1大卫受膏作犹大王
1Mbas kësaj, Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: "A duhet të shkoj në ndonjë nga qytetet e Judës?". Zoti iu përgjigj: "Shko". Davidi e pyeti: "Ku të shkoj?". Zoti u përgjigj: "Në Hebron".
2于是大卫带着他的两个妻子,一个是耶斯列人亚希暖,一个是作过迦密人拿八妻子的亚比该,上到那里去了。
2Kështu Davidi shkoi atje me dy gratë e tij, Jezreeliten Ahinoam dhe Karmelitën Abigail, që kishte qenë gruaja e Nabalit.
3大卫也把与他在一起的人,和他们各人的家眷都带上去。他们就在希伯仑的城镇里住下来。
3Davidi çoi edhe njerëzit që ishin me të, secili me familjen e tij, dhe u vendosën në qytetet e Hebronit.
4于是犹大人来到希伯仑,在那里膏立了大卫作王,统治犹大家。有人报告大卫说:“埋葬扫罗的是基列.雅比人。”
4Pastaj erdhën njerëzit e Judës dhe e vajosën Davidin mbret të shtëpisë së Judës. Pas kësaj i thanë Davidit se qenë njerëzit e Jabeshit të Galaadit ata që kishin varrosur Saulin.
5大卫就差派使者到基列.雅比人那里去,对他们说:“愿耶和华赐福给你们,因为你们厚待了你们的主扫罗,把他埋葬了。
5Atëherë Davidi u dërgoi lajmëtarë njerëzve të Jabeshit të Galaadit për t'u thënë: "Qofshi të bekuar nga Zoti për mirësinë që treguat ndaj Saulit, zotërisë suaj, duke e varrosur!
6你们既作了这事,现在就愿耶和华以慈爱和诚实待你们,我也要善待你们。
6Tani Zoti tregoftë mirësi dhe besnikëri ndaj jush. Edhe unë do t'ju bëj të mirë, sepse keni bërë një gjë të tillë.
7现在你们要坚强,要作勇敢的人,因为你们的主扫罗已经死了;犹大家已经膏立了我作他们的王了。”
7Prandaj le të marrin forcë duart tuaja dhe qofshi trima, sepse Sauli, zotëria juaj, vdiq, por shtëpia e Judës më ka vajosur mbret të saj".
8伊施波设作以色列王当时,扫罗的元帅尼珥的儿子押尼珥已经领着扫罗的儿子伊施波设,把他带过河到玛哈念去,
8Ndërkohë Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisë së Saulit, mori Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe e çoi në Mahanaim;
9并且立了他作王,统治基列、亚书利、耶斯列、以法莲、便雅悯和以色列众人。
9dhe e bëri mbret të Galaadit, të Ashuritëve, të Jezreelit, të Efraimit, të Beniaminit dhe të tërë Izraelit.
10扫罗的儿子伊施波设作以色列王的时候,已经四十岁;他作王共两年。犹大家却追随大卫。
10Ish-Boshethi, bir i Saulit, ishte dyzet vjeç kur filloi të mbretërojë mbi Izrael dhe mbretërimi i tij vazhdoi dy vjet. Por shtëpia e Judës shkonte pas Davidit.
11大卫在希伯仑作王统治犹大家的时候共有七年零六个月。
11Koha që Davidi mbretëroi në Hebron mbi shtëpinë e Judës ishte shtatë vjet e gjashtë muaj.
12以色列家与犹大家之战争尼珥的儿子押尼珥带着扫罗的儿子伊施波设的仆从,离开玛哈念,到基遍去。
12Ndërkaq Abneri, bir i Nerit, dhe shërbëtorët e Ish-Boshethit, birit të Saulit, lëvizën nga Mahanaim në drejtim të Gabaonit.
13洗鲁雅的儿子约押和大卫的臣仆也出来,在基遍的水池旁边与他们会面。大家都坐下,一队在水池这边,一队在水池那边。
13Edhe Joabi, biri i Tserujahut dhe shërbëtorët e Davidit lëvizën dhe i takuan pranë hauzit të Gabaonit. Kështu u ndalën njera palë nga njera anë e hauzit dhe tjetra nga ana tjetër.
14押尼珥对约押说:“让年轻人起来,在我们面前比比武。”约押说:“好!叫他们起来。”
14Atëherë Abneri i tha Joabit: "Le të çohen të rinjtë dhe të dalin para nesh". Joabi u përgjigj: "Po, le të çohen".
15他们就起来,按着人数走过去:属便雅悯,就是属扫罗的儿子伊施波设的,有十二人;属大卫臣仆的也有十二人。
15Kështu u ngritën dhe dolën përpara në numër të barabartë: dymbëdhjetë për Beniaminin dhe për Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe dymbëdhjetë nga shërbëtorët e Davidit.
16他们各人都紧紧抓住对手的头,用刀刺进对手的肋旁,于是他们全都倒毙。所以在基遍那地方就叫作希利甲.哈素林。
16Secili kapi kundërshtarin e tij nga koka dhe i futi shpatën në ije; kështu ranë të gjithë bashkë. Ky vend u quajt për këtë arësye fusha e njerëzve të fortë; gjendet në Gabaon.
