1The word of Yahweh came to me, saying,
1Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:
2Son of man, set your face toward the mountains of Israel, and prophesy to them,
2"Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga malet e Izraelit dhe profetizo kundër tyre,
3and say, You mountains of Israel, hear the word of the Lord Yahweh: Thus says the Lord Yahweh to the mountains and to the hills, to the watercourses and to the valleys: Behold, I, even I, will bring a sword on you, and I will destroy your high places.
3dhe thuaj: "O male të Izraelit dëgjoni fjalën e Zotit, Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Ja, unë do të sjell mbi ju shpatën dhe do të shkatërroj vendet tuaja të larta.
4Your altars shall become desolate, and your incense altars shall be broken; and I will cast down your slain men before your idols.
4Altarët tuaj do të shkretohen dhe altarët për temjan do të thyhen, dhe do të bëj që të vdekurit tuaj të bien përpara idhujve tuaj.
5I will lay the dead bodies of the children of Israel before their idols; and I will scatter your bones around your altars.
5Do t'i shtrij kufomat e bijve të Izraelit përpara idhujve të tyre dhe do t'i shpërndaj kockat tuaja rreth altarëve tuaj.
6In all your dwelling places the cities shall be laid waste, and the high places shall be desolate; that your altars may be laid waste and made desolate, and your idols may be broken and cease, and your incense altars may be cut down, and your works may be abolished.
6Në tërë vendet tuaja të banuara qytetet do të shkatërrohen, po kështu edhe vendet e larta, me qëllim që altarët tuaj të shkatërrohen dhe të shkretohen, idhujt tuaj të prishen dhe të zhduken, altarët tuaj të shkatërrohen dhe veprat tuaja të fshihen.
7The slain shall fall in the midst of you, and you shall know that I am Yahweh.
7Të vdekurit do të bien në mes jush dhe ju do të pranoni që unë jam Zoti.
8Yet will I leave a remnant, in that you shall have some that escape the sword among the nations, when you shall be scattered through the countries.
8Megjithatë do t'ju lë një mbeturinë, sepse disa që do t'i shpëtojnë shpatës do t'i keni midis kombeve, kur do të shpërndaheni në vënde të ndryshme.
9Those of you that escape shall remember me among the nations where they shall be carried captive, how that I have been broken with their lewd heart, which has departed from me, and with their eyes, which play the prostitute after their idols: and they shall loathe themselves in their own sight for the evils which they have committed in all their abominations.
9Të shpëtuarit tuaj do të më kujtojnë midis kombeve ku do të çohen në robëri, sepse jam kapitur për zemrën e tyre të prishur që është larguar nga unë dhe për sytë e tyre që kurvërohen pas idhujve të tyre. Ata do të ndiejnë neveri për veten e tyre për ligësitë që kanë kryer në të gjitha veprimet e tyre të neveritshme.
10They shall know that I am Yahweh: I have not said in vain that I would do this evil to them.
10Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti dhe që jo më kot kam folur se do t'ju bëj këtë të keqe"".
11Thus says the Lord Yahweh: Strike with your hand, and stamp with your foot, and say, Alas! because of all the evil abominations of the house of Israel; for they shall fall by the sword, by the famine, and by the pestilence.
11Kështu thotë Zoti, Zoti: "Përplas duart, rrih këmbët dhe thuaj: "Vaj medet, për të gjitha veprimet e këqija të neveritshme të shtëpisë së Izraelit, sepse do të bien nga shpata, nga uria dhe nga murtaja.
12He who is far off shall die of the pestilence; and he who is near shall fall by the sword; and he who remains and is besieged shall die by the famine: thus will I accomplish my wrath on them.
12Kush është larg do të vdesë nga murtaja, kush është afër do të rrëzohet nga shpata dhe kush ka mbetur dhe është i rrethuar do të vdesë nga uria; kështu do të shfryj tërbimin tim mbi ta.
13You shall know that I am Yahweh, when their slain men shall be among their idols around their altars, on every high hill, on all the tops of the mountains, and under every green tree, and under every thick oak, the places where they offered pleasant aroma to all their idols.
13Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, kur të vrarët e tyre do të bien në mes të idhujve të tyre, rreth altarëve të tyre, mbi çdo kodër të lartë, mbi çdo majë mali, poshtë çdo druri që gjelbëron, poshtë çdo lisi degëshumë, kudo që u ofronin parfume erëmira tërë idhujve të tyre.
14I will stretch out my hand on them, and make the land desolate and waste, from the wilderness toward Diblah, throughout all their habitations: and they shall know that I am Yahweh.
14Kështu do të shtrij mbi ta dorën time dhe do ta bëj vendin të shkretë, po, më të shkretë se shkretëtira e Diblahut, në të gjitha vendet e tyre të banuara; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti"".