聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

2 Kings

1

1以利亚预言亚哈谢必死
1Mbas vdekjes së Ashabit, Moabi u rebelua kundër Izraelit.
2有一天,亚哈谢在撒玛利亚,从楼上的窗户掉下来,他就病了;于是他差派使者,对他们说:“你们去求问以革伦的神巴力.西卜,我这个病到底能否复原?”
2Ashaziahu ra nga dritarja e katit të sipërm në Samari dhe u dëmtua. Atëherë dërgoi lajmëtarë të cilëve u tha: "Shkoni të konsultoni Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit, për të ditur në se do ta marr veten nga kjo fatkeqësi".
3但耶和华的使者对提斯比人以利亚说:“你动身上去迎着撒玛利亚王的使者,对他们说:‘你们去求问以革伦的神巴力.西卜,是因为以色列中没有 神吗?
3Por një engjëll i Zotit i tha Tishbitit Elia: "Çohu dhe u dil përpara lajmëtarëve të mbretit të Samarisë dhe u thuaj atyre: "Mos vallë nuk ka Perëndi në Izrael, që ju shkoni të konsultoheni me Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit?
4因此,耶和华这样说:你必不能从你躺上去的那张床上下来,因为你必定死。’”于是以利亚去了。
4Prandaj kështu thotë Zoti: "Ti nuk do të zbresësh më nga shtrati në të cilin ke hipur, por me siguri ke për të vdekur"". Pastaj Elia u largua.
5众使者回到亚哈谢那里;他对他们说:“你们为什么回来呢?”
5Lajmëtarët u kthyen te Ashaziahu, që i pyeti ata: "Pse u kthyhet?".
6他们对王说:“有一个人上来迎着我们,又对我们说:‘去吧,回到那差派你们的王那里,对他说:耶和华这样说:你派人去求问以革伦的神巴力.西卜,是因为以色列中没有 神吗?因此,你必不能从你躺上去的那张床上下来,因为你必定死。’”
6Ata u përgjigjën: "Një njeri na doli përpara dhe na tha: "Shkoni te mbreti që ju ka dërguar dhe i thoni: Kështu thotë Zoti: Mos vallë nuk ka asnjë Perëndi në Izrael që ti dërgon njerëz për t'u konsultuar me Baal-Zebubin, perëndinë e Ekronit? Prandaj nuk do të zbresësh nga shtrati mbi të cilin ke hipur, por me siguri ke për të vdekur"".
7王对他们说:“那上来迎着你们,又对你们说这番话的是个怎样的人?”
7Atëherë mbreti i pyeti ata: "Si ishte njeriu që ju doli përpara dhe ju tha këto fjalë?".
8他们对王说:“那人穿着毛皮衣,腰间束上皮带。”王说:“这人必是提斯比人以利亚。”
8Ata u përgjigjën: "Ishte një njeri i veshur me rroba leshi dhe me një brez prej lëkure rreth ijeve"; Ashaziahu tha: "Éshtë Elia, Tishbiti!".
9于是王差派一个五十夫长和他的五十名手下到以利亚那里;那位五十夫长就上到以利亚那里去。他看见以利亚正坐在山顶上,就对以利亚说:“神人哪!王吩咐你下来。”
9Atëherë mbreti dërgoi tek Elia një kapiten pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij; ai u ngjit tek ai dhe e gjeti Elian të ulur në majë të malit. Kapiteni i tha: "O njeriu i Perëndisë, mbreti të urdhëron të zbresësh".
10以利亚回答五十夫长说:“如果我是神人,愿火从天降下,把你和你的五十名手下吞灭。”于是有火从天降下,吞灭了五十夫长和他的五十名手下。
10Elia u përgjigj dhe i tha kapitenit të pesëdhjetëshes: "Në rast se jam një njeri i Perëndisë, të zbresë zjarr nga qielli dhe të të zhdukë ty dhe të pesëdhjetë njerëzit që janë me ty!". Dhe nga qielli zbriti një zjarr, që zhduku atë dhe të pesëdhjetë njerëzit e tij.
11王再次派一个五十夫长和他的五十名手下到以利亚那里去。那五十夫长对以利亚说:“神人哪!王这样吩咐:‘你赶快下来。’”
11Atëherë mbreti i dërgoi një kapiten tjetër pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij, që iu drejtua Elias dhe i tha: "O njeriu i Perëndisë, mbreti të urdhëron të zbresësh menjëherë".
12以利亚回答他们说:“如果我是神人,愿火从天降下,把你和你的五十名手下吞灭。”于是 神的火从天降下,吞灭了五十夫长和他的五十名手下。
12Elia u përgjigj dhe u tha atyre: "Në qoftë se jam një njeri i Perëndisë, le të zbresë zjarr nga qielli dhe të të zhdukë ty dhe pesëdhjetë njerëzit e tu". Dhe nga qielli zbriti zjarri i Perëndisë që zhduku atë dhe të pesëdhjetë njerëzit e tij.
13王又派出第三名五十夫长和他的五十名手下;那五十夫长来到,就双膝跪在以利亚面前,恳求他,对他说:“神人哪!愿我的性命和这五十个仆人的性命在你眼中看为宝贵。
13Mbreti dërgoi edhe një kapiten të tretë pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij. Ky kapiten i tretë pesëdhjetësheje u ngjit dhe shkoi e u shtri para Elias, duke e lutur: "O njeriu i Perëndisë, të lutem, jeta ime e këtyre pesëdhjetë shërbëtorëve të tu qofshin të çmuara në sytë e tu!
14看哪!曾经有火从天降下,吞灭了先前两个五十夫长和他们各五十名手下;现在,愿我的性命在你眼中看为宝贵。”
14Ja, një zjarr zbriti nga qielli dhe zhduku dy kapitenët e parë të pesëdhjetëshes me pesëdhjetë njerëzit e tyre; por tani jeta ime qoftë e çmuar në sytë e tu".
15耶和华的使者对以利亚说:“你和他下去吧,不要怕他。”于是以利亚起来,和他下山到王那里去了。
15Engjëlli i Zotit i tha Elias: "Zbrit me të dhe mos ki frikë prej tij". Prandaj Elia u ngrit dhe zbriti bashkë me të te mbreti,
16以利亚对亚哈谢说:“耶和华这样说:‘你差派使者去求问以革伦的神巴力.西卜,是因为以色列中没有 神可以求问吗?因此,你必不能从你躺上去的那张床上下来,因为你必定死。’”
16dhe i tha: "Kështu thotë Zoti: "Pse nuk paska në Izrael asnjë Perëndi, me fjalën e të cilit të mund të këshillohesh, që ti dërgove lajmëtarë te Baal-Zebubi, perëndi e Ekronit? Për këtë arësye ti nuk do të zbresësh nga shtrati në të cilin ke hipur, por ke për të vdekur me siguri"".
17亚哈谢逝世亚哈谢果然死了,正如耶和华借以利亚所宣告的话。因为他没有儿子,他的弟弟约兰就接续他作王,那时是犹大王约沙法的儿子约兰第二年。
17Kështu Ashaziahu vdiq, sipas fjalës së Zotit, të cilën e shqiptoi Elia. Me qenë se nuk kishte bij, Jerohami filloi të mbretërojë në vend të tij, gjatë vitit të dytë të Jerohamit, birit të Jozafatit, mbretit të Judës.
18亚哈谢其余所行的事迹,不是都写在以色列诸王的年代志上吗?
18Pjesa tjetër e bëmave të kryera nga Ashaziahu a nuk është e shkruar vallë në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?