Shqip

Syriac: NT

Matthew

21

1Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,
1ܘܟܕ ܩܪܒ ܠܐܘܪܫܠܡ ܘܐܬܐ ܠܒܝܬ ܦܓܐ ܥܠ ܓܢܒ ܛܘܪܐ ܕܙܝܬܐ ܫܕܪ ܝܫܘܥ ܬܪܝܢ ܡܢ ܬܠܡܝܕܘܗܝ ܀
2duke u thënë atyre: ''Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m'i sillni!
2ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܙܠܘ ܠܩܪܝܬܐ ܗܕܐ ܕܠܩܘܒܠܟܘܢ ܘܡܚܕܐ ܡܫܟܚܝܢ ܐܢܬܘܢ ܚܡܪܐ ܕܐܤܝܪܐ ܘܥܝܠܐ ܥܡܗ ܫܪܘ ܐܝܬܘ ܠܝ ܀
3Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t'i kthejë shpejt''.
3ܘܐܢ ܐܢܫ ܐܡܪ ܠܟܘܢ ܡܕܡ ܐܡܪܘ ܠܗ ܕܠܡܪܢ ܡܬܒܥܝܢ ܘܡܚܕܐ ܡܫܕܪ ܠܗܘܢ ܠܟܐ ܀
4Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç'ishtë thënë nga profeti, që thotë:
4ܗܕܐ ܕܝܢ ܕܗܘܬ ܕܢܬܡܠܐ ܡܕܡ ܕܐܬܐܡܪ ܒܝܕ ܢܒܝܐ ܕܐܡܪ ܀
5''I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë''.
5ܐܡܪܘ ܠܒܪܬ ܨܗܝܘܢ ܗܐ ܡܠܟܟܝ ܐܬܐ ܠܟܝ ܡܟܝܟ ܘܪܟܝܒ ܥܠ ܚܡܪܐ ܘܥܠ ܥܝܠܐ ܒܪ ܐܬܢܐ ܀
6Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.
6ܘܐܙܠܘ ܬܠܡܝܕܐ ܘܥܒܕܘ ܐܝܟܢܐ ܕܦܩܕ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܀
7Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.
7ܘܐܝܬܝܘ ܠܚܡܪܐ ܘܠܥܝܠܐ ܘܤܡܘ ܥܠ ܥܝܠܐ ܢܚܬܝܗܘܢ ܘܪܟܒ ܥܠܘܗܝ ܝܫܘܥ ܀
8Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.
8ܘܤܘܓܐܐ ܕܟܢܫܐ ܡܫܘܝܢ ܗܘܘ ܡܐܢܝܗܘܢ ܒܐܘܪܚܐ ܐܚܪܢܐ ܕܝܢ ܦܤܩܝܢ ܗܘܘ ܤܘܟܐ ܡܢ ܐܝܠܢܐ ܘܪܡܝܢ ܒܐܘܪܚܐ ܀
9Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!''.
9ܟܢܫܐ ܕܝܢ ܐܝܠܝܢ ܕܐܙܠܝܢ ܗܘܘ ܩܕܡܘܗܝ ܘܐܬܝܢ ܒܬܪܗ ܩܥܝܢ ܗܘܘ ܘܐܡܪܝܢ ܐܘܫܥܢܐ ܠܒܪܗ ܕܕܘܝܕ ܒܪܝܟ ܗܘ ܕܐܬܐ ܒܫܡܗ ܕܡܪܝܐ ܐܘܫܥܢܐ ܒܡܪܘܡܐ ܀
10Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: ''Kush është ky?''.
10ܘܟܕ ܥܠ ܠܐܘܪܫܠܡ ܐܬܬܙܝܥܬ ܟܠܗ ܡܕܝܢܬܐ ܘܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܡܢܘ ܗܢܐ ܀
11Dhe turmat thonin: ''Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.
