聖經新譯本 (Simplified)

Shqip

2 Kings

8

1书念妇人复得她的产业
1Eliseu i tha gruas, djalin e së cilës e kishte ringjallur: "Çohu dhe shko jashtë, ti me gjithë familjen tënde, për të banuar ku të mundesh, sepse Zoti ka vendosur të pllakosë zia, që do të zgjasë shtatë vjet në vend".
2那妇人就动身,按照神人所说的去作。她和她的全家离去,住在非利士地七年。
2Kështu gruaja u ngrit dhe veproi sipas fjalës së njeriut të Perëndisë; iku me familjen e saj dhe banoi në vendin e Filistejve shtatë vjet.
3七年结束的时候,那妇人从非利士地回来,就去为自己的房屋、田产哀求王。
3Si kaluan shtatë vjet, gruaja u kthye nga vendi i Filistejve dhe shkoi te mbreti për t'i kërkuar shtëpinë dhe tokat e veta.
4那时王正在和神人的仆人基哈西交谈,说:“请你向我讲述以利沙所作的一切大事。”
4Mbreti ishte duke folur me Gehazin, shërbëtorin e njeriut të Perëndisë, dhe i thoshte: "Tregomë, të lutem, tërë veprat e mëdha që ka bërë Eliseu".
5他正向王讲述以利沙叫死人复活的事的时候;看哪,以利沙曾救活她的儿子的那妇人来为她的房屋、田产哀求王。基哈西说:“我主我王,这就是那妇人了,她的这个儿子就是以利沙救活的了。”
5Pikërisht, ndërsa ai i tregonte mbretit se si Eliseu e kishte ringjallur të vdekurin, ja ku u paraqit gruaja, së cilës ai i kishte ringjallur të birin, për t'i kërkuar mbretit shtëpinë dhe tokat e veta. Atëherë Gehazi tha: "O mbret, o imzot, kjo është gruaja dhe ky është biri që Eliseu ka ringjallur".
6王问那妇人,她就告诉他一切事。于是王指派一个太监给他,说:“把所有属于她的,以及从她离开此地直到现在,她田地的一切出产都归还她。”
6Mbreti e pyeti gruan dhe ajo i tregoi ngjarjen; atëherë mbreti ngarkoi një funksionar, të cilit i tha: "Ktheja tërë atë që i përkasin dhe të gjitha të ardhurat e tokave, nga dita e largimit të saj nga vendi ynë deri më tani".
7亚兰王便.哈达患病以利沙来到大马士革。亚兰王便.哈达患了病。有人告诉他说:“神人来到这里了。”
7Pastaj Eliseu shkoi në Damask. Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, ishte i sëmurë dhe e njoftuan: "Njeriu i Perëndisë ka ardhur deri këtu".
8王对哈薛说:“你带着礼物,去见神人,托他求问耶和华说:‘我这病能痊愈吗?’”
8Atëherë mbreti i tha Hazaelit: "Merr me vete një dhuratë dhe shko të takosh njeriun e Perëndisë, dhe këshillohu nëpërmjet tij me Zotin, duke thënë: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".
9于是哈薛去见以利沙。他带着礼物,就是大马士革各样的美物,由四十匹骆驼驮着,去站在他的面前,说:“你的儿子亚兰王便.哈达派我到你这里来,问你说:‘我这病能痊愈吗?’”
9Kështu Hazaeli shkoi të takohet me Eliseun duke sjellë si dhuratë gjërat më të mira të Damaskut: një ngarkesë prej dyzet devesh. Pastaj ai vajti, u paraqit tek ai dhe i tha: "Biri yt Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, më ka dërguar te ti për të pyetur: "A do të shërohem nga kjo sëmundje?"".
10以利沙对他说:“你去告诉他说:‘你一定会痊愈的’,但耶和华指示我,他一定要死。”
10Eliseu iu përgjigj: "Shko t'i thuash: "Do të shërohesh me siguri". Por Zoti më bën të shoh se ai ka për të vdekur me siguri".
11以利沙定睛看着他,直到他感到局促不安;然后,神人哭了起来。
11Pastaj ai e ngurtësoi fytyrën me një shikim të ngulët deri sa u skuq; pastaj njeriu i Perëndisë filloi të qajë.
12哈薛说:“我主为什么哭起来了?”他回答:“因为我已知道你要对以色列人施行的恶事。他们的城堡,你要放火焚烧;他们的年轻人,你要用刀杀死;他们的婴孩,你要摔死;他们的孕妇,你要剖开。”
12Atëherë Hazaeli pyeti: "Pse po qan zoti im?". Ai u përgjigj: "Sepse e di të keqen që do t'u bësh bijve të Izraelit: do t'u vësh flakën fortesave të tyre, do të vrasësh me shpatë të rinjtë e tyre, do t'i bësh copë-copë fëmijët e tyre dhe do t'i çash barkun grave me barrë".
13哈薛说:“你仆人算什么?不过是一条狗罢了;怎可以作这样的大事呢?”以利沙说:“耶和华已指示我,你要作王统治亚兰。”
13Hazaeli tha: "Por ç'është, vallë shërbëtori yt, një qen, që të bëj këtë hata?". Eliseu u përgjigj: "Zoti më bën të shoh që ti do të bëhesh mbret i Sirisë".
14于是他离开以利沙,回到他主人那里。便.哈达对他说:“以利沙对你说了些什么呢?”他说:“他对我说:‘你一定痊愈的。’”
