Shqip

Turkish

Jeremiah

23

1"Mjerë barinjtë që prishin dhe shpërndajnë kopenë e kullotës sime", thotë Zoti.
1‹‹Otlağımın koyunlarını yok edip dağıtan çobanların vay başına!›› diyor RAB.
2Prandaj kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, kundër barinjve që kullosin popullin tim: "Ju keni shpërndarë delet e mia, i keni përzënë dhe nuk keni pasur kujdes për to; ja, unë do t'ju dënoj për ligësinë e veprimeve tuaja", thotë Zoti.
2Halkımı güden çobanlar için İsrailin Tanrısı RAB şöyle diyor: ‹‹Sürümü dağıtıp sürdünüz, onlarla ilgilenmediniz. Şimdi ben sizinle ilgileneceğim, yaptığınız kötülük yüzünden sizi cezalandıracağım.›› RAB böyle diyor.
3"Por do të mbledh kusurin e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kam shpërndarë dhe do t'i çoj përsëri në kullotat e tyre, ku do të jenë pjellore dhe do të shumohen.
3‹‹Sürmüş olduğum bütün ülkelerden sürümün sağ kalanlarını toplayıp otlaklarına geri getireceğim; orada verimli olup çoğalacaklar.
4Do të caktoj mbi to barinj që do t'i kullosin dhe nuk do të kenë më ndrojtje as frikë; nuk do të mungojë asnjë prej tyre", thotë Zoti.
4Onları güdecek çobanlar koyacağım başlarına. Bundan böyle korkmayacak, yılgınlığa düşmeyecekler. Bir tanesi bile eksilmeyecek›› diyor RAB.
5"Ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "në të cilat do të shkaktoj që të dalë nga Davidi një filiz i drejtë, që do të mbretërojë si mbret, do të ketë mbarësi dhe do të ushtrojë gjykimin dhe drejtësinë në vend.
5‹‹İşte Davut için doğru bir dalÇıkaracağım günler geliyor›› diyor RAB.‹‹Bu kral bilgece egemenlik sürecek,Ülkede adil ve doğru olanı yapacak.
6Në ditët e tij Juda do të shpëtohet dhe Izraeli do të qëndrojë në siguri. Ky do të jetë emri me të cilin do të thirret: "Zoti drejtësia jonë".
6Onun döneminde Yahuda kurtulacak,İsrail güvenlik içinde yaşayacak.O, ‹Yahve sidkenufş› adıyla anılacak.
7Pra, ditët po vijnë", thotë Zoti, "gjatë të cilave nuk do të thuhet më: "Për Zotin e gjallë që i nxori bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit",
7‹‹Artık insanların, ‹İsrail halkını Mısırdan çıkaran RABbin varlığı hakkı için› demeyecekleri günler geliyor›› diyor RAB.
8por: "Për Zotin e gjallë që nxori dhe çoi përsëri pasardhësit e shtëpisë së Izraelit nga vendi i veriut dhe nga të tëra vendet ku i kisha shpërndarë"; dhe ata do të qëndrojnë në vendin e tyre".
8‹‹Bunun yerine, ‹İsrail soyunu kuzey ülkesinden ve sürdüğü bütün öbür ülkelerden geri getiren RABbin varlığı hakkı için› diyecekler. Böylece kendi topraklarında yaşayacaklar.››
9Zemra ime është thyer brenda meje për shkak të profetëve, tërë kockat e mia dridhen. Jam si një i dehur, si një njeri i mposhtur nga vera, për shkak të Zotit dhe fjalëve të tij të shenjta.
9Peygamberlere gelince,Yüreğim paramparça,Bütün kemiklerim titriyor.RABbin yüzünden,Onun kutsal sözleri yüzündenSarhoş gibi,Şaraba yenik düşen bir adam gibiyim.
10Sepse vendi është plot me shkelës të kurorës, për shkak të mallkimit vendi është në zi, kullotat e shkretëtirës janë tharë. Vrapi i tyre është i mbrapshtë dhe forca e tyre nuk është e drejtë.
10Çünkü ülke zina edenlerle dolu,Lanet yüzünden yas tutuyor.Otlaklar kurumuş.İzledikleri yol kötü,Güçlerini haksızca kullanıyorlar.
11"Si prifti ashtu edhe profeti janë prishur; po, e kam gjetur ligësinë e tyre edhe në vetë shtëpinë time", thotë Zoti.
11‹‹Peygamber de kâhin de tanrısız;Tapınağımda bile kötülüklerini gördüm›› diyor RAB.
12"Prandaj rruga e tyre do të jetë për ta si shtigje ku njeriu shket; do të shtyhen në errësirë dhe do të rrëzohen nëpër to, sepse do të bëj që të bjerë mbi ta një gjëmë, në vitin e dënimit të tyre", thotë Zoti.
12‹‹Bu yüzden izledikleri yolOnlar için kaygan olacak;Karanlığa sürülecek,Orada tökezleyip düşecekler.Çünkü cezalandırılacakları yılBaşlarına felaket getireceğim›› diyor RAB.
