Shqip

Psalms

148

1Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.2Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.3Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.4Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.5Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.6Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.7Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,8zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,9mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;10ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;11ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;12të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.13Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.14Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.