1Pranojeni atë që është i dobët në besim, pa e qortuar për mendimet.
1ܠܐܝܢܐ ܕܝܢ ܕܟܪܝܗ ܒܗܝܡܢܘܬܐ ܗܒܘ ܠܗ ܐܝܕܐ ܘܠܐ ܬܗܘܘܢ ܡܬܦܠܓܝܢ ܒܡܚܫܒܬܟܘܢ ܀
2Dikush mendon se mund të hajë nga çdo gjë, ndërsa ai që është i dobët ha vetëm barishte.
2ܐܝܬ ܓܝܪ ܕܡܗܝܡܢ ܕܟܠܡܕܡ ܢܐܟܘܠ ܘܕܟܪܝܗ ܝܪܩܐ ܗܘ ܐܟܠ ܀
3Ai që ha të mos e përbuzë atë që nuk ha, dhe ai që nuk ha të mos gjykojë atë që ha, sepse Perëndia e ka pranuar.
3ܗܘ ܕܝܢ ܕܐܟܠ ܠܗܘ ܡܢ ܕܠܐ ܐܟܠ ܠܐ ܢܫܘܛ ܘܗܘ ܡܢ ܕܠܐ ܐܟܠ ܠܗܘ ܡܢ ܕܐܟܠ ܠܐ ܢܕܘܢ ܐܠܗܐ ܓܝܪ ܩܪܒܗ ܀
4Kush je ti që gjykon shërbyesin e tjetrit? A qëndron mbi këmbë ose rrëzohet, është punë e zotit të tij, por ai do të qëndrojë, sepse Perëndia është i zoti ta bëjë atë të qëndrojë në këmbë.
4ܐܢܬ ܡܢ ܐܢܬ ܕܕܐܢ ܐܢܬ ܠܥܒܕܐ ܕܠܐ ܕܝܠܟ ܕܐܢ ܩܐܡ ܠܡܪܗ ܩܐܡ ܘܐܢ ܢܦܠ ܠܡܪܗ ܢܦܠ ܡܩܡ ܗܘ ܕܝܢ ܩܐܡ ܡܛܐ ܓܝܪ ܒܐܝܕܝ ܡܪܗ ܕܢܩܝܡܝܘܗܝ ܀
5Sepse dikush e çmon një ditë më shumë se një tjetër, dhe tjetri i çmon të gjitha ditët njëlloj; gjithsecili të jetë plotësisht i bindur në mendjen e tij.
5ܐܝܬ ܕܕܐܢ ܝܘܡܐ ܡܢ ܝܘܡܐ ܘܐܝܬ ܕܕܐܢ ܟܠܗܘܢ ܝܘܡܬܐ ܟܠܢܫ ܕܝܢ ܒܡܕܥܐ ܕܢܦܫܗ ܢܫܬܪܪ ܀
6Ai që e çmon ditën, për Zotin e çmon; ai që nuk e çmon ditën, për Zotin nuk e ruan; kush ha, për Zotin ha dhe i falet nderit Perëndisë; dhe kush nuk ha, për Zotin nuk ha dhe i falet nderit Perëndisë.
6ܡܢ ܕܡܬܪܥܐ ܕܝܘܡܐ ܠܡܪܗ ܡܬܪܥܐ ܘܟܠ ܕܠܐ ܡܬܪܥܐ ܕܝܘܡܐ ܠܡܪܗ ܠܐ ܡܬܪܥܐ ܘܕܐܟܠ ܠܡܪܗ ܐܟܠ ܘܠܐܠܗܐ ܡܘܕܐ ܘܕܠܐ ܐܟܠ ܠܡܪܗ ܠܐ ܐܟܠ ܘܡܘܕܐ ܠܐܠܗܐ ܀
7Sepse asnjë nga ne nuk jeton për veten e tij dhe askush nuk vdes për veten e tij,
7ܠܝܬ ܓܝܪ ܐܢܫ ܡܢܢ ܕܠܢܦܫܗ ܚܝ ܘܠܝܬ ܐܢܫ ܕܠܢܦܫܗ ܡܐܬ ܀
8sepse, edhe nëse rrojmë, rrojmë për Zotin; edhe nëse vdesim, vdesim për Zotin; pra, edhe po të rrojmë ose të vdesim, të Zotit jemi.
