1Po atë vit, në fillim të mbretërimit të Sedekias, mbret i Judës, në vitin e katërt, në muajin e pestë, ndodhi që Hananiahu, bir i Azurit, profetit, që ishte nga Gabaoni, më foli në shtëpinë e Zotit,
1Aynı yıl Yahuda Kralı Sidkiyanın krallığının başlangıcında, dördüncü yılının beşinci ayında Givonlu Azzur oğlu Peygamber Hananya RABbin Tapınağında kâhinlerle bütün halkın önünde bana şöyle dedi:
2"Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë.
2‹‹İsrailin Tanrısı, Her Şeye Egemen RAB diyor ki, ‹Babil Kralının boyunduruğunu kıracağım.
3Brenda dy vjetëve unë do të bëj që të kthehen në këtë vend të gjitha orenditë e shtëpisë së Zotit, që Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, mori nga ky vend dhe i çoi në Babiloni.
3Babil Kralı Nebukadnessarın buradan alıp Babile götürdüğü RABbin Tapınağına ait bütün eşyaları iki yıl içinde buraya geri getireceğim.
4Do të kthej gjithashtu në këtë vend", thotë Zoti, "Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbret i Judës, me gjithë të internuarit e Judës që kanë shkuar në robëri në Babiloni, sepse do të thyej zgjedhën e mbretit të Babilonisë".
4Yahuda Kralı Yehoyakim oğlu Yehoyakinle Babile sürgüne giden bütün Yahudalıları buraya geri getireceğim› diyor RAB, ‹Çünkü Babil Kralının boyunduruğunu kıracağım.› ››
5Atëherë profeti Jeremia iu përgjigj profetit Hananiah në prani të priftërinjve dhe në prani të të gjithë popullit që gjendej në shtëpinë e Zotit.
5Bunun üzerine Peygamber Yeremya, kâhinlerin ve RABbin Tapınağındaki halkın önünde Peygamber Hananyayı yanıtladı.
6Profeti Jeremia tha: "Amen! Kështu le të bëjë Zoti! Zoti realizoftë atë që ke profetizuar, duke bërë që të kthehen nga Babilonia në këtë vend orenditë e shtëpisë së Zotit dhe të gjithë ata që janë çuar në robëri!
6Yeremya şöyle dedi: ‹‹Amin! RAB aynısını yapsın! RAB, tapınağına ait eşyalarla bütün sürgünleri Babilden buraya geri getirerek ettiğin peygamberlik sözlerini gerçekleştirsin!
7Megjithatë dëgjo tani këtë fjalë që do të të them para veshëve të tu dhe para veshëve të gjithë popullit.
7Yalnız şimdi sana ve halka söyleyeceğim şu sözü dinle:
8Profetët që kanë ardhur para meje dhe para teje, që nga kohët e lashta kanë profetizuar kundër shumë vendeve dhe kundër mbretërive të mëdha, luftën, urinë dhe murtajën.
8Çok önce, benden de senden de önce yaşamış peygamberler birçok ülke ve büyük krallığın başına savaş, felaket, salgın hastalık gelecek diye peygamberlik ettiler.
9Profeti që profetizon paqen, kur fjala e tij do të realizohet, do të njihet si një profet i vërtetë i dërguar nga Zoti".
9Ancak esenlik olacağını söyleyen peygamberin sözü yerine gelirse, onun gerçekten RABbin gönderdiği peygamber olduğu anlaşılır.››
10Atëherë profeti Hananiah mori zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia dhe e copëtoi.
10Bunun üzerine Peygamber Hananya, Peygamber Yeremyanın boynundan boyunduruğu çıkarıp kırdı.
11Pastaj Hananiahu foli në prani të të gjithë popullit, duke thënë: "Kështu thotë Zoti: Në këtë mënyrë unë do të thyej zgjedhën e Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, brenda dy vjetëve, nga qafa e të gjitha kombeve. Profeti Jeremia iku nëpër rrugën e tij.
11Sonra halkın önünde şöyle dedi: ‹‹RAB diyor ki, ‹Babil Kralı Nebukadnessarın bütün ulusların boynuna taktığı boyunduruğu iki yıl içinde işte böyle kıracağım.› ›› Böylece Peygamber Yeremya yoluna gitti.
12Mbasi profeti Hananiah theu zgjedhën nga qafa e profetit Jeremia, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thënë:
12Peygamber Hananya Peygamber Yeremyanın boynundaki boyunduruğu kırdıktan sonra RAB Yeremyaya şöyle seslendi:
13"Shko dhe i thuaj Hananiahut: Kështu thotë Zoti: Ti ke thyer disa zgjedha prej druri, por në vendin e tyre ke krijuar zgjedha prej hekuri.
13‹‹Git, Hananyaya de ki, ‹RAB şöyle diyor: Sen tahtadan yapılmış boyunduruğu kırdın, ama yerine demir boyunduruk yapacaksın!
14Kështu në fakt thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Unë vë një zgjedhë prej hekuri mbi qafën e tërë këtyre kombeve që t'i shërbejnë Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, dhe ata do t'i shërbejnë. Atij i kam dhënë gjithashtu kafshët e fushës".
14Çünkü İsrailin Tanrısı, Her Şeye Egemen RAB diyor ki, Babil Kralı Nebukadnessara kulluk etmeleri için bütün bu ulusların boynuna demir boyunduruk geçirdim, ona kulluk edecekler. Yabanıl hayvanları da onun denetimine vereceğim.› ››
15Pastaj profeti Jeremia i tha profetit Hananiah: "Dëgjo, Hananiah, Zoti nuk të ka dërguar, dhe ti e ke shtyrë këtë popull t'i besojë gënjeshtrës.
15Peygamber Yeremya Peygamber Hananyaya, ‹‹Dinle, ey Hananya!›› dedi, ‹‹Seni RAB göndermedi. Ama sen bu ulusu yalana inandırdın.
16Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të të përzë nga faqja e dheut. Sivjet ke për të vdekur, sepse ke folur për rebelim kundër Zotit"".
16Bu nedenle RAB diyor ki, ‹Seni yeryüzünden silip atacağım. Bu yıl öleceksin. Çünkü halkı RABbe karşı kışkırttın.› ››
17Profeti Hananiah vdiq po atë vit, në muajin e shtatë.
17Peygamber Hananya o yılın yedinci ayında öldü.