Shqip

Syriac: NT

Revelation

21

1Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më.
1ܘܚܙܝܬ ܫܡܝܐ ܚܕܬܬܐ ܘܐܪܥܐ ܚܕܬܐ ܫܡܝܐ ܓܝܪ ܩܕܡܝܬܐ ܘܐܪܥܐ ܩܕܡܝܬܐ ܐܙܠܘ ܘܝܡܐ ܠܝܬܘܗܝ ܬܘܒ ܀
2Dhe unë, Gjoni, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet.
2ܘܠܡܕܝܢܬܐ ܩܕܝܫܬܐ ܐܘܪܫܠܡ ܚܕܬܐ ܚܙܝܬܗ ܕܢܚܬܐ ܡܢ ܫܡܝܐ ܡܢ ܨܝܕ ܐܠܗܐ ܕܡܛܝܒܐ ܐܝܟ ܟܠܬܐ ܡܨܒܬܬܐ ܠܒܥܠܗ ܀
3Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: ''Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.
3ܘܫܡܥܬ ܩܠܐ ܪܒܐ ܡܢ ܫܡܝܐ ܕܐܡܪ ܗܐ ܡܫܪܝܐ ܕܐܠܗܐ ܥܡ ܒܢܝܢܫܐ ܘܫܪܐ ܥܡܗܘܢ ܘܗܢܘܢ ܥܡܐ ܕܝܠܗ ܢܗܘܘܢ ܘܗܘ ܐܠܗܐ ܥܡܗܘܢ ܘܢܗܘܐ ܠܗܘܢ ܐܠܗܐ ܀
4Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan''.
4ܘܗܘ ܢܠܚܐ ܟܠ ܕܡܥܐ ܡܢ ܥܝܢܝܗܘܢ ܘܡܘܬܐ ܠܐ ܢܗܘܐ ܡܟܝܠ ܘܠܐ ܐܒܠܐ ܘܠܐ ܪܘܒܐ ܘܠܐ ܟܐܒܐ ܬܘܒ ܢܗܘܐ ܥܠ ܐܦܝܗ ܀
5Dhe ai që rrinte mbi fron tha: ''Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja''. Dhe më tha: ''Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike''.
5ܘܐܙܠܬ ܘܐܡܪ ܠܝ ܕܝܬܒ ܥܠ ܟܘܪܤܝܐ ܗܐ ܚܕܬܐ ܥܒܕ ܐܢܐ ܟܠ ܘܐܡܪ ܠܝ ܟܬܘܒ ܗܠܝܢ ܡܠܐ ܡܗܝܡܢܬܐ ܘܫܪܝܪܬܐ ܐܝܬܝܗܝܢ ܀
6Edhe më tha: ''U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje unë do t'i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës.
6ܘܐܡܪ ܠܝ ܗܘܝ ܐܢܐ ܐܠܦ ܘܐܢܐ ܬܘ ܪܝܫܝܬܐ ܘܫܘܠܡܐ ܠܕܨܗܐ ܐܢܐ ܐܬܠ ܡܢ ܥܝܢܐ ܕܡܝܐ ܚܝܐ ܡܓܢ ܀
7Kush fiton do t'i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir.
7ܘܕܙܟܐ ܗܘ ܢܐܪܬ ܗܠܝܢ ܘܐܗܘܐ ܠܗ ܐܠܗܐ ܘܢܗܘܐ ܠܝ ܒܪܐ ܀
8Kurse për frikacakët dhe të pabesët, dhe të neveritshmit dhe vrasësit, dhe kurvëruesit, dhe magjistarët, dhe idhujtarët, dhe gjithë gënjeshtarët, pjesa e tyre do të jetë në liqenin që digjet me zjarr dhe squfur, që është vdekja e dytë''.
