1以利沙差派门徒膏耶户
1Atëherë profeti Eliseu thirri një nga dishepujt e profetëve dhe i tha: "Ngjesh brezin, merr me vete këtë enë të vogël me vaj dhe shko në Ramoth të Galaadit.
2你到了那里,要在那里寻找宁示的孙子、约沙法的儿子耶户。你要去,请他从他的兄弟中起来,然后把他带进一个密室。
2Kur të arrish aty, kërko të takosh Jehun, birin e Jozafatit, që është bir i Nimshit; hyrë në dhomë, merre nga mesi i vëllezërve të tij dhe çoje në një dhomë të veçantë.
3你要拿着这瓶膏油,把油倒在他的头上,说:“耶和华这样说:‘我膏立你作王统治以色列。’然后,你要开门逃跑,不可停留。”
3Do të marrësh pastaj enën e vogël me vaj dhë do ta derdhësh mbi kokën e tij, duke thënë: Kështu thotë Zoti: "Unë të vajos mbret të Izraelit". Pastaj hape portën dhe mbathja pa humbur kohë".
4于是那年轻的先知往基列的拉末去了。
4Atëherë i riu, shërbëtori i profetit, u nis për në Ramoth të Galaadit.
5耶户为王他到了那里,看见军队的将领都坐在那里。他就说:“将军,我有话要对你说。”耶户说:“我们这里所有的人,你要对哪一个说话呢?”他说:“将军,我要对你说。”
5Kur arriti aty, i gjeti kapitenët e ushtarët të ulur bashkë dhe tha: "Kam një kumtesë për ty, o kapiten". Jehu e pyeti: "Për cilin prej nesh?". Ai u përgjigj: "Për ty, kapiten".
6耶户就起来,进了屋子;先知门徒就把油倒在耶户的头上,对他说:“以色列的 神耶和华这样说:‘我膏立你作王,统治耶和华的人民以色列。
6Atëherë u ngrit dhe hyri në shtëpi; i riu i derdhi vajin mbi kryet, duke i thënë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të vajos mbret të popullit të Zotit, të Izraelit.
7你要击杀你的主人亚哈的家。我要为我仆人众先知的血和所有耶和华的仆人的血,在耶洗别身上报仇。
7Ti do të godasësh shtëpinë e Ashabit, zotit sate, kështu do të marr hak për gjakun që kanë derdhur profetët, shërbëtorë të mi, dhe për gjakun e tërë shërbëtorëve të Zotit, që është derdhur nga dora e Jezebelit.
8亚哈的全家都要灭亡;我要剪除在以色列属亚哈的男人,无论是自由的,或是为奴的。
8Tërë shtëpia e Ashabit do të shuhet dhe unë do të shfaros nga kjo shtëpi tërë meshkujt, skllevër apo të lirë, që janë në Izrael.
9我要使亚哈的家好像尼八的儿子耶罗波安的家,又好像亚希雅的儿子巴沙的家。
9Kështu do ta katandis shtëpinë e Ashabit si shtëpinë e Joreboamit, birit të Nebatit, dhe si atë të Baashas, birit të Ahijahut.
10至于耶洗别,她的尸体要在耶斯列的田间被狗吃掉,没有人来埋葬。’”他一说完,就开门逃走了。
10Qentë do të hanë Jezebelin në fushën e Jezreelit, dhe nuk do të ketë njeri që ta varrosë"". Pastaj i riu hapi portën dhe iku me vrap.
11耶户出来,到他主人的臣仆那里去;他们问他说:“一切都平安吗?那疯子来见你有什么事呢?”他对他们说:“你们认识这个人,也知道他说些什么。”
11Kur Jehu doli nga shërbëtorët e zotit të tij, një nga këta e pyeti: "A shkon çdo gjë mirë? Pse ai i marrë erdhi te ty?". Ai u përgjigj: "Ju e njihni njeriun dhe fjalët e tij!".
12他们说:“谎话!请你告诉我们吧。”他说:“他这样对我说:‘耶和华这样说:我已经膏立你作王统治以色列。’”
12Por ata thanë: "S'është e vërtetë! Na e thuaj, pra!". Jehu u përgjigj: "Ai më tha kështu e ashtu, duke deklaruar: Kështu thotë Zoti: "Unë të vajos mbret të Izraelit"".
13他们就急忙把自己的衣服放在他脚下的台阶上,然后吹响号角宣告:“耶户作王了。”
13Atëherë ata shpejtuan të merrnin secili mantelin e tij dhe ta shtrijnë poshtë tij në po ato shkallëza; pastaj i ranë borisë dhe thanë: "Jehu është mbret!".
