Syriac: NT

Shqip

Romans

5

1ܡܛܠ ܕܐܙܕܕܩܢ ܗܟܝܠ ܒܗܝܡܢܘܬܐ ܢܗܘܐ ܠܢ ܫܠܡܐ ܠܘܬ ܐܠܗܐ ܒܡܪܢ ܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܀
1Të shfajësuar, pra, me anë të besimit, kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë,
2ܕܒܗ ܐܬܩܪܒܢ ܒܗܝܡܢܘܬܐ ܠܛܝܒܘܬܐ ܗܕܐ ܕܒܗ ܩܝܡܝܢܢ ܘܡܫܬܒܗܪܝܢܢ ܒܤܒܪܐ ܕܬܫܒܘܚܬܗ ܕܐܠܗܐ ܀
2me anë të të cilit edhe patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur dhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë.
3ܘܠܐ ܗܟܢܐ ܒܠܚܘܕ ܐܠܐ ܐܦ ܒܐܘܠܨܢܝܢ ܡܫܬܒܗܪܝܢܢ ܕܝܕܥܝܢܢ ܕܐܘܠܨܢܐ ܡܤܝܒܪܢܘܬܐ ܓܡܪ ܒܢ ܀
3Dhe jo vetëm kaq, por mburremi edhe në shtrëngimet, duke ditur që shtrëngimi prodhon këmbënguljen,
4ܘܡܤܝܒܪܢܘܬܐ ܒܘܩܝܐ ܘܒܘܩܝܐ ܤܒܪܐ ܀
4këmbëngulja përvojën dhe përvoja shpresën.
5ܤܒܪܐ ܕܝܢ ܠܐ ܡܒܗܬ ܡܛܠ ܕܚܘܒܗ ܕܐܠܗܐ ܡܫܦܥ ܥܠ ܠܒܘܬܢ ܒܪܘܚܐ ܕܩܘܕܫܐ ܕܐܬܝܗܒܬ ܠܢ ܀
5Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.
6ܐܢ ܕܝܢ ܡܫܝܚܐ ܡܛܠ ܟܪܝܗܘܬܢ ܒܙܒܢܐ ܗܢܐ ܚܠܦ ܪܫܝܥܐ ܡܝܬ ܀
6Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.
7ܠܡܚܤܢ ܓܝܪ ܐܢܫ ܚܠܦ ܪܫܝܥܐ ܡܐܬ ܚܠܦ ܛܒܐ ܓܝܪ ܛܟ ܡܡܪܚ ܐܢܫ ܠܡܡܬ ܀
7Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.
8ܗܪܟܐ ܡܚܘܐ ܐܠܗܐ ܚܘܒܗ ܕܠܘܬܢ ܕܐܢ ܟܕ ܚܛܝܐ ܐܝܬܝܢ ܗܘܝܢ ܡܫܝܚܐ ܚܠܦܝܢ ܡܝܬ ܀
8Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.
9ܟܡܐ ܗܟܝܠ ܝܬܝܪܐܝܬ ܢܙܕܕܩ ܗܫܐ ܒܕܡܗ ܘܒܗ ܢܬܦܨܐ ܡܢ ܪܘܓܙܐ ܀
9Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij.
10ܐܢ ܓܝܪ ܟܕ ܐܝܬܝܢ ܒܥܠܕܒܒܐ ܐܬܪܥܝ ܥܡܢ ܐܠܗܐ ܒܡܘܬܐ ܕܒܪܗ ܟܡܐ ܗܟܝܠ ܝܬܝܪܐܝܬ ܒܬܪܥܘܬܗ ܢܚܐ ܒܚܝܘܗܝ ܀
10Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.
11ܘܠܐ ܗܟܢܐ ܒܠܚܘܕ ܐܠܐ ܐܦ ܢܫܬܒܗܪ ܒܐܠܗܐ ܒܝܕ ܡܪܢ ܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܕܒܗ ܗܘ ܗܫܐ ܩܒܠܢ ܬܪܥܘܬܐ ܀
11E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.
12ܐܝܟܢܐ ܓܝܪ ܕܒܝܕ ܚܕ ܒܪܢܫܐ ܥܠܬ ܚܛܝܬܐ ܠܥܠܡܐ ܘܒܝܕ ܚܛܝܬܐ ܡܘܬܐ ܘܗܟܢܐ ܒܟܠܗܘܢ ܒܢܝ ܐܢܫܐ ܥܒܪ ܡܘܬܐ ܒܗܝ ܕܟܠܗܘܢ ܚܛܘ ܀
12Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan;
13ܥܕܡܐ ܓܝܪ ܠܢܡܘܤܐ ܚܛܝܬܐ ܟܕ ܐܝܬܝܗ ܗܘܬ ܒܥܠܡܐ ܠܐ ܚܫܝܒܐ ܗܘܬ ܚܛܝܬܐ ܡܛܠ ܕܠܝܬ ܗܘܐ ܢܡܘܤܐ ܀
13sepse, derisa u shpall ligji, mëkati ekzistonte në botë; por mëkati nuk numërohet nëse nuk ka ligj;