13"Kam vërejtur budallallëqe midis profetëve të Samarias: profetizonin në emër të Baalit dhe e çonin në rrugë të keqe popullin tim të Izraelit.
13‹‹Samiriye peygamberleri arasındaŞu iğrençliği gördüm:Baal adına peygamberlik ederekHalkım İsraili baştan çıkarıyorlar.
14Edhe ndërmjet profetëve të Jeruzalemit kam parë gjëra të ndyra: kryejnë shkelje të kurorës, ecin në mënyrë të rreme, përforcojnë duart e keqbërësve, dhe kështu asnjeri nuk largohet nga rruga e keqe që ka marrë. Për mua janë që të gjithë si Sodoma, dhe banorët e tij si Gomora".
14Yeruşalim peygamberleri arasındaŞu korkunç şeyi gördüm:Zina ediyorlar, yalan peşindeler.Kötülük edenleri güçlendirdiklerinden,Kimse kötülüğünden dönmüyor.Benim için hepsi Sodom gibi,Yeruşalim halkı Gomora gibi oldu.››
15Prandaj kështu thotë Zoti i ushtrive për profetët: "Ja, unë do t'i ushqej me pelin dhe do t'i bëj të pinë ujë të helmuar, sepse nga profetët e Jeruzalemit pabesia është përhapur në tërë vendin".
15Bu nedenle Her Şeye Egemen RAB peygamberler için şöyle diyor: ‹‹Onlara pelinotu yedirecek,Zehirli su içireceğim.Çünkü Yeruşalim peygamberleriTanrısızlığın bütün ülkeye yayılmasına neden oldular.››
16Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Mos dëgjoni fjalët e profetëve që ju bëjnë profeci. Ata ju bëjnë të këqinj; ju parashtrojnë vegimet e zemrave të tyre dhe jo atë që del nga goja e Zotit.
16Her Şeye Egemen RAB diyor ki,‹‹Size peygamberlik eden peygamberlerinDediklerine kulak asmayın,Onlar sizi aldatıyor.RABbin ağzından çıkanları değil,Kendi hayal ettikleri görümleri anlatıyorlar.
17U flasin vazhdimisht atyre që më përbuzin: "Zoti ka thënë: Do të keni paqe"; dhe gjithë atyre që ecin në kryeneçësinë e zemrës së tyre: "Asnjë e keqe nuk do t'ju vijë".
17Beni küçümseyenlere sürekli,‹RAB diyor ki: Size esenlik olacak!› diyorlar.Yüreklerinin inatçılığı doğrultusunda davrananlara,‹Başınıza felaket gelmeyecek› diyorlar.
18Por kush ka marrë pjesë në këshillën e Zotit? Kush ka parë, kush ka dëgjuar fjalën e tij? Kush i ka kushtuar kujdes fjalës së tij dhe e ka dëgjuar?
18RABbin sözünü duyup anlamak içinRABbin meclisinde kim bulundu ki?Onun sözüne kulak verip duyan kim?
19Ja furtuna e Zotit po shpërthen me tërbim, një furtunë e tmerrshme do të shpërthejë mbi kryet e të pabesëve.
19İşte, RABbin fırtınası öfkeyle kopacak,Kasırgası döne döne kötülerin başına patlayacak.
20Zemërimi i Zotit nuk do të qetësohet deri sa të ketë kryer dhe plotësuar synimet e zemrës së tij; ditët e fundit do të kuptoni fare mirë.
20Aklının tasarladığını tümüyle yapana dekRABbin öfkesi dinmeyecek.Son günlerde açıkça anlayacaksınız bunu.
21Unë nuk i kam dërguar ata profetë; por ata kanë vrapuar; nuk u kam folur atyre, por ata kanë profetizuar.
21Bu peygamberleri ben göndermedim,Ama çabucak ortaya çıktılar.Onlara hiç seslenmedim,Yine de peygamberlik ettiler.
22Por, sikur të kishin marrë pjesë në këshillën time, atëherë do të bënin që populli im të dëgjonte fjalët e mia, dhe kështu do ta largonin nga rruga e tyre e keqe dhe nga ligësia e veprimeve të tyre.
22Ama meclisimde dursalardı,Sözlerimi halkıma bildirir,Onları kötü yollarından ve davranışlarındanDöndürürlerdi.
23A jam unë vetëm një Perëndi nga afër", thotë Zoti, "apo dhe një Perëndi nga larg?
23Ben yalnızca yakındaki Tanrı mıyım?Uzaktaki Tanrı da değil miyim?›› diyor RAB,
24A mundet dikush të fshihet në vende të fshehta në mënyrë që unë të mos e shoh?", thotë Zoti. "A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën?", thotë Zoti.
24‹‹Kim gizli yere saklanır daOnu görmem?›› diyor RAB,‹‹Yeri göğü doldurmuyor muyum?›› diyor RAB.
25"Kam dëgjuar atë që thonë profetët që profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, duke thënë: "Pashë një ëndërr, pashë një ëndërr!".
25‹‹Adımla yalancı peygamberlik edenlerin ne dediklerini duydum. ‹Bir düş gördüm! Bir düş!› diyorlar.
