1ܦܘܠܘܤ ܥܒܕܐ ܕܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܩܪܝܐ ܘܫܠܝܚܐ ܕܐܬܦܪܫ ܠܐܘܢܓܠܝܘܢ ܕܐܠܗܐ ܀
1Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, i veçuar për ungjillin e Perëndisë,
2ܕܡܢ ܩܕܝܡ ܡܠܟ ܒܝܕ ܢܒܝܘܗܝ ܒܟܬܒܐ ܩܕܝܫܐ ܀
2siç i kishte premtuar ai me anë të profetëve të tij në Shkrimet e shenjta,
3ܥܠ ܒܪܗ ܗܘ ܕܐܬܝܠܕ ܒܒܤܪ ܡܢ ܙܪܥܐ ܕܒܝܬ ܕܘܝܕ ܀
3lidhur me Birin e tij, të lindur nga fara e Davidit sipas mishit,
4ܘܐܬܝܕܥ ܒܪܐ ܕܐܠܗܐ ܒܚܝܠ ܘܒܪܘܚ ܩܕܘܫ ܕܩܡ ܡܢ ܒܝܬ ܡܝܬܐ ܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܡܪܢ ܀
4i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë,
5ܕܒܗ ܢܤܒܢ ܛܝܒܘܬܐ ܘܫܠܝܚܘܬܐ ܒܟܠܗܘܢ ܥܡܡܐ ܐܝܟ ܕܢܫܬܡܥܘܢ ܠܗܝܡܢܘܬܐ ܕܫܡܗ ܀
5me anë të të cilit ne kemi marrë hir dhe apostullim, për bindje në besim midis të gjithë kombeve për hir të emrit të tij,
6ܕܐܦ ܐܢܬܘܢ ܡܢܗܘܢ ܐܢܬܘܢ ܩܪܝܐ ܒܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܀
6ndër të cilët edhe ju jeni të thirrur nga Jezu Krishti;
7ܠܟܠܗܘܢ ܕܒܪܗܘܡܝ ܚܒܝܒܘܗܝ ܕܐܠܗܐ ܩܪܝܐ ܘܩܕܝܫܐ ܫܠܡܐ ܘܛܝܒܘܬܐ ܥܡܟܘܢ ܡܢ ܐܠܗܐ ܐܒܘܢ ܘܡܢ ܡܪܢ ܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܀
7për ju të gjithë që jeni në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur shenjtorë: hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krishti.
8ܠܘܩܕܡ ܡܘܕܐ ܐܢܐ ܠܐܠܗܝ ܒܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܥܠ ܟܠܟܘܢ ܕܗܝܡܢܘܬܟܘܢ ܐܫܬܡܥܬ ܒܟܠܗ ܥܠܡܐ ܀
8Para së gjithash, falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.
9ܤܗܕ ܗܘ ܠܝ ܓܝܪ ܐܠܗܐ ܕܠܗ ܡܫܡܫ ܐܢܐ ܒܪܘܚ ܒܐܘܢܓܠܝܘܢ ܕܒܪܗ ܕܕܠܐ ܫܠܘܐ ܒܟܠܙܒܢ ܡܬܕܟܪ ܐܢܐ ܠܟܘܢ ܒܨܠܘܬܝ ܀
9Sepse Perëndia, të cilit unë i shërbej me frymën time nëpërmjet ungjillit të Birit të tij, është dëshmitari im që unë nuk pushoj kurrë t'ju kujtoj,
10ܘܡܬܚܢܢ ܐܢܐ ܕܐܢ ܡܢ ܟܕܘ ܬܬܦܬܚ ܠܝ ܐܘܪܚܐ ܒܨܒܝܢܗ ܕܐܠܗܐ ܕܐܬܐ ܠܘܬܟܘܢ ܀
10duke kërkuar vazhdimisht në lutjet e mia që të më lejohet më në fund nga vullneti i Perëndisë mundësia për të ardhur tek ju,
11ܡܛܠ ܕܛܒ ܤܘܐ ܐܢܐ ܕܐܚܙܟܘܢ ܘܐܬܠ ܠܟܘܢ ܡܘܗܒܬܐ ܕܪܘܚ ܕܒܗ ܬܫܬܪܪܘܢ ܀
11sepse unë dëshiroj fort t'ju shoh për t'ju komunikuar ndonjë dhunëti frymëror, që të fortësoheni.
12ܘܐܟܚܕܐ ܢܬܒܝܐ ܒܗܝܡܢܘܬܐ ܕܝܠܟܘܢ ܘܕܝܠܝ ܀
12Dhe kjo është që unë të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit që e kemi të përbashkët, tuajin dhe timin.
