1O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.2Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)3Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.4Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.5A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?6A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?7Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.8Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.9Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.10Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.11E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.12Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.13Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.