1南北两国联合攻打拉末(代下18:2-3)
1Kaluan tre vjet pa luftë midis Sirisë dhe Izraelit.
2到了第三年,犹大王约沙法下去见以色列王。
2Por në vitin e tretë Jozafati, mbreti i Judës, zbriti të takohet me mbretin e Izraelit.
3以色列王对他的臣仆说:“你们知道吗?基列的拉末原属于我们,我们怎可静坐不动,不把它从亚兰王的手中夺回来呢?”
3Mbreti i Izraelit u kishte thënë shërbëtorëve të tij: "Ju nuk e dini që Ramothi i Galaadit është yni dhe ne po rrimë të qetë pa e rimarrë nga duart e mbretit të Sirisë?".
4亚哈问约沙法:“你肯与我一起到基列的拉末去作战吗?”约沙法回答以色列王:“你我不分彼此,我的人民就像是你的人民,我的战马就像是你的战马。”
4Pastaj i tha Jozafatit: "A nuk do të vije të luftoje me mua në Ramoth të Galaadit?". Jozafati iu përgjigj mbretit të Izraelit me këto fjalë: "Ki besim tek unë ashtu si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu, mbi kuajt e mi ashtu si ke besim te kuajt e tu".
5以色列的假先知都预言战胜(代下18:4-11)约沙法又对以色列王说:“现在请你先求问耶和华。”
5Jozafati i tha gjithashtu mbretit të Izraelit: "Të lutem këshillohu po sot me Zotin".
6于是以色列王把众先知聚集了来,约有四百人,问他们:“我可以去攻打基列的拉末吗?或是应当忍耐不去呢?”他们说:“你可以上去,主必把那城交在王的手里。”
6Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët që ishin rreth katërqind, dhe iu tha: "A duhet të shkoj të luftoj kundër Ramothit të Galaadit, apo të heq dorë nga kjo?". Ata iu përgjigjën: "Shko, sepse Perëndia do ta japë në duart e mbretit".
7约沙法说:“这里不是还有耶和华的先知,我们可以求问他吗?”
7Por Jozafati tha: "A nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit, me të cilin mund të këshillohemi?".
8以色列王对约沙法说:“还有一个人,我们可以托他求问耶和华。不过我憎恨他,因为他对我说的预言,都是凶话,不是吉话。这人就是音拉的儿子米该雅。”但约沙法说:“请王不要这么说。”
8Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit: "Ka akoma një njeri, Mikajahu, bir i Imlahut, me anë të të cilit mund të këshillohesh me Zotin; por unë e urrej sepse nuk profetizon kurrë asgjë të mirë lidhur me mua, por vetëm të keqen". Jozafati u përgjigj: "Mbreti nuk duhet të flasë kështu!".
9于是王召了一位太监来,说:“快去把音拉的儿子米该雅召来!”
9Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha: "Sill menjëherë Mikajahun, birin e Imlahut".
10以色列王和犹大王约沙法穿着朝服,在撒玛利亚城门口的广场上,各人坐在自己的王位上;所有的先知都在他们面前说预言。
10Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e tij, të veshur me rrobat e tyre mbretërore, në lëmin që ndodhet në hyrje të portës së Samarisë; dhe tërë profetët profetizonin para tyre.
11基拿拿的儿子西底家做了些铁角,说:“耶和华这样说:‘你要用这些铁角抵触亚兰人,直到把他们完全消灭。’”
11Sedekia, bir i Kenaanahut, që i kishte bërë vetes brirë prej hekuri, tha: "Kështu thotë Zoti: "Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t'i shkatërrosh plotësisht"".
12所有的先知也都这样预言说:“你可以上基列的拉末去,必得胜利!因为耶和华必把那城交在王的手里。”
12Tërë profetët bënin profeci të njollojtë dhe thonin: "Shko kundër Ramothit të Galaadit dhe do t'ia dalësh, sepse Zoti do ta japë në duart e mbretit".
