1Pastaj ai më çoi drejt portës së jashtme të shenjtërores që shikonte nga lindja, por ajo ishte e mbyllur.
1Bundan sonra adam beni tapınağın doğuya bakan dış kapısına geri getirdi. Kapı kapalıydı.
2Zoti më tha: "Kjo portë do të mbetet e mbyllur, nuk do të hapet dhe askush nuk do të hyjë nëpër të, sepse nëpër të ka hyrë Zoti, Perëndia i Izraelit; prandaj do të mbetet e mbyllur.
2RAB bana, ‹‹Bu kapı kapalı kalacak, açılmayacak, buradan kimse girmeyecek!›› dedi, ‹‹İsrailin Tanrısı RAB bu kapıdan girdi, bu yüzden kapalı kalacak.
3Por princi duke qenë se është princ, do të mund të ulet për të ngrënë bukën përpara Zotit; ai do të hyjë nga hajati i derës dhe do të dalë po nga ajo rrugë".
3Yalnız önder -önder olduğu için- RABbin önünde oturup ekmek yemek üzere eyvandan girebilir, aynı yoldan da çıkabilir.››
4Pastaj, nëpër portën në veri, më çoi përpara tempullit. Shikova, dhe ja, lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Zotit; dhe unë rashë me fytyrë.
4Adam Kuzey Kapısı yolundan tapınağın önüne getirdi beni. Baktım, RABbin görkeminin tapınağı doldurduğunu gördüm. Yüzüstü yere düştüm.
5Zoti më tha: "Bir njeriu, ki kujdes, shiko me sytë e tu dhe dëgjo me veshët e tu të gjitha ato që do të të them për statutet e shtëpisë të Zotit dhe tërë ligjeve të tij; ki kujdes në hyrjen e tempullit dhe në të gjitha daljet e shenjtërores.
5RAB bana şöyle seslendi: ‹‹İnsanoğlu, RABbin Tapınağının bütün kuralları ve yasalarıyla ilgili söyleyeceklerimi iyi dinle, her şeye iyi bak, kulak ver. Tapınağa kimin girip çıkacağına dikkat et.
6Do t'u thuash këtyre rebelëve, shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: O shtëpi e Izraelit, mjaft më me veprimet tuaja të neveritshme!
6Asi İsrail halkına de ki, ‹Egemen RAB şöyle diyor: Ey İsrail halkı, yaptığınız iğrençliklere bir son verin artık!
7Keni bërë që të futen të huaj, të parrethprerë nga zemra dhe nga mishi, me qëllim që të rrinin në shenjtëroren time, për ta përdhosur tempullin tim, ndërsa ofronit bukën time, dhjamin dhe gjakun, duke shkelur kështu besëlidhjen time me ju, me të gjitha veprimet tuaja të neveritshme.
7Yüreği ve bedeni sünnet edilmemiş yabancıları tapınağıma aldınız, bana yiyecek olarak yağ, kan sunmakla tapınağımı kirlettiniz. Böylece iğrenç uygulamalarınızla antlaşmamı bozdunuz.
8Ju nuk jeni kujdesur për gjërat e mia të shenjta, por keni vënë të huaj në vendin tuaj që të kujdesen për shenjtëroren time.
8Kutsal eşyalarıma ilişkin sorumluluğunuzu yerine getirmediniz. Tapınağımda bu eşyalara bakmaları için başkalarını görevlendirdiniz.
9Kështu thotë Zoti, Zoti: "Asnjë i huaj, i parrethprerë nga zemra dhe parrethprerë nga mishi, nuk ka për të hyrë në shenjtëroren time, as edhe ndonjë i huaj që ndodhet në mes të bijve të Izraelit.
9Egemen RAB şöyle diyor: Yüreği ve bedeni sünnet edilmemişlerden, İsrail halkı arasında yaşayan yabancılardan hiçbiri tapınağıma girmeyecek.
10Por Levitët, që u larguan nga unë kur Izraeli doli nga rruga e drejtë, dhe u shmangën nga unë për të shkuar pas idhujve të tyre, do të ndëshkohen për paudhësinë e tyre.
10‹‹ ‹İsrail kötü yola saptığı zaman beni bırakan, yoldan sapıp putlarına bağlanan Levililerse günahlarının cezasını çekecekler.
