1扫罗家和大卫家之间的战争相持很久。大卫家逐渐兴盛,扫罗家却日趋衰微。
1Lufta midis shtëpisë së Saulit dhe shtëpisë së Davidit qe e gjatë. Davidi bëhej gjithnjë më i fortë, ndërsa shtëpia e Saulit dobësohej gjithnjë e më shumë.
2大卫在希伯仑所生的儿子大卫在希伯仑生了几个儿子:他的长子暗嫩,是耶斯列人亚希暖所生的。
2Në Hebron Davidit i lindën disa djem. I parëlinduri i tij qe Amnoni, që ia lindi Jezreelitja Ahinoam;
3次子基利押,是作过迦密人拿八的妻子亚比该所生的。三子押沙龙,是基述王达买的女儿玛迦所生的。
3i dyti qe Kileabi, ia lindi Karmelitja Abigail, dikur bashkëshorte e Nabalit; i treti qe Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit;
4四子亚多尼雅,是哈及所生的。五子示法提雅,是亚比他所生的。
4i katërti qe Adonijahu, bir i Hagithit; i pesti qe Shefatiahu, bir i Abitalit,
5六子以特念,是大卫妻子以格拉所生的。这些儿子都是大卫在希伯仑所生的。
5dhe i gjashti qe Ithreami, bir i Eglahit, bashkëshorte e Davidit. Këta fëmijë i lindën Davidit në Hebron.
6伊施波设和押尼珥之间的磨擦当扫罗家和大卫家交战的时候,押尼珥在扫罗家的权势日渐强大。
6Gjatë luftës midis shtëpisë së Davidit dhe shtëpisë së Saulit, Abneri qëndroi i lidhur fort me shtëpinë e Saulit.
7扫罗有一个妃子,名叫利斯巴,是爱亚的女儿。伊施波设对押尼珥说:“你为什么亲近我父亲的妃子呢?”
7Sauli kishte pasur një konkubinë të quajtur Ritspah, bijë e Ajahut; dhe Ish-Boshethi i tha Abnerit: "Pse ke hyrë te konkubina e atit tim?".
8押尼珥因伊施波设的话非常忿怒,说:“我是犹大的狗头吗?今天我厚待你的父亲扫罗家、他的兄弟和他的朋友,没有把你交在大卫的手中;可是,今天你竟为了这女人的事来找我的错!
8Abneri u zemërua shumë nga fjalët e Ish-Boshethit dhe iu përgjigj: "Mos vallë jam një kokë qeni i Judës? Deri më sot jam treguar besnik i shtëpisë së Saulit, atit tënd, i vëllezërve dhe i miqve të saj dhe nuk të kam dorëzuar në duart e Davidit, dhe pikërisht sot ti më qorton për fajin që kam kryer me këtë grua!
9我若不按着耶和华向大卫所起誓应许的去行:废去扫罗家的王国,建立大卫的王位,使他统治以色列和犹大,从但直到别是巴,愿 神降罚押尼珥,重重地降罚他。”
9Perëndia t'i bëjë Abnerit këtë dhe më keq në rast se nuk i bëj Davidit atë që Zoti i është betuar:
10
10ta kaloj mbretërinë nga shtëpia e Saulit dhe të vendosë fronin e Davidit mbi Izrael dhe mbi Judën, nga Dani deri në Beer-Sheba".
11伊施波设因为惧怕押尼珥,就连一句话也不敢回答他。
11Ish-Boshethi nuk iu përgjigj dot as edhe me një fjalë të vetme Abnerit, sepse ia kishte frikën.
12押尼珥投诚大卫押尼珥差派使者代表他去见大卫,说:“这地是属谁的呢?”又说:“你与我立约,我就必帮助你,使全以色列都归顺你。”
12Atëherë Abneri i dërgoi në emër të tij lajmëtarë Davidit për t'i thënë: "Kujt i përket vendi? Bëj aleancë me mua dhe dora ime do të jetë me ty për të ta sjellë tërë Izraelin".
13大卫说:“好!我与你立约。不过,我要求你一件事:你来见我面的时候,首先要把扫罗的女儿米甲带来,否则你必不得见我的面。”
13Davidi iu përgjigj: "Kam diçka për të të kërkuar: Unë do të bëj aleancë me ty, por ti nuk do të ma shohësh fytyrën po nuk më solle më parë Mikalin, bijën e Saulit, kur të vish të më shikosh".
14后来,大卫差派使者去见扫罗的儿子伊施波设,说:“请你把我的妻子米甲还给我,她是我从前用一百个非利士人的包皮聘下的。”
14Kështu Davidi i dërgoi lajmëtarë Ish-Boshethit, birit të Saulit, për t'i thënë: "Ma kthe bashkëshorten time Mikal, me të cilën u fejova për njëqind lafsha të Filistejve".