11ܟܢܫܐ ܕܝܢ ܐܡܪܝܢ ܗܘܘ ܗܢܘ ܝܫܘܥ ܢܒܝܐ ܕܡܢ ܢܨܪܬ ܕܓܠܝܠܐ ܀
12Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
12ܘܥܠ ܝܫܘܥ ܠܗܝܟܠܐ ܕܐܠܗܐ ܘܐܦܩ ܠܟܠܗܘܢ ܕܙܒܢܝܢ ܘܡܙܒܢܝܢ ܒܗܝܟܠܐ ܘܤܚܦ ܦܬܘܪܐ ܕܡܥܪܦܢܐ ܘܟܘܪܤܘܬܐ ܕܗܢܘܢ ܕܡܙܒܢܝܢ ܝܘܢܐ ܀
13Dhe u tha atyre: ''Éshtë shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje", por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh''.
13ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܟܬܝܒ ܗܘ ܕܒܝܬܝ ܒܝܬ ܨܠܘܬܐ ܢܬܩܪܐ ܐܢܬܘܢ ܕܝܢ ܥܒܕܬܘܢܝܗܝ ܡܥܪܬܐ ܕܠܤܛܝܐ ܀
14Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.
14ܘܩܪܒܘ ܠܗ ܒܗܝܟܠܐ ܤܡܝܐ ܘܚܓܝܤܐ ܘܐܤܝ ܐܢܘܢ ܀
15Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: ''Hosana Birit të Davidit!'', u zemëruan,
15ܟܕ ܚܙܘ ܕܝܢ ܪܒܝ ܟܗܢܐ ܘܦܪܝܫܐ ܬܕܡܪܬܐ ܕܥܒܕ ܘܛܠܝܐ ܕܩܥܝܢ ܒܗܝܟܠܐ ܘܐܡܪܝܢ ܐܘܫܥܢܐ ܠܒܪܗ ܕܕܘܝܕ ܐܬܒܐܫ ܠܗܘܢ ܀
16dhe i thanë: ''A po dëgjon ti çfarë thonë këta?''. Jezusi u tha atyre: ''Po! A nuk keni lexuar kurrë: "Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi"?''.
16ܘܐܡܪܝܢ ܠܗ ܫܡܥ ܐܢܬ ܡܢܐ ܐܡܪܝܢ ܗܠܝܢ ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܐܝܢ ܡܢ ܡܬܘܡ ܠܐ ܩܪܝܬܘܢ ܕܡܢ ܦܘܡܐ ܕܛܠܝܐ ܘܕܝܠܘܕܐ ܬܩܢܬ ܬܫܒܘܚܬܐ ܀
17Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.
17ܘܫܒܩ ܐܢܘܢ ܘܢܦܩ ܠܒܪ ܡܢ ܡܕܝܢܬܐ ܠܒܝܬ ܥܢܝܐ ܘܒܬ ܬܡܢ ܀
18Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.
18ܒܨܦܪܐ ܕܝܢ ܟܕ ܗܦܟ ܠܡܕܝܢܬܐ ܟܦܢ ܀
19Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: ''Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!''. Dhe fiku u tha menjëherë.
19ܘܚܙܐ ܬܬܐ ܚܕܐ ܒܐܘܪܚܐ ܘܐܬܐ ܠܘܬܗ ܘܠܐ ܐܫܟܚ ܒܗ ܡܕܡ ܐܠܐ ܐܢ ܛܪܦܐ ܒܠܚܘܕ ܘܐܡܪ ܠܗ ܠܐ ܢܗܘܘܢ ܒܟܝ ܬܘܒ ܦܐܪܐ ܠܥܠܡ ܘܡܚܕܐ ܝܒܫܬ ܬܬܐ ܗܝ ܀
20Kur e panë këtë, dishepujt u çuditën dhe thanë: ''Qysh u tha fiku në çast?''.
20ܘܚܙܘ ܬܠܡܝܕܐ ܘܬܗܪܘ ܘܐܡܪܝܢ ܐܝܟܢܐ ܒܪ ܫܥܬܗ ܝܒܫܬ ܬܬܐ ܀
21Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: ''Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t'i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë.
21ܥܢܐ ܝܫܘܥ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܐܢ ܬܗܘܐ ܒܟܘܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܘܠܐ ܬܬܦܠܓܘܢ ܠܐ ܒܠܚܘܕ ܗܕܐ ܕܬܬܐ ܬܥܒܕܘܢ ܐܠܐ ܐܦܢ ܠܛܘܪܐ ܗܢܐ ܬܐܡܪܘܢ ܕܐܫܬܩܠ ܘܦܠ ܒܝܡܐ ܬܗܘܐ ܀
22Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni''.