13只有米该雅预言战败(代下18:12-22)那去召米该雅的使者对米该雅说:“看哪,这里的众先知都异口同声地对王说吉话,请你与他们一样说吉话。”
13Lajmëtari që kishte shkuar të thërriste Mikajahun i foli kështu dhe tha: "Ja, fjalët e profetëve përputhen duke shpallur gjëra të mira për mbretin; të lutem, fjala jote të jetë si ajo e secilit prej tyre, dhe shpall edhe ti gjëra të mira".
14米该雅说:“我指着永活的耶和华起誓,耶和华吩咐我什么,我就说什么。”
14Por Mikajahu u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, unë do them ato që do të më thotë Zoti".
15米该雅来到王那里的时候,王就问他:“米该雅啊,我们可以到基列的拉末去作战吗?或是要忍耐不去呢?”米该雅回答亚哈:“你可以上去,必得胜利,因为耶和华必把那城交在王的手里!”
15Si ariti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heqim dorë?". Ai u përgjigj: "Shko, ti do t'ia dalësh, sepse Zoti do ta japë në duart e mbretit".
16王对他说:“我要嘱咐你多少次,你才奉耶和华的名对我只说真话呢?”
16Atëherë mbreti i tha: "Sa herë jam përgjëruar të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?".
17米该雅说:“我看见以色列人四散在山上,好像没有牧人的羊群一样;耶和华说:‘这些人没有主人,使他们平平安安各自回家吧!’”
17Mikajahu u përgjigj: "Pashë tërë Izraelin të shpërndarë nëpër male, sikur të ishin dhen pa bari; dhe Zoti ka thënë: "Ata nuk kanë më zot; secili të kthehet në paqe në shtëpinë e vet"".
18以色列王对约沙法说:“我不是告诉过你,这人对我说的预言,总不说吉话,只说凶话吗?”
18Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "A nuk të kisha thënë unë që në lidhje me mua, ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqe?".
19米该雅说:“因此,你要听耶和华的话;我看见耶和华坐在他的宝座上,天上的万军都侍立在他的左右。
19Atëherë Mikajahu tha: "Prandaj dëgjo fjalën e Zoti. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria e qiellit i rrinte përqark në të djathtë dhe në të majtë.
20耶和华说:‘谁去引诱亚哈,使他上基列的拉末阵亡呢?’有说这样的,有说那样的。
20Zoti tha: "Kush do t'ia prishë mendjen Ashabit që të dalë dhe të vritet në Ramoth të Galaadit?". Tani dikush përgjigjet në një mënyrë dhe dikush në një tjetër.
21后来有一个灵出来,站在耶和华面前,说:‘我去引诱他。’耶和华问他:‘你用什么方法呢?’
21Atëherë doli një frymë, që u paraqit përpara Zotit dhe tha: "Do t'ia prish mendjen unë".
22他回答:‘我要出去,在亚哈所有先知的口中,作说谎的灵。’耶和华说:‘你可以去引诱他,你也必能成功,你去这样行吧!’
22Zoti i tha: "Në çfarë mënyre?". Ai u përgjigj: "Do të dal dhe do të jem fryma e gënjeshtrës në gojën e tërë profetëve të tij". Zoit i tha: "Do t'ia dalësh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu".
23现在,耶和华已经把说谎的灵放在你这些先知的口中,耶和华已经命定灾祸临到你。”
23Prandaj Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e të gjithë profetëve të tu; por Zoti parashikon fatkeqësira kundër teje".
24米该雅受辱被囚(代下18:23-27)基拿拿的儿子西底家近前来,打米该雅的脸颊说:“耶和华的灵怎样离开了我,去与你说话呢?”
24Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe i ra me një shpullë Mikajahut, duke i thënë: "Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë për të folur me ty?".
25米该雅说:“你进密室躲藏的那一天,就必看见了。”
25Mikajahu u përgjigj: "Do ta shohësh ditën që do të shkosh, në një dhomë të brendshme për t'u fshehur".