8ܠܩܢܘܛܬܢܐ ܕܝܢ ܘܠܐ ܡܗܝܡܢܐ ܘܥܘܠܐ ܘܡܤܝܒܐ ܘܩܛܘܠܐ ܘܚܪܫܐ ܘܙܢܝܐ ܘܦܠܚܝ ܦܬܟܪܐ ܘܟܠܗܘܢ ܕܓܠܐ ܡܢܬܗܘܢ ܒܝܡܬܐ ܝܩܕܬܐ ܕܢܘܪܐ ܘܟܒܪܝܬܐ ܐܝܕܐ ܕܐܝܬܝܗ ܡܘܬܐ ܬܢܝܢܐ ܀
9Pastaj erdhi drejt meje një nga të shtatë engjëjt që kishin të shtatë kupat plot me shtatë plagët e fundit, dhe foli me mua, duke thënë: ''Eja, do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit''.
9ܘܐܬܐ ܚܕ ܡܢ ܫܒܥܐ ܡܠܐܟܝܢ ܐܝܠܝܢ ܕܐܝܬ ܥܠܝܗܘܢ ܫܒܥ ܙܒܘܪܝܢ ܕܡܠܝܢ ܫܒܥ ܡܚܘܬܐ ܐܚܪܝܬܐ ܘܡܠܠ ܥܡܝ ܠܡܐܡܪ ܬܐ ܐܚܘܝܟ ܠܟܠܬܐ ܐܢܬܬܗ ܕܐܡܪܐ ܀
10Dhe më çoi në Frymë mbi një mal të madh dhe të lartë, dhe më tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjtë, që zbriste nga qielli, nga Perëndia,
10ܘܐܘܒܠܢܝ ܒܪܘܚ ܠܛܘܪܐ ܪܒܐ ܘܪܡܐ ܘܚܘܝܢܝ ܠܡܕܝܢܬܐ ܩܕܝܫܬܐ ܐܘܪܫܠܡ ܕܢܚܬܐ ܡܢ ܫܡܝܐ ܡܢ ܨܝܕ ܐܠܗܐ ܀
11duke pasur lavdinë e Perëndisë. Dhe shkëlqimi i saj i ngjante me një gur shumë të çmuar, si gur diaspri kristalor.
11ܘܐܝܬ ܠܗ ܬܫܒܘܚܬܐ ܕܐܠܗܐ ܘܢܘܗܪܗ ܐܝܟ ܕܡܘܬܐ ܕܟܐܦܐ ܝܩܝܪܬܐ ܐܝܟ ܝܫܦܗ ܐܝܟ ܕܘܡܝܐ ܕܩܪܘܤܛܠܘܤ ܀
12Ai kishte një mur të madh dhe të lartë me dymbëdhjetë porta, dhe te portat dymbëdhjetë engjëj, dhe emra të shkruar mbi to, të cilat janë emrat e të dymbëdhjetë fiseve të bijve të Izraelit.
12ܘܐܝܬ ܠܗ ܫܘܪܐ ܪܒܐ ܘܪܡܐ ܘܐܝܬ ܠܗ ܬܪܥܐ ܬܪܥܤܪ ܘܥܠ ܬܪܥܐ ܡܠܐܟܐ ܬܪܥܤܪ ܘܫܡܗܝܗܘܢ ܟܬܝܒܐ ܐܝܠܝܢ ܕܐܝܬܝܗܘܢ ܫܡܗܐ ܕܬܪܥܤܪ ܫܒܛܐ ܕܐܝܤܪܝܠ ܀
13Nga lindja ishin tri porta, nga veriu tri porta, nga jugu tri porta dhe nga perëndimi tri porta.
13ܡܢ ܡܕܢܚܐ ܬܪܥܐ ܬܠܬܐ ܘܡܢ ܓܪܒܝܐ ܬܪܥܐ ܬܠܬܐ ܘܡܢ ܬܝܡܢܐ ܬܪܥܐ ܬܠܬܐ ܘܡܢ ܡܥܪܒܐ ܬܪܥܐ ܬܠܬܐ ܀
14Dhe muri i qytetit kishte dymbëdhjetë themele dhe mbi to ishin emrat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit.