26Deri kur do të vazhdojë kjo në zemrën e këtyre profetëve që profetizojnë gënjeshtra dhe profetizojnë mashtrimin e zemrës së tyre?
26Kafalarından uydurdukları hileleri aktaran bu yalancı peygamberler ne zamana dek sürdürecekler bunu?
27Ata mendojnë që populli im do të harrojë emrin tim me ëndrrat e tyre që i tregojnë njëri-tjetrit, ashtu si etërit e tyre harruan emrin tim për Baalin.
27Ataları nasıl Baal yüzünden adımı unuttuysa, onlar da birbirlerine düşlerini anlatarak halkıma adımı unutturmayı tasarlıyorlar.
28Profeti që pa një ëndërr le ta tregojë ëndrrën, por ai që ka fjalën time le ta kallëzojë atë me besnikëri. Ç'punë ka kashta me grurin?", thotë Zoti.
28Düşü olan peygamber düşünü anlatsın; ama sözümü alan onu sadakatle bildirsin. Buğdayın yanında saman nedir ki?›› diyor RAB.
29"A nuk është fjala ime si zjarri?", thotë Zoti, "dhe si një çekiç që thyen gurin?
29‹‹Benim sözüm ateş gibi değil mi? Kayaları paramparça eden balyoz gibi değil mi?›› RAB böyle diyor.
30Prandaj ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.
30‹‹İşte bunun için sözlerimi birbirlerinden çalan peygamberlere karşıyım›› diyor RAB.
31Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai thotë".
31‹‹Evet, kendi sözlerini söyleyip, ‹RAB böyle diyor› diyen peygamberlere karşıyım›› diyor RAB.
32Ja, unë jam kundër atyre që profetizojnë ëndrra të rreme", thotë Zoti, "dhe ia tregojnë popullit tim dhe e prishin atë me gënjeshtrat dhe me mburrësitë e tyre, megjithëse unë nuk i kam dërguar dhe as nuk u kam dhënë ndonjë urdhër; prandaj nuk do të jenë aspak të vlefshëm për këtë popull", thotë Zoti.
32‹‹Uydurma düşler gören peygamberlere karşıyım›› diyor RAB. ‹‹Bu düşleri anlatıyor, yalanlarla, boş övünmelerle halkımı baştan çıkarıyorlar. Ben onları ne gönderdim, ne de atadım. Bu halka hiç mi hiç yararları yok›› diyor RAB.
33Në qoftë se ndërkaq ky popull ose një profet a një prift do të të pyesë, duke thënë: "Cili është orakulli i Zotit?", ti do t'u përgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unë do t'ju hedh poshtë", thotë Zoti.
33‹‹Halktan biri, bir peygamber ya da kâhin, ‹RABbin bildirisi nedir?› diye sorarsa, ‹Ne bildirisi?› diye karşılık vereceksin. Sizi başımdan atacağım›› diyor RAB.
34"Sa për profetin, priftin o popullin që do të thotë: "Orakulli i Zotit", unë do ta dënoj atë person dhe shtëpinë e tij.
34‹‹Eğer bir peygamber, kâhin ya da başka biri, ‹Bu RABbin bildirisidir› derse, onu da ailesini de cezalandıracağım.
35Kështu do t'i thoni secili fqinjit të vet secili vëllait të vet: "Çfarë përgjigje ka dhënë Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".
35Her biriniz komşunuza ve kardeşinize, ‹RAB ne yanıt verdi?› ya da, ‹RAB ne söyledi?› demelisiniz.
36Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.
36Bundan böyle, ‹RABbin bildirisi› lafını ağzınıza almayacaksınız. Herkesin sözü kendi bildirisi olacak. Yaşayan Tanrının, Her Şeye Egemen RABbin, Tanrımızın sözlerini çarpıtıyorsunuz siz.
37Kështu do t'i thuash profetit: "Çfarë përgjigje të dha Zoti?" dhe "Çfarë ka thënë Zoti?".
37Bir peygambere, ‹RAB sana ne yanıt verdi?› ya da, ‹RAB ne söyledi?› demelisiniz.
38Por në rast se thoni akoma: "Orakulli i Zotit", atëherë kështu thotë Zoti: Me qenë se thoni këtë fjalë: "Orakulli i Zotit", megjithëse unë ju kisha dërguar fjalë: Mos thoni më "Orakulli i Zotit",
38Ama, ‹RABbin bildirisidir› derseniz, RAB diyor ki, ‹RABbin bildirisidir› diyorsunuz. Oysa, ‹RABbin bildirisidir› demeyeceksiniz diye sizi uyarmıştım.
39ja, unë do t'ju harroj plotësisht dhe do t'ju hedh larg fytyrës sime, ju dhe qytetin që ju kisha dhënë juve dhe etërve tuaj,
39Bu yüzden sizi büsbütün unutacağım, sizi de size ve atalarınıza verdiğim kenti de önümden söküp atacağım.
40dhe do t'ju mbuloj me një turp të përjetshëm, që nuk do të harrohet kurrë".
40Sizi hiç unutulmayacak bir utanca düşürecek, sürekli alay konusu edeceğim.››