聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

2 Kings

14

1亚玛谢作犹大王(代下25:1-13)
1Vitin e dytë të Joasit, birit të Jehoahazit, mbret i Izraelit, filloi të mbretërojë Amatsiahu, bir i Joasit, mbret i Judës.
2他登基的时候是二十五岁,在耶路撒冷作王共二十九年。他母亲名叫约耶但,是从耶路撒冷来的。
2Kur filloi të mbretërojë ishte njëzet e pesë vjeç, dhe mbretëroi njëzet e nëntë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Jehoadan, ishte nga Jeruzalemi.
3他行耶和华看为正的事;只是不像他的祖先大卫,却是照着他父亲约阿施所行的一切去行。
3Ai bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, por jo si Davidi, ati i tij; bëri gjithçka ashtu siç kishte vepruar Joasi, ati i tij.
4只是邱坛还没有废去,人民仍在邱坛献祭焚香。
4Megjithatë vendet e larta nuk u hoqën; populli vazhdonte të bënte flijime dhe të digjte temjan në vendet e larta.
5当国家在他手中稳定以后,他就把那些击杀他父王的臣仆杀了。
5Sa filloi të ushtrojë një kontroll të rreptë mbi mbretërinë, ai i vrau shërbëtorët e tij që kishin vrarë të atin, mbretin;
6但他们的儿子没有处死,这是按照摩西律法书上所写,是耶和华的吩咐:“不可因儿子的罪处死父亲,也不可因父亲的罪处死儿子;各人要因自己的罪而死。”
6por nuk vrau bijtë e vrasësve, sipas asaj që është shkruar në librin e ligjit të Moisiut, në të cilin Zoti ka urdhëruar duke thënë: "Etërit nuk do të dënohen me vdekje për bijtë e tyre, as bijtë nuk do të vriten për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet".
7他在盐谷击杀了一万以东人,又攻取了西拉,然后把它的名字改称为约帖,直到今日。
7Ai vrau dhjetë mijë Idumej në luginën e Kripës; dhe me luftë pushtoi Selën dhe i vuri emrin Joktheel, që ka mbetur deri më sot.
8亚玛谢向约阿施挑战(代下25:17-24)那时,亚玛谢派使者去见耶户的孙子、约哈斯的儿子以色列王约阿施说:“来,我们在战场相见吧!”
8Atëherë Amatsiahu i dërgoi lajmëtarë Joasit, birit të Jehoahazit, birit të Jehut, mbret i Izraelit, për t'i thënë: "Eja, të ndeshemi njeri me tjetrin në betejë".
9以色列王约阿施派人去见犹大王亚玛谢说:“黎巴嫩的蒺藜派人去见黎巴嫩的香柏树说:‘请你把你的女儿给我的儿子作妻子吧!’后来有黎巴嫩的野兽经过,就把蒺藜踩倒了。
9Joasi, mbret i Izraelit, dërgoi t'i thonë Amatsiahut, mbretit të Judës: "Gjembi i Libanit i dërgoi fjalë kedrit të Libanit: "Jepi tët bijë për grua birit tim". Por andej kaloi një kafshë e egër e Libanit dhe e shkeli gjembin.
10不错,你打败了以东人,你的心就高傲。你尽管自己夸耀,安坐家中就是了。为什么要惹祸,使你覆亡,也使犹大跟你一起覆亡呢?”
10Ti ke mundur Edomin dhe zemra jote të ka bërë krenar. Lavdërou megjithatë, por rri në shtëpinë tënde. Pse dëshiron një fatkeqësi, duke marrë më qafë veten dhe Judën bashkë me ty?".
11但是亚玛谢不听他的话。于是以色列王约阿施上来,和犹大王亚玛谢在属犹大的伯.示麦相见。
11Por Amatsiahu nuk e dëgjoi. Kështu Joasi mbret i Izraelit, doli; prandaj ai dhe Amatsiahu, mbret i Judës, u ndeshën njeri me tjetrin në Beth-Shemesh, që ishte pronë e Judës.
12犹大人被以色列人击败,各人逃回自己的家去了。
12Juda u mund nga Izraeli, dhe secili prej tyre iku në çadrën e vet.
13以色列王约阿施捉住了亚哈谢的孙子、约阿施的儿子犹大王亚玛谢。他们来到耶路撒冷,拆毁了耶路撒冷一段城墙,从以法莲门直到角门,共两百公尺。
13Në Beth-Shemesh Joasi, mbret i Izraelit, kapi Amatsiahun, mbretin e Judës, birin e Joasit, që ishte bir i Ashaziahut. Pastaj shkoi në Jeruzalem ku bëri një të çarë prej katërqind kubitësh në muret e Jeruzalemit, nga porta e Efraimit deri te porta e Qoshes.
14又掠去耶和华殿里和王宫的宝库里所有的金子、银子和一切器皿,还有人质,就回撒玛利亚去了。
14Gjithashtu mori tërë arin dhe argjendin dhe tërë sendet që ndodheshin në shtëpinë e Zotit dhe në thesaret e shtëpisë së mbretit, bashkë me njerëzit peng, dhe u kthye në Samari.