8ܡܛܠ ܕܐܢ ܚܐܝܢܢ ܠܡܪܢ ܚܐܝܢܢ ܘܐܢ ܡܝܬܝܢܢ ܠܡܪܢ ܗܘ ܡܝܬܝܢܢ ܘܐܢ ܚܝܝܢܢ ܗܟܝܠ ܘܐܢ ܡܝܬܝܢܢ ܕܡܪܢ ܚܢܢ ܀
9Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët.
9ܡܛܠ ܗܢܐ ܐܦ ܡܫܝܚܐ ܡܝܬ ܘܚܝܐ ܘܩܡ ܕܗܘ ܢܗܘܐ ܡܪܝܐ ܠܡܝܬܐ ܘܠܚܝܐ ܀
10Por ti, pse e gjykon vëllanë tënd? Ose përse e përbuz vëllanë tënd? Të gjithë, pra, do të dalim përpara gjykatës së Krishtit.
10ܐܢܬ ܕܝܢ ܡܢܐ ܕܐܢ ܐܢܬ ܠܐܚܘܟ ܐܘ ܐܦ ܐܢܬ ܠܡܢܐ ܫܐܛ ܐܢܬ ܠܐܚܘܟ ܟܠܢ ܓܝܪ ܥܬܝܕܝܢܢ ܠܡܩܡ ܩܕܡ ܒܝܡ ܕܡܫܝܚܐ ܀
11Sepse është shkruar: ''Rroj unë, thotë Perëndia, se çdo gjë do të ulet para meje, dhe çdo gjuhë do ta lavdërojë Perëndinë!''.
11ܐܝܟ ܕܟܬܝܒ ܕܚܝ ܐܢܐ ܐܡܪ ܡܪܝܐ ܕܠܝ ܬܟܘܦ ܟܠ ܒܪܘܟ ܘܠܝ ܢܘܕܐ ܟܠ ܠܫܢ ܀
12Kështu, pra, secili nga ne do t'i japë llogari Perëndisë për veten e vet.
12ܡܕܝܢ ܟܠ ܐܢܫ ܡܢܢ ܦܬܓܡܐ ܚܠܦ ܢܦܫܗ ܝܗܒ ܠܐܠܗܐ ܀
13Prandaj të mos e gjykojmë më njeri tjetrin, por më tepër gjykoni këtë: mos i vini gur pengese ose skandal vëllait.
13ܠܐ ܡܟܝܠ ܢܕܘܢ ܚܕ ܠܚܕ ܐܠܐ ܗܕܐ ܕܘܢܘ ܝܬܝܪܐܝܬ ܕܬܘܩܠܬܐ ܠܐܚܘܟ ܠܐ ܬܤܝܡ ܀
14Unë e di dhe jam plotësisht i bindur në Zotin Jezus, se asnjë gjë nuk është e ndyrë në vetvete, por për atë që çmon se diçka është e ndyrë, për atë është e ndyrë.
14ܝܕܥ ܐܢܐ ܓܝܪ ܘܡܦܤ ܐܢܐ ܒܡܪܝܐ ܝܫܘܥ ܕܡܕܡ ܕܡܤܝܒ ܡܢ ܠܘܬܗ ܠܝܬ ܐܠܐ ܠܐܝܢܐ ܕܪܢܐ ܥܠ ܡܕܡ ܕܛܡܐ ܠܗܘ ܗܘ ܒܠܚܘܕ ܛܡܐ ܀
15Por nëse vëllai yt trishtohet për shkak të një ushqimi, ti nuk ecën më sipas dashurisë; mos e bëj atë të humbasë me ushqimin tënd atë për të cilin Krishti vdiq.
