐܘ ܠܐܡܗ ܩܘܪܒܢܝ ܡܕܡ ܕܡܢܝ ܬܐܬܪ ܀
12nuk e lejoni atë të bëjë asgjë për atin e vet ose për nënën e vet,
12ܘܠܐ ܫܒܩܝܢ ܐܢܬܘܢ ܠܗ ܕܢܥܒܕ ܡܕܡ ܠܐܒܘܗܝ ܐܘ ܠܐܡܗ ܀
13duke e anuluar kështu fjalën e Perëndisë me traditën tuaj, që ju e keni trashëguar. Dhe ju po bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.
13ܘܡܤܠܝܢ ܐܢܬܘܢ ܡܠܬܐ ܕܐܠܗܐ ܡܛܠ ܡܫܠܡܢܘܬܐ ܕܐܫܠܡܬܘܢ ܘܕܕܡܝܢ ܠܗܠܝܢ ܤܓܝܐܬܐ ܥܒܕܝܢ ܐܢܬܘܢ ܀
14Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha: ''Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni:
14ܘܩܪܐ ܝܫܘܥ ܠܟܢܫܐ ܟܠܗ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܫܘܡܥܘܢܝ ܟܠܟܘܢ ܘܐܤܬܟܠܘ ܀
15Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.
15ܠܝܬ ܡܕܡ ܕܠܒܪ ܡܢ ܒܪܢܫܐ ܗܘ ܘܥܐܠ ܠܗ ܕܡܫܟܚ ܡܤܝܒ ܠܗ ܐܠܐ ܡܕܡ ܕܢܦܩ ܡܢܗ ܗܘ ܗܘ ܡܤܝܒ ܠܒܪ ܐܢܫܐ ܀
16Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
16ܡܢ ܕܐܝܬ ܠܗ ܐܕܢܐ ܕܢܫܡܥ ܢܫܡܥ ܀
17Më pas, kur ai u kthye në shtëpi, larg turmës, dishepujt e vet e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrës.
17ܟܕ ܕܝܢ ܥܠ ܝܫܘܥ ܠܒܝܬܐ ܡܢ ܟܢܫܐ ܫܐܠܘܗܝ ܬܠܡܝܕܘܗܝ ܥܠ ܡܬܠܐ ܗܘ ܀
18Dhe ai u tha atyre: ''Edhe ju qënkeni kaq të pamend? A nuk e kuptoni se çdo gjë që nga jashtë hyn te njeriu nuk mund ta ndotë,
18ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܗܟܢܐ ܐܦ ܐܢܬܘܢ ܥܛܠܝܢ ܐܢܬܘܢ ܠܐ ܝܕܥܝܢ ܐܢܬܘܢ ܕܟܠ ܡܕܡ ܕܡܢ ܠܒܪ ܥܐܠ ܠܒܪ ܐܢܫܐ ܠܐ ܡܫܟܚ ܡܤܝܒ ܠܗ ܀
19sepse nuk i hyn në zemër, por në bark, dhe pastaj jashtëqitet në gjiriz?''. Duke folur kështu, ai i deklaroi të pastra të gjitha ushqimet.
19ܕܠܐ ܗܘܐ ܠܠܒܗ ܥܐܠ ܐܠܐ ܠܟܪܤܗ ܘܡܫܬܕܐ ܒܬܕܟܝܬܐ ܕܡܕܟܝܐ ܟܠܗ ܡܐܟܘܠܬܐ ܀
20Tha akoma: ''Ajo që del nga njeriu, e bën atë të ndotur.
20ܡܕܡ ܕܝܢ ܕܢܦܩ ܡܢ ܒܪܢܫܐ ܗܘ ܗܘ ܡܤܝܒ ܠܒܪ ܐܢܫܐ ܀
21Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,
21ܡܢ ܠܓܘ ܓܝܪ ܡܢ ܠܒܐ ܕܒܢܝ ܐܢܫܐ ܢܦܩܢ ܡܚܫܒܬܐ ܒܝܫܬܐ ܓܘܪܐ ܙܢܝܘܬܐ ܓܢܒܘܬܐ ܩܛܠܐ ܀
22vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.
22ܥܠܘܒܘܬܐ ܒܝܫܘܬܐ ܢܟܠܐ ܨܚܢܘܬܐ ܥܝܢܐ ܒܝܫܬܐ ܓܘܕܦܐ ܫܒܗܪܢܘܬܐ ܫܛܝܘܬܐ ܀
23Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut''.
23ܗܠܝܢ ܟܠܗܝܢ ܒܝܫܬܐ ܡܢ ܠܓܘ ܗܘ ܢܦܩܢ ܘܡܤܝܒܢ ܠܗ ܠܒܪܢܫܐ ܀
24Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur.
24ܡܢ ܬܡܢ ܩܡ ܝܫܘܥ ܘܐܬܐ ܠܬܚܘܡܐ ܕܨܘܪ ܘܕܨܝܕܢ ܘܥܠ ܠܒܝܬܐ ܚܕ ܘܠܐ ܨܒܐ ܗܘܐ ܕܐܢܫ ܢܕܥ ܒܗ ܘܠܐ ܐܫܟܚ ܕܢܛܫܐ ܀
25Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij.