14ܘܫܘܪܐ ܕܡܕܝܢܬܐ ܐܝܬ ܠܗ ܫܬܐܤܐ ܬܪܬܥܤܪܐ ܘܥܠܝܗܝܢ ܬܪܥܤܪ ܫܡܗܐ ܕܫܠܝܚܘܗܝ ܕܒܪܐ ܀
15Dhe ai që fliste me mua kishte një kallam ari, për të matur qytetin, dyert e tij dhe murin e tij.
15ܘܗܘ ܕܡܡܠܠ ܗܘܐ ܥܡܝ ܐܝܬ ܗܘܐ ܥܠܘܗܝ ܩܢܝܐ ܕܡܫܘܚܬܐ ܕܕܗܒܐ ܠܡܡܫܚܗ ܠܡܕܝܢܬܐ ܘܠܫܘܪܗ ܀
16Dhe qyteti kishte formë katërkëndësh, dhe gjatësia e tij është sa gjerësia; ai e mati qytetin me kallamin deri në dymbëdhjetë mijë stade; gjatësia, gjërësia dhe lartësia e tij janë të barabartë.
16ܘܡܕܝܢܬܐ ܡܪܒܥܐܝܬ ܤܝܡܐ ܘܐܘܪܟܗ ܐܝܟ ܦܬܝܗ ܘܡܫܚܗ ܠܡܕܝܢܬܐ ܒܩܢܝܐ ܥܠ ܬܪܥܤܪ ܐܠܦܝܢ ܐܤܛܕܘܬܐ ܐܘܪܟܗ ܘܦܬܝܗ ܘܪܘܡܗ ܫܘܝܢ ܐܢܘܢ ܀
17Mati edhe murin, që ishte njëqind e dyzet e katër kubitë, me matje njeriu, domethënë engjëllit.
17ܘܡܫܚܗ ܠܫܘܪܗ ܡܐܐ ܘܐܪܒܥܝܢ ܘܐܪܒܥ ܐܡܝܢ ܒܡܫܘܚܬܐ ܕܐܢܫܐ ܐܝܕܐ ܕܐܝܬܝܗ ܕܡܠܐܟܐ ܀
18Muri ishte bërë ishte prej diaspri; dhe qyteti ishte prej ari të kulluar, i ngjashëm me kristal transparent.
18ܘܕܘܡܤܐ ܕܫܘܪܗ ܝܫܦܗ ܘܡܕܝܢܬܐ ܕܕܗܒܐ ܕܟܝܐ ܒܕܡܘܬܐ ܕܙܓܘܓܝܬܐ ܕܟܝܬܐ ܀
19Themelet e murit të qytetit ishin stolisur me gjithfarë gurësh të çmuar; themeli i parë ishte prej diaspri, i dyti prej safiri, i treti prej kalcedoni, i katërti prej smeraldi,
19ܘܫܬܐܤܐ ܕܫܘܪܐ ܕܡܕܝܢܬܐ ܒܟܐܦܐ ܝܩܝܪܬܐ ܡܨܒܬܢ ܘܫܬܐܤܬܐ ܩܕܡܝܬܐ ܝܫܦܗ ܘܕܬܪܬܝܢ ܤܦܝܠܐ ܘܕܬܠܬ ܩܪܟܕܢܐ ܘܕܐܪܒܥ ܙܡܪܓܕܐ ܀
20i pesti prej sardoniku, i gjashti prej sardi, i shtati prej krizoliti, i teti prej berili, i nënti prej topazi, i dhjeti prej krizopazi, i njëmbëdhjeti prej hiacinti, i dymbëdhjeti prej ametisti.