11Megjithatë ata do të shërbejnë si roje të portave të tempullit dhe do të kryejnë shërbime në tempull; do të therin olokaustet dhe flijimet për popullin dhe do të rrinë para tij për t'i shërbyer.
11Ama tapınağımda onlar hizmet edecek: Tapınağın kapılarından sorumlu olacaklar; tapınağın hizmetini yapacak, yakmalık sunu ve kurbanlık hayvanları halk için kesecek, halkın önünde duracak, halka hizmet edecekler.
12Duke qenë se i kanë shërbyer përpara idhujve të tij dhe kanë bërë që shtëpia e Izraelit të bjerë në mëkat, unë ngrita dorën time kundër tyre", thotë Zoti, Zoti, "duke u betuar se do të ndëshkohen për mëkatin e tyre.
12Putlarının önünde İsrail halkına hizmet ederek halkı günaha soktular. Bu nedenle ben RAB onları günahları yüzünden cezalandıracağıma ant içtim. Egemen RAB böyle diyor.
13Dhe nuk do të më afrohen më për të më shërbyer si priftërinj as do t'u afrohen asnjërës prej gjërave të mia të shenjta, gjërave që janë shumë të shenjta; por do të mbajnë turpin e tyre dhe ndëshkimin për veprimet e neveritshme që kanë kryer.
13Kâhin olarak hizmet etmek üzere bana yaklaşmayacaklar. Kutsal eşyalarıma, en kutsal sunularıma dokunmayacaklar. İğrenç uygulamalarının utancını yüklenecekler.
14Megjithatë unë do t'u besoj atyre ruajtjen e tempullit për çdo shërbim të tij dhe për çdo gjë që do të bëhet në të.
14Yine de tapınağın hizmeti ve orada yapılacak bütün işler için onları görevlendireceğim.
15Por priftërinjtë Levitë, bij të Tsadokut, që kanë treguar kujdes për shenjtëroren time kur bijtë e Izraelit u shmangën nga unë, do të më afrohen për të më shërbyer dhe do të qëndrojnë para meje për të më ofruar dhjamin dhe gjakun", thotë Zoti, Zoti.
15‹‹ ‹Ancak İsrail beni bırakıp kötü yola saptığında tapınağımın hizmetini sadakatle yapan Sadok soyundan Levili kâhinler önümde hizmet etmek üzere bana yaklaşacak. Yağ ve kan sunularını sunmak için önümde onlar duracak. Böyle diyor Egemen RAB.
16"Ata do të hyjnë në shenjtëroren time, do t'i afrohen tryezës sime që të më shërbejnë dhe do të kryejnë gjithë shërbimin tim.
16Yalnız onlar girecek tapınağıma; önümde hizmet etmek için yalnız onlar soframa yaklaşacak, görev yapacaklar.
17Kur të hyjnë nëpër portat e oborrit të brendshëm, do të veshin roba prej liri; nuk do të kenë në trup asnjë veshje prej leshi, kur të kryejnë shërbime në portat e oborrit të brendshëm dhe në tempull.
17‹‹ ‹Kâhinler iç avlunun kapılarından girecekleri zaman keten giysi giyecek; iç avlunun kapılarında ya da tapınakta hizmet ederken yünlü giysi giymeyecekler.
18Do të kenë në krye çallma prej liri dhe pantallona prej liri mbi ijët; nuk do të ngjishen me atë që të bën të dërsitesh.
18Başlarına keten sarık saracak, keten don giyecekler. Kendilerini terletecek bir şey giymeyecekler.
19Por, kur do të dalin në oborrin e jashtëm, në oborrin e jashtëm në drejtim me popullin, do të heqin rrobat me të cilat kanë kryer shërbimin, do t'i depozitojnë në dhomat e shenjtërores dhe do të veshin rroba të tjera për të mos shenjtëruar popullin me veshjet e tyre.
19Dış avluya halkın yanına çıkmadan önce, hizmet ederken giydikleri giysileri çıkarıp kutsal odalara koyacak, başka giysiler giyecekler. Öyle ki, o giysilerin kutsallığını halka geçirmesinler.
