Shqip

Psalms

113

1Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.2Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.3Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.4Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.5Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,6kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?7Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,8për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.9Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.