13ܨܒܐ ܐܢܐ ܕܝܢ ܐܚܝ ܕܬܕܥܘܢ ܕܙܒܢܝܢ ܤܓܝܐܢ ܨܒܝܬ ܕܐܬܐ ܠܘܬܟܘܢ ܘܐܬܟܠܝܬ ܥܕܡܐ ܠܗܫܐ ܕܐܦ ܒܟܘܢ ܢܗܘܐ ܠܝ ܐܕܫܐ ܐܝܟ ܕܒܫܪܟܐ ܕܥܡܡܐ ܀
13Tani, vëllezër, unë nuk dua që të mos e dini se shumë herë kisha vendosur të vija tek ju që të mund të kem ndonjë fryt midis jush siç kam pasur midis johebrenjve të tjerë, por deri tash kam qenë i penguar.
14ܝܘܢܝܐ ܘܒܪܒܪܝܐ ܚܟܝܡܐ ܘܤܟܠܐ ܕܠܟܠܢܫ ܚܝܒ ܐܢܐ ܕܐܟܪܙ ܀
14Unë u jam borxhli Grekëve dhe barbarëve, të diturve dhe të paditurve.
15ܘܗܟܢܐ ܡܬܚܦܛ ܐܢܐ ܕܐܦ ܠܟܘܢ ܕܒܪܗܘܡܝ ܐܤܒܪ ܀
15Kështu, aq sa varet nga unë, jam gati t'ju predikoj ungjillin edhe juve që jeni në Romë.
16ܠܐ ܓܝܪ ܒܗܬ ܐܢܐ ܒܗ ܒܐܘܢܓܠܝܘܢ ܡܛܠ ܕܚܝܠܐ ܗܘ ܕܐܠܗܐ ܠܚܝܐ ܕܟܠ ܕܡܗܝܡܢܝܢ ܒܗ ܐܢ ܡܢ ܝܗܘܕܝܐ ܠܘܩܕܡ ܘܐܢ ܡܢ ܐܪܡܝܐ ܀
16Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun.
17ܟܐܢܘܬܗ ܓܝܪ ܕܐܠܗܐ ܒܗ ܡܬܓܠܝܐ ܡܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܠܗܝܡܢܘܬܐ ܐܝܟ ܕܟܬܝܒ ܕܟܐܢܐ ܡܢ ܗܝܡܢܘܬܐ ܢܚܐ ܀
17Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: ''I drejti do të jetojë me anë të besimit''.
18ܡܬܓܠܐ ܗܘ ܓܝܪ ܪܘܓܙܗ ܕܐܠܗܐ ܡܢ ܫܡܝܐ ܥܠ ܟܠܗ ܥܘܠܗܘܢ ܘܪܘܫܥܗܘܢ ܕܒܢܝܢܫܐ ܗܢܘܢ ܕܩܘܫܬܐ ܒܥܘܠܐ ܐܚܝܕܝܢ ܀
18Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi,
19ܡܛܠ ܕܝܕܝܥܘܬܗ ܕܐܠܗܐ ܓܠܝܐ ܗܝ ܒܗܘܢ ܐܠܗܐ ܓܝܪ ܓܠܗ ܒܗܘܢ ܀
19meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre.
20ܟܤܝܬܗ ܓܝܪ ܕܐܠܗܐ ܡܢ ܬܪܡܝܬܗ ܕܥܠܡܐ ܠܒܪܝܬܗ ܒܤܘܟܠܐ ܡܬܚܙܝܢ ܘܚܝܠܗ ܘܐܠܗܘܬܗ ܕܠܥܠܡ ܕܢܗܘܘܢ ܕܠܐ ܡܦܩ ܒܪܘܚ ܀
20Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.
21ܡܛܠ ܕܝܕܥܘ ܠܐܠܗܐ ܘܠܐ ܐܝܟ ܕܠܐܠܗܐ ܫܒܚܘܗܝ ܘܐܘܕܝܘ ܠܗ ܐܠܐ ܐܤܬܪܩܘ ܒܡܚܫܒܬܗܘܢ ܘܐܬܚܫܟ ܠܒܗܘܢ ܕܠܐ ܡܤܬܟܠ ܀
21Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.
22ܘܟܕ ܤܒܪܝܢ ܒܢܦܫܗܘܢ ܕܚܟܝܡܝܢ ܐܢܘܢ ܫܛܘ ܠܗܘܢ ܀
22Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë,
23ܘܚܠܦܘ ܬܫܒܘܚܬܗ ܕܐܠܗܐ ܕܠܐ ܡܬܚܒܠ ܒܕܡܘܬܐ ܕܨܠܡܐ ܕܒܪܢܫܐ ܕܡܬܚܒܠ ܘܒܕܡܘܬܐ ܕܦܪܚܬܐ ܘܕܐܪܒܥܬ ܪܓܠܝܗ ܘܕܪܚܫܐ ܕܐܪܥܐ ܀
23dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve.
