1Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:2"Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,3ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;4atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,5atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".6Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.7Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.8Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.