26以色列王说:“把米该雅带回去,交给市长亚们和王的儿子约阿施,
26Atëherë mbreti i Izraelit tha: "Merre Mikajahun dhe çoje tek Amoni, guvernatori i qytetit dhe tek Joasi, bir i mbretit, dhe u thuaj atyre:
27说:‘王这样吩咐:把这人囚在监里,少给他食物和水,直到我平平安安回来。’”
27Kështu thotë mbreti: "Futeni këtë në burg dhe ushqeheni me bukë dhe me ujë hidhërimi, deri sa të kthehem shëndoshë e mirë".
28米该雅说:“如果你真的可以平平安安回来,那么耶和华就没有借着我说话了。”他又说:“众民啊,你们都要听。”
28Atëherë Mikajahu tha: "Në rasat se ti kthehesh shëndoshë e mirë, kjo do të thotë se Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje". Dhe shtoi: "Dëgjoni, o popuj të tërë!".
29亚哈阵亡(代下18:28-34)于是,以色列王和犹大王约沙法上基列的拉末去了。
29Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, dolën, pra, kundër Ramothit të Galaadit.
30以色列王对约沙法说:“我要改装上战场去了;你可以仍穿自己的朝服。”于是以色列王改装到战场去了。
30Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "Unë do të ndërroj petkat që të mos njihem dhe pastaj do të shkoj të luftoj; por ti vish rrobat e tua mbretërore". Kështu mbreti i Izraelit u vesh me rroba të tjera dhe shkoi të luftojë.
31亚兰王曾经嘱咐他的三十二个战车长说:“无论大小将兵,你们都不要与他们争战,只要与以色列王争战。”
31Mbreti i Sirisë u kishte dhënë këtë urdhër tridhjetë e dy kapitenëve të qerreve të tij, duke thënë: "Mos luftoni kundër askujt, i madh apo i vogël qoftë; por vetëm kundër mbretit të Izraelit".
32战车长们看见约沙法的时候,就说:“这人必是以色列王。”他们就转过去与他争战,约沙法便喊叫起来。
32Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë: "Ky është me siguri mbreti i Izraelit". Dhe u kthyen nga ai për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një ulërimë.
33战车长们一见他不是以色列王,就转回来,不追赶他了。
33Kur kapitenët e qerreve e kuptuan që nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqën dorë nga ndjekja.
34有一个人随便射了一箭,竟射中了以色列王铁甲与护胸甲之间的地方。王对驾车的说:“你把车转过来,载我离开战场吧!我受了重伤。”
34Por një njeri lëshoi rastësisht shigjetë me harkun e tij dhe goditi mbretin e Izraelit midis sythave të parzmores të tij; prandaj mbreti i tha karrocierit: "Kthehu dhe më ço jashtë rrëmujës, sepse jam i plagosur".
35那一天战争不断升级,有人扶着王站在车上抵挡亚兰人。到了黄昏,王就死了;血从伤口流到战车的底下去。
35Por beteja qe aq e ashpër atë ditë, sa që mbreti u detyrua të qëndrojë në qerren e tij përpara Sirëve, dhe vdiq aty nga mbrëmja; gjaku i plagës kishte rjedhur në fund të qerres.
36约在日落的时候,有命令传遍军中说:“各归各城,各归各地吧。”
36Kur po ngrysej, një ulërimë përshkoi radhët e ushtrisë: "Secili të kthehet në qytetin e vet, secili në fshatin e tij!".
37王死了以后,人们把他送回撒玛利亚,埋葬在那里。
37Kështu mbreti vdiq dhe u çua në Samari; pastaj u bë varrimi i mbretit në Samari.
38他们在撒玛利亚的池旁,妓女洗澡的地方清洗战车,有狗来舔亚哈的血,正如耶和华说过的话一样。
38Pas kësaj lanë qerren dhe armët në një hauz të Samarisëç dhe qentë lëpinë gjakun e tij, sipas fjalës që kishte thënë Zoti.
39亚哈其余的事迹,他所作的一切,他建造的象牙宫和他重建的一切城镇,不是都记在以色列诸王的年代志上吗?
