1Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.2O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.3Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?4Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.5Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.6Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.7O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.8Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.