1约哈斯作以色列王
1Në vitin e njëzretetretë të Joasit, birit të Ashaziahut, mbret i Judës, Jehohazi, bir i Jehut, filloi të mbretërojë mbi Izrael në Samari, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet.
2他行耶和华看为恶的事,随从尼八的儿子耶罗波安使以色列人陷于罪中的那些罪,不肯转离。
2Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe vijoi mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë Izraelin të kryente mëkate, dhe nuk u largua nga kjo rrugë.
3于是耶和华的怒气向以色列发作,常把他们交在亚兰王哈薛的手中和哈薛的儿子便.哈达的手中。
3Atëherë zemërimi i Zotit shpërtheu kundër Izraelit dhe i dorëzoi në duart e Hazaelit, mbretit të Sirisë, dhe në duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, për tërë atë kohë.
4约哈斯恳求耶和华,耶和华垂听他的祷告,因为看见了以色列所受的压迫,就是亚兰王对他们的压迫。
4Por Jehohazi iu lut Zotit dhe Zoti e kënaqi, sepse pa shtypjen e Izraelit dhe se si mbreti i Sirisë i shtypte.
5耶和华就赐给以色列一位拯救者,他救他们脱离亚兰王的手,于是以色列人可以在自己的家安居,好像以前一样。
5Prandaj Zoti i dha një çlirues Izraelit, dhe kështu banorët e tij mundën t'i shpëtojnë pushtetit të Sirëve; kështu bijtë e Izraelit mundën të banojnë në çadrat e tyre si në të kaluarën.
6可是他们没有离开耶罗波安家使以色列人陷于罪中的那些罪,仍然行在罪中;亚舍拉依然立在撒玛利亚。
6Megjithatë nuk u larguan nga mëkatet e shtëpisë së Jeroboamit me të cilat e kishin bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhduan në këtë rrugë; bile edhe Asherahu mbeti më këmbë në Samari.
7于是耶和华没有给约哈斯留下余民,只剩下骑兵五十人,战车十辆和步兵一万人,因为亚兰王毁灭他们,践踏他们好像禾场上的尘土。
7Nga të gjitha trupat e Jehoahazit Zoti la vetëm pesëdhjetë kalorës, dhjetë qerre dhe dhjetë mijë këmbësorë, sepse mbreti i Sirisë i kishte shkatëruar dhe katandisur në pluhur për t'u shkelur.
8约哈斯其余的事迹和他所行的一切,以及他的英勇事迹,不是都写在以色列诸王的年代志上吗?
8Pjesa tjetër e bëmave të Jehoahazit, tërë atë që bëri dhe tërë trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.
9约哈斯和他的祖先一同长眠,葬在撒玛利亚。他的儿子约阿施接续他作王。
9Kështu Jehoahazin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri, Joasi.
10约阿施作以色列王犹大王约阿施在位第三十七年,约哈斯的儿子约阿施在撒玛利亚登基,统治以色列共十六年。
10Në vitin e tridhjetë e shtatë të Joasit, mbretit të Judës, bir i Jehoahazit, filloi të mbretërojë mbi Izraelin në Samari, dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet.
11他行耶和华看为恶的事,不转离尼八的儿子耶罗波安使以色列人陷于罪中的一切罪,仍然行在罪中。
11Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, por vazhdoi në këtë rrugë.
12约阿施其余的事迹和他所行的一切,以及他与犹大王亚玛谢作战时的英勇事迹,不是都写在以色列诸王的年代志上吗?
12Pjesa tjetër e bëmave të Joasit, tërë atë që bëri dhe trimëria me të cilën luftoi kundër Amatsiahut, mbretit të Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
13约阿施和他的祖先一同长眠后,耶罗波安坐上了他的王位。他把约阿施葬在撒玛利亚,和以色列诸王在一起。
13Kështu Joasin e zuri gjumi me etërit e tij dhe Jeroboami u ul mbi fronin e tij. Pastaj Joasi u varros në Samari me mbretërit e Izraelit.
14以利沙病重以利沙患了必死的病。以色列王约阿施下到他那里,伏在他的脸上哭,说:“父啊,父啊!以色列的战车和骑兵啊!”
