Shqip

Proverbs

5

1Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,2me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.3Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;4por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.5Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.6Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.7Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.8Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,9për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.10Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,11dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,12dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?13Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.14U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".15Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.16A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?17Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.18Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.19Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.20Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?21Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.22I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.23Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.