1O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!2Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.3Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.4Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".5Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.6Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,7Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;8dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)9Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,10të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.11Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,12sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".13O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.14Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,15kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.16Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.17U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;18dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.