14Eliseu u sëmur nga ajo sëmundje prej së cilës duhet të vdiste; prandaj Joasi, mbret i Izraelit, erdhi ta shohë dhe qau mbi të, duke thënë: "O ati im, o ati im, qerrja e Izraelit dhe kalorësia e tij!".
15以利沙对他说:“拿弓箭来!”他就把弓箭拿给他。
15Atëherë Eliseu i tha: "Merr një hark dhe disa shigjeta", ai mori një hark dhe disa shigjeta.
16他对以色列王说:“把你的手放在弓上吧!”他就把手放在弓上,以利沙又把自己的手放在王的手上。
16Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: "Rroke harkun"; ai e rroku dhe Eliseu vuri duart e tij mbi duart e mbretit.
17他说:“打开向东的窗户。”他就打开了。以利沙说:“放箭吧!”他就放箭。以利沙说:“这是耶和华胜利的箭,耶和华得胜亚兰人的箭。你要在亚弗击杀亚兰人,直到完全灭绝。”
17Pastaj tha: "Hape dritaren nga lindja!". Ai e hapi. Atëherë Eliseu tha: "Gjuaj!". Ai gjuajti. Pas kësaj Eliseu i tha: "Shigjeta e fitores së Zotit dhe shigjeta e fitores kundër Sirëve, sepse ti do t'i mundësh Sirët në Afek deri sa t'i shfarosësh".
18他又说:“拿箭来!”他就拿了来。他对以色列王说:“你击打地吧!”他就击打地,打了三次就站起来了。
18Pastaj tha: "Merri shigjetat!", dhe ai i mori. Eliseu i tha pastaj mbretit të Izraelit: "Rrihe tokën"; ai e rrahu tri herë dhe pastaj u ndal.
19神人就对他发怒,说:“你应该击打五次或者六次,那样就能打败亚兰人,直到完全消灭他们。现在,你只可以打败亚兰人三次了。”
19Por njeriu i Perëndisë u zemërua me të dhe i tha "Duhet ta kishe rrahur pesë ose gjashtë herë; atëherë do t'i kishe mundur Sirët deri sa t'i zhdukje fare; tani përkundrazi do t'i mundësh Sirët vetëm tri herë".
20以利沙逝世以利沙死了,也埋葬了。摩押人常在每年春天入侵以色列地。
20Pastaj Eliseu vdiq dhe e varrosën. Në fillim të vitit vijues disa banda Moabitësh pushtuan vendin.
21有人正在埋葬死人的时候,看见一群来侵略的人,他们就把死尸丢在以利沙的坟上,随即走了。死尸碰着以利沙的骨头就复活了,双脚站了起来。
21Por ndodhi që, ndërsa disa varrosnin një njeri, panë një bandë plaçkitësish; kështu e hodhën njeriun në varrin e Eliseut. Sa arriti ai të prekë kockat e Eliseut, u ringjall dhe u ngrit më këmbë.
22主仍施恩眷顾,三次战胜亚兰人约哈斯在位的日子,亚兰王哈薛一直都欺压以色列。
22Hazaeli, mbret i Sirisë, e shtypi Izraelin gjatë tërë jetës së Jehoahazit;
23但耶和华仍然施恩给他们,怜悯他们,眷顾他们,这是因为他与亚伯拉罕、以撒和雅各所立的约,不愿意毁灭他们,把他们从自己的面前丢弃,直到今日。
23por Zoti i fali ata, i erdhi keq dhe u kthye me ta për shkak të besëlidhjes që kishte me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin; dhe këtë radhë nuk deshi t'i shkatërrojë apo t'i largojë nga prania e tij.
24亚兰王哈薛死了,他的儿子便.哈达接续他作王。
24Pastaj vdiq Hazaeli, mbret i Sirisë, dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Ben-Hadadi.
25约哈斯的儿子约阿施从哈薛的儿子便.哈达手中,把哈薛在战争时从约阿施的父亲约哈斯手中夺去的城市收复。约阿施三次打败便.哈达,收复以色列的城市。
25Atëherë Joasi, bir i Jehoahazit rimori nga duart e Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, qytetet që ai kishte marrë me luftë kundër Jehoahazit, atit të tij. Tri herë të mira Joasi e mundi dhe ripushtoi kështu qytetet e Izraelit.