20Nuk do ta rruajnë kokën dhe as nuk kanë për të lënë t'u rriten flokët, por do t'i presin rregullisht flokët.
20‹‹ ‹Kâhinler başlarını tıraş etmeyecek, saçlarını uzatmayacaklar. Ancak saçlarını kesip düzeltecekler.
21Asnjë prift nuk do të pijë verë, kur të hyjë në oborrin e brendshëm.
21İç avluya gireceği zaman hiçbir kâhin içki içmeyecek.
22Nuk do të martohen me një të venë, as me grua të ndarë nga burri, por do të marrin virgjëresha nga pasardhësit e shtëpisë së Izraelit, ose një të ve që të jetë e veja e një prifti.
22Kâhinler dul ya da boşanmış kadınla evlenmeyecek. İsrail soyundan erden bir kızla ya da başka bir kâhinden dul kalmış bir kadınla evlenebilirler.
23Do t'i mësojnë popullit tim të dallojë atë që është e shenjtë nga ajo që është profane dhe do t'i bëjnë të njohur ndryshimin midis asaj që është e papastër dhe asaj që është e pastër.
23Kutsalla bayağı arasındaki ayrımı halkıma onlar öğretecek, kirliyle temizi ayırt etmeyi onlar gösterecekler.
24Në mosmarrëveshje ata do të veprojnë si gjyqtarë; do të gjykojnë sipas dekreteve të mia, do të zbatojnë ligjet e mia dhe statutet e mia në të gjitha festat e mia dhe do të shenjtërojnë të shtunat e mia.
24‹‹ ‹Davalarda yargıç olarak kâhinler görev yapacak, ilkelerim uyarınca karar verecekler. Bayramlarımla ilgili yasalarıma, kurallarıma uyacak, Şabat günlerimi kutsal tutacaklar.
25Nuk do t'i afrohen një të vdekuri për të mos u ndotur; ata do të mund të ndoten vetëm për atin ose nënën, për birin ose bijën, për vëllanë ose për motrën e pamartuar.
25‹‹ ‹Kâhin bir ölünün yanına giderek kendini kirletmeyecek; ölü annesi, babası, oğlu, kızı, kardeşi ya da evlenmemiş kızkardeşiyse kendini kirletebilir.
26Mbas pastrimit të tij për të do të numërohen shtatë ditë.
26Arındıktan sonra yedi gün bekleyecek.
27Ditën që do të hyjnë në vendin e shenjtë, në oborrin e brendshëm, për të kryer shërbimin në vendin e shenjtë, do të ofrojnë flijimin për mëkatin", thotë Zoti, Zoti.
27Tapınakta hizmet etmek üzere iç avluya gireceği gün, kendisi için bir günah sunusu sunacak. Egemen RAB böyle diyor.
28"Sa për trashëgiminë e tyre, do të jem unë trashëgimia e tyre; nuk do t'u jepni atyre asnjë zotërim në Izrael, sepse jam unë zotërimi i tyre.
28‹‹ ‹Kâhinlerin payı vardır, onların mirası benim. İsrailde onlara mülk vermeyeceksiniz. Onların mirası benim.
29Ata do të ushqehen me blatimet e ushqimit, me flijimet për mëkatin dhe me flijimet për shkeljen; çdo gjë e destinuar Perëndisë në Izrael do të jetë e tyre.
29Kâhinler tahıl, günah ve suç sunularını yiyecekler. İsrailde RABbe adanan her şey onların olacak.
30Pjesa më e mirë e të gjitha prodhimeve të hershme dhe të gjitha ofertat e larta të çdo lloji midis ofertave tuaja të larta do t'u përkasin priftërinjve; do t'i jepni priftit edhe prodhimin e parë të brumit në mënyrë që bekimi të mbetet në shtëpinë tuaj.
30İlk ürünlerin en iyileri ve bütün özel armağanlarınız kâhinlerin olacak. Evinize bereket yağsın diye tahılınızın ilkini onlara vereceksiniz.
31Priftërinjtë nuk do të hanë mishin e asnjë zogu ose kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme ose të shqyer".
31Kâhinler ölü bulunmuş ya da yabanıl hayvan tarafından parçalanmış hiçbir kuş ya da hayvan yemeyecek.› ››