14这样,宁示的孙子、约沙法的儿子耶户背叛约兰了。约兰和以色列众人曾因亚兰王哈薛的缘故,守卫着基列的拉末。
14Kështu Jehu, bir i Josafatit, që ishte i biri i Nimshit, kurdisi një komplot kundër Joramit. (Por Jorami, me tërë Izraelin, ishte duke mbrojtur Ramothin e Galaadit kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë;
15但后来约兰王回到耶斯列去治伤,就是他与亚兰王哈薛作战时,弓箭手击伤他的。耶户说:“你们若是同意,就不要让人逃出这城到耶斯列去报信。”
15pastaj mbreti Joram ishte kthyer nga Jezreeli për të shpëtuar plagët që i kishin shkaktuar Sirët ndërsa luftonte kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë). Jehu tha: "Në rast se mendoni në të njëjtën mënyrë, asnjeri të mos dalë nga qyteti për të njoftuar Jezreelin".
16于是耶户登上战车,往耶斯列去了;因约兰正在那里卧病,犹大王亚哈谢下来探望他。
16Pastaj Jehu hipi mbi një qerre dhe u nis për në Jezreel, sepse aty ndodhej i sëmurë Jorami, dhe Ashaziahu, mbret i Judës, kishte zbritur për të vizituar Joramin.
17站在耶斯列城楼的哨兵看见耶户的队伍来临,就说:“我看见有一队人马。”约兰说:“叫一个骑兵来,派他去见他们,说:‘平安吗?’”
17Roja që rrinte mbi kullën e Jezreelit vuri re ushtrinë e madhe të Jehut që vinte dhe tha: "Shoh një grumbull të madh!". Jorami urdhëroi: "Merr një kalorës dhe çoje t'i takojë për t'i pyetur: "A sillni paqen?"".
18于是有一个骑兵去迎见耶户,说:“王这样问:‘平安吗?’”耶户说:“平安不平安和你有什么关系呢?转到我后面去吧!”那哨兵又报告:“使者到了他们那里,却没有回来。”
18Atëherë një njeri i hipur mbi kalë u doli përpara dhe u tha: "Kështu pyet mbreti: "A sillni paqe?"". Jehu u përgjigj: "Ç'të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë". Roja njoftoi duke thënë: "Lajmëtari arriti tek ata, por nuk po kthehet".
19王又派第二个骑兵去。他来到他们那里,说:“王这样问:‘平安吗?’”耶户说:“平安不平安和你有什么关系呢?转到我后面去吧!”
19Atëherë Jorami dërgoi një kalorës të dytë, i cili me të arritur tek ata, tha: "Kështu pyet mbreti: "A sillni paqen?". Jehu u përgjigj: "Ç'të hyn në punë paqja? Kalo prapa dhe ndiqmë".
20那哨兵又报告:“他已经去到他那里,却没有回来。那驾车的手法很像宁示的孙子耶户,因为他驾车很凶猛。”
20Roja njoftoi duke thënë: "Lajmëtari ka arritur tek ata, por nuk po kthehet. Mënyra e të ngarit të qerres është ajo e Jehut, birit të Nimshit, sepse e nget si i çmëndur".
21耶户射杀约兰约兰就说:“备车。”他们就为他备了车。以色列王约兰和犹大王亚哈谢出城,他们各自乘坐战车出去见耶户,就在耶斯列人拿伯的田间遇上了他。
21Atëherë Jorami tha: "Përgatitni qerren!". Kështu i përgatitën qerren. Pastaj Jorami, mbret i Izraelit dhe Ashaziahu, mbret i Judës, dolën secili me qerren e vet për t'i dalë përpara Jehut dhe e gjetën në fushën e Nabothit të Jezreelit.
22约兰看见耶户的时候,就说:“耶户,平安吗?”耶户说:“你的母亲耶洗别的淫行和邪术这么多,还有平安吗?”
22Kur Jorami pa Jehun, i tha: "A sjell paqen, Jehu?". Jehu u përgjigj: "Ç'paqe mund të ketë deri sa vazhdojnë kurvëritë e nënës sate Jezebel dhe magjitë e shumta të saj?".
23约兰立刻把车调转过来逃跑,对亚哈谢说:“亚哈谢啊,反了!”
23Atëherë Jorami e ktheu drejtimin e qerres dhe iku me vrap duke i thënë Ashaziahut: "Tradhëti, Ashaziah!".
24耶户拉满弓,射中约兰的背;箭从他的心窝穿出,他就倒在自己的车上。
24Por Jehu e ndau harkun me të gjithë forcën e tij dhe e goditi Joramin midis shpatullave; shigjeta i shpoi zemrën dhe ai u plandos në qerren e tij.