25ܡܚܕܐ ܓܝܪ ܫܡܥܬ ܐܢܬܬܐ ܚܕܐ ܡܛܠܬܗ ܕܐܝܬ ܗܘܬ ܠܒܪܬܗ ܪܘܚܐ ܛܢܦܬܐ ܘܐܬܬ ܢܦܠܬ ܩܕܡ ܪܓܠܘܗܝ ܀
26Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut që ta dëbonte demonin nga e bija;
26ܗܝ ܕܝܢ ܐܢܬܬܐ ܐܝܬܝܗ ܗܘܬ ܚܢܦܬܐ ܡܢ ܦܘܢܝܩܐ ܕܤܘܪܝܐ ܘܒܥܝܐ ܗܘܬ ܡܢܗ ܕܢܦܩ ܫܐܕܐ ܡܢ ܒܪܬܗ ܀
27por Jezusi i tha: ''Lëri më parë fëmijët të ngopen, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t'u hidhet këlyshëve të qenve''.
27ܘܐܡܪ ܠܗ ܝܫܘܥ ܫܒܘܩܝ ܠܘܩܕܡ ܕܢܤܒܥܘܢ ܒܢܝܐ ܠܐ ܗܘܬ ܓܝܪ ܫܦܝܪܐ ܕܢܤܒ ܠܚܡܐ ܕܒܢܝܐ ܘܢܪܡܐ ܠܟܠܒܐ ܀
28Por ajo u përgjigj dhe i tha: ''Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!''
28ܗܝ ܕܝܢ ܥܢܬ ܘܐܡܪܐ ܠܗ ܐܝܢ ܡܪܝ ܐܦ ܟܠܒܐ ܡܢ ܬܚܝܬ ܦܬܘܪܐ ܐܟܠܝܢ ܦܪܬܘܬܐ ܕܒܢܝܐ ܀
29Atëherë ai i tha: ''Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!''.
29ܐܡܪ ܠܗ ܝܫܘܥ ܙܠܝ ܡܛܠ ܗܕܐ ܡܠܬܐ ܢܦܩ ܠܗ ܫܐܕܐ ܡܢ ܒܪܬܟܝ ܀
30Dhe ajo, kur u kthye në shtëpinë e vet, e gjeti të bijën në shtrat, dhe demoni i kishte dalë.
30ܘܐܙܠܬ ܠܒܝܬܗ ܘܐܫܟܚܬ ܒܪܬܗ ܟܕ ܪܡܝܐ ܒܥܪܤܐ ܘܢܦܝܩ ܡܢܗ ܫܐܕܗ ܀
31Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolit.
31ܬܘܒ ܢܦܩ ܝܫܘܥ ܡܢ ܬܚܘܡܐ ܕܨܘܪ ܘܕܨܝܕܢ ܘܐܬܐ ܠܝܡܐ ܕܓܠܝܠܐ ܒܬܚܘܡܐ ܕܥܤܪܬ ܡܕܝܢܬܐ ܀
32Dhe i paraqitën një të shurdhët që mezi fliste, dhe iu lutën t'i vërë duart mbi të.
32ܘܐܝܬܝܘ ܠܗ ܚܪܫܐ ܚܕ ܦܐܩܐ ܘܒܥܐ ܗܘܘ ܡܢܗ ܕܢܤܝܡ ܥܠܘܗܝ ܐܝܕܐ ܀
33Si e mori veçmas, larg turmës, ia shtiu gishtrinjtë në vesh dhe mbasi e pështyu ia preku gjuhën.
33ܘܢܓܕܗ ܡܢ ܟܢܫܐ ܒܠܚܘܕܘܗܝ ܘܐܪܡܝ ܨܒܥܬܗ ܒܐܕܢܘܗܝ ܘܪܩ ܘܩܪܒ ܠܠܫܢܗ ܀
34Pastaj i drejtoi sytë nga qielli, psherëtiu dhe i tha: ''Effatha'', që do të thotë: ''Hapu!''.
34ܘܚܪ ܒܫܡܝܐ ܘܐܬܬܢܚ ܘܐܡܪ ܠܗ ܐܬܦܬܚ ܀
35Dhe menjëherë iu hapën veshët, iu zgjidh nyja e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.
35ܘܒܗ ܒܫܥܬܐ ܐܬܦܬܚ ܐܕܢܘܗܝ ܘܐܫܬܪܝ ܐܤܪܐ ܕܠܫܢܗ ܘܡܠܠ ܦܫܝܩܐܝܬ ܀
36Dhe Jezusi i urdhëroi ata që të mos i tregojnë askujt; por sa më tepër ua ndalonte, aq më tepër ata e përhapnin.
36ܘܙܗܪ ܐܢܘܢ ܕܠܐܢܫ ܠܐ ܢܐܡܪܘܢ ܘܟܡܐ ܕܗܘ ܡܙܗܪ ܗܘܐ ܠܗܘܢ ܗܢܘܢ ܝܬܝܪ ܡܟܪܙܝܢ ܗܘܘ ܀ 37 ܘܝܬܝܪܐܝܬ ܡܬܕܡܪܝܢ ܗܘܘ ܘܐܡܪܝܢ ܕܟܠ ܡܕܡ ܫܦܝܪ ܥܒܕ ܠܚܪܫܐ ܥܒܕ ܕܢܫܡܥܘܢ ܘܕܠܐ ܡܡܠܠܝܢ ܕܢܡܠܠܘܢ ܀
37Dhe, të habitur shumë, thonin: ''Ai çdo gjë e ka bërë mirë: ai i bën që të shurdhët të dëgjojnë dhe memecët të flasin!''.
37