15约阿施其余的事迹和他的英勇事迹,就是与犹大王亚玛谢作战的事,不是都写在以色列诸王的年代志上吗?
15Pjesa tjetër e bëmave të Joasit, trimëria e tij dhe si luftoi kundër Amatsiahut mbretit të Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
16约阿施和他的祖先一同长眠,他和以色列诸王一样,葬在撒玛利亚。他的儿子耶罗波安接续他作王。
16Kështu Joasin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros në Samari me mbretërit e Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Jeroboami.
17亚玛谢在拉吉被弒(代下25:25-28)以色列王约哈斯的儿子约阿施死后,犹大王约阿施的儿子亚玛谢仍活了十五年。
17Amatsiahu, bir i Joasit dhe mbret i Judës, jetoi edhe pesëmbëdhjetë vjet mbas vdekjes së Joasit, birit të Jehoahazit dhe mbret i Izraelit.
18亚玛谢其余的事迹不是都写在犹大列王的年代志上吗?
18Pjesa tjetër e bëmave të Amatsiahut a nuk është e shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
19在耶路撒冷有人阴谋反叛他,他就逃到拉吉去。他们派人跟踪他到拉吉,就在那里把他杀死了。
19Kundër tij u kurdis një komplot në Jeruzalem dhe ai iku në Lakish; por e ndoqën deri në Lakish, ku e vranë.
20他们把他的尸首驮在马背上运回来,葬在耶路撒冷,在大卫的城里,和他的祖先在一起。
20Pastaj e mbartën me kuaj dhe e varrosën në Jeruzalem bashkë me etërit e tij në qytetin e Davidit.
21犹大的众民选立了亚撒利雅;他只有十六岁,他们就立他接续他父亲亚玛谢作王。
21Atëherë tërë populli i Judës mori Azariahun, që ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç, dhe e bëri mbret në vend të atit të tij Amatsiah.
22亚玛谢和他的祖先一同长眠以后,亚撒利雅重建了以拉他,并且收归犹大。
22Mbasi mbretin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij, ai rindërtoi Elathin dhe ripushtoi Judën.
23耶罗波安二世作以色列王犹大王约阿施的儿子亚玛谢十五年,以色列王约阿施的儿子耶罗波安在撒玛利亚登基,他作王共四十一年。
23Në vitin e pesëmbëdhjetë të Amatsiahut, birit të Joasit dhe mbret i Judës, filloi të mbretërojë në Samari Jeroboami, bir i Joasit, mbret i Izraelit, dhe e mbajti fronin dyzet e një vjet.
24他行耶和华看为恶的事,不转离尼八的儿子耶罗波安使以色列人陷于罪中的一切罪。
24Ai bëri atë që është e keqe për sytë e Zotit; nuk u largua nga asnjë prej mëkateve të Jeroboamit, birit të Nebatit, që kishte bërë të kryente mëkate Izraelin.
25他收复以色列的边境,从哈马口直到亚拉巴海,正如耶和华以色列的 神的话,就是借着他的仆人迦特希弗人亚米太的儿子约拿先知所说的;
25Ai rivendosi kufijtë e Izraelit nga hyrja e Hamathit në detin e Arahahut, sipas fjalës të Zotit, Perëndisë të Izraelit, të shqiptuar nga profeti Jona, birit të Amitait, që ishte nga Gath-Heferi.
26因为耶和华看见以色列十分艰苦,无论是自由的或为奴的都没有了,也没有帮助以色列的。
26Në fakt Zoti kishte parë që dëshpërimi i Izraelit ishte shumë i thellë; nuk kishte më as skllevër as të lirë, dhe nuk kishte as edhe një që t'i vinte në ndihmë Izraelit.
27耶和华没有定命要将以色列的名从天下涂抹,所以借着约阿施的儿子耶罗波安的手拯救他们。
27Zoti nuk kishte thënë akoma të zhdukej emri i Izraelin poshtë qiellit; prandaj e shpëtoi me anë të Jeroboamit, birit të Joasit.
28耶罗波安其余的事迹和他所行的一切,以及他作战时的英勇,怎样收复大马士革和原属犹大的哈马归以色列,不是都写在以色列诸王的年代志上吗?
28Pjesa tjetër e bëmave të Jeroboamit, tërë atë që kreu, trimëria e tij në luftë dhe si i ripushtoi Izraelit Damaskun dhe Hamathin që kishin qenë pronë e Judës, a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
29耶罗波安和他的祖先以色列诸王一同长眠。他的儿子撒迦利雅就接续他作王。
29Kështu Jeroboamin e zuri gjumi me etërit e tij, mbretërit e Izraelit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Zakaria.