25耶户对副官毕甲说:“把他抬起来,丢在耶斯列人拿伯的田地里,因为我还记得你我一起驾车跟随他父亲亚哈的时候,耶和华曾宣告了这些有关亚哈的话:
25Pastaj Jehu i tha Bidkarit, ndihmësit të tij: "Merre dhe hidhe në kampin e Nabothit të Jezreelit sepse më kujtohet, kur ti dhe unë shkonim me kalë bashkë me suitën e Ashabit, atit të tij, Zoti shqiptoi kundër tij këtë orakulli:
26‘昨天我实在看见了拿伯的血和他儿子们的血(这是耶和华的宣告);我要在这块田地上报应你(这是耶和华的宣告)。’现在你要按着耶和华的话,把他抬起来丢在田里。”
26"Dje me siguri pashë gjakun e Nabothit dhe gjakun e bijve të tij", thotë Zoti, "dhe unë do të të shpërblej në po këtë fushë", thotë Zoti! Kape, pra, dhe hidhe në fushë, sipas fjalës së Zotit".
27犹大王亚哈谢看见这一切,就沿着通往伯哈干的路逃走。耶户紧追着他,说:“还有他!”他们就在靠近以伯莲的姑珥坡把他击伤在战车上。他逃到米吉多,就死在那里。
27Duke parë këtë, Ashaziahu, mbret i Judës, iku me vrap nëpër rrugën e shtëpisë me kopsht, por Jehu, iu ndjek prapa dhe tha: "Bjerini, edhe atij me qerre". Dhe e gjuajtën në të përpjetën e Gurit, që është afër Ibleamit. Por ai iku në Megido, ku vdiq.
28他的臣仆用车把他的尸体送到耶路撒冷,葬在大卫城他自己的坟墓,和他的祖先一同长眠。
28Atëherë shërbëtorët e tij e çuan mbi një qerre në Jeruzalem dhe e varrosën në varrin e tij bashkë me etërit e tij, në qytetin e Davidit.
29亚哈的儿子约兰第十一年,亚哈谢登基统治犹大。
29Ashaziahu kishte filluar të mbretëronte mbi Judë, vitin e dymbëdhjetë të Joramit, birit të Ashabit.
30耶洗别被掷堕楼惨死耶户到了耶斯列。耶洗别已经听闻,就涂眼梳头,从窗户里往外观望。
30Kur Jehu arriti në Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atëherë filloi të zbukurojë sytë, rregulloi flokët e doli në dritare për të parë.
31耶户进入城门的时候,她说:“平安吗,杀主的心利?”
31Ndërsa Jehu po hynte në portë, ajo i tha: "A sjell paqen, Zimri, vrasës i zotit sate?".
32耶户抬头对着窗户,说:“有谁拥护我?谁?”立时有两三个太监往外望着他。
32Jehu ngriti sytë nga dritarja dhe tha: "Kush është me mua? Kush?". Dy ose tre eunikë dolën në dritare duke shikuar nga ai.
33他说:“把她拋下来!”他们就把她拋下去。她的血溅在墙上和马匹身上,它们也践踏了她。
33Ai tha: "Hidheni poshtë!". Ata e hodhën poshtë, dhe pak gjak i saj ra mbi murin dhe mbi kuajt; dhe Jehu kaloi mbi të.
34耶户进入屋内,又吃又喝,然后说:“你们去料理那被咒诅的妇人,把她埋了,因为她是王的女儿。”
34Pastaj hyri brenda, hëngri dhe piu; në fund tha: "Shkoni të shihni atë grua të mallkuar dhe varroseni, sepse është bijë mbreti".
35于是他们去收殓她,却找不到她的尸体,只找到头骨、双脚和双掌。
35Shkuan, pra, ta varrosin, por gjetën prej saj vetëm kafkën, këmbët dhe pëllëmbët e duarve.
36他们就回去,告诉他,他说:“这正是耶和华借着他仆人提斯比人以利亚所说的话:‘野狗必在耶斯列的地方吃耶洗别的肉。’
36U kthyen t'i tregonin gjendjen Jehut, që tha: "Kjo është fjala e Zotit e shqiptuar me anë të shërbëtorit të tij Elia, Tishbitit, kur tha: "Qentë kanë për të ngrënë mishin e Jezebelit në fushën e Jezreelit;
37耶洗别的尸体要像耶斯列田间的粪肥,以致人不能说:‘这是耶洗别。’”
37kufoma e Jezebelit do të jetë në fushën e Jezreelit si pleh në sipërfaqen e tokës; kështu nuk do të mundin të thonë: Këtu prehet Jezebeli"".