Shqip

Turkish

Jeremiah

19

1Kështu ka thënë Zoti: "Shko e bli një poç balte për ujë; pastaj merr disa pleq nga populli dhe disa pleq nga priftërinjtë
1RAB bana şöyle dedi: ‹‹Git, çömlekçiden bir çömlek satın al. Halkın ve kâhinlerin ileri gelenlerinden birkaçını yanına alıp
2dhe dil në drejtim të luginës së birit të Hinomit që ndodhet në hyrje të Portës së poçerisë dhe aty shpall fjalët që do të të them.
2Harsit Kapısına yakın Ben-Hinnom Vadisine git. Sana söyleyeceklerimi orada duyur.
3Do të thuash kështu: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbret i Judës dhe banorë të Jeruzalemit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të sjell mbi këtë vend një fatkeqësi të tillë që do të bëjë të shungullojnë veshët e cilitdo që do ta dëgjojë,
3De ki, ‹RABbin sözünü dinleyin, ey Yahuda kralları ve Yeruşalimde yaşayanlar! İsrailin Tanrısı, Her Şeye Egemen RAB şöyle diyor: Dinleyin! Buraya, her duyanı şaşkına çevirecek bir felaket göndermek üzereyim.
4sepse më kanë braktisur, kanë përdhosur këtë vend dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera, që nuk i njihnin as ata vetë, as etërit e tyre, as mbretërit e Judës, dhe e kanë mbushur këtë vend me gjakun e të pafajmëve;
4Çünkü beni terk ettiler, burayı yabancı bir ülke haline getirdiler. Kendilerinin de atalarıyla Yahuda krallarının da tanımadığı başka ilahlara burada buhur yaktılar, burayı döktükleri suçsuz kanıyla doldurdular.
5i kanë ndërtuar vendet e larta Baalit për të djegur bijtë e tyre në zjarr si olokaust Baalit, gjë që nuk kisha urdhëruar dhe për të cilën nuk kisha folur kurrë dhe nuk më kishte shkuar ndër mend.
5Çocuklarını ateşte Baala kurban etmek için tapınma yerleri kurdular. Böyle bir şey ne buyurdum ne sözünü ettim ne de aklımdan geçirdim.
6Prandaj ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "kur ky vend nuk do të quhet më "Tofet", as "Lugina e birit të Hinomit", por "Lugina e masakrës".
6Bundan ötürü buranın artık Tofet ya da Ben-Hinnom Vadisi değil, Kıyım Vadisi diye anılacağı günler geliyor, diyor RAB.
7Unë do t'i bëj të kota qëllimet e Judës dhe të Jeruzalemit në këtë vend dhe do të bëj që të rrëzohen nga shpata përpara armiqve të tyre, dhe nga dora e atyre që kërkojnë jetën e tyre, dhe do t'ua jap kufomat e tyre si ushqim shpendëve të qiellit dhe kafshëve të tokës.
7Yahuda ve Yeruşalimin tasarılarını burada boşa çıkaracağım. Onları canlarına susayanların eline verecek, düşmanlarının önünde kılıçla düşüreceğim. Cesetlerini yem olarak yırtıcı kuşlara, yabanıl hayvanlara vereceğim.
8Do ta katandis këtë qytet në një shkatërrim dhe në një objekt talljeje; kushdo që do t'i kalojë pranë do të mbetet i habitur dhe do të fillojë të fishkëllojë për tërë plagët e tij.
8Bu kenti viraneye çevirecek, alay konusu edeceğim; oradan her geçen şaşkın şaşkın bakıp başına gelen belalardan ötürü onunla alay edecek.
9Do të bëj të hanë mishin e bijve të tyre dhe mishin e bijave të tyre dhe do të hanë mishin e njëri tjetrit gjatë rrethimit dhe shtrëngesës në të cilat do t'i ngushtojnë armiqtë e tyre dhe ata që kërkojnë jetën e tyre.
9Onlara oğullarının, kızlarının etini yedireceğim. Canlarına susamış düşmanları onları kuşattığında sıkıntıdan birbirlerini yiyecekler.›
10Pastaj do të thyesh poçin në prani të atyre njerëzve që do të kenë ardhur me ty
10‹‹O zaman seninle gidenlerin önünde çömleği kır
11dhe do t'u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kështu do të copëtoj këtë popull dhe këtë qytet, ashtu si copëtohet një poç balte, që nuk mund të ndreqet më; atëherë do t'i varrosin të vdekurit në Tofet, sepse nuk do të ketë më vend për t'i varrosur.
11ve onlara de ki, ‹Her Şeye Egemen RAB şöyle diyor: Çömlekçinin çömleği nasıl kırılıp bir daha onarılamazsa, ben de bu halkı ve bu kenti öyle kıracağım. Ölüleri yer kalmayana dek Tofette gömecekler.
12Kështu do të veproj në këtë vend, thotë Zoti, dhe me banorët e tij, duke e bërë këtë qytet si Tofeti.
12Bu kente de içinde yaşayanlara da böyle davranacağım, diyor RAB. Bu kenti Tofet gibi yapacağım.
13Shtëpitë e Jeruzalemit dhe shtëpitë e mbretërve të Judës do të jenë të papastra ashtu si vendi i Tofetit që janë të gjitha shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan tërë ushtrisë së qiellit dhe u kanë bërë libacione perëndive të tjera".
13Yeruşalimin evleri de Yahuda krallarının sarayları da Tofet gibi kirli sayılacak. Çünkü bu evlerin damlarında gök cisimlerine buhur yaktılar, başka ilahlara dökmelik sunular sundular.› ››
14Pastaj Jeremia u kthye nga Tofeti, ku Zoti e kishte dërguar të profetizonte, u ndal tek oborri i shtëpisë të Zotit dhe i tha tërë popullit:
14Peygamberlik etmesi için RABbin Tofete gönderdiği Yeremya oradan döndü. RABbin Tapınağının avlusunda durup halka şöyle dedi:
15"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po sjell mbi këtë qytet dhe mbi të gjitha lagjet e tij të jashtme tërë të keqen që shqiptova kundër tij, sepse kanë fortësuar qafën e tyre për të mos dëgjuar fjalët e mia".
15‹‹İsrail'in Tanrısı, Her Şeye Egemen RAB diyor ki, ‹İşte bu kente ve çevresindeki köylere sözünü ettiğim bütün felaketleri getireceğim. Çünkü dikbaşlılık edip sözümü dinlemediler.› ››