Shqip

Psalms

136

1Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.2Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.3Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,4atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,5atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,6atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,7atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,8diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,9hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.10Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,11dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,12me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.13Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,14dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,15por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.16Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,17atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,18dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;19Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,20dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.21Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,22në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.23Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,24dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.25Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.26Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.