14Pastaj Hazaeli u largua nga Eliseu dhe u kthye te zoti e tij, që e pyeti: "Çfarë të tha Eliseu?". Ai u përgjigj: "Më tha që do të shërohesh me siguri".
15便.哈达被杀身亡第二天,哈薛拿被窝浸在水里,然后蒙住便.哈达的面,他就死了;于是哈薛接续他作王。
15Të nesërmen Hazaeli mori një batanije e zhyti në ujë dhe e shtriu mbi fytyrën e mbretit që vdiq. Kështu Hazaeli mbretëroi në vend të tij.
16约兰作犹大王(代下21:1-7)以色列王亚哈的儿子约兰第五年,犹大王约沙法还在的时候,犹大王约沙法的儿子约兰登基作了王。
16Vitin e pestë të Joramit, birit të Ashabit, mbret i Izraelit, Jehorami, bir i Jozafatit, mbret i Judës, filloi të mbretërojë mbi Judën.
17他登基时是三十二岁;在耶路撒冷作王八年。
17Ai ishte tridhjetë e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tetë vjet në Jeruzalem.
18他照着以色列诸王的道路而行,好像亚哈家所行的;因为他娶了亚哈的女儿为妻,并且行耶和华看为恶的事。
18Ndoqi rrugën e mbretërve të Izraelit, ashtu si kishte bërë shtëpia e Ashabit, sepse gruaja e tij ishte një bijë e Ashabit, dhe bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit.
19但耶和华因他仆人大卫的缘故不愿毁灭犹大,却要照他应许大卫的,赐给他和他的后裔永远有香灯延续。
19Megjithatë Zoti nuk deshi ta shkatërronte Judën, për hir të dashurisë që kishte për Davidin, shërbëtorin e tij, sepse i kishte premtuar t'u jepte një llambë për gjithnjë atij dhe bijve të tij.
20以东人和立拿人背叛犹大(代下21:8-10)约兰王在位的日子,以东人反叛,脱离犹大人的手,自己立王统治本国。
20Gjatë ditëve të mbretërimit të tij, Edomi ngriti krye kundër pushtetit të Judës dhe zgjodhi edhe një mbret.
21于是约兰过到撒益去,并且带着他所有的战车。他夜间起来攻击包围他和他的战车军长的以东人,他的军民却逃回自己的帐棚去了。
21Atëherë Jorami shkoi në Tsair me gjithë qerret e tij; pastaj natën u ngrit dhe mundi Edomitët që e kishin rrethuar dhe kapitenët e qerreve, ndërsa njerëzit mundën të ikin në çadrat e tyre.
22于是以东人背叛,脱离犹大人的手,直到今日;那时立拿人也同时背叛。
22Kështu Edomi ka qenë i panënshtruar ndaj pushtetit të Judës deri më ditën e sotme. Në atë kohë edhe Libnahu ngriti krye.
23约兰其余的事迹和他所行的一切,不是都写在犹大列王的年代志上吗?
23Pjesa tjetër e bëmave të Joramit dhe të gjitha ato që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?
24约兰和他的祖先同睡;人把他埋葬在大卫城和他的祖先一起;他的儿子亚哈谢接续他作王。
24Kështu Joramin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe u varros bashkë me ta në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Ashaziahu.
25亚哈谢作犹大王(代下22:1-6)以色列王亚哈的儿子约兰在位第十二年,犹大王约兰的儿子亚哈谢作犹大王。
25Në vitin e dymbëdhjetë të Joramit, birit të Ashabit, mbreti i Izraelit, filloi të mbretërojë Ashaziahu, bir i Jerohamit, si mbret i Judës.
26他登基时是二十二岁,在耶路撒冷作王一年。他母亲名叫亚他利雅,是以色列王暗利的孙女。
26Ashaziahu ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi një vit në Jeruzalem. E ëma quhej Athaliah, ishte mbesa e Omrit, mbretit të Izraelit.
27他照着亚哈家的道路而行,行耶和华看为恶的事,好像亚哈家一样,因为他是亚哈家的女婿。
27Ai vazhdoi rrugën e shtëpisë së Ashabit dhe bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si shtëpia e Ashabit, sepse ishte i lidhur me marrëdhënie krushqie me shtëpinë e Ashabit.
28亚哈谢与亚哈的儿子约兰往基列的拉末,同亚兰王哈薛交战;亚兰人击伤了约兰。
28Me Joramin, birin e Ashabit, ai shkoi të luftojë kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë, në Ramoth të Galaadit; por Sirët plagosën Joramin;
29约兰于是回去,到耶斯列治伤,就是当他攻打亚兰王哈薛时,亚兰人在拉末击伤他的。犹大王约兰的儿子亚哈谢因为亚哈的儿子约兰病了,所以下到耶斯列去探望他。
29atëherë mbreti Joram u kthye në Jezreel për të mjekuar plagët që kishte marrë nga Sirët në Ramah, kur luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë. Dhe Ashaziahu, bir i Jerohamit mbret i Judës, zbriti në Jezreel për të parë Joramin, birin e Ashabit, sepse ky ishte i sëmurë.