39Pjesa tjetër e bëmave të Ashabit, të gjitha ato që ai bëri, shtëpia e fildishtë që ndërtoi dhe tërë qytetet që ngriti a nuk janë të shkruara vallë në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
40亚哈与他的列祖同睡,他的儿子亚哈谢接续他作王。
40Kështu Ashabin e zuri gjumi me etërit e tij. Në vend të tij mbretëroi Ashaziahu, i biri.
41约沙法作犹大王(代下17:1-6,20:31-21:1)以色列王亚哈第四年,亚撒的儿子约沙法登基作犹大王。
41Jozafati, bir i Asas, filloi të mbretërojë mbi Judën vitin e katërt të Ashabit, mbret i Izraelit.
42约沙法登基的时候是三十五岁;他在耶路撒冷作王二十五年。他母亲名叫阿苏巴,是示利希的女儿。
42Jozafati ishte tridhjetë e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëzet e pesë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Azubah dhe ishte bijë e Shilhit.
43约沙法遵行他父亲亚撒所行的一切,总不偏离,行耶和华看为正的事。只是邱坛还没有废去,人民仍在邱坛上献祭烧香(“只是邱坛......献祭烧香。”《马索拉抄本》为22:44)。
43Ai ndoqi tërë rrugët e Asas, atit të tij, dhe nuk u largua prej tyre, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit. Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën; kështu populli vazhdonte të ofronte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.
44约沙法王与以色列王和平相处。(本节在《马索拉抄本》为22:45)
44Dhe Jozafati jetonte në paqe me mbretin e Izraelit.
45约沙法其余的事迹,他作过的英勇的事和他怎样争战的事,不是都写在犹大列王的年代志上吗?
45Pjesa tjetër e bëmave të Jozafatit, trimëritë e tij dhe luftrat e tij a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
46约沙法把父亲亚撒在世时遗留下来的庙妓都从国中除灭。
46Ai zhduku nga vendi mbeturinat e atyre që merreshin me kurvëri dhe, që kishin mbetur nga koha e Asas, atit të tij.
47那时,以东没有王,由总督统治。
47Në atë kohë nuk kishte asnjë mbret në Edom, por vetëm një përfaqësues i mbretit.
48约沙法建造了他施船只,要到俄斐去运金子,可是不能开船,因为船只在以旬.迦别坏了。
48Jozafati bëri që të ndërtohen anije në Tarshish për të vajtur në Ofir, që të kërkohej ar, por anijet nuk arritën kurrë të dalin në det, sepse u shkatërruan në Etsion-Geber.
49那时亚哈的儿子亚哈谢对约沙法说:“让我的仆人与你的仆人一同坐船去吧!”但是约沙法不肯。
49Atëherë Ashaziahu, bir i Ashabit, i tha Jozafatit: "Lejo që shërbëtorët e mi të hipin mbi anijet bashkë me shërbëtorët e tu". Por Jozafati nuk pranoi.
50约沙法与他的列祖同睡,与他的列祖一同埋葬在他先祖大卫的城里;他的儿子约兰接续他作王。
50Jozafatin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros bashkë me ta në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoram.
51亚哈谢作以色列王犹大王约沙法第十七年,亚哈的儿子亚哈谢在撒玛利亚登基作以色列王。他作以色列王两年。
51Ashaziahu, bir i Ashabit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari vitin e shtatëmbëdhjetë të Jozafatit, mbretit të Judës, dhe mbretëroi dy vjet mbi Izraelin.
52他行耶和华看为恶的事,行他父亲的道和他母亲的道,又行尼八的儿子耶罗波安使以色列人陷在罪中的道。
52Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe ndoqi rrugën e atit të tij, të nënës së tij dhe atë të Jeroboamit, birit të Nebathit, që e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate.
53他事奉巴力,敬拜巴力,照着他父亲所行的一切惹耶和华以色列的 神发怒。
53U vu në shërbim të Baalit dhe ra përmbys përpara tij, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit, pikërisht ashtu si kishte vepruar i ati.