15ܐܢ ܕܝܢ ܡܛܠ ܡܐܟܘܠܬܐ ܡܥܝܩ ܐܢܬ ܠܐܚܘܟ ܠܐ ܗܘܐ ܒܚܘܒܐ ܡܗܠܟ ܐܢܬ ܠܐ ܬܘܒܕ ܒܡܐܟܘܠܬܟ ܠܗܘ ܕܡܛܠܬܗ ܡܝܬ ܡܫܝܚܐ ܀
16Prandaj le të mos shahet e mira juaj,
16ܘܠܐ ܬܬܓܕܦ ܛܒܬܢ ܀
17sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë.
17ܡܠܟܘܬܗ ܓܝܪ ܕܐܠܗܐ ܠܐ ܗܘܬ ܡܐܟܠܐ ܘܡܫܬܝܐ ܐܠܐ ܟܐܢܘܬܐ ܘܫܠܡܐ ܘܚܕܘܬܐ ܒܪܘܚܐ ܕܩܘܕܫܐ ܀
18Sepse ai që i shërben Krishtit në këto gjëra, është i pëlqyer nga Perëndia dhe i miratuar nga njerëzit.
18ܡܢ ܕܒܗܠܝܢ ܓܝܪ ܡܫܡܫ ܠܡܫܝܚܐ ܫܦܪ ܠܐܠܗܐ ܘܩܕܡ ܒܢܝܢܫܐ ܒܩܐ ܀
19Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqe dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit.
19ܗܫܐ ܒܬܪ ܫܠܡܐ ܢܪܗܛ ܘܒܬܪ ܒܢܝܢܐ ܚܕ ܕܚܕ ܀
20Mos e prish veprën e Perëndisë për ushqimin; vërtet, të gjitha gjëra janë të pastra, por bën keq kur dikush ha diçka që i është pengesë.
20ܘܠܐ ܡܛܠ ܡܐܟܘܠܬܐ ܢܫܪܐ ܥܒܕܐ ܕܐܠܗܐ ܟܠܡܕܡ ܓܝܪ ܕܟܐ ܗܘ ܐܠܐ ܒܝܫ ܗܘ ܠܒܪܢܫܐ ܕܒܬܘܩܠܬܐ ܐܟܠ ܀
21Éshtë mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bëjë gjë që mund ta çojë vëllanë tënd të pengohet, ose të skandalizohet ose të dobëson.
21ܫܦܝܪ ܗܘ ܕܠܐ ܢܐܟܘܠ ܒܤܪܐ ܘܠܐ ܢܫܬܐ ܚܡܪܐ ܘܠܐ ܡܕܡ ܕܡܬܬܩܠ ܒܗ ܐܚܘܢ ܀
22A ke besim ti? Mbaje besimin për veten tënde përpara Perëndisë; lum ai që nuk dënon veten e tij në atë që miraton.
22ܐܢܬ ܕܐܝܬ ܒܟ ܗܝܡܢܘܬܐ ܒܢܦܫܟ ܐܚܘܕܝܗ ܩܕܡ ܐܠܗܐ ܛܘܒܘܗܝ ܠܡܢ ܕܠܐ ܕܢ ܢܦܫܗ ܒܡܕܡ ܕܦܪܫ ܀
23Por ai që është me dy mendje, edhe sikur të hajë, është dënuar, sepse nuk ha me besim; dhe çdo gjë që nuk bëhet me besim, është mëkat.
23ܐܝܢܐ ܓܝܪ ܕܡܬܦܠܓ ܘܐܟܠ ܐܬܚܝܒ ܠܗ ܡܛܠ ܕܠܘ ܒܗܝܡܢܘܬܐ ܟܠ ܡܕܡ ܓܝܪ ܕܠܐ ܗܘܐ ܡܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܚܛܝܬܐ ܗܘ ܀