17那天的战事非常激烈,结果押尼珥和以色列人败在大卫的臣仆面前。
17Po atë ditë u zhvillua një betejë shumë e ashpër në të cilën Abneri me njerëzit e Izraelit u mund nga shërbëtorët e Davidit.
18洗鲁雅的三个儿子约押、亚比筛和亚撒黑都在那里。亚撒黑的腿轻快如野地的羚羊一般。
18Dhe aty ishin tre djemtë e Tserujahut: Joabi, Abishai dhe Asaheli; dhe Asaheli ishte i shpejtë si një gazelë fushe.
19亚撒黑追赶押尼珥,紧紧地跟着他,不偏左,也不偏右。
19Asaheli filloi të ndiqte Abnderin pa u kthyer as djathtas, as majtas pas Abnerit.
20押尼珥往后瞧着,说:“你是亚撒黑吗?”他回答:“我正是。”
20Pastaj Abneri u kthye prapa dhe tha: "Je ti, Asahel?". Ai u përgjigj: "Jam unë".
21押尼珥对他说:“你或转左或转右,抓住一个年轻人,夺去他的武器吧!”可是亚撒黑不愿意离开不追赶他。
21Abneri i tha: "Kthehu djathtas ose majtas, kap një nga të rinjtë dhe merrja armët!". Por Asaheli nuk deshi të hiqte dorë nga ndjekja e tij.
22押尼珥再一次对亚撒黑说:“你离开,别追赶我!我为什么要把你砍倒在地上呢?以后怎么还有脸见你的哥哥约押呢?”
22Abneri i tha përsëri Asahelit: "Hiq dorë nga ndjekja. Pse më detyron të të shtrij për tokë? Si do të mund ta shikoj atëherë në fytyrë vëllanë tënd Joab?".
23亚撒黑不肯离开,所以押尼珥就用枪的尾端刺入了他的肚子,枪从他的背后穿出。亚撒黑仆倒在那里,当场死了。所有来到亚撒黑倒毙的地方的人,都站住不动。
23Por ai nuk pranoi të ndërrojë rrugë; prandaj Abneri me pjesën e prasme të shtizës e goditi në pjesën e poshtme të barkut dhe shtiza i doli nga pas; ai ra për tokë dhe vdiq në vend; dhe tërë ata që kalonin nga vendi ku Asaheli kishte rënë dhe kishte vdekur ndaleshin.
24约押和亚比筛却继续追赶押尼珥。日落的时候,他们来到亚玛山,就在通往基遍旷野的路旁,基亚的对面。
24Por Joabi dhe Abishai e ndoqën Abnerin; kur perëndoi dielli ata arritën në qafën e Amahut, që ndodhet përballë Giahut, në rrugën e shkretëtirës së Gabaonit.
25便雅悯人集结在押尼珥后面,站在一座山头上,列成一个队伍。
25Bijtë e Beniamnit u mblodhën pas duke formuar një grup të vetëm dhe u ndalën në majë të një kodre.
26押尼珥对约押喊叫,说:“刀剑要不停地杀人吗?你不知道结局是痛苦的吗?你要等到什么时候才吩咐人民转去,不追赶自己的兄弟呢?”
26Atëherë Abneri thirri Joabin dhe tha: "Shpata, vallë duhet të gllabërojë gjithnjë? Nuk e di ti që në fund do të ketë hidhërim? Vallë, kur do ta urdhërosh popullin të mos ndjekë më vëllezërit e tij?".
27约押说:“我指着永活的 神起誓,如果你们没有说过比武的话,大家必在早晨的时候离去,不再追赶自己的兄弟。”
27Joabi u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që Perëndia jeton, po të mos kishe folur ti, populli nuk do të kishte hequr dorë nga ndjekja e vëllezërve të tij deri në mëngjes".
28于是约押吹响号角,众人就站住,不再追赶以色列人,也不再打仗了。
28Atëherë Joabi i ra borisë dhe tërë populli u ndal, nuk e ndoqi më Izraelin dhe hoqi dorë nga luftimi.
29押尼珥和属他的人,整夜走过亚拉巴,渡过约旦河,又走过毕伦,才回到玛哈念。
29Abneri dhe njerëzit e tij ecën gjithë atë natë nëpër Abrahun, kapërcyen Jordanin, kaluan tërë Bithronin dhe arritën në Mahanaim.
30约押追赶押尼珥回来,集合所有人的时候,发现在大卫的臣仆中,除了亚撒黑以外,还少了十九个人。
30Edhe Joabi u kthye nga ndjekja e shërbëtorëve të Abnerit dhe mblodhi tërë popullin; Davidit i mungonin nëntëmbëdhjetë veta dhe Asaheli.
31但大卫的臣仆击杀便雅悯人和跟随押尼珥的人,共有三百六十人死了。
31Por shërbëtorët e Davidit kishin vrarë treqind e gjashtëdhjetë veta të Beniaminit dhe Abnerit.
32他们把亚撒黑抬回去,埋葬在伯利恒他父亲的坟墓里。约押和属他的人走了一整夜,天亮的时候才回到希伯仑。
32Pastaj çuan Asahelin dhe e varrosën në varrin e atit të tij, që ndodhet në Betlem. Pas kësaj Joabi dhe njerëzit e tij ecën tërë natën dhe arritën në Hebron në të gdhirë.