15于是伊施波设派人去,把米甲从拉亿的儿子她丈夫帕铁那里接回来。
15Ish-Boshethi dërgoi ta marrin te burri i saj Paltiel, bir i Laishit.
16米甲的丈夫与她一起去,跟在她后面,一边走、一边哭,一直跟到巴户琳。押尼珥对他说:“你去吧!回去吧!”他只好回去了。
16Burri i saj shkoi me të dhe e ndoqi duke qarë deri në Bahurim. Pastaj Abneri i tha: "Shko, kthehu prapa!". Dhe ai u kthye.
17押尼珥与以色列的长老商议说:“从前你们希望大卫作你们的王。
17Pastaj Abneri u drejtoi fjalën pleqve të Izraelit, duke thënë: "Prej shumë kohe kërkoni Davidin si mbretin tuaj.
18现在可以实现了!因为耶和华曾经论到大卫说:‘我要借着我的仆人大卫的手,把我的子民以色列从非利士人和他们所有敌人的手中拯救出来。’”
18Tani erdhi koha të veprojmë, sepse Zoti ka folur për Davidin, duke thënë: "Me anë të Davidit, shërbëtorit tim, unë do të shpëtoj popullin tim të Izraelit nga duart e Filistejve dhe nga tërë armiqtë e tij".
19押尼珥也把这话说给便雅悯人听,然后又去希伯仑,把以色列人和便雅悯全都同意的一切事说给大卫听。
19Abneri foli edhe me ata të Beniaminit. Pastaj Abneri shkoi te Davidi në Hebron për t'i njoftuar tërë ato që iu dukën të mira Izraelit dhe gjithë shtëpisë së Beniaminit.
20押尼珥带着二十个人,来到希伯仑见大卫的时候,大卫就为押尼珥和与他同来的人摆设筵席。
20Kështu Abneri arriti te Davidi në Hebron me njëzet njerëz, dhe Davidi shtroi një banket për Abnerin dhe për njerëzit që ishin me të.
21后来,押尼珥对大卫说:“让我去把以色列众人召集到我主我王这里来,好叫他们与你立约,这样你就可以照着自己的心愿统治所有的人。”于是大卫打发押尼珥回去,他就平平安安地走了。
21Pastaj Abneri i tha Davidit: "Unë do të ngrihem dhe do të shkoj të mbledh tërë Izraelin rreth mbretit, zotërisë tim, me qëllim që të lidhin aleancë me ty dhe ti të mund të mbretërosh mbi gjithçka dëshëron zemra jote". Pastaj Davidi u nda me Abnerin, që u largua në paqe.
22约押疑忌押尼珥那时,大卫的臣仆和约押攻击敌人回来,带回许多的战利品。当时,押尼珥不在希伯仑大卫那里,因为大卫已经打发他离去,他也平平安安地走了。
22Por ja, shërbëtorët e Davidit dhe Joabi po ktheheshin nga një plaçkitje, duke sjellë me vete një plaçkë të madhe; por Abneri nuk ishte më me Davidin në Hebron, sepse ky ishte ndarë me të dhe ai kishte ikur në paqe.
23约押和跟随他的全军一到达,就有人告诉约押,尼珥的儿子押尼珥曾经来见过王。王打发他离去,他已经平平安安地走了。
23Kur mbërritën Joabi dhe tërë ushtarët që ishin me të, dikush ia tregoi ngjarjen Joabit, duke thënë: "Erdhi Abneri, bir i Nerit, te mbreti; ky u nda me të dhe ai iku në paqe".
24约押进去见王,说:“你作了什么事?尼珥的儿子押尼珥来见你,你为什么把他送走?现在他已经平平安安地走了。
24Atëherë Joabi shkoi te mbreti dhe i tha: "Ç'bëre ashtu? Ja, Abneri të erdhi; pse u ndave me të dhe ai u largua?
25你认识尼珥的儿子押尼珥,他来是要欺骗你,是要了解你的起居行动和你所作的一切事。”
25Ti e di që Abneri, bir i Nerit, erdhi që të të mashtrojë, që të njohë lëvizjet e tua dhe për të mësuar tërë ato që bën ti".
26约押从大卫那里出来,就差派使者去追赶押尼珥,使者从西拉的水井那里把他带回来。可是,大卫一点都不知道。
26Pasi u largua nga Davidi, Joabi dërgoi lajmëtarë pas Abnerit, të cilët e kthyen prapa nga hauzi i Sirahut pa e ditur Davidi.