24ܡܛܠ ܗܢܐ ܐܫܠܡ ܐܢܘܢ ܐܠܗܐ ܠܪܓܝܓܬܐ ܛܡܐܬܐ ܕܠܒܗܘܢ ܕܢܨܥܪܘܢ ܦܓܪܝܗܘܢ ܒܗܘܢ ܀
24Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre,
25ܘܚܠܦܘ ܫܪܪܗ ܕܐܠܗܐ ܒܟܕܒܘܬܐ ܘܕܚܠܘ ܘܫܡܫܘ ܠܒܪܝܬܐ ܛܒ ܡܢ ܕܠܒܪܘܝܗܝܢ ܕܠܗ ܬܫܒܚܢ ܘܒܘܪܟܢ ܠܥܠܡ ܥܠܡܝܢ ܐܡܝܢ ܀
25që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.
26ܡܛܠ ܗܢܐ ܐܫܠܡ ܐܢܘܢ ܐܠܗܐ ܠܟܐܒܐ ܕܨܥܪܐ ܢܩܒܬܗܘܢ ܓܝܪ ܚܠܦ ܚܫܚܬܐ ܕܟܝܢܗܝܢ ܘܒܡܕܡ ܕܠܐ ܡܟܢ ܐܬܚܫܚ ܀
26Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
27ܘܬܘܒ ܐܦ ܕܟܪܝܗܘܢ ܗܟܢܐ ܫܒܩܘ ܚܫܚܬܐ ܕܟܝܢܐ ܕܢܩܒܬܐ ܘܐܫܬܪܚܘ ܒܪܓܬܐ ܚܕ ܥܠ ܚܕ ܘܕܟܪܐ ܥܠ ܕܟܪܐ ܒܗܬܬܐ ܥܒܕܘ ܘܦܘܪܥܢܐ ܕܙܕܩ ܗܘܐ ܠܛܥܝܘܬܗܘܢ ܒܩܢܘܡܗܘܢ ܩܒܠܘܗܝ ܀
27Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.
28ܘܐܝܟ ܕܠܐ ܕܢܘ ܒܢܦܫܗܘܢ ܕܢܕܥܘܢ ܠܐܠܗܐ ܐܫܠܡ ܐܢܘܢ ܐܠܗܐ ܠܡܕܥܐ ܕܤܪܝܩܘܬܐ ܕܢܗܘܘܢ ܥܒܕܝܢ ܡܕܡ ܕܠܐ ܘܠܐ ܀
28Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,
29ܟܕ ܡܠܝܢ ܟܠ ܥܘܠܘܬܐ ܘܙܢܝܘܬܐ ܘܡܪܝܪܘܬܐ ܘܒܝܫܘܬܐ ܘܥܠܘܒܘܬܐ ܘܚܤܡܐ ܘܩܛܠܐ ܘܚܪܝܢܐ ܘܢܟܠܐ ܘܡܚܫܒܬܐ ܒܝܫܬܐ ܀
29duke qenë të mbushur plot me çdo padrejtësi, kurvërim, mbrapshtësi, lakmi, ligësi; plot smirë, vrasje, grindje, mashtrim, poshtërsi,
30ܘܪܛܢܐ ܘܡܐܟܠܩܪܨܐ ܘܤܢܝܐܝܢ ܠܐܠܗܐ ܡܨܥܪܢܐ ܚܬܝܪܐ ܫܒܗܪܢܐ ܡܫܟܚܝ ܒܝܫܬܐ ܚܤܝܪܝ ܪܥܝܢܐ ܕܠܐܒܗܝܗܘܢ ܠܐ ܡܬܛܦܝܤܝܢ ܀
30mashtrues, shpifës, armiq të Perëndisë, fyes, krenarë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,
31ܘܕܩܝܡܐ ܠܝܬ ܠܗܘܢ ܘܠܐ ܚܘܒܐ ܘܠܐ ܫܝܢܐ ܘܠܐ ܪܚܡܐ ܐܝܬ ܒܗܘܢ ܀
31të paarsyeshëm, të pabesë, pa dashuri të natyrshme, të papajtueshëm, të pamëshirshëm.
32ܐܝܠܝܢ ܕܟܕ ܝܕܥܝܢ ܕܝܢܗ ܕܐܠܗܐ ܕܠܐܝܠܝܢ ܕܐܝܟ ܗܠܝܢ ܤܥܪܝܢ ܠܡܘܬܐ ܡܚܝܒ ܠܐ ܗܘܐ ܒܠܚܘܕ ܥܒܕܝܢ ܠܗܝܢ ܐܠܐ ܐܦ ܡܫܬܘܬܦܝܢ ܠܐܝܠܝܢ ܕܗܠܝܢ ܥܒܕܝܢ ܀
32Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.