22ܘܟܠ ܡܕܡ ܕܬܫܐܠܘܢ ܒܨܠܘܬܐ ܘܬܗܝܡܢܘܢ ܬܤܒܘܢ ܀
23Kur hyri në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, ndërsa i mësonte, dhe i thanë: ''Me ç'pushtet i bën ti këto gjëra? Dhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?''.
23ܘܟܕ ܐܬܐ ܝܫܘܥ ܠܗܝܟܠܐ ܩܪܒܘ ܠܗ ܪܒܝ ܟܗܢܐ ܘܩܫܝܫܐ ܕܥܡܐ ܟܕ ܡܠܦ ܘܐܡܪܝܢ ܠܗ ܒܐܝܢܐ ܫܘܠܛܢ ܗܠܝܢ ܥܒܕ ܐܢܬ ܘܡܢܘ ܝܗܒ ܠܟ ܫܘܠܛܢܐ ܗܢܐ ܀
24Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju bëj një pyetje, dhe në qoftë se ju do të më përgjigjeshit, unë gjithashtu do t'ju them me ç'pushtet i kryej këto gjëra.
24ܥܢܐ ܝܫܘܥ ܘܐܡܪ ܠܗܘܢ ܐܫܐܠܟܘܢ ܐܦ ܐܢܐ ܡܠܬܐ ܚܕܐ ܘܐܢ ܬܐܡܪܘܢ ܠܝ ܘܐܦ ܐܢܐ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܒܐܝܢܐ ܫܘܠܛܢܐ ܗܠܝܢ ܥܒܕ ܐܢܐ ܀
25Pagëzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerëzit?''. Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thënë: ''Po t'i themi nga qielli, do të na thotë: "Përse atëhërë nuk i besuat?".
25ܡܥܡܘܕܝܬܗ ܕܝܘܚܢܢ ܐܝܡܟܐ ܐܝܬܝܗ ܡܢ ܫܡܝܐ ܗܝ ܐܘ ܡܢ ܒܢܝܢܫܐ ܗܢܘܢ ܕܝܢ ܡܬܪܥܝܢ ܗܘܘ ܒܢܦܫܗܘܢ ܘܐܡܪܝܢ ܕܐܢ ܢܐܡܪ ܡܢ ܫܡܝܐ ܐܡܪ ܠܢ ܘܥܠ ܡܢܐ ܠܐ ܗܝܡܢܬܘܢܝܗܝ ܀
26Në qoftë se i themi nga njerëzit, kemi frikë nga turma, sepse të gjithë e konsiderojnë Gjonin profet''.
26ܘܕܢܐܡܪ ܡܢ ܒܢܝܢܫܐ ܕܚܠܝܢ ܐܢܚܢܢ ܡܢ ܟܢܫܐ ܟܠܗܘܢ ܓܝܪ ܐܝܟ ܢܒܝܐ ܐܚܝܕܝܢ ܗܘܘ ܠܗ ܠܝܘܚܢܢ ܀
27Dhe iu përgjigjën Jezusit duke thënë: ''Nuk e dimë''. Atëhërë ai u tha atyre: ''As unë nuk do t'ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra".
27ܥܢܘ ܘܐܡܪܝܢ ܠܗ ܠܐ ܝܕܥܝܢܢ ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܐܦ ܠܐ ܐܢܐ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܒܐܝܢܐ ܫܘܠܛܢܐ ܗܠܝܢ ܥܒܕ ܐܢܐ ܀
28''Ç'mendoni? Një njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar të parit tha: "Bir, shko sot të punosh në vreshtin tim";
28ܡܢܐ ܕܝܢ ܡܬܚܙܐ ܠܟܘܢ ܓܒܪܐ ܚܕ ܐܝܬ ܗܘܘ ܠܗ ܒܢܝܐ ܬܪܝܢ ܘܩܪܒ ܠܘܬ ܩܕܡܝܐ ܘܐܡܪ ܠܗ ܒܪܝ ܙܠ ܝܘܡܢܐ ܦܠܘܚ ܒܟܪܡܐ ܀
29por ai u përgjigj dhe tha: "Nuk dua"; por më vonë, i penduar, shkoi.
29ܗܘ ܕܝܢ ܥܢܐ ܘܐܡܪ ܠܐ ܨܒܐ ܐܢܐ ܒܚܪܬܐ ܕܝܢ ܐܬܬܘܝ ܘܐܙܠ ܀
30Pastaj iu kthye të dytit dhe i tha të njëjtën gjë. Dhe ai u përgjigj dhe tha: "Po, imzot, do ta bëj", por nuk shkoi.
30ܘܩܪܒ ܠܘܬ ܐܚܪܢܐ ܘܐܡܪ ܠܗ ܗܟܘܬ ܗܘ ܕܝܢ ܥܢܐ ܘܐܡܪ ܐܢܐ ܡܪܝ ܘܠܐ ܐܙܠ ܀
31Cili nga të dy e kreu vullnetin e të atit?''. Ata i thanë: ''I pari''. Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë ju them se tagrambledhësit dhe prostitutat hyjnë para jush në mbretërinë e qiejve.
31ܡܢܘ ܡܢ ܗܠܝܢ ܬܪܝܗܘܢ ܥܒܕ ܨܒܝܢܐ ܕܐܒܘܗܝ ܐܡܪܝܢ ܠܗ ܗܘ ܩܕܡܝܐ ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܐܡܝܢ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܡܟܤܐ ܘܙܢܝܬܐ ܩܕܡܝܢ ܠܟܘܢ ܠܡܠܟܘܬܐ ܕܐܠܗܐ ܀
32Sepse Gjoni erdhi tek ju në rrugën e drejtësisë, dhe iu nuk i besuat, ndërsa tagrambledhësit dhe prostitutat i besuan; as mbasi i keni parë këto gjëra, nuk u penduat për t'i besuar''.
32ܐܬܐ ܓܝܪ ܠܘܬܟܘܢ ܝܘܚܢܢ ܒܐܘܪܚܐ ܕܟܐܢܘܬܐ ܘܠܐ ܗܝܡܢܬܘܢܝܗܝ ܡܟܤܐ ܕܝܢ ܘܙܢܝܬܐ ܗܝܡܢܘܗܝ ܐܢܬܘܢ ܕܝܢ ܐܦ ܠܐ ܟܕ ܚܙܝܬܘܢ ܐܬܬܘܝܬܘܢ ܒܚܪܬܐ ܕܬܗܝܡܢܘܢ ܒܗ ܀
33''Dëgjoni një shëmbëlltyrë tjetër: Ishte një pronar shtëpie, i cili mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend ku të shtrydhte rrushin, ndërtoi një kullë dhe, mbasi ua besoi disa vreshtarëve, u nis në një vend të huaj.
33ܫܡܥܘ ܐܚܪܢܐ ܡܬܠܐ ܓܒܪܐ ܚܕ ܐܝܬ ܗܘܐ ܡܪܐ ܒܝܬܐ ܘܢܨܒ ܟܪܡܐ ܘܐܚܕܪܗ ܤܝܓܐ ܘܚܦܪ ܒܗ ܡܥܨܪܬܐ ܘܒܢܐ ܒܗ ܡܓܕܠܐ ܘܐܘܚܕܗ ܠܦܠܚܐ ܘܚܙܩ ܀
34Dhe kur erdhi koha e të vjelave, ai dërgoi shërbëtorët e vet te vreshtarët, për të marrë frutat e tij,
34ܟܕ ܕܝܢ ܡܛܐ ܙܒܢܐ ܕܦܐܪܐ ܫܕܪ ܠܥܒܕܘܗܝ ܠܘܬ ܦܠܚܐ ܕܢܫܕܪܘܢ ܠܗ ܡܢ ܦܐܪܐ ܕܟܪܡܗ ܀
35por vreshtarët i kapën shërbëtorët e tij, njërin e rrahën, një tjetër e vranë dhe një tjetër e vranë me gurë.
35ܘܐܚܕܘ ܦܠܚܐ ܠܥܒܕܘܗܝ ܘܐܝܬ ܕܡܚܐܘܗܝ ܘܐܝܬ ܕܪܓܡܘܗܝ ܘܐܝܬ ܕܩܛܠܘܗܝ ܀
36Përsëri, ai dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, dhe këta vreshtarët i trajtuan në të njëjtën mënyrë.
36ܘܬܘܒ ܫܕܪ ܐܚܪܢܐ ܥܒܕܐ ܕܤܓܝܐܝܢ ܡܢ ܩܕܡܝܐ ܘܗܟܘܬ ܥܒܕܘ ܠܗܘܢ ܀
37Më në fund ai i dërgoi atyre birin e vet duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt!".
37ܐܚܪܝܬ ܕܝܢ ܫܕܪ ܠܘܬܗܘܢ ܠܒܪܗ ܟܕ ܐܡܪ ܟܒܪ ܢܒܗܬܘܢ ܡܢ ܒܪܝ ܀
38Por vreshtarët, kur e panë të birin, i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij".
38ܦܠܚܐ ܕܝܢ ܟܕ ܚܙܐܘܗܝ ܠܒܪܐ ܐܡܪܘ ܒܝܢܬܗܘܢ ܗܢܘ ܝܪܬܐ ܬܘ ܢܩܛܠܝܘܗܝ ܘܢܐܚܘܕ ܝܪܬܘܬܗ ܀
39Dhe e kapën, e nxorën jashtë nga vreshti dhe e vranë.
39ܘܐܚܕܘ ܐܦܩܘܗܝ ܠܒܪ ܡܢ ܟܪܡܐ ܘܩܛܠܘܗܝ ܀
40Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t'u bëjë këtyre vreshtarëve?''.
40ܡܐ ܕܐܬܐ ܗܟܝܠ ܡܪܗ ܕܟܪܡܐ ܡܢܐ ܢܥܒܕ ܠܦܠܚܐ ܗܢܘܢ ܀
41Ata i thanë: ''Ai do t'i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t'ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t'i japin prodhimet në kohën e vet''.
41ܐܡܪܝܢ ܠܗ ܕܒܝܫ ܒܝܫ ܢܘܒܕ ܐܢܘܢ ܘܟܪܡܐ ܢܘܚܕ ܠܐܚܪܢܐ ܦܠܚܐ ܐܝܠܝܢ ܕܝܗܒܝܢ ܠܗ ܦܐܪܐ ܒܙܒܢܗܘܢ ܀
42Jezusi u tha atyre: ''A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: "Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"?
42ܐܡܪ ܠܗܘܢ ܝܫܘܥ ܠܐ ܡܡܬܘܡ ܩܪܝܬܘܢ ܒܟܬܒܐ ܕܟܐܦܐ ܕܐܤܠܝܘ ܒܢܝܐ ܗܝ ܗܘܬ ܠܪܫܐ ܕܙܘܝܬܐ ܡܢ ܠܘܬ ܡܪܝܐ ܗܘܬ ܗܕܐ ܘܐܝܬܝܗ ܬܕܡܘܪܬܐ ܒܥܝܢܝܢ ܀
43Prandaj unë po ju them se juve do t'ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t'i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
43ܡܛܠ ܗܢܐ ܐܡܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܕܬܫܬܩܠ ܡܢܟܘܢ ܡܠܟܘܬܐ ܕܐܠܗܐ ܘܬܬܝܗܒ ܠܥܡܐ ܕܥܒܕ ܦܐܪܐ ܀
44Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copëcopë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar''.
44ܘܡܢ ܕܢܦܠ ܥܠ ܟܐܦܐ ܗܕܐ ܢܬܪܥܥ ܘܟܠ ܡܢ ܕܗܝ ܬܦܠ ܥܠܘܗܝ ܬܕܪܝܘܗܝ ܀
45Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.
45ܘܟܕ ܫܡܥܘ ܪܒܝ ܟܗܢܐ ܘܦܪܝܫܐ ܡܬܠܘܗܝ ܝܕܥܘ ܕܥܠܝܗܘܢ ܐܡܪ ܀ 46 ܘܒܥܘ ܠܡܐܚܕܗ ܘܕܚܠܘ ܡܢ ܟܢܫܐ ܡܛܠ ܕܐܝܟ ܕܠܢܒܝܐ ܐܚܝܕܝܢ ܗܘܘ ܠܗ ܀
46Dhe kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.
46