27约押刺杀押尼珥押尼珥回到了希伯仑,约押就拉他到城门旁边与他密谈。约押就在那里刺透他的肚子,他就死了。这样,他替自己的兄弟亚撒黑报了血仇。
27Kur Abneri u kthye në Hebron, Joabi e mori mënjanë në mes të portës, gjoja për t'i folur fshehtazi, dhe këtu e goditi në bark dhe e vrau për të marrë hakun e gjakut të Asahelit, vëllait të tij.
28事后大卫听到了,就说:“关于尼珥的儿子押尼珥的血案,我和我的国家,在耶和华面前永远是无辜的。
28Më vonë Davidi e mësoi këtë ngjarje dhe tha: "Unë dhe mbretëria ime jemi përjetë të pafajshëm përpara Zotit për gjakun e Abnerit, birit të Nerit.
29愿这流人血的罪归到约押的头上和他父亲的全家!又愿约押家不断有患血漏病的、长痲风的、拿拐杖的、倒毙在剑下的和缺乏粮食的。”
29Ky gjak rëntë mbi kryet e Joabit dhe mbi tërë shtëpinë e atit të tij; mos iu ndafshin kurrë shtëpisë së Joabit ata që vuajnë nga fluksi apo nga lebra, ata që duhet të mbështeten me shkop, që vdesin nga shpata o që janë pa bukë!".
30因押尼珥在基遍的战场上,杀死了他们的兄弟亚撒黑,约押和他的兄弟亚比筛就杀了押尼珥。
30Kështu Joabi dhe Abishai, vëllai i tij, vranë Abnerin, sepse ky kishte vrarë Asahelin, vëllanë e tyre në Gabaon gjatë betejës.
31大卫哀悼押尼珥大卫对约押和与他在一起的众人说:“你们要撕裂衣服,腰束麻布,在押尼珥面前哀哭!”大卫王也走在棺木后面。
31Pastaj Davidi i tha Joabit dhe tërë popullit që ishte me të: "Grisni rrobat e trupit, mbështilluni me thasë dhe mbani zi për vdekjen e Abnerit!". Edhe mbreti David shkoi pas arkivolit.
32他们把押尼珥埋葬在希伯仑。王在押尼珥的墓旁放声大哭,众人也都哭了。
32Kështu e varrosën Abnerin në Hebron, dhe mbreti ngriti zërin dhe qau përpara varrit të Abnerit; edhe tërë populli qau.
33王又为押尼珥作了哀歌,说:“难道押尼珥死去,要像愚妄的人死去一样吗?
33Mbreti ia mori një vajtimi për Abnerin dhe tha: "A duhet të vdiste Abneri si vdes një budalla?
34你的手没有被绳索绑住,你的脚也没有被铜链锁住,你倒毙,好像人在暴徒面前倒毙一样!”于是,众民又为押尼珥哀哭。
34Duart e tua nuk ishin të lidhura, as këmbët e tua nuk ishin të shtrënguara me zinxhirë prej bronzi! Ti re para keqbërësve".
35还在白天的时候,众人都来劝大卫吃点饭;大卫起誓说:“我若在日落以前吃饭或吃什么东西,愿 神降罚我,重重地降罚我。”
35Pastaj tërë populli erdhi për të ftuar Davidin që të hante, sa ishte akoma ditë; por Davidi u betua duke thënë: "Kështu ma bëftë Perëndia madje më keq, po futa në gojë bukë apo ndonjë gjë tjetër para se të perëndojë dielli".
36众人看见了,就都喜悦。王所作的一切,他们都很喜悦。
36Tërë populli e kuptoi dhe e miratoi këtë gjë; çdo gjë që bënte mbreti miratohej nga tërë populli.
37那一天众人和全以色列都知道,杀死尼珥的儿子押尼珥,并不是出于王的意思。
37Kështu tërë populli dhe tërë Izraeli e kuptuan që qëllimi i mbretit nuk ishte aspak ta vriste atë ditë Abnerin, birin e Nerit.
38王对他的臣仆说:“你们不知道今天在以色列中,有一位将领和伟人倒毙了吗?
38Pastaj mbreti u tha shërbëtorëve të tij: "Nuk e dini që një princ dhe një njeri i madh humbi sot jetën në Izrael?
39今天我虽然受膏为王,但我还是幼弱的。洗鲁雅的两个儿子太强了,非我所能应付。愿耶和华照着恶人所行的恶,报应恶人。”
39Megjithëse jam vajosur mbret, unë jam ende i dobët, ndërsa këta njerëz, bijtë e Tserajahut, janë shumë më të fortë se unë. E shpagoftë Zoti keqbërësin simbas të këqijave që ka bërë".