20ܘܕܚܡܫ ܤܪܕܘܢ ܘܛܦܪܐ ܘܕܫܬ ܤܪܕܘܢ ܘܕܫܒܥ ܟܐܦ ܕܗܒܐ ܘܕܬܡܢܐ ܒܪܘܠܐ ܘܕܬܫܥ ܛܘܦܢܕܝܘܢ ܘܕܥܤܪ ܟܪܘܤܦܪܤܐ ܕܚܕܥܤܪܐ ܝܘܟܢܬܘܤ ܕܬܪܬܥܤܪܐ ܐܡܘܬܤܤ ܀
21Dhe të dymbëdhjetë portat ishin dymbëdhjetë margaritarë, secila portë ishte bërë prej një margaritari të vetëm, edhe sheshi i qytetit ishte prej ari të kulluar, si kristal i transparent.
21ܘܬܪܥܤܪ ܬܪܥܐ ܘܬܪܬܥܤܪܐ ܡܪܓܢܝܬܐ ܚܕܐ ܠܚܕܐ ܘܟܠܚܕ ܡܢ ܬܪܥܐ ܐܝܬ ܗܘܐ ܡܢ ܚܕܐ ܡܪܓܢܝܬܐ ܘܫܘܩܐ ܕܝܢ ܕܡܕܝܢܬܐ ܕܕܗܒܐ ܕܟܝܐ ܐܝܟ ܙܓܘܓܝܬܐ ܐܝܬ ܒܗ ܀
22Dhe nuk pashë asnjë tempull në të; sepse Zoti Perëndi i plotfuqishëm dhe Qengji janë tempulli i tij.
22ܘܗܝܟܠܐ ܠܐ ܚܙܝܬ ܒܗ ܡܪܝܐ ܓܝܪ ܐܠܗܐ ܐܚܝܕ ܟܠ ܗܘ ܐܝܬܘܗܝ ܗܝܟܠܗ ܀
23Dhe qyteti nuk ka nevojë për diell, as për hënë që të ndriçojnë në të, sepse lavdia e Perëndisë e ndriçon atë, dhe llamba e tij është Qengji.
23ܘܠܐܡܪܐ ܘܠܡܕܝܢܬܐ ܠܐ ܡܬܒܥܐ ܫܡܫܐ ܘܠܐ ܤܗܪܐ ܕܢܢܗܪܘܢ ܠܗ ܬܫܒܘܚܬܗ ܓܝܪ ܕܐܠܗܐ ܐܢܗܪܬܗ ܘܫܪܓܗ ܐܝܬܘܗܝ ܐܡܪܐ ܀
24Dhe kombet e të shpëtuarve do të ecin në dritën e tij; dhe mbretërit e dheut do të sjellin lavdinë dhe nderin e tyre në të.
24ܘܡܗܠܟܝܢ ܥܡܡܐ ܒܢܘܗܪܗ ܘܡܠܟܐ ܕܐܪܥܐ ܡܝܬܝܢ ܠܗ ܬܫܒܘܚܬܐ ܀
25Dhe portat e tij nuk do të mbyllen asnjëherë gjatë ditës, sepse nuk do të ketë asnjëherë natë.
25ܘܬܪܥܝܗ ܠܐ ܢܬܬܚܕܘܢ ܒܐܝܡܡܐ ܠܠܝܐ ܓܝܪ ܠܐ ܢܗܘܐ ܬܡܢ ܀
26Edhe në të do të sjellin lavdinë dhe nderin e kombeve.
26ܘܢܝܬܘܢ ܠܗ ܬܫܒܘܚܬܐ ܘܐܝܩܪܐ ܕܥܡܡܐ ܀
27Edhe nuk do të hyjë asgjë e papastër dhe askush që kryen neveri e gënjeshtër, por vetëm ata që janë të shkruar në librin e jetës të Qengjit.
27ܘܠܐ ܢܗܘܐ ܬܡܢ ܟܠ ܛܡܐ ܘܕܥܒܕ ܡܤܝܒܘܬܐ ܘܕܓܠܘܬܐ ܐܠܐ ܐܢ ܐܝܠܝܢ ܕܟܬܝܒܢ ܒܟܬܒܗ ܕܐܡܪܐ ܀