14ܐܠܐ ܐܡܠܟ ܡܘܬܐ ܡܢ ܐܕܡ ܘܥܕܡܐ ܠܡܘܫܐ ܐܦ ܥܠ ܐܝܠܝܢ ܕܠܐ ܚܛܘ ܒܕܡܘܬܐ ܕܥܒܪ ܢܡܘܤܗ ܕܐܕܡ ܗܘ ܕܐܝܬܘܗܝ ܕܡܘܬܐ ܕܗܘ ܕܥܬܝܕ ܀
14por vdekja mbretëroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata që nuk kishin mëkatuar me një shkelje të ngjashme nga ajo e Adamit, që është figura e atij që duhej të vinte.
15ܐܠܐ ܠܐ ܗܘܐ ܐܝܟ ܫܘܪܥܬܐ ܗܟܢܐ ܡܘܗܒܬܐ ܐܢ ܓܝܪ ܡܛܠ ܫܘܪܥܬܗ ܕܚܕ ܤܓܝܐܐ ܡܝܬܘ ܟܡܐ ܗܟܝܠ ܝܬܝܪܐܝܬ ܛܝܒܘܬܗ ܕܐܠܗܐ ܘܡܘܗܒܬܗ ܡܛܠ ܚܕ ܒܪܢܫܐ ܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܒܤܓܝܐܐ ܬܬܝܬܪ ܀
15Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë.
16ܘܠܐ ܐܝܟ ܤܟܠܘܬܐ ܕܚܕ ܗܟܢܐ ܡܘܗܒܬܐ ܕܝܢܐ ܓܝܪ ܕܗܘܐ ܡܢ ܚܕ ܠܚܘܝܒܐ ܗܘܐ ܡܘܗܒܬܐ ܕܝܢ ܡܢ ܚܛܗܐ ܤܓܝܐܐ ܗܘܬ ܠܟܐܢܘ ܀
16Sa për dhuntinë, nuk ndodhi si për atë një që mëkatoi, sepse gjykimi prodhoi dënimin nga një shkelje e vetme, por hiri prodhoi shfajësimin nga shumë shkelje.
17ܐܢ ܓܝܪ ܡܛܠ ܤܟܠܘܬܐ ܕܚܕ ܐܡܠܟ ܡܘܬܐ ܝܬܝܪܐܝܬ ܐܝܠܝܢ ܕܢܤܒܘ ܤܘܓܐܐ ܕܛܝܒܘܬܐ ܘܕܡܘܗܒܬܐ ܘܕܟܐܢܘܬܐ ܒܚܝܐ ܢܡܠܟܘܢ ܒܝܕ ܚܕ ܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܀
17Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.
18ܐܟܙܢܐ ܗܟܝܠ ܕܡܛܠ ܤܟܠܘܬܐ ܕܚܕ ܗܘܐ ܚܘܝܒܐ ܠܟܠܗܘܢ ܒܢܝܢܫܐ ܗܟܢܐ ܡܛܠ ܟܐܢܘܬܐ ܕܚܕ ܬܗܘܐ ܙܟܘܬܐ ܠܚܝܐ ܠܟܠܗܘܢ ܒܢܝܢܫܐ ܀
18Prandaj, ashtu si për një shkelje të vetme dënimi u shtri mbi të gjithë njerëzit, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi gjithë njerëzit për shfajësimin e jetës.
19ܐܝܟܢܐ ܓܝܪ ܕܡܛܠ ܠܐ ܡܫܬܡܥܢܘܬܗ ܕܚܕ ܒܪܢܫܐ ܚܛܝܐ ܤܓܝܐܐ ܗܘܘ ܗܟܢܐ ܐܦ ܡܛܠ ܡܫܬܡܥܢܘܬܗ ܕܚܕ ܤܓܝܐܐ ܟܐܢܐ ܗܘܝܢ ܀
19Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë.
20ܡܥܠܢܐ ܕܝܢ ܕܗܘܐ ܠܢܡܘܤܐ ܕܬܤܓܐ ܚܛܝܬܐ ܘܟܪ ܕܤܓܝܬ ܚܛܝܬܐ ܬܡܢ ܐܬܝܬܪܬ ܛܝܒܘܬܐ ܀
20Por ligj i ndërhyri me qëllim që shkelja të teprohej; por aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt,
21ܕܐܝܟ ܕܐܡܠܟܬ ܚܛܝܬܐ ܒܡܘܬܐ ܗܟܢܐ ܬܡܠܟ ܛܝܒܘܬܐ ܒܟܐܢܘܬܐ ܠܚܝܐ ܕܠܥܠܡ ܒܝܕ ܡܪܢ ܝܫܘܥ ܡܫܝܚܐ ܀
21me qëllim që ashtu si mëkati ka mbretëruar